Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,77 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
11,66 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,10 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Historia e Austrise, Alois Niederstatter
  • Historia e Austrise, Alois Niederstatter

Historia e Austrisë, Alois Niederstatter

Dituria

Kjo histori e Austrisë shtrihet në harkun kohor që zë fill me periudhën romake, vijon me krijimin e vend-banimeve në Mesjetën e hershme, format e reja të organizimit si krahinë kufitare (markë) kundër avarëve e hungarezëve dhe, përmes Dukatës Babenberge dhe "Shtetit të Alpeve" të Habsburgëve, i cili që nga shekulli i 16 u rrit duke u bërë një fuqi europiane, arrin te Perandoria e Austrisë.

16,65 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Historia e Austrisë
Origjinali: Geschichte Osterreichs
Gjinia: Histori
Autori: Alois Niederstätter
Shqipëroi: Genc Lafe
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2015
Fq. 384
Pesha: 0.539 kg.
ISBN: 978-9928-103-98-7

Mbi librin

Kjo histori e Austrisë shtrihet në harkun kohor që zë fill me periudhën romake, vijon me krijimin e vendbanimeve në Mesjetën e hershme, format e reja të organizimit si krahinë kufitare (markë) kundër avarëve e hungarezëve dhe, përmes Dukatës Babenberge dhe “Shtetit të Alpeve” të Habsburgëve, i cili që nga shekulli i 16 u rrit duke u bërë një fuqi europiane, arrin te Perandoria e Austrisë, Monarkia e dyfishtë Austro – Hungareze dhe së fundi te Republika e vogël e shekullit të XX - të.

Kjo histori, vërtet e orientuar në radhë të parë ndaj territorit të sotëm shtetëror, megjithatë nuk e humbet kurrë nga sytë kontekstin europian të historisë austriake. Çështjet qendrore të historisë shoqërore, ekonomike, kulturore dhe intelektuale e zgjerojnë paraqitjen, duke e kthyer në një kuadër gjithëpërfshirës të asaj që përbën konceptin shumështresor “Austri”.

Koment mbi librin

"Tabloja e Niederstätterit sjell një alternativë të këndshme federaliste. Në këtë vepër solide dhe plot njohuri, të gjitha epokat e historisë së Austrisë gjejnë vëmendjen që u takon. Libri, shumë i këshillueshëm për njohjen e historisë së Austrisë, ndjek shndërrimin e saj nga periudha romake deri në ditët e sotme dhe shpërfaq gërshetimet e shumëfishta të historisë austriake me Gjermaninë dhe Europën."

Prof. Thomas Winkelbauer, drejtor i Institutit Austriak për Kërkime Historike

Mbi autorin

Alois Niederstätter ka studiuar histori dhe gjermanistikë në Salzburg. Më 1980 fitoi titullin Doktor në Filozofi. Që nga viti 2001 është drejtor i Arkivit vendor të Vorarlbergut në Bregenz. Alois Niederstätter mban titullin akademik Prof. Dok. dhe ligjëron në Universitetet e Insbrukut dhe Salzburgut për lëndët: Histori e Mesjetës, Histori e trevës së Vorarlbergut, Shkenca ndihmëse historike.

Është anëtar i Institutit Austriak të Kërkimeve Historike dhe autor e bashkautor i shumë botimeve për historinë e trevës alemane si dhe për historinë habsburge të Mesjetës së Vonë.

Është bashkautor në veprën monumentale Österreichische Geschichte (1994 – 2006/2013 në 15 vëllime, përgatitur nga Herwig Wolfram), për të cilën ka hartuar vëllimet: 1278 – 1411: Zotërimi i Austrisë. Princi dhe vendi në Mesjetën e Vonë, Vjenë 2001, dhe 1400 – 1522: Shekulli qendror. Në kapërcyellin ndërmjet Mesjetës dhe Kohës së Re, Vjenë 1996.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928103987
ean13
9789928103987
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Tirana Times

Ronald Regan, Peggy Noonan

Gjatë gjithë jetës sime politike kam folur për qytetin e ndriçuar, por nuk e kam ditur nëse ua kam thënë ndonjëherë plotësisht se çfarë pashë kur e thashë këtë gjë.
11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Miti i Kombeve, Patrick Geary

A ekziston dhe a është në krizë identiteti europian? A ekziston realisht një Europë e bashkuar, së pari përmes njësimit ekonomik që përligj harrimin e "inateve" të vjetra që i ka dëshmuar historia, e përpjekjeve për sovranitet, për një identitet kombëtar? Në përpjekje për të treguar lindjen e Europës, Geary hedh tezën e guximshme që e çon krijimin e...
8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Libri i të Vdekurve

Historia nistore e kësaj përmbledhjeje madhështore është mërtisur prej territ të lashtësisë. Autorësia i përshkruhej zotit Tot, shkruesit të zotave; Toti, gjatë Krijimit, shqiptoi fjalët, të cilat u trupëzuan nga Ptahu dhe Khenemui.
5,55 
More
Në gjendje

Referenca: 2737

Botuesi: Tirana Times

Teori te Marredhenieve Nderkombetare, Burchill, Linklater, Devetak, Donnelly, Peterson, Reus-Smit, True

Sikurse pararendësit e tij, botimi i tretë synon t'i pajisë studentët e niveleve të larta universitare dhe ata pasuniversitare me një udhërrëfyes të këndvështrimeve teorike kryesore të fushës. Fillesat e projektit gjenden në vitin 1995, në zhvillimin e një kursi të nxënies në distancë nga universiteti Deakin.
16,65 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001349

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Historia e Serbëve, Pjesa e parë, Kostandin Jirecek

Në historinë e studimeve mbi Ballkanin gjatë gjysmës së dytë të shek. XIX Jireceku radhitet ndër studiuesit e parë, veçanërisht për studimet e tij për bullgarët, serbët. Konsiderohet si autori i punimit të parë serioz historik me karakter shkencor mbi popujt ballkanik, "një kollos i madh i shkencës", i cili dha një kontribut të madh mbi historinë e...
8,33 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Stalini në oborrin e carit të kuq, Simon Sebag Montefiore

"Në oborrin e Carit të kuq", shkruar nga Simon Sebag Montefiore, një nga biografët më të njohur të diktatorit sovjetik, Stalinit. Ndonëse të tjerë libra janë shkruar për të, ky botim ka privilegjin të jetë i pasuruar me të dhënat më të fundit mbi jetën e diktatorit, qëmtuar në arkivat ruse, të sapo hapura.
16,65 
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Kostandinopoja 1054 - 1261, Alain Ducellier, Michel Balard

Për një kohë të gjatë, Kostandinopoja e papushtueshme, qyteti i shenjtë i Perandorisë Bizantine, do të jetë kryeqyteti i botës. Ky mit i qytetit – botë ishte një element i fortë përbashkues për popujt heterogjenë – bullgarë, serbë, rusë – që ai mblidhte nën Perandorinë e tij.
11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Histori e shkurtër e fashizmit, Renzo de Felice

Nga themelimi i Fashove të luftimit në marshimin mbi Romë, deri në rënien e regjimit dhe në Republikën e Salosë, Renzo de Felice, me stilin e tij të përpiktë dhe njëherazi të ngrohtë u ofron lexuesve një material kompleks dhe të diskutueshëm, për një periudhë kohe shpesh të interpretuar në mënyrë tendencioze dhe me pasione ende të pashuara.
6,66 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001751

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Perse genjejne udheheqesit, John J. Mearsheimer

Në këtë libër të vogël magjepsës, John Mearsheimer argumenton se gënjeshtra rreth politikës së jashtme është një pjesë e brendshme e mënyrës demokratike të jetesës. Ky është një mesazh i rëndësishëm për ata pjesëtarë të publikut demokratik që dëshirojnë t'i shmangen mashtrimeve nga udhëheqësit e tyre.
11,10 
More
Ne gjendje

Referenca: 2491

Botuesi: Cabej

Histori e Ballkanit, Georges Castellan

Dje, Ballkani ishte "fuçi baruti" e Europës. Sot, përpjekjet për demokraci kanë sjellë aty shpërthimin e nacionalizmit. Ky puzzle shtetesh të vegjël, të përçarë nga grindjet ndëretnike dhe probleme kufijsh, përmbledh një mozaik popujsh që janë përzier me njëri – tjetrin ose i janë kundërvënë njëri – tjetrit gjatë shekujve.
13,21 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2899

Botuesi: Tirana Times

Histori e shkurter e Brazilit, Boris Fausto

"Histori e shkurtër e Brazilit" mbulon një periudhë më shumë se 500 vjeçare, nga origjina e kolonizimit portugez e deri në ditët e sotme. Ky libër ka për qëllim të arrijë lexuesin e gjerë, jo vetëm duke shpalosur faktet më të rëndësishme të historisë së Brazilit.
11,10 
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Qytetërimi i Perëndimit Mesjetar, Jacques Le Goff

Në serinë "Qytetërimet e Mëdha" vepra e Jacques Le Goff mbi Perëndimin Mesjetar shënon një ngjarje të veçantë dhe suksesi që ajo njohu që në fillim, është ende herët të quhet i shterur. Ia vlen mundimi të analizohen arsyet që i lejuan një afresku të tillë kaq cilësor dhe kaq të gjerë, të lindte dhe pastaj t'u qëndronte gërryerjeve të kohës.
6,66 
More
Ne gjendje

Referenca: 2519

Botuesi: Helga's Secrets

Testamenti Politik, Adolf Hitler

E përse Hilteri dhe Gjermania naziste të gjykohen nga brezi i sotëm vetëm mbi klishetë e thëna mbi nazizmin nga "fitimtarët"? Përse të mos e dëgjojmë edhe palën tjetër, apo "djajtë" e derisotëm?
9,44 
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001575

Botuesi: Dituria

Historia e Perandorisë Bizantine, Georg Ostrogorsky

"Historia e Perandorisë Bizantine" e Ostrogorskit nis me zhvendosjen e qendrës politike të Perandorisë Romake në Lindjen helenistike dhe mbaron me pushtimin e Kostandinopojës nga Muhamedi ll-të që, edhe nëse mbyll një kurbë politike, nuk shënon, sigurisht, fundin e ndikimit bizantin mbi jetë dhe kulturën europiane.
17,76 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001978

Botuesi: Dituria

Historia e Italise, Pierre Milza

Studiuesve që merren me studimin e historisë së Italisë u duhet të përballen me një problem të rendit kronologjik. A duhet filluar historia nga rënia e Perandorisë Romake? Apo duhet të merret si pikënisje themelimi i qyteteve të lira dhe i republikave detare në Mesjetë? 
17,76 
More
Ne gjendje

Referenca: 2626

Botuesi: Dituria

Historia e Spanjes, Vesga, Cortazar

Historia e Spanjës apo historia e spanjollëve? Për historianin e fundshekullit XX, i çliruar nga tundimet e uniformitetit të shekullit XIX, nuk është e lehtë të vendosë të zgjedhë një term të përshtatshëm për tre mijë vjetët e fundit të kronikës gadishullore.
16,65 
More
Ne gjendje

Referenca: 2741

Botuesi: Dituria

Historia e Frances, Georges Duby

Vepra është një rrugëtim mes ngjarjesh, që merr në konsideratë jo vetëm strukturat politike, shoqërore, ekonomike dhe demografike, por edhe botëkuptimet, sjelljet dhe qëndrimet shoqërore. Kjo metodë mundëson ndërtimin e një tabloje të hollësishme dhe koherente që ndriçon lidhjen e ngushtë mes ngjarjeve të mëdha dhe përditshm
22,20 
More
Ne gjendje

Referenca: 2941

Botuesi: Dituria

Historia e Zvicres, Thomas Maissen

Përmes këtij teksti kompakt të Historisë së Zvicrës, historiani i njohur zviceran Thomas Maissen sjell paraqitjen e re të përgjithshme të pritur prej kohësh.
13,88 
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Historia e Turqisë, Erik Zurcher

Ky botim i rishikuar në mënyrë thelbësore i Erik J. Zürcher, i vlerësuar si një histori e plotë, trajton e përditëson temat analoge të përfshirjes së vazhdueshme të Turqisë në Perëndim dhe të modernizimit të Shtetit e shoqërisë. Libri fillon me krijimin e lidhjeve më të ngushta me Europën pas Revolucionit Francez dhe me ndryshimin e fateve të Perandorisë...
16,65 
More
Ne gjendje

Historia e Rusisë, Jevgenij Anisimov

Në këtë vepër të jashtëzakonshme, që përfshin gjithë historinë e Rusisë, nuk do të gjeni fakte të thata dhe personazhe historike abstrakte. Sepse ky libër është shkruar nga Jevgenij Anisimov, mjeshtër i përshkrimit historik, autor i shumë botimeve për historinë e këtij vendi.
19,98 
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Historia e Belgjikës, Geert van Istendael

Kufiri linguistik dhe kaosi hapësinor, lavdia industriale e Valonisë dhe mjerimi i Brukselit, koterij-i flamand dhe kullat e Gentit, Filipi II dhe Vilhelmi I, e zeza dhe e bardha, pacifizmi i djathtë dhe konservatorizmi i majtë, nga Jul Cezari te Bart de Wever, nga Karli i Madh tek Elio di Rupo - të gjitha këto dhe shumë të tjera analizon, krahason,...
11,10 
More
Ne gjendje