Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Paqe e rrenuar, David Andelman
  • Paqe e rrenuar, David Andelman

Paqe e rrenuar, David Andelman

2482
Toena

Për më shumë se gjysmë shekulli është pranuar nga shumica se hakmarrja e shfrenuar kundër Gjermanisë dhe Perandorisë Austro – Hungareze, e cila qe guri i themelit të Traktatit të Versajës, krijoi rrethanat që shpunë pashamangshmërisht drejt Luftës ll Botërore.

1 000 Lekë
900 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Paqe e rrënuar
Origjinali: A shatered peace
Gjinia: Histori
Autori: David A. Andelman
Shqipëroi: Abdurrahim Myftiu
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2008
Fq. 332
Pesha: 0.53 kg
ISBN: 978-99943-1-436-2

Mbi librin

Për më shumë se gjysmë shekulli është pranuar nga shumica se hakmarrja e shfrenuar kundër Gjermanisë dhe Perandorisë Austro – Hungareze, e cila qe guri i themelit të Traktatit të Versajës, krijoi rrethanat që shpunë pashamangshmërisht drejt Luftës ll Botërore. Më pak i kuptuar e më pak i pranuar është ndikimi i thellë i këtij Traktati në shumë anë të tjera të botës, ndikim që jehon e gjëmon deri në ditët tona në Lindjen e Mesme, në Lindjen e Largët, në Ballkan dhe doemos në Irak. Në "Paqe e rrënuar", korrespondenti veteran për botën e jashtme, David A. Andelman hedh një vështrim të ri, të freskët në Traktatin e Versajës si pikë zanafille për shumë nga çështjet më të rënda ndërkombëtare të sotme.

Kjo histori kuptimplote vë në dukje një periudhë gjashtëmujore e kaluar me kohë. Andelmani e përqendron vëmendjen në gabimet e shumta të kryera prej paqëtuesve, gabime që shpunë në kriza e gjakderdhje nga Algjeria në Kosovë e në luftëra nga Izraeli në Vietnam. Duke u ndalur kryesisht në vendet e vogla e në lojtarët e vegjël të bisedimeve, ndër ta edhe në figurat si Ho Shi Min dhe Sharl de Gol, të cilët më vonë do të bëheshin emra të shkruar me shkronja të mëdha, ai ndjek rrjedhojat e Konferencës së Parisit në krejt vijën e historisë së shek. XX e të fillimit të shek. XXI. Përfundimi ku arrin është i pakëndshëm: jo vetëm qëndrimi paternalist, i padije dhe egoist i Fuqive të Mëdha, që gdhendën Traktatin e Versajës, shpunë në ato pasoja katastrofike të parathëna asokohe, por politika aktuale e vendeve të zhvilluara të botës shpesh i përsërit dhe i ripohon po ato gabime.

Andelman, gjithashtu, na jep një tablo të gjallë të asaj shtjelle sociale plot shkëlqim e shpesh të rrëmujshme, që shoqëronte bisedimet: Elsa Maksuell jepte pritjen e parë në sallon; djaloshi Frenkin Delano Rusvelt u vinte rrotull vejushave të Parisit, duke turpëruar të shoqen Eleanor; princesha dhe zotërinj të rinj me veshje ceremoniale vallëzonin me hare nën tingujt e freskët e të vrullshëm të xhazit amerikan dhe të gjitha këto ndërkohë që kryeministrat Zhorzh Klemanso dhe David Llojd Xhorxh përpinin me sy harta të mëdha, duke ndarë territore dhe duke përforcuar gjendjen e vendeve të tyre botërore kryesore në dekadat e ardhshme.

I plotësuar me citime konkrete nga ditarët dhe nga letërkëmbimi i pjesëmarrësve, si dhe me fotografi të pabotuara më parë nga punimet dhe mjediset e konferencës, "Paqe e rrënuar" ndihmon për të ndryshuar mënyrën se si gjykohet për historinë e shek. XX, për ndikimin e kësaj historie në ngjarjet aktuale dhe ku duhet të shkojmë tani e tutje. Komente mbi librin "Rregullimet që Konferenca e Paqes bëri pas Luftës l Botërore i kam ndeshur prapë kohët e fundit në qendër të vëmendjes si një nga faktorët kryesorë të strukturës së botës së sotme. Ballkani, Lindja e Mesme, Iraku, Turqia dhe disa pjesë të Afrikës i kanë problemet e sotme, pjesërisht, falë këtyre bisedimeve.

Komente mbi librin

"David Andelman risjell të gjallë gjithçka: idealet e larta, kompromiset e ulëta, personalitetet e jashtëzakonshme që erdhën në Paris më 1919. Dhe e lidh atë valle diplomatike kohësh të largëta me problemet e sotme për të hedhur dritë mbi kohën tonë të trazuar. Një vepër tjetër e jashtëzakonshme për këtë temë me rëndësi jetike."

Ambasadori Richard Holbrooke

"Konferenca e Paqes në Paris në fund të Luftës l Botërore ishte çasti i parë dhe i fundit i shpresës së kulluar për paqe në historinë e çështjeve botërore. Presidenti Woodroë Wilson ishte magjistari i kësaj aspirate, ai ngjalli shpresa të mëdha te popujt kudo. David Andelman, gazetar dhe rrëfimtar klasik, na ka dhënë këtë rrëfim magjepsës të asaj shprese që ra njëherë e përgjithmonë në cekëtinat e naivitetit e të cinizmit pragmatik."

Leslie H. Gelb, New York Times

"Rregullimet e dështuara për paqen pas Luftës l Botërore kanë qenë objekt i shumë librave të mirë. Në shumë anë, "Paqe e rrënuar" i David Andelman – it është më i miri syresh. Është shkruar në mënyrë të ngjeshur e bindëse. Për më tepër, shpjegon më qartë se çdo vepër tjetër se si dështimi i paqëtimit më 1919 përcaktoi historinë e mëvonshme e madje atë të ditëve tona."

Ernest R. May, Universiteti i Harvardit

"Është fuqia dhe magjia e librit të ri të David Andelman, "Paqe e rrënuar" që na dëften me kthjelltësinë e një reporteri të shkëlqyer dhe me dramën dhe imtësitë e shtjelluara me dorën e një romancieri të shkëlqyer se ne ende jemi të mbërthyer në grackën e punëve të lëna lëmsh në Traktatin e Versajës. Andelman na shpie në Kore, Vietnam, Gjirin Persik dhe në Irak në epokën tonë të trazuar. Rrëfimi i tij është plot gjallëri nga ngjyrat, konfliktet dhe njerëzit interesantë. Nuk mund të gjenim udhërrëfyes më të mirë për këtë periudhë."

Richard Snow, kryeredaktor, American Heritage

Mbi autorin

David A. Andelman, kryeredaktor i Forbes. com, gazetar që ka dërguar njoftime nga më se 50 vende të Europës, Afrikës, Azisë dhe Lindjes së Mesme, si korrespondent në botën e jashtme për New York Times dhe CBS News, dhe redaktor për biznesin në New York Daily News; anëtar i Këshillit për Marrëdhëniet e Jashtme. Banon në qytetin New York si dhe në Canadensis të shtetit Pensilvenia, me të shoqen, Pamela Title.

 

Detajet e librit
2482
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000809

Botuesi: Bota Shqiptare

Kush e sundon boten?, Jim Marrs

Po ju jap një paralajmërim. Po qe se jeni plotësisht të qetë dhe të kënaqur me këndvështrimin e veçantë që keni për njerëzimin, fenë, historinë dhe botën në tërësi, mos lexoni më tej...Historia e fshehtë që bashkon Komisionin Trepalësh me Masonët dhe Piramidat e Mëdha.
1 125 Lekë 1 250 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: IDK

Diplomacia e fuqive të mëdha 1814 – 1914, Norman Rich

Ky studim për politikat e jashtme të Fuqive të Mëdha është në thelb një histori e drejtpërdrejtë diplomatike: një përpjekje për të përshkruar se si burrat e shtetit e kanë zhvilluar politikën e jashtme gjatë një shekulli e gjysmë, si i zgjidhë ata situatat e krizave dhe si ia arritën apo dështuan për t'i zgjidhur ato.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Shpikja e traditës, Eric Hobsbawm, Terence Ranger

Shumë nga traditat të cilat i mbajmë si me origjinë të lashtë, në fakt janë shpikur relativisht së fundi. Ky libër hulumton disa raste të këtij procesi shpikjeje: krijimi i "kulturës kombëtare" të Uellsit dhe Skocisë; përpunimi i ritualeve mbretërore britanike të shekujve XIX dhe XX.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2943

Botuesi: Te tjere

Politika e jashtme amerikane, Glenn Hastedt

Sulmi terrorist kundër Qendrës së Tregtisë Botërore dhe Pentagonit më 11 shtator 2001 shënoi një pikë kthese në politikën e jashtme amerikane. Për më shumë se një dekadë politika e jashtme amerikane ishte dukur e çoroditur. Megjithëse Lufta e Ftohtë kishte përfunduar, epoka e pas – Luftës së Ftohtë akoma duhej të merrte ti
900 Lekë 1 000 Lekë
More
In Stock

Referenca: 2535

Botuesi: Plejad

Historia boterore e spiunazhit, Viktor Kaprov

Spiuni nuk duhet të ndodhet në qendër të ngjarjeve politike dhe në asnjë rast nuk duhet të kalojë në aventura, të rrezikojë vazhdimisht jetën e tij. Përkundrazi, pikërisht mosrënia në sy, e ashtuquajtura "fshehja e hapur", është simptomë e zbuluesit të vërtetë.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: UEGEN

Historia botërore dhe qytetërimi, Nga prishja e paqes në pushtimin e hapësirës, vol. 12, Carl Grimberg

Kur historiani suedez Karl Grimberg ndërmorri botimin e "Väldishistoria" nuk ëndërronte aspak t'u jepte lexuesve një manual të ri, një traktat që do t'iu shtohej të tjerëve që tashmë ekzistonin. Nuk ëndërronte më shumë veç t'iu kursente akademizmin disa pedagogëve. Për të objekti i historisë nuk ishte rrëfimi i betejave dhe analiza e traktateve të paqes,...
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Fronte dhe luftëra 1897 - 1900, Winston S. Churchill, vol. 1

Historia që kam ndërmend të shkruaj është historia e njërës prej luftërave kufitare. Për nga përmasat europiane ajo nuk është e rëndësishme as nga rezultatet, as nga numri i atyre që morën pjesë në të. Fatet e perandorisë nuk vareshin nga rezultati i saj. Mirëpo tregimi për të nuk është pa interes dhe është në gjendje të japë ushqim për përsiatje.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar