• Banner

Perse genjejne udheheqesit, John J. Mearsheimer
  • Perse genjejne udheheqesit, John J. Mearsheimer

Perse genjejne udheheqesit, John J. Mearsheimer

Në këtë libër të vogël magjepsës, John Mearsheimer argumenton se gënjeshtra rreth politikës së jashtme është një pjesë e brendshme e mënyrës demokratike të jetesës. Ky është një mesazh i rëndësishëm për ata pjesëtarë të publikut demokratik që dëshirojnë t'i shmangen mashtrimeve nga udhëheqësit e tyre.

11,10 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Përse gënjejnë udhëheqësit
Origjinali: Why leaders lie. The truth about lying in intenational politics
Gjinia: Shkenca politike
Autori: John J. Mearsheimer
Shqipëroi: Jorgji Qirjako
Shtëpia botuese: Aiis Tirana Times
Viti: 2011
Fq. 160
Pesha: 0.21 kg
ISBN: 978-9928-40-621-7

Komente mbi librin

"Krijues të miteve, ruhuni! Duke shkruar me vrull dhe me kursim, John Mearsheimer çan toka të reja për të ekspozuar këtë çështje delikate me një këqyrje të kujdesshme sistematike."

Jack Snyder, profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Universiteti i Kolumbias

"A është gënjeshtra në politikën ndërkombëtare nëj sjellje e turpshme apo një mjet i dobishëm i atit të qeverisjes? Kur është mirë që udhheqësit të gënjejnë popujt e tyre? A ka shumë apo pak gënjeshtra në politikën ndërkombëtare? John Mearsheimer iu përgjigjet këtyre pyetjeve të vrullshme më guxim dhe me origjinalitet, për të cilat ai është goxha i mirënjohur. Kjo është një ese me kuptim të thellë nga një prej mendimtarëve më nxitës të botës. Një lexim magjepsës."

Moises Naim, bashkëpunëtor i vjetër, Carnegie Endowment for International Peace dhe ish- kryeredaktor i Foreign Policy

"Ky studim udhërrëfyes për gënjeshtrën në politikën ndërkombëtare është plot me surpriza. Udhëheqësit e botës mund të gënjejnë njëri - tjetrin pa pasur pasoja të rënda, por ata e bëjnë këtë gjë shumë më pak se sa mund të mendojmë ne. Gjithsesi, kur udhëheqësit gënjejnë popullin e vet rreth qëndrimit në poltikën e jashtme, mund të shkaktojnë dëme të mëdha - sidomos në demokracitë. John Mearsheimer kategorizon llojet e ndryshme të gënjeshtrave dhe më këtë analizë të thellë, që lidhet aq shumë me kohën tonë, peshon rreziqet që ato mbartin."

James F. Hoge, i Riu, kryetar, Human Rights Watch dhe ish - kryeredaktor i Foreign Affairs

"Në këtë libër të vogël magjepsës, John Mearsheimer argumenton se gënjeshtra rreth politikës së jashtme është një pjesë e brendshme e mënyrës demokratike të jetesës. Ky është një mesazh i rëndësishëm për ata pjesëtarë të publikut demokratik që dëshirojnë t'i shmangen mashtrimeve nga udhëheqësit e tyre."

Robert O. Keohane, Shkolla e Çështjeve Pubike dhe Ndërkombëtare "Woodrow Wilson", Univeristeti i Princetonit

 

Detajet e librit
SKU001751
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001163

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Politika ndërmjet kombeve, Hans J. Morgenthau

Hans J. Morgenthau lindi në Gjermani në vitin 1904. I diplomuar në Universitetet e Berlinit, Frankfurtit dhe Mynihut, ai dha mësim dhe ushtroi jurisprudencë në Frankfurt, ku ishte Kryetar i Gjykatës së Punës. Një vit para se Hitleri të vinte në pushtet, profesor Morgenthau shkoi të jepte mësim në Universitetin e Gjenevës.

Çmimi 16,10 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001445

Botuesi: UET Press

Hyrje në komunikimin politik, Brian McNair

Më shumë se tetëdhjetë vjet më parë, Walter Lippman vërejti që praktika e demokracisë kishte "marrë kthesë". Procesi demokratik, që katër vjet pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore iu duk me një shtrirje të padëgjuar më parë në historinë e njerëzimit, i shtyu faktorët politikë të përqafonin strategjitë e vetëdijshme të bindjes.

Çmimi 11,10 
More
Artikujt e fundit në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Etruskët fillojnë të flasin, Zacharie Mayani

Pak nga pak, përpara syve të mi tabloja nisi të merrte formë: një familje e madhe popujsh dhe fisesh, gjuhët e të cilëve lidheshin me ilirishten, shpërndahej në krejt Adriatikun dhe drejt Mesdheut, deri në Itali, Kretë dhe Palestinë. Këta ishin ilirët, venetët, japigët, maqedonasit, frigët etj.

Çmimi 33,30 
More
Në gjendje

Referenca: 2482

Botuesi: Toena

Paqe e rrenuar, David Andelman

Për më shumë se gjysmë shekulli është pranuar nga shumica se hakmarrja e shfrenuar kundër Gjermanisë dhe Perandorisë Austro – Hungareze, e cila qe guri i themelit të Traktatit të Versajës, krijoi rrethanat që shpunë pashamangshmërisht drejt Luftës ll Botërore.

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje

Botuesi: IDK

Qytetërimi, Kenneth Clark

Një ndër librat më të lexuar në botë të autorit të mirënjohur Kenneth Clark. Një udhëtim në rrugën e gjatë të qytetërimit europian që nga shembja e Perandorisë Romake deri në ditët tona.

Çmimi 9,99 
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Kush e sundon botën, Noam Chomsky

Nëpërmjet një analize tërësore dhe të mprehtë të situatës aktuale ndërkombëtare, Noam Chomsky ekzaminon mënyrën me atë të së cilës Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht fuqizimit të Europës dhe Azisë, vazhdojnë të përcaktojnë ende në një mase të madhe termat e diskurseve globale.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Fronte dhe luftëra 1897 - 1900, Winston S. Churchill, vol. 1

Historia që kam ndërmend të shkruaj është historia e njërës prej luftërave kufitare. Për nga përmasat europiane ajo nuk është e rëndësishme as nga rezultatet, as nga numri i atyre që morën pjesë në të. Fatet e perandorisë nuk vareshin nga rezultati i saj. Mirëpo tregimi për të nuk është pa interes dhe është në gjendje të japë ushqim për përsiatje.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Referenca: 2742

Botuesi: Dituria

Lindja e Europes, Roberto Lopez

Për iluministët e vjetër e të rinj, një mijë vjet midis shekujve V e XV pas K., qenë kohë e injorancës dhe partikularizmit, e skllavërisë dhe e feudalizmit. Por jo e gjithë epoka në mes u prek apo, nga ana tjetër, trajtoi dukuri të panjohura ose të paracaktuara të zhdukeshin me ardhjen e epokës moderne.

Çmimi 13,88 
More
Ne gjendje

Referenca: 2188

Botuesi: Dituria

Selaniku qyteti i fantazmave, Mark Mazower

Selaniku, qyteti i fantazmave trajton historinë e një qyteti ku Lindja takon Perëndimin nën sundimin e sulltanëve osmanë. Një mikrokozmos i historisë botërore, ky port mesdhetar ishte për pesë shekuj shtëpia e njërës prej shoqërive më të larmishme në Europë.

Çmimi 17,76 
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Pranë Lindjes, Fitzroy Maclean

Ky libër përmbledh periudhën tetëvjeçare, 1937 – 1945, të përvojës në frontin e Luftës së Dytë Botërore. Me kërkesën time, në shkurt të vitit 1937, pas një jete të magjishme e të këndshme në ambasadën tonë në Paris, më dërguan në Moskë, që më dukej një vend shumë interesant dhe eksitues.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Zonja Ataturk, Ipek Calislar

Një histori korrekte e Republikës Turke nuk mund të shkruhet pa njohur jetën e zonjës Latife, Zonja Ataturk. Shtypi botëror pasqyronte mbrojtësen e të drejtave të grave, gruan e pambuluar të Mustafa Qemalit hap pas hapi si një lajmëtare e shndërrimeve të Turqisë.

Çmimi 6,66 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)