- Ka mbaruar

Banner
Në këtë përmbledhje me ese Bernard Lewis, një prej studiuesve më të rëndësishëm të Islamit dhe Lindjes së Mesme, eksploron trashëgiminë e madhe të përbashkët që bashkon Islamin me Perëndimin, duke hetuar njëkohësisht mënyrën se si ato e perceptojnë njëra - tjetrën.
Titulli: Islami dhe perendimi
Origjinali: Islam and the West
Gjinia: Shkenca politike
Autori: Bernard Lewis
Shqipëroi: Haki Shtalbi
Shtëpia botuese: IDK
Viti: 2009
Fq. 256
Pesha: 0.311 kg
ISBN: 978-99943-982-3-2
Në këtë përmbledhje me ese Bernard Lewis, një prej studiuesve më të rëndësishëm të Islamit dhe Lindjes së Mesme, eksploron trashëgiminë e madhe të përbashkët që bashkon Islamin me Perëndimin, duke hetuar njëkohësisht mënyrën se si ato e perceptojnë njëra - tjetrën.
Lewis shqyrton marrëdhëniet e trazuara mes këtyre dy rajoneve që nga koha e Mesjetës e deri më sot, duke u përqendruar në mënyrë të veçantë tek impakti i Perëndimit në Lindjen e Mesme gjatë kohëvë moderne, si dhe reagimi islamik ndaj dominimit perëndimor.
Një vend të veçantë Lewis i kushton aspekteve të rilindjes së një Islami antiperëndimor që vihet re gjatë viteve të fundit dhe vështirësive me të cilat përballet bota përsa i takon demokratizimit. Në përmbledhje përfshihet edhe një kritikë e Bernard Lewis-it për librin mjaft të debatuar "Orientalizmi" i Edward Saidit.
"Një erudit... Kudo në libër dalin në pah cilësitë e shquara të zotit Lewis: dituria e tij e madhe, njohja e tij e thellë e filologjisë arabe, njohuritë mjeshtërore të historisë dhe kulturës së Lindjes së Mesme dhe të marrëdhënieve mes Lindjes dhe Perëndimit."
New York Times Book Review
"Një libër i shkëlqyer... Një përmbledhje që shfaq në gjithë gjerësinë e tij një dijetar të shquar... Jeni në duart e historianit më të rëndësishëm ende të gjallë të botës islame."
Fouad Ajami në Wall Street Journal
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: 2492
Botuesi: IDK
Ky libër ka për subjekt historinë e dy shekujve të fundit të Turqisë, pra lindjen e Turqisë moderne mbi gërmadhat e Perandorisë Osmane. Një temë për të cilën janë shkruar një mori librash, por mes tyre libri i Bernard Lewis pranohet tashmë si një "klasik", si një ndër librat që duhet të bëjnë pjesë në bibliotekën e çdokujt që i intereson historia.
Botuesi: Fan Noli
Presidenti kinez Xi Jinping theksoi se për të realizuar Ëndrrën Kineze ne duhet të vazhdojmë Rrugën Kineze, të mbajmë lart frymën kineze dhe të mobilizojmë forcën kineze.
Botuesi: Pema
Donald Trump, Silvio Berlusconi, Marine Le Pen, Hugo Chávez – populistët po rriten gjithmonë e më shumë përgjatë globit. Por çfarë është saktësisht populizmi? A duhet quajtur populist çdokush që kritikon Wall Street-in apo Washington-in?
Botuesi: Shtepia Botuese 55
"Në oborrin e Carit të kuq", shkruar nga Simon Sebag Montefiore, një nga biografët më të njohur të diktatorit sovjetik, Stalinit. Ndonëse të tjerë libra janë shkruar për të, ky botim ka privilegjin të jetë i pasuruar me të dhënat më të fundit mbi jetën e diktatorit, qëmtuar në arkivat ruse, të sapo hapura.
Botuesi: IDK
Një ndër librat më të lexuar në botë të autorit të mirënjohur Kenneth Clark. Një udhëtim në rrugën e gjatë të qytetërimit europian që nga shembja e Perandorisë Romake deri në ditët tona.
Botuesi: Bota Shqiptare
"Gënjeshtra? "Gjithçka është e vërtetë," siguron autori Michael Wolff, i cili fillimisht e ideoi librin si një vlerësim të 100 ditëve të para në Shtëpinë e Bardhë me synimin për ta botuar në vitin e parë të presidencës Trump por, më pas, krejtësisht papritur, pati qasje te Presidenti dhe te anëtarët më të lartë të stafit të tij, përfshirë Stiv Benon,...
Botuesi: Botimet Dudaj
Tërheqës, plot dije dhe shembuj, Ernst Gombrich na shpalos të gjithë zhvillimin e njerëzimit. Kjo është historia e botës e rrëfyer nga një mendje e ndritur: joshës si një roman, i pasur si një enciklopedi.
Referenca: SKU000314
Botuesi: Ideart
Ky është libri i parë ku bëhen përpjekje për të sistemuar historinë kronologjike dhe analitike të CIA-s, rolin e saj në ngjarjet më të mëdha që formatuan struktura shoqërore në të gjithë kontinentet, si dhe domosdoshmërinë e krijimit të Shërbimeve Inteligjente.
Botuesi: Te tjere
Autori përshkruan historinë e Anglisë nën sundimin e Tudorëve e të Stjuartëve (1485 – 1688), duke e çuar analizën e ngjarjeve deri në "Revolucionin e Lavdishëm" të viteve 1688 – 1689.
Referenca: SKU001690
Botuesi: Te tjere
Në këtë libër, autori e jep përgjigjen duke treguar jo vetëm sesi përplasjet ndërmjet qytetërimeve përbëjnë kërcënimin më të madh për paqen në botë, por edhe sesi garancia më e mirë për paqen në botë është një rend ndërkombëtar i mbështetur mbi qytetërimet.
Botuesi: Pema
Mbase libri më i duhur për t'u lexuar momentalisht. Duke lexuar këtë libër kuptojmë luftën Rusi-Ukrainë dhe, në fakt, kuptojmë edhe atë që na pret në të ardhmen.
Referenca: SKU001383
Botuesi: Onufri
Një libër që rrefen përballjen globale mes institucioneve më të mëdha të spinazhit të sy superfuqive. Një vështrim mbi të i njeriut nga ana tjetër e ish-"perdes komuniste".
Referenca: SKU001349
Botuesi: Shtepia Botuese 55
Në historinë e studimeve mbi Ballkanin gjatë gjysmës së dytë të shek. XIX Jireceku radhitet ndër studiuesit e parë, veçanërisht për studimet e tij për bullgarët, serbët. Konsiderohet si autori i punimit të parë serioz historik me karakter shkencor mbi popujt ballkanik, "një kollos i madh i shkencës", i cili dha një kontribut të madh mbi historinë e...
Referenca: 2941
Botuesi: Dituria
Përmes këtij teksti kompakt të Historisë së Zvicrës, historiani i njohur zviceran Thomas Maissen sjell paraqitjen e re të përgjithshme të pritur prej kohësh.
Botuesi: IDK
Një libër në të cilin, duke u anashkaluar historia dhe gjeografia, por edhe tregimi romanesk si dhe anketimi etnologjik, autori rreket të kuptojë se ç'është bota mesdhetare, ç'janë popujt dhe kulturat që mbart ajo.
Botuesi: Toena
Simon Vizentali tregon një histori personale të një ngjarjeje në një kamp përqendrimi dhe pyet se çfarë do të bënit ju po të ishit në vendin e tij. Teologë, udhëheqës politikë dhe moralë, shkrimtarë iu përgjigjën pyetjes – pyetje që është njëkohësisht fetare, politike, morale dhe personale – secili sipas perspektivës së tij.
Në këtë përmbledhje me ese Bernard Lewis, një prej studiuesve më të rëndësishëm të Islamit dhe Lindjes së Mesme, eksploron trashëgiminë e madhe të përbashkët që bashkon Islamin me Perëndimin, duke hetuar njëkohësisht mënyrën se si ato e perceptojnë njëra - tjetrën.