Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Sistemi borderline, Pierre Nantas, Patrick Menu
  • Sistemi borderline, Pierre Nantas, Patrick Menu

Sistemi borderline, Pierre Nantas, Patrick Menu

Botimet Dudaj

Kërcënime për vetëvrasje, sakrifikim fizik i vetes, shpërthime nervash në mënyrë të përsëritur… jeta me një person borderline është një dramë thuajse e përditshme.

10,70 CHF
9,63 CHF Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Sistemi borderline
Origjinali: Le systeme borderline
Kategoria: Psikologji
Autori:  Pierre Nantas,Patrick Menu
Perktheu: Klarita Lagji
Botues: Dituria
Viti: 2023
Fq. 138
Pesha: 0.190 kg
ISBN: 978-99943-0-697-8
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Kërcënime për vetëvrasje, sakrifikim fizik i vetes, shpërthime nervash në mënyrë të përsëritur… jeta me një person borderline është një dramë thuajse e përditshme.

Duke ilustruar me shembuj dhe dëshmi të shumta të mbledhura në gati njëzet vjet pranë personave borderline, autorët e këtij libri kanë zgjedhur të përdorin një stil të zhveshur qëllimisht nga referencat psikiatrike. Përgjatë kapitujve të ndryshëm, ata shpjegojnë se si dhe përse historia familjare, ngjarjet stresuese të përjetuara nga nëna gjatë shtatzënisë dhe sidomos orët e para dhe tri vitet e para pas lindjes kanë mundur të jenë vendimtare për psikikën e fëmijës dhe kanë krijuar skenarin në pesë akte të një drame bashkëkohore.

Ky punim sjell një mesazh shprese. Faktikisht, falë kujdesit të duhur të ofruar nga struktura dhe terapistë të specializuar, çrregullimi i personalitetit i personit borderline mund të shërohet, me kushtin e vetëm që të arrihet të thuret dhe të zhvillohet rreth individit që vuan një aureolë dashamirësie dhe dashurie, ku të afërmit e tij, të informuar dhe të mbështetur, përbëjnë elementin themelor.

Detajet e librit
9789994306978
9789994306978
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 9789994352500

Botuesi: Fan Noli

Obsesionet, fobitë dhe paranojat, Sigmund Freud

Duke u thelluar në një mënyrë gjithnjë e më të matur në një shpjegim analitik, Frojdi u mundua të hetojë dinamikën e thellë duke arritur në një shpjegim të qartë të dukurisë obsesive në planin kliniko-nosologjik dhe duke e dalluar nga nevrastenia dhe nga fobitë e vërteta, sikurse nga neurozat e zakonshme traumatike. Studimi i tij, i mbështetur në mori...
13,48 CHF 14,98 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Zgjedhja, Edith Eger

Në vitin 1944, gjashtëmbëdhjetëvjeçaren Edith Eger e dërgojnë në Aushvitz. Natën e parë e detyrojnë të kërcejë për të famshmin Josef Mengele, njohur ndryshe si “Engjëlli i vdekjes”. Më pas, shqetësimi kryesor është mbijetesa.
13,48 CHF 14,98 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Traktat mbi Metriken, Ezra Pound

Kur tragjikët grekë e zhvilluan prozodinë greke paraprirëse, pasuan forma korale që janë me kuptimin e plotë të ‘’lira’’. Deri sa një superstrukturë terminologjike iu ngjesh atyre prej shqyrtarëve që as Eskilin e as Euripidin s’ishin vënë ndonjëherë ta lexonin. 
3,85 CHF 4,28 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Artini

Ndjenja është sekreti, Neville Goddard

Të ndjesh realitetin e gjëndjes së kërkuar dhe të jetosh dhe të veprosh sipas asaj bindjeje është mënyra e të gjitha mrekullive në dukje. Të gjitha ndryshimet e shprehjes ndodhin nëpërmjet një ndryshimi të ndjenjës. Një ndryshim i ndjenjës është një ndryshim i fatit.
4,82 CHF 5,35 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000159

Botuesi: Ideart

Miqësia, Marcus Tullius Cicero

Miqësia është e vetmja gjë njerëzore për dobinë e së cilës të gjithë pajtohen njëzëri. Ajo është dhuruar nga natyra si lindëse virtytesh dhe nëse virtyti i vetëm nuk mund të arrijë majat më të larta, ai mund t'i arrijë ato. Në ç'mënyrë mund të jesh mik i dikujt për të cilin mendohet se mund ta kesh armik?
2,89 CHF 3,21 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Short cuts, Niklas Luhmann

Komunikimi dublon realitetin. Ai krijon dy variante: një variant – po dhe një variant – jo, dhe kësisoj çon në përzgjedhje. Dhe pikërisht në këtë fakt, në faktin që tani duhet të ndodhë diçka (qoftë edhe një ndërprerje komunikimi e komunikuar në mënyrë eksplicite), qëndron autopoieza e sistemit që garanton vijueshmërinë e tij.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Arka e Noes

Hebrenjtë, një popull vetmitar, Emil Cioran

Në moshën njëzet vjeçare i doja gati me keqardhje që s’isha i tyre. Pak kohë më pas, duke mos mundur t’ua fal që kishin luajtur një rol parësor në rrjedhën e kohës, fillova t’i urrej me tërbimin e një dashuri-urrejtësi. Shkëlqimi i kudopranisë së tyre më bënte ta ndieja më mirë obskurantizmin e vendit tim, i cili, siç e dija, ishte i dënuar të mbytej e të...
5,78 CHF 6,42 CHF
More
Në gjendje