Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Miti arian, Leon Poliakov
  • Miti arian, Leon Poliakov

Miti arian, Leon Poliakov

Plejad

Në të vërtetë, njerëzit që i përkisnin kategorisë së parë kishin të drejtë të jetonin, ndërsa ata që i përkisnin kategorisë së dytë ishin dënuar me vdekje; në pjesën më të madhe të rasteve, gjatë katër vjetëve, ky vendim u zbatua.

10,20 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Miti arian, ese për burimet e racizmit dhe nacionalizmave
Origjinali: Mythe arien: essay sur les sources du racisme et des nationalismes
Gjinia: Histori
Autori: Leon Poliakov
Shqipëroi: Miço Gubera
Shtëpia botuese: Plejad
Viti: 2014
Fq. 385
Pesha: 0.401 kg.

Fragment nga libri

Nga viti 1940 deri në vitin 1944, dallimi më i rëndësishëm ndërmjet banorëve të Europës kontinentale ishte ai ndërmjet Arianëve dhe Semitëve. Në të vërtetë, njerëzit që i përkisnin kategorisë së parë kishin të drejtë të jetonin, ndërsa ata që i përkisnin kategorisë së dytë ishin dënuar me vdekje; në pjesën më të madhe të rasteve, gjatë katër vjetëve, ky vendim u zbatua.

Dhe arsyet për këtë gjendeshin të pasqyruara në një letërsi të bollshme, që sot është harruar: për këtë mjafton të citojmë autorin më me ndikim të asaj kohe, Adolf Hitlerin:

"Çifuti...nuk e përmbush kushtin më thelbësor për një popull të qytetëruar: ai nuk ka idealizëm... Ai është dhe mbetet paraziti tip, qelepirxhiu që, ashtu si një bacil i dëmshëm, shtrihet gjithnjë e më larg, në qoftë se një tokë e favorshme e tërheq dhe e pranon.

Atje ku vendoset ai, populli që e pret, pas një farë periudhe zhduket...Ai helmon gjakun e të tjerëve, por mbron të tijin nga çdo përzierje...Për të fshehur qëllimet dhe për të vënë në gjumë viktimat ai nuk resht së foluri për barazinë e gjithë njerëzve, pa dallim race dhe ngjyre....

Në dukje, ai ka për qëllim të përmirësojë kushtet e punës; por në realitet qëllimi tyre është
t'i shndërrojnë në skllevër dhe më pas, t'i zhdukin të gjithë popujt jo-çifutë... Djali Çifut me flokë të zinj xhufkë, për disa orë, me fytyrë që i shkëlqen nga një gëzim satanik, vajza që nuk është e vetëdijshme se ai po i fëlliq gjakun dhe ia rrëmben popullit nga i cili ajo ka dalë.

Me të gjitha mënyrat ai përpiqet të shkatërrojë bazat mbi të cilat ngrihet raca e popullit që ai përpiqet të bëjë për vete... Kanë qenë dhe janë ende Çifutët që sollën zezakun në Rin, gjithmonë me të njëjtin qëllim të fshehtë e të qartë: të shkatërrojë nëpërmjet bastardimit si rezultat i përzierjes, këtë racë të bardhë që ata e urrejnë, ta bëjnë që të bjerë nga niveli i lartë i qytetërimit dhe organizimit politik".

Detajet e librit
Plejad
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botart

21 leksione për shekullin 21, Yuval Noah Harari

“21 leksione për shekullin e 21” i Yuval Noah Harari-it është një hulumtim zhbirues dhe largpamës në problematikat më të nxehta të ditëve të sotme ndërkohë që lëvizim drejt hapësirave të panjohura të së ardhmes. Teksa teknologjia përparon më shpejt sesa vetë ndërgjegjësimi ynë rreth saj, pirateria informatike kthehet në një taktikë luftarake dhe bota...
12,75 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Historia e Kuvajtit, Amir Muharemi

Duke lexuar këtë libër, njihemi me historinë politike dhe ekonomike të Kuvajtit, që shtrihet në ekstremin verior të Gjirit Persik, mes Arabisë Saudite dhe Irakut, gërshetuar edhe me historinë, me ngjarje të vendeve fqinje apo të vendeve të tjera të mëdha që kanë pasur lidhje ekonomike dhe historike me Kuvajtin.
10,63 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Tirana Times

Ronald Regan, Peggy Noonan

Gjatë gjithë jetës sime politike kam folur për qytetin e ndriçuar, por nuk e kam ditur nëse ua kam thënë ndonjëherë plotësisht se çfarë pashë kur e thashë këtë gjë.
8,50 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU002013

Botuesi: IDK

Islami dhe perendimi, Bernard Lewis

Në këtë përmbledhje me ese Bernard Lewis, një prej studiuesve më të rëndësishëm të Islamit dhe Lindjes së Mesme, eksploron trashëgiminë e madhe të përbashkët që bashkon Islamin me Perëndimin, duke hetuar njëkohësisht mënyrën se si ato e perceptojnë njëra - tjetrën.
7,23 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2626

Botuesi: Dituria

Historia e Spanjes, Vesga, Cortazar

Historia e Spanjës apo historia e spanjollëve? Për historianin e fundshekullit XX, i çliruar nga tundimet e uniformitetit të shekullit XIX, nuk është e lehtë të vendosë të zgjedhë një term të përshtatshëm për tre mijë vjetët e fundit të kronikës gadishullore.
12,75 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2741

Botuesi: Dituria

Historia e Frances, Georges Duby

Vepra është një rrugëtim mes ngjarjesh, që merr në konsideratë jo vetëm strukturat politike, shoqërore, ekonomike dhe demografike, por edhe botëkuptimet, sjelljet dhe qëndrimet shoqërore. Kjo metodë mundëson ndërtimin e një tabloje të hollësishme dhe koherente që ndriçon lidhjen e ngushtë mes ngjarjeve të mëdha dhe përditshm
17,00 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Etruskët fillojnë të flasin, Zacharie Mayani

Pak nga pak, përpara syve të mi tabloja nisi të merrte formë: një familje e madhe popujsh dhe fisesh, gjuhët e të cilëve lidheshin me ilirishten, shpërndahej në krejt Adriatikun dhe drejt Mesdheut, deri në Itali, Kretë dhe Palestinë. Këta ishin ilirët, venetët, japigët, maqedonasit, frigët etj.
25,50 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2943

Botuesi: Te tjere

Politika e jashtme amerikane, Glenn Hastedt

Sulmi terrorist kundër Qendrës së Tregtisë Botërore dhe Pentagonit më 11 shtator 2001 shënoi një pikë kthese në politikën e jashtme amerikane. Për më shumë se një dekadë politika e jashtme amerikane ishte dukur e çoroditur. Megjithëse Lufta e Ftohtë kishte përfunduar, epoka e pas – Luftës së Ftohtë akoma duhej të merrte ti
8,50 GBP
More
In Stock

Botuesi: IDK

Histori e Ballkanit, Misha Glenny

Misha Glenny, një nga gazetarët më të njohur dhe të famshëm perëndimorë, vjen në shqip me librin më të fundit që cilësohet si një ndërmarrje e jashtëzakonshme ambicioze, por e nevojshme për Europën e Amerikën. Libri i Glenny-t është një shembull i shkëlqyer i rilindjes së historisë narrative në kohën tonë.
13,60 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2893

Botuesi: Plejad

Fushat e grurit, kodrat e gjakut, Anastasia Karakasidi

Ky libër i mbushur plot me fakte e detaje, demonstron se në kundërshti me retorikën zyrtare, popullsia e sotme e Maqedonisë greke ka një bazë etnike dhe një sfond kulturor krejtësisht të ndryshëm nga ai grek. 
10,63 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe