Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Lojë me armikun, John Carlin
  • Lojë me armikun, John Carlin

Lojë me armikun, John Carlin

Pegi

Mandela, kryepolitikani, na shfaqet si një strateg joshës i aleatëve dhe i kundërshtarëve falë dredhive tërheqëse të një Machiavelli zemërmirë. E vështirë ta dallosh sfidën më të madhe: të përballej me impulset hakmarrëse të lëvizjes së tij apo të bënte për vete minorancën e bardhë e të frikësuar.

103,50 SEK
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Lojë me armikun, Nelson Mandela dhe loja që shpëtoi një komb
Origjinali: Playing the enemy
Gjinia: Histori
Autori: John Carlin
Shqipëroi: Krenar Hadëri
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2014
Fq. 310
Pesha: 0.321 kg
ISBN: 978-9928-4197-7-4

Mbi librin

Mandela, kryepolitikani, na shfaqet si një strateg joshës i aleatëve dhe i kundërshtarëve falë dredhive tërheqëse të një Machiavelli zemërmirë. E vështirë ta dallosh sfidën më të madhe: të përballej me impulset hakmarrëse të lëvizjes së tij apo të bënte për vete minorancën e bardhë e të frikësuar.

Pasi lexoi historinë e tyre dhe pasi studioi sportin e tyre, ai i mahniti të bardhët duke u folur në gjuhën e tyre (të mësuar në burg), por mbi të gjitha duke mos i urryer ata. "Mos u flisni mendjeve të tyre, - i këshilloi ai shokët, duke folur për të bardhët, - ju duhet t'u flisni zemrave të tyre."

Tregimi rrëqethës dhe frymëzues i një prej ofensivave më të mëdha të të gjitha kohërave të karizmës së një njeriu: fushata shumëvjeçare e Nelson Mandelës për të bashkuar kombin e tij, filluar në qelinë e burgut dhe përfunduar me një kampionat ragbie.

Komente mbi librin

"Carlin – i shfaq qartësisht një Mandela "strageg mendjehollë, një joshës politik të talentuar të masave. Dhuntia e tij për teatër politik ishte po aq e sofistikuar sa ajo e Bill Clinton – it apo e Ronald Reagan – it". Nëse ky libër nuk do të ishte i shkruar kaq mirë, do të meritonte një vend midis volumeve mbi menaxhimin dhe librave vetëndihmës, të cilët kryesojnë listat e bestsellerëve mbi biznesin, një udhërrëfyes mbi lidershipin që i drejtohet pjesës më të mirë të njerëzve."

The New York Times

"Mbi të gjitha, ky është libri i një reporteri të madh, por që përmban edhe mendime origjinale: Carlin – i na shpjegon pse dhe si u bë Mandela një politikan i madh."

Financial Times

"Rrëmbyes... Trembëdhjetë vjet më vonë, ende kemi mundësi të kthejmë kokën prapa e të vështrojmë me emocion një çast që të bënte të besoje se gjithçka ishte e mundur."

Sunday Telegraph

"Ky libër, më tepër sesa një vëllim mbi sportin, është më tepër një kryevepër mbi historinë moderne të politikës, e krijuar mrekullisht dhe e shkruar bukur."

The Times

"Carlin – i ka shkruar një libër mbërthyes dhe të fuqishëm që hedh një fije drite mbi një çast shprese, jo vetëm për një komb, por për të gjithë botën."

Daily Express

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928419774
ean13
9789928419774
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2739

Botuesi: Tirana Times

Vizion Strategjik, Zbigniew Brzezinski

Bota sot është bërë ndëraktive dhe e ndërvarur. Gjithashtu, për herë të parë ajo është bërë një vend ku problemet e mbijetesës së njerëzimit kanë filluar t'i bëjnë hije konflikteve ndërkombëtare të zakonshme. Fatkeqësisht, fuqitë e mëdha ende nuk kanë mundur të gjejnë përgjigje të përbashkëta globale ndaj sfidave të reja.
115,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Etruskët fillojnë të flasin, Zacharie Mayani

Pak nga pak, përpara syve të mi tabloja nisi të merrte formë: një familje e madhe popujsh dhe fisesh, gjuhët e të cilëve lidheshin me ilirishten, shpërndahej në krejt Adriatikun dhe drejt Mesdheut, deri në Itali, Kretë dhe Palestinë. Këta ishin ilirët, venetët, japigët, maqedonasit, frigët etj.
345,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2534

Botuesi: Onufri

Procesi i Nurembergut, vellimi i dyte

Më 8 gusht 1945, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, Qeveria e Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike, Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Qeveria e Përkohshme e Republikës Franceze arritën një marrëveshje, në përputhje me të cilën u krijua Gjykata për gjykimin e kriminelëve të luftës, krimet e të cilëve nuk lidhen me një vend të caktuar...
115,00 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: IDK

Histori e Ballkanit, Misha Glenny

Misha Glenny, një nga gazetarët më të njohur dhe të famshëm perëndimorë, vjen në shqip me librin më të fundit që cilësohet si një ndërmarrje e jashtëzakonshme ambicioze, por e nevojshme për Europën e Amerikën. Libri i Glenny-t është një shembull i shkëlqyer i rilindjes së historisë narrative në kohën tonë.
184,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Vdekje dhe dëbim, Justin McCarthy

"Vdekje dhe dëbim" është historia e internimit dhe vdekjes së miliona myslimanëve në shekullin e XIX – të dhe fillimin e shekullit të XX – të nga zonat që kanë mbetur qendra konflikti – Ballkani, Lindja e Mesme dhe ai që ishte Bashkimi Sovjetik – dhe tregon se si u zhvilluan këto konflikte etnike dhe fetare.
138,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Gruaja në Anadoll, A. Muhіbbe Darga

Historia nuk është vetëm përshkrim dhe kërkim në ngjarjet e së shkuarës. Ajo nuk është një libër me ngjyra që formohet nga mendimet dhe rrymat e artit. Këtu bëhet fjalë për sintezën e luftërave, të pushtimeve, ngritjen dhe zbritjen e mbretërve, si dhe për fatkeqësitë natyrore ose politike dhe për fundin e një qytetërimi të vjetër.
115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Historia e Kanadasë, Desmond Morton

Autori pasqyron procesin e brumosjes së shtetit kanadez që nga bashkimi i kolonive të shekullit XIX në një dominion të kurorës britanike deri në Kanadanë bashkëkohore, një vend i zhvilluar, i pasur dhe me një rol të rëndësishëm ndërkombëtar.
172,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2784

Botuesi: ISP & DITA 2000

Historia e Luftës së Peloponezit, Tuqididi

Historia e Luftës së Peloponezit, sipas autorit "një vepër për përjetësinë", ka ndikuar papushim politikën, politikën ndërkombëtare dhe strategjinë. Lufta e Peloponezit, 431 – 404 para erës sonë, mes fuqive të Athinës dhe Spartës dhe aleatëve përkatës, u shkaktua nga konfliktet për lundrimin, tregtinë dhe kolonitë dhe mbaroi me rënien e hegjemonisë detare...
57,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pema

Të burgosur nga gjeografia, Tim Marshall

Mbase libri më i duhur për t'u lexuar momentalisht. Duke lexuar këtë libër kuptojmë luftën Rusi-Ukrainë dhe, në fakt, kuptojmë edhe atë që na pret në të ardhmen.
149,50 SEK
More
Në gjendje

Mein Kampf (Lufta ime), Adolf Hitler, vëllimi i parë

Rruga mëse e jashtëzakonshme e jetës së tij ka treguar se si idetë e mbrapshta, të përhapura si ide misionarësh, mund të çojnë në programe politike plotësisht të çmendura dhe në tragjedi më përmasa botërore. Ky libër duhet lexuar që t'i hiqet velloja e misterit që e rrethon, për të parandaluar ekstremizmin dhe urrejtjen e çdo lloji. Mein Kampf duhet të...
172,50 SEK
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Pegi

Nelson Mandela, portret në foto e fjalë

I nderuar nga mbarë bota për kurajën e pamasë dhe fuqinë e tij të moralit, Nelson Mandela shihet si simbol i shpresës dhe i mundësive të pajtimit. Jeta e tij, kushtuar përpjekjeve për bashkimin dhe demokratizimin e Afrikës së Jugut, vijon të jetë burim frymëzimi.
92,00 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje