Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Kryqezatat ne syrin e arabeve, Amin Maaluf
  • Kryqezatat ne syrin e arabeve, Amin Maaluf

Kryqëzatat në syrin e arabëve, Amin Maaluf

SKU001560
Te tjere

Ideja themelore e këtij libri është e thjeshtë: rrëfimi i historisë së kryqëzatave ashtu siç është parë, përjetuar dhe mbajtur shënim në "anën tjetër" - në kampin arab. Përmbajtja bazohet pothuajse ekskluzivisht mbi dëshmitë e historianëve dhe kronistëve arabë të asaj epoke.

1 500 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Kryqëzatat në syrin e arabëve
Origjinali: Crusades as seen by arabs
Gjinia: Histori
Autori: Amin Maaluf
Shqipëroi: Arjol Guni
Shëpia botuese: Logos A
Viti: 2010
Fq. 424
Pesha: 0.481 kg
ISBN: 978-9989-58-343-9

Koment nga autori

Ideja themelore e këtij libri është e thjeshtë: rrëfimi i historisë së kryqëzatave ashtu siç është parë, përjetuar dhe mbajtur shënim në “anën tjetër”, më fjalë të tjera në kampin arab. Përmbajtja bazohet pothuajse ekskluzivisht mbi dëshmitë e historianëve dhe kronistëve arabë të asaj epoke.

Këta të fundit nuk kanë folur për kryqëzata, por për luftra frënge apo “pushtime frënge”. Fjala me të cilën përshkruhen frëngjitë është hedhur në letër në forma të shumta, në bazë të krahinës, autorit dhe periudhës. Në kronika të ndryshme gjejmë Faranxh, Faranxhat, Ifranxh, Infranxhat dhe variante të tjera.

Për hir të lidhjes logjike, unë kam zgjedhur të përdor formën më të shkurtër, frëng, fjalë e cila përdoret edhe sot në arabishten e folur për të emërtuar perëndimorët dhe në veçanti francezët. Kam treguar kujdes të mos e ngarkoj rrëfimin me shënimet e shumta bibliografike, historike apo të natyrave të tjera që janë të domosdoshme në një vepër të këtij lloji, dhe rrjedhimisht i kam grupuar të gjitha së toku në fund të librit, ku janë rreshtuar sipas kapitullit.

Ata që duan të dinë më tepër, mund t’i shfrytëzojnë shënimet e fundit, por ato nuk janë të domosdoshme për të kuptuar historinë, e cila duhet të jetë e perceptueshme nga kushdo. Në vend që të ofroj një libër tjetër historie, jam përpjekur të shkruaj nga një pikëpamje deri më sot e papërfilluar, atë që mund të quhet “roman i jetës së vërtetë” të Kryqëzatave, të atyre dy shekujve të trazuar që i dhanë formë Perëndimit dhe botës arabe pa dallim, dhe që ndikojnë në marrëdhëniet ndërmjet tyre deri në ditët e sotme.

Detajet e librit
Te tjere
SKU001560

Referencat specifike

isbn
9789989583439
ean13
9789989583439
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Hija e shtetit osman, Erhan Afyoncu

Perandoria Osmane është një prej tre perandorive të mëdha që ka parë historia. Ashtu si perandoria e Romës dhe e Anglisë, edhe Perandoria Osmane e vijon ndikimin e saj megjithëse është zhdukur nga skenat e historisë. Perandoria Osmane, duke i dhënë drejtim politikës së botës në shek. XVI, dha kontribut të madh në formimin e strukturës së sotme politike...
400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Sejahatname (Libri i udhëtimeve), Stambolli, vëllimi 1, libri 1-2, Evliya Çelebi

Në vetvete, kjo vepër është një shembull dhe burim i dorës së parë të historisë kulturore të zonave e rajoneve që ai ka vizituar. Rëndësinë e kësaj vepre e tregon më së miri numri i madh i ribotimeve të saj, i përkthimeve në disa gjuhë të ndryshme dhe i një numri të madh artikujsh, shkrimesh, monografish të karakterit akademik që janë shkruar mbi këtë punim.
2 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Vdekje dhe dëbim, Justin McCarthy

"Vdekje dhe dëbim" është historia e internimit dhe vdekjes së miliona myslimanëve në shekullin e XIX – të dhe fillimin e shekullit të XX – të nga zonat që kanë mbetur qendra konflikti – Ballkani, Lindja e Mesme dhe ai që ishte Bashkimi Sovjetik – dhe tregon se si u zhvilluan këto konflikte etnike dhe fetare.
1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU002012

Botuesi: IDK

Gramatike e qyteterimeve, Fernand Braudel

Një ndër figurat më të shquara të shekullit të njëzetë... Kjo vepër ku Braudel - i na mëson historinë është një manual që udhëheq përmes labirinteve të qytetërimeve të botës. Ai u drejtohet sa specialistëve të historisë po aq edhe publikut të gjerë, e sidomos shkollarëve.
1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Historia e Botës, Epoka e Revolucioneve, vëllimi i tretë

Përmbysjet tronditëse nisin kur evropianët – të shtyrë nga nevoja për zgjerim, etja për fitim, entuziazmi fetar apo nga varfëria – fillojnë pushtimin e botës. Qysh në mesin e shekullit XVIII elitat intelektuale evropiane nisin të ndërgjegjësohen gradualisht për këtë prirje të qartë të rrjedhës së historisë si dhe për rolin që ato vetë luajnë në të.
3 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Tridhjetë e gjashtë skemat strategjike dhe taktike

Mendimet e shtjelluara në librin "Tridhjetë e gjashtë skemat strategjike dhe taktike" janë vënë në zbatim në fushën politike, diplomatike, ekonomike dhe tekniko – shkencore. Në këtë libër rëndësi nuk i kushtohet shtjellimit të teorisë ushtarake, por zbatimit praktik të strategjisë ushtarake.
500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2943

Botuesi: Te tjere

Politika e jashtme amerikane, Glenn Hastedt

Sulmi terrorist kundër Qendrës së Tregtisë Botërore dhe Pentagonit më 11 shtator 2001 shënoi një pikë kthese në politikën e jashtme amerikane. Për më shumë se një dekadë politika e jashtme amerikane ishte dukur e çoroditur. Megjithëse Lufta e Ftohtë kishte përfunduar, epoka e pas – Luftës së Ftohtë akoma duhej të merrte ti
1 000 Lekë
More
In Stock

Botuesi: Dituria

Historia e Kanadasë, Desmond Morton

Autori pasqyron procesin e brumosjes së shtetit kanadez që nga bashkimi i kolonive të shekullit XIX në një dominion të kurorës britanike deri në Kanadanë bashkëkohore, një vend i zhvilluar, i pasur dhe me një rol të rëndësishëm ndërkombëtar.
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001466

Botuesi: LIRA

Manual i kulturës së përgjithshme, Jean-Francois Braunstein, Bernard Phan

"Kultura e përgjithshme'': një shprehje e re për një ide të vjetër Vetë shprehja ''kulturë e përgjithshme'' është relativisht e re. Për herë të parë, ajo përkufizohet më 1932, në Fjalorin e Akademisë franceze, si "tërësia e njohurive të përgjithshme mbi letërsinë, historinë, filozofinë, shkencat dhe artet".
1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2482

Botuesi: Toena

Paqe e rrenuar, David Andelman

Për më shumë se gjysmë shekulli është pranuar nga shumica se hakmarrja e shfrenuar kundër Gjermanisë dhe Perandorisë Austro – Hungareze, e cila qe guri i themelit të Traktatit të Versajës, krijoi rrethanat që shpunë pashamangshmërisht drejt Luftës ll Botërore.
1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Rikthimi i historisë dhe fundi i ëndrrave, Robert Kagan

Në këtë libër të rëndësishëm, që është shkruar në kohën e duhur dhe në mënyrë kaq mjeshtërore, Robert Kagan tregon se "fundi i historisë" ishte një iluzion. Sfidat e sotme globale paraqesin një sprovë jetike për demokracitë e botës.
700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pema

Ç’është populizmi, Jan - Werner Muller

Donald Trump, Silvio Berlusconi, Marine Le Pen, Hugo Chávez – populistët po rriten gjithmonë e më shumë përgjatë globit. Por çfarë është saktësisht populizmi? A duhet quajtur populist çdokush që kritikon Wall Street-in apo Washington-in?
700 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Onufri

Identitete vrastare, Amin Maalouf

Identiteti i çdo personi përcaktohet nga një bashkësi elementesh që patjetër nuk kufizohen vetëm në ato që përcaktohen në regjistrat zyrtarë. Sigurisht, pjesa më e madhe e njerëzve i përkasin një tradite fetare, një kombësie, nganjëherë edhe dy kombësive; një grupi etnik apo gjuhësor.
700 Lekë
More
Ne gjendje