Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Tridhjetë e gjashtë skemat strategjike dhe taktike
  • Tridhjetë e gjashtë skemat strategjike dhe taktike

Tridhjetë e gjashtë skemat strategjike dhe taktike

Onufri

Mendimet e shtjelluara në librin "Tridhjetë e gjashtë skemat strategjike dhe taktike" janë vënë në zbatim në fushën politike, diplomatike, ekonomike dhe tekniko – shkencore. Në këtë libër rëndësi nuk i kushtohet shtjellimit të teorisë ushtarake, por zbatimit praktik të strategjisë ushtarake.

500 Lekë
450 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Tridhjetë e gjashtë skemat strategjike dhe taktike (kopertinë e trashë)
Gjinia: Histori, arti ushtarak
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2014
Fq. 152
Pesha: 0.376 kg
ISBN: 978-9928-164-99-5

Mbi librin

"Tridhjetë e gjashtë skemat strategjike dhe taktike" është një libër i famshëm mbi artin ushtarak të lashtësisë, i zbuluar në vitet '40 të shekullit të 20 – të, i vlerësuar po ashtu si libri "Arti ushtarak" i Sun Zu – së, një vepër e lashtë kineze me famë botërore mbi strategjitë dhe taktikat ushtarake.

Mendimet e shtjelluara në librin "Tridhjetë e gjashtë skemat strategjike dhe taktike" janë vënë në zbatim në fushën politike, diplomatike, ekonomike dhe tekniko – shkencore. Në këtë libër rëndësi nuk i kushtohet shtjellimit të teorisë ushtarake, por zbatimit praktik të strategjisë ushtarake.

Në të shprehet mendimi se përballë situatës në betejën e luftës, që ka paqartësi të shumta dhe që ndryshon në çdo çast, gjëja më e rëndësishme për fitoren mbi armikun është që të bëhet shpejt gjykimi i saktë dhe të merret masë e drejtë përballuese.

Në këtë vepër, mendimet strategjike dhe taktike të Kinës së Lashtë përmblidhen shkurtimisht në 36 skema betejash dhe secila prej tyre tregon qëllimin e qartë dhe zbatimin praktik. Ndër to ka më shumë dredhi të fshehta, të çuditshme, të ndryshueshme dhe të papërfytyrueshme.

Në këtë libër, skemat strategjike dhe taktike janë emërtuar me idioma dhe fjalë të urta të gjuhës kineze, që përdoren dendur në pjesët teatrore dhe romanet kineze. Në këtë libër, me një gjuhë të kuptueshme dhe me shembuj tipikë të luftës ose të jetës së përditshme, shpjegohen të fshehtat e këtyre skemave. Përshkrimet janë interesante, të sakta dhe të kuptueshme, prandaj ai u pëlqen shumë lexuesve.

Të marrim për shembull skemën e 18 – të me emrin "Qin Zei Qin Wang", që do të thotë se për të kapur hajdutët, duhet të kapësh në radhë të parë kreun e tyre. Në këtë skemë shprehet mendimi se në betejë po të kapësh komandantin e trupave kundërshtare, ke siguruar fitoren sepse në këtë rast kundërshtari pështjellohet.

Skema e 36 – të quhet "Zou wei shang ji", që do të thotë se në rrethanat e pafavorshme përballë armikut të fuqishëm, taktika më e mirë është tërheqja që të ruhen forcat e gjalla. Për arsye të përmbajtjes së kuptueshme, libri "Tridhjetë e gjashtë skemat strategjike dhe taktike" tërheq edhe sot vëmendjen e shtresave të ndryshme shoqërore dhe quhet "arti strategjik i masave".

Vlera e tij është shtrirë në fusha të shumta të jetës shoqërore, madje kanë dalë mjaft botime të tjera më të njëjtin titull. Ky libër është përhapur fillimisht në Japoni, duke u quajtur "Dredhitë për marrjen e vendimeve në komandë" dhe tani është përkthyer e botuar në gjuhë të shumta, si në gjuhën holandeze, italiane, angleze, franceze, ruse, portugeze, spanjolle, turke etj.

Një gjeneral francez i quajtur Lakost botoi dikur një artikull për t'i njohur lexuesit me këtë libër, duke e quajtur atë "enciklopedi e vogël" dhe duke e përshkruar në mënyrë të figurshme si "labirinti në rrugën e dredhive". Sidoqoftë, më shumë sesa këshilla se si të fitosh, këto 36 skema strategjike mund të shihen si fjalë të urta: ato janë vëzhgime e përfundime mbi jetën e përditshme pavarësisht në kohë lufte apo paqeje.

Bota e sotme po bëhet gjithnjë e më e ndërvarur, prandaj është shtuar edhe nevoja që popujt e vendeve të ndryshme ta njohin sa më mirë historinë, kulturën, mendësinë, doket dhe zakonet e njëri – tjetrit, për të shtuar mirëkuptimin e ndërsjellë dhe për të krijuar marrëdhënie sa më harmonike mes tyre.

Për ta bërë edhe më të njohur te publiku shqiptar një prej qytetërimeve më të vjetra, më të pasura e më të veçanta në botë, siç është ai kinez, CRI Shqip në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Onufri", botojnë serinë e librave për historinë dhe kulturën kineze.

Kjo seri përbëhet nga katër libra: "Tregime dhe legjenda kineze", "Tridhjetë e gjashtë skemat strategjike dhe taktike", "Figura të historisë kineze" dhe "Idioma kineze".

Detajet e librit
9789928164995
9789928164995
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pema

Krimi kibernetik, Misha Glenny

Në këtë libër magjepsës dhe bindës, Misha Glenny, autori i librit ndërkombëtarisht të njohur “McMafia”, zbulon tri kërcënimet themelore me të cilat përballemi në shekullin e njëzetenjëtë; krimin kibernetik, luftën kibernetike dhe spiunazhin industrial kibernetik.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Beteja e duhur, Ren Jianming dhe të tjerë

Krijimi dhe qëllimi final i luftës kundër korrupsionit janë themelorë. Së pari, një qëllim i tillë orientohet nga rezultati. Sapo vendoset ky qëllim, njerëzit do të kërkojnë rezultatin konkret të luftës kundër korrupsionit që ushtron presion mbi veprimtarinë antikorrupsion dhe një presion i tillë shndërrohet në forcë shtytëse.
810 Lekë 900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001690

Botuesi: Te tjere

Përplasja e qytetërimeve, Samuel Huntington

Në këtë libër, autori e jep përgjigjen duke treguar jo vetëm sesi përplasjet ndërmjet qytetërimeve përbëjnë kërcënimin më të madh për paqen në botë, por edhe sesi garancia më e mirë për paqen në botë është një rend ndërkombëtar i mbështetur mbi qytetërimet.
1 440 Lekë 1 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000212

Botuesi: Cabej

Epoka e ekstremeve, i rrëmbyeri shekull i njëzetë Eric Hobsbawm

"Epoka e ekstremeve, i rrëmbyeri shekull i njëzetë" me tri ndarjet e mëdha kronologjike: Epoka e Katastrofës, Epoka e Artë dhe Shembja e Madhe, shkruar me këndvështrimin e njeriut që beson në arsyen dhe në shkencën e, po aq, në mundësinë e përmirësimit  të së ardhmes së njerëzimit.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

E shkuara e një iluzioni, Francois Furet

Regjimi sovjetik doli rrëmbimthi nga teatri i historisë ku kishte hyrë me pompozitet. Ai e ka sendërtuar aq shumë lëndën dhe horizontin e këtij shekulli sa, pas një kohëzgjatjeje kaq të shkurtër, fundi i tij formon një kontrast të habitshëm me shkëlqimin që pati për së gjalli.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Minerva

Me besnikërinë më të lartë, James Comey

Çfarë është lidershipi etik? Si mund të bësh atë që është e drejtë në vend të asaj me përfitim politik? Si mund të ruash besnikërinë ndaj vlerave të institucioneve për të cilët je betuar se do t'i mbrosh, ndaj vlerave që ke dedikuar jetën për t'i mbështetur, edhe nëse kjo besnikëri vjen me një kosto personale?
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001560

Botuesi: Logos A

Kryqëzatat në syrin e arabëve, Amin Maaluf

Ideja themelore e këtij libri është e thjeshtë: rrëfimi i historisë së kryqëzatave ashtu siç është parë, përjetuar dhe mbajtur shënim në "anën tjetër" - në kampin arab. Përmbajtja bazohet pothuajse ekskluzivisht mbi dëshmitë e historianëve dhe kronistëve arabë të asaj epoke.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001978

Botuesi: Dituria

Historia e Italise, Pierre Milza

Studiuesve që merren me studimin e historisë së Italisë u duhet të përballen me një problem të rendit kronologjik. A duhet filluar historia nga rënia e Perandorisë Romake? Apo duhet të merret si pikënisje themelimi i qyteteve të lira dhe i republikave detare në Mesjetë? 
1 440 Lekë 1 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001326

Botuesi: Te tjere

Operacionet e fshehta dhe strategjia e Luftës së Ftohtë e SHBA, Sarah - Jane Corke

Historia nuk është dhe as nuk mund të përcillet si thashethem, sepse historia përbëhet nga jetë njërëzish dhe e krijuar prej tyre dhe pa to nuk ka histori. Prandaj ndodhia e shkuar, domethënë historia, nevojitet të përcillet nëpërmjet fakteve të lidhura dhe thjesht. Si e tillë ajo i jep mjete njeriut për ta ndriçuar me vetëdije mendjen e vet.
630 Lekë 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botart

Nexus, Yuval Noah Harari

Dezinformimi është i përhapur. Dhe ne po nxitojmë si të verbër drejt epokës së Inteligjencës Artificiale, - një rrjet i ri informacioni që kërcënon të na zhdukë. Nëse jemi kaq të mençur, përse se jemi kaq vetëshkatërrues?
2 250 Lekë 2 500 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Onufri

Kjo është Kina, Artan Goga

Vendet janë si njerëzit, kanë të mirat dhe të metat e tyre. Por ky është një libër kryesisht për të bukurën me të cilën Kina, vendi me një ndër qytetërimet më të lashta në botë, është e bekuar me shumicë.
432 Lekë 480 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Idioma kineze

"Idioma kineze" përfshin vetëm një pjesë të vogël, por përfaqësuese nga thesari i pafund i idiomave të gjuhës kineze. Idiomat janë një pjesë thelbësore e çdo gjuhe dhe kur është fjala te gjuha kineze, ato vlerësohen si perla të çmuara të saj.
450 Lekë 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Tregime dhe legjenda kineze

"Tregime dhe legjenda kineze" pasqyron nëpërmjet mitologjisë e folklorit pasurinë dhe lashtësinë e kulturës kineze. Ndonëse autorë të ndryshëm shpesh flasin për një "histori e qytetërim kinez mbi 5000 vjeçar", në të vërtetë historia kineze e shënuar në shkrime të sakta është 3600 vjeçare, ndërsa historinë e më shume se 3600 vjetëve më parë e shkruan...
540 Lekë 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Figura të historisë kineze

"Figura të historisë kineze" trajton jetën dhe veprimtarinë e personaliteteve të famshme që ka nxjerrë Kina gjatë historisë së vet mjëravjeçare. Rrëfimet për mbretërit Yan Di, Huang Di, Yao, Shun dhe Yu, që jetuan në periudhën deri në shekullin e 16 – të para erës sonë, janë nxjerrë nga shënimet e historianëve të lashtësisë në bazë të gojëdhënave popullore.
630 Lekë 700 Lekë
More
Ka mbaruar