Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Transformimi qyteterimor dhe bota muslimane, Ahmet Davutogllu
  • Transformimi qyteterimor dhe bota muslimane, Ahmet Davutogllu

Transformimi qyteterimor dhe bota muslimane, Ahmet Davutogllu

2530
Te tjere

Ky libër është shkruar përmes tri fazave. Gjatë fazës së parë u bë një analizë e krizës dhe e transformimit qytetërimor dhe u paraqit si kumtesë në një konferencë mbi Marrëdhëniet e Komunitetit Europian me Turqinë, të mbajtur në Stamboll në dhjetor 1989, fill pas rënies së Murit të Berlinit.

6,42 CHF
5,78 CHF Ruaj 10%
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Transformimi qytetërimor dhe bota muslimane
Origjinali: Civilizational Transformation and the Muslim World
Gjinia: Shkenca politike
Autori: Ahmet Davutogllu
Shqipëroi: Olsi Jazexhi, Redi Shehu
Shtëpia botuese: Logos A
Viti: 2009
Fq. 270
Pesha: 0.311 kg.
ISBN: 978-9989-58-289-0

Mbi librin

Ky libër është shkruar përmes tri fazave. Gjatë fazës së parë u bë një analizë e krizës dhe e transformimit qytetërimor dhe u paraqit si kumtesë në një konferencë mbi Marrëdhëniet e Komunitetit Europian me Turqinë, të mbajtur në Stamboll në dhjetor 1989, fill pas rënies së Murit të Berlinit.

Gjatë fazës së dytë në vitin 1991, prapavija filozofike dhe rrjedhojat politike të transformimit qytetërimor u analizuan brenda një kornize krahasuese mes qytetërimit perëndimor dhe atij islam. Edhe kjo analizë u paraqit si kumtesë. Argumentet vijuese u bënë pikat kryesore në kumtesë, paraqitur menjëherë pas fitores në Luftën e Gjirit të udhëhequr nga SHBA.

Faktet politike kanë vërtetuar qartësisht prirjen e parashikuar në këto kumtesa të shkruara veçmas njëra – tjetrës. Futurizmi optimist u venit, veçanërisht pas luftës së Bosnjës. Shkatërrimi i identitetit dhe trashëgimisë islame mu në qendër të Europës me mënyrat më çnjerëzore të spastrimit etnik vërtetoi çekuilibret e sistemit ndërkombëtar të krijuar nga qytetërimi perëndimor.

Plogështia e treguar kundrejt agresionit serb nxori në pah ngurrimin perëndimor për një bashkëjetesë paqësore me kulturat dhe qytetërimet e tjera. Konfliktet ndërkombëtare mes forcave sistemore i kanë përshpejtuar paqëndrueshmëritë politike dhe kanë përkeqësuar krizën politike në zona të ndjeshme gjeopolitike.

Libri hapet me një këqyrje kritike të teorive të fundizmit, të cilat deklaruan fundin e fesë, të ideologjisë dhe të historisë. Kjo këqyrje synon të sqarojë keqkuptimet e paradigmës moderniste për të ardhmen e njerëzimit. Ajo pasohet nga një vështrim i përgjithshëm mbi krizën qytetërimore, e cila ofron një kornizë teorike për argumentin kryesor të librit, që dështimi i socializmit është tregues për një krizë dhe transformim gjithëpërfshirës qytetërimor.

Detajet e librit
Te tjere
2530
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Nëna të vyera, Alex Perry

Një vepër tepër mbresëlënëse e publicistikës hulumtuese. Një vështrim shumë i rëndësishëm dhe bindës mbi mafian italiane. Një libër i shkëlqyer me forcë jetë ndryshuese
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU002075

Botuesi: Te tjere

Diplomacia, Henry Kissinger

Po të doni t'i bëni një nder dikujt, i jepni libirin "Diplomacia" të Henry Kissinger - it... pa dyshim, ai është një nga më të mirët dhe më të këndshmit mbi marrëdhëniet ndërkombëtare, të shkuara dhe të tashme... "Diplomacia" duhet të lexohet për përfshirjen e plotë historike, karakterizimet, paraqitjen e ngjarjeve, aftësinë për t'i parë në ndërlidhje...
24,08 CHF 26,75 CHF
More
Ne gjendje

Arratia e Ballit Kombëtar, Ylli Polovina

Ndërkohë e kishte të paqetësuar kurrë edhe një dyshim: mos anglezët, prej të cilëve në parim pritej që me ardhjen e tyre të favorizonin kundërkomunistët dhe kështu të vendosnin në pushtet të djathtët, për shkak të marrëveshjeve dhe ndarjes së interesave mes tre pjesëtarëve kryesorë të Aleancës Antifashiste SHBA-BRSS-Britani, në Ballkan, të paktën në...
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000855

Botuesi: Botimet Dudaj

Skenderbeu i shperfytyruar, Kristo Frasheri

Pikënisje e këtij studimi kritik historik u bë trajtesa me titull "Skënderbeu" e historianit zviceran O. J. Schmitt, botuar vetëm në përkthimin shqip. Autori i trajtesës kritike prof. Dr. Kristo Frashëri, një njohës i mirë i historisë së Skënderbeut, nuk u pajtua në asnjë pikë me këndvështrimin negativ të historianit zvicerian.
7,22 CHF 8,03 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: 2587

Botuesi: Te tjere

Mbreterimi i Pirros se Epirit, Resmi Osmani

Pirro i Epirit ishte një nga gjeneralet më të shquar të asaj kohe dhe mbret i Epirit dhe i Molosisë. Ai vinte nga fisi ilir i epirotëve. Ndimues dhe aleat i popujve italian qe ishin në luftë me Romën. Thirrej "shqiponjë" nga ushtarët e tij. U bë i famshëm kur në vitin 280 p.e.s. kaloi ngushticën e Otrantos për të luftuar kundër Romës, e cila rrezikonte...
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000893

Botuesi: Te tjere

Planeti blu ne vargonj te gjelber, Vaclav Klaus

Pjesa më e debatuar e aktivitetit politik të Presidentit Vaclav Klaus janë kritikat ndaj lëvizjeve politike dhe shoqërore botërore që promovojnë idenë e rreziqeve që na kanosen nga ngrohja globale dhe efekti serë. Sipas tij, një kërcënim i tillë nuk ekziston ndërsa lëvizja botërore për ndalimin e ngrohjes globale përbën një rrezik serioz për vetë lirinë.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Ne gjendje

I Lumi Shtjefën Kurti, dëshmitar i Kishës Martire, Dosja Shtjefën Kurti,vol.3

Sipas dokumentacionit të pasur arkivor, Shtjefën Kurti nuk ka patur marrëdhënie preferenciale me italianë, që ishin angazhuar në struktura ushtarake apo civile gjatë viteve të pushtimit. Gjatë procesit të parë gjyqësor, Prokurori e akuzoi Dom Shtjefnin dhe klerikët e tjerë: “Të pandehurit Don Shtjefën Kurti dhe At Pjetër Meshkalla kanë bashkëpunuar...
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Onufri

Nga Çaslavi në Hollywood, Miloš Forman

Një ditë të ftohtë janari, më shkrepi në kokë një ide e çuditshme. Në pushimin pas leksioneve, u kërkova disa studentëve e pedagogëve të Akademisë Marubi, që të qëndronin në oborr pranë filxhanit të kafesë, apo duke thithur një cigare, të bënim së bashku një fotografi. U thashë se doja që ajo fotografi t’i shkonte në Nju Jork Milosh Formanit, tamam në...
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001687

Botuesi: Te tjere

Thellësia strategjike, Ahmet Davutogllu

Ish-Ministri i Jashtëm i Turqisë zhvilloi strategjinë bazë të politikës rajonale të Turqisë moderne në atë që shihej si një pikë kthese në historinë e “kërthizës së botës”, Turqisë dhe një numri të madh vendesh që e rrethojnë atë, nga Azia Qendrore në Gadishullin Arabik dhe në Ballkan. Ky është libri që përshkruan këtë koncept.
19,26 CHF 21,40 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001690

Botuesi: Te tjere

Përplasja e qytetërimeve, Samuel Huntington

Në këtë libër, autori e jep përgjigjen duke treguar jo vetëm sesi përplasjet ndërmjet qytetërimeve përbëjnë kërcënimin më të madh për paqen në botë, por edhe sesi garancia më e mirë për paqen në botë është një rend ndërkombëtar i mbështetur mbi qytetërimet.
15,41 CHF 17,12 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001750

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Vala e trete, Samuel P. Huntington

Një tipar mjaft i rëndësishëm i kësaj vepre është se ajo argumenton në mënyrë bindëse e me thellësi dhe është e shkruar në atë mënyrë që të jetë e kapshme nga çdo lexues i mençur. Për më tepër jep për demokratët që duan të kenë sukses një thesar këshillash praktike në formën e udhëzimeve të qarta për reformatorët.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje