• Banner

  • Ka mbaruar

Apologjia e Sokratit dhe Simpoziumi, Platoni

Sokrati me personalitetin e tij të veçantë dhe stilin e tij krejtësisht të ri do të përbëjë një stacion shumë të rëndësishëm në historinë e Filozofisë. Mendimi Sokratian është një nga fazat kryesore të filozofisë botërore. Me filozofinë e Sokratit hapet një cikël i ri dhe mbyllet një tjetër.

7,93 CHF
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Apologjia e Sokratit dhe Simpoziumi
Origjinali: Apologjia e Sokratit dhe Simpoziumi
Gjinia: Filozofi
Autori: Platoni
Shqipëroi: Lazer Radi
Shtëpia botuese: Pakti
Viti: 2010
fq. 248
Pesha: 0.321 kg
ISBN: 978-99956-692-7-0

Mbi Sokratin

Sokrati me personalitetin e tij të veçantë dhe stilin e tij krejtësisht të ri do të përbëjë një stacion shumë të rëndësishëm në historinë e Filozofisë. Mendimi Sokratian është një nga fazat kryesore të filozofisë botërore. Me filozofinë e Sokratit hapet një cikël i ri dhe mbyllet një tjetër. Për këtë asye filozofia greke ndahet në Pre – sokratiane dhe Post – sokratiane.

Filozofia Pre - sokratiane përbën një fazë ndërmjetëse që lejon kalimin nga mendimi mitik në atë racional, atë që quajmë filozofi. Sokrati u përgjigj me përpikmëri të madhe kërkesave të drejtimit njerëzor të cilin kishte marrë shkenca greke, duke zhvendosur qendrën e interesimit të saj, nga njohuria e natyrës tek njeriu dhe aktivitetet brendësore të tij , ndërsa njëkohësisht humbte karakterin teorik të saj, duke marrë kryesisht rëndësi praktike. Me Sokratin kemi një fillim të ri të Filozofisë. Pra kemi të bëjmë më filozofin e parë, me kuptimin e sotëm të fjalës, me kuptimin e kërkuesit.

Sokrati u lind në Athinë (469 – 399 para erës sonë), në një kohë ku kombi grek pasi kishte kaluar nëpërmes betejave të mëdha të brendshme dhe të jashtme, kishte humbur besimin tek traditat dhe kërkonte përgjigje mbi pyetjet e jetës së përditshme, ndërsa dekadenca e qytetërimit të lashtë grek kishte filluar të dukej. Revolucioni Filozofik i Sokratit lind si një nevojë ndërgjegjësimi etik, në momentin ku besimi fetar dhe zakonet e vjetra ishin tronditur dhe epoka e pranimit të padyshueshëm të sistemit kishte tashmë kaluar.

Sokrati u mor me elementin i cili kishte rëndësi vendimtare për qytetërimin e periudhës së tij: etikën, politikën dhe rëndësinë e madhe të dijes dhe shkencës. Ishte kundër Sofistëve që kishin vendosur njeriun dhe ambiciet e tij personale në qendrën e aktivitetit të tyre. Sokrati kërkonte Një të Vërtetë të vetme, drejtësinë dhe të vërtetën në vetvete, përtej opinioneve personale që çdonjeri mund të mbështesë.

Kështu, pavarësisht se merrej me të njëjtat probleme me Sofistët, ndërsa sofistët binin në një skepticizëm që i udhëheq në një aktivitet jorezultativ dhe akoma ofronin argumente për paligjshmërinë dhe anarkinë. Sokrati me një kriter të pastër dhe të shëndoshë gjen përsëri idetë e etikës dhe të besimit tek Arsyeja. Dëshmitë që kemi na japin një imazh të saktë të personalitetit të tij.

Sokrati shfaqet si një njeri i thjeshtë i popullit, i biri i statujbërësit Sofroniskut dhe mamisë Fenareti. Fillimisht u mor me gdhendjen e skulpturave, duke ushtruar profesionin e të atit. Sokrati nuk ishtë shumë i shkolluar, nuk i përkiste asnjë shkolle filozofie dhe as ishte mbështetës i ndonjërës. Nuk kishte asnjë lloj lidhjeje me Shkollat e Mistereve të njohura të asaj periudhe. Sokrati ishte me të vërtetë një filozof i jetës së përditshme.

Fliste në Pazar, duke mbledhur përreth tij ajkën e të rinjve që e respektonin si mësues i virtytit. Konsideronte si misionin e tij t'i përkushtohej tërësisht kërkimit të së Vërtetës dhe të edukojë vetveten e tij dhe bashkëqytetarët e tij drejt vetënjohjes dhe vetëkontrollit. "Njih Veteveten" e tij u bë emblema e mësimdhënies së tij. Ashtu sikur na e paraqet Platoni tek "Apologjia" e tij, se për Sokratin asnjë funksion tjetër nuk ishte më superior se sa ai që i ishte dhënë nga Perënditë, për këtë, u përpoq ta ekzekutonte më besnikërinë më të madhe. Vlera e madhe e Filozofisë së Sokratit gjendet tek sfera etike e jetës.

Denjësia e individit, për Sokratin, gjendet tek dija e tij. Dija (Shkenca) është themeli i të gjitha virtyteve dhe vetënjohja është mënyra e njohjes së të gjithave. Virtyti, për Sokratin, është dije, dhe më saktë është dituria e të mirës. Gabimi është mungesa e dijes. Me metodën e tij dialektike vërtetoi se jeta etike, përpjekja e pandaluar e njeriut për përmirësimin e tij etik, dhe se pjesmarrja e tij tek gjithçka e mirë dhe e bukur është e vetmja mënyrë për të arritur dikush Fatmirësinë (evdemonia – demon/fat i mirë) e vazhdueshme.

Sokrati përputhi Fatmirësinë si një pasojë e nevojshme e virtytit. Njeriu mund të arrijë dijen që udhëheq tek Fatmirësia, vetëm me Filozofinë, domethënë me testimin e vazhdueshëm të vetvetes, të të tjerëve, ashtu si edhe të kushteve të jetës njerëzore. Nuk theksonte asnjë virtyt tjetër si atë të Vetëpërmbajtjes, duke e shprehur me vetë jetën e tij. Me të drejtë konsiderohet si themeluesi i Shkencës Etike. Metoda e mësimdhënies së Sokratit bazohej tek dialogu, shkëmbimi i reflektimeve me qëllim për të gjetur rrugën drejt Arsyes, drejt së Vërtetës.

Sokrati ishte i gatshëm të fillonte dialogun me çdonjeri që dëshironte të bisedonte me të. Paraqitej si dikush që dëshironte të mësonte dhe me pyetjet e duhura merrte opinionin e bashkëbiseduesit të tij dhe në këtë mënyrë arrinte të zbulonte pikat e dobta të tij. Përfundimisht udhëhiqte bashkëbiseduesin e tij të ndërgjegjësohej mbi paditurinë e tij, hap ky që është fillimi i çdo dijeje, "një gjë di që s'di asgjë".

Për Sokratin, diferenca midis njeriut të ditur dhe atij injorant, ndodhet se i dituri njeh mangësinë e dijes së tij dhe dëshiron të mësojë, ndërsa ai injorant kujton se di dhe konsideron vetveten të aftë të japë opinionin e tij për gjithçka. Në vazhdim udhëhiqte bashkëbiseduesin e tij, hap pas hapi, nëpërmes një sistemi zinxhir pyetjesh – përgjigjjesh, që të mund të zbulojë atë që ndodhet brenda tij në një gjendje latente.

Dialogu kishte si qëllim të heqë mantelet e paditurisë, por ky "pastrim mendor" nuk ishte i mundur pa një qëndrim modestie shpirtërore, për të braktisur dikush bindjet e tij të rreme përpara saktësisë të së vërtetës. Këtë art të "lindjes" së shpirtrave, Sokrati e quante obstetrikë, pasi nëpërmjet kësaj dijeje, përgatitet esenca që njeriu fsheh brenda tij. Përgatitja me të cilën fillonte obstetrika ishte ironia.

Sokrati besonte se ekzistojnë situata ku dija, vetëm, nuk shtë e mjaftueshme për të na udhëhequr në vendimet e drejta. Në këto situate Sokrati degjonte "demonin" që ndodhej brenda tij, një zë këshillues, që shumicën e rasteve e frenonte. Pavarësisht se ai edukoi historianë, filozofë, politikanë dhe konsideronte se pjesmarrja e tij në këto sektorë ishte shumë larg ambicieve të tij shpirtërore dhe një gjë e tillë do t'i merrte shumë kohë nga vepra e tij. Kështu ai bëhet një udhëheqës i një aristokracie të shpirtit, diçka që i krijonte përplasje me demokratët që ishin në atë kohë në pushtet. Rivaliteti personal në kombinim më shtrembërimin e mësimdhënies së tij e udhëhoqën në gjyq.

Ligjshmëria e tij e rreptë e bëri që të përçmojë dhe të vazhdojë jetën e tij duke kaluar nga një vendim gjyqësor i padrejtë. Mësimdhënia e tij thonte se është më mirë të të bëhen padrejtësi se sa të bësh padrejtësi ti vetë. Pavarësisht se kishte mundësinë për t'u arratisur, zgjodhi vdekjen, duke pirë helmin. Kështu akrediton, si me jetën ashtu edhe me vdekjen e tij, mësimdhënien e tij etike, se përmbajtja e vërtetë e jetës konsiston në veprimin pozitiv, domethënë në kryerjen e pandalshme të veprimeve te drejta. U dënua me vdekje, por megjithatë kjo gjë ndihmoi jashtë mase në lavdinë e tij të madhe. Madhështia e Sokratit ndodhet se dhe jeta dhe mësimdhënia e tij ishin e njëjta gjë.

Pavarësisht se Sokrati nuk themeloi ndonjë shkollë, filozofia e tij u zhvillua nga nxënësit e tij drejt drejtimeve të ndryshme dhe doktrina e tij etike ishte rrënja që ushqeu shumë sisteme filozofike të rëndësishme të historisë së Filozofisë. Sokrati la shenjën e tij jo vetëm në filozofinë greke, por edhe në të gjithë Filozofinë Perëndimore, pasi ishte ai që vuri bazën e Etikës dhe Dialektikës.

Të mos harrojmë se si Platoni, njëri nga nxënësit më të rëndësishëm të Sokratit, u influencua shumë nga mësuesi i tij, të cilin e kishte si model dhe e bëri të pavdekshëm nëpërmes veprave të tij, duke e vënë të fliste për një botë të tërë diturie.

Koment nga përkthyesi

Tek "Apologjia e Sokratit" shfaqet njeriu i madh, i cili duke mbrojtur vetveten, i tregoi mbarë njerëzimit korruptimin e shoqërisë dhe politikës së kohës në të cilën ai jetoi si dhe prirjen njerëzore drejt së keqes, e vetëdijshme për një gjë të tillë. Tek Kritoni shfaqet Sokrati njeri, me një ndërgjegjie të lartë qytetare, i respektueshëm ndaj ligjit dhe shtetit, koherent me veten dhe doktrinën e tij, i cili nuk e pranoi propozimin për t'u arratisur nga burgu edhe pse la në rrugë të madhe tre jetimë.

Simpoziumi ose siç quhet ndryshe "Elozhi i Dashurisë", është pa dyshim kryevepra letrare e Platonit. Ç'është dashuria? Dashurohet forca e shpirtit, bukuria e mendjes apo paraqitja e jashtme që është diçka kalimtare? Cila? Një pyetje që sot e kësaj dite vazhdon të mbetet e përjetshme, megjithë mrekullinë platoniane.  

Detajet e librit
Te tjere
2662
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000163

Botuesi: Ideart

Bashkëpirja, Platoni

Në këtë dialog filozofik, Platoni trajton temën më njerëzore: Erosin. Personazhet e pranishëm, mes të cilëve Sokrati dhe komediani më i madh i kohërave, Aristofani, vendosin t'i thurin lavde Dashurisë. Secili prej tyre jep një tipologji të saj: dashuria si forcë krijuese, si alkimi dhe rregullator i marrëdhënieve ndërnjerëzore.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000680

Botuesi: Ideart

Platoni, Nje hyrje e shkurter, Julia Annas

Platoni është vlerësuar më shumë se sa një figurë njerëzore për shkak të thellësisë së tij të mendimit dhe madhështisë të konceptimeve të tij filozofike. Në këtë mënyrë të gjykuarit për të, ato që kanë më shumë rëndësi janë deklarimet e mëdha, se sa argumentet dhe të kërkuarit të së vërtetës.

Çmimi 4,57 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UET Press

Perspektiva liberale, 12 ide përtej 2013, Grida Duma

Një libër i rrallë i letrave tona të fushës së politologjisë, një skaner i panjohur deri më sot i mundësive dhe perspektivës liberale europianiste të Shqipërisë kështu siç është e siç mund të jetë, një esse në rangun e manifestit të liberalizmit shqiptar, shkruar me kompetencë të lartë nga një grua që ka zgjedhur të artikulojë midis kërkimit dhe...

Çmimi 14,86 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: 1000

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Dhuna, gjashtë përsihatje të tërthorta, Slavoj Žižek

Në këtë libër, Žižek analizon fenomenin e dhunës në të gjitha format që kjo merr në shoqëritë tona. Autori orvatet t’i kategorizojë këto forma (dhunë subjektive, objektive dhe sistemike) dhe, duke iu qasur këtyre nëpërmjet filozofisë, artit, studimit të rasteve historike, ai kërkon të nxjerrë në dritë ato zona të errëta, shpeshherë të fshehura, të...

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Përse nuk jam i krishterë, Bertrand Russell

Prandaj, e lexojnë dhe e përhapin këtë libër të gjithë ata që duan të imunizojnë veten dhe të tjerët nga epidemitë e integralizmit dhe fundamentalizmit që kërcënojnë t’i presin rrënjët e vërteta të Perëndimit: të cilat nuk janë, pavarësisht nga ajo që thuhet e përsëritet..., ato të krishteret dhe supersticiozet e Epokës së Errësirës, por ato laike dhe...

Çmimi 8,92 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Arti dhe mjeshtëria e bukurisë, Juha Varto

Qëllimi i këtij libri është të hedhë dritë mbi estetikën nga disa pikëvështrime, para së gjithash, për të treguar disa ide dhe tipare themelore. Ai përfshin haptas pikëpamje vlerëgjykuese dhe polemizuese, të cilat synojnë, si të thuash, të sfidojnë vetë pedagogët e artit që të mos i pranojnë, duke formuar kështu opinionet e tyre.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000164

Botuesi: Ideart

Psikologjia, nje hyrje e shkurter, Gillian Butler, Freda McManus

Ky tekst i shkëlqyer shpjegon në mënyrë të përmbledhur se si e studiojnë psikologët modernë mendjen dhe sjelljen njerëzore. Ky libër është paraqitja më e mirë e mundshme e kësaj fushe dhe shpjegon studimin shkencor të mendjes me një gjuhë të kulluar që është sa e kuptueshme dhe e këndshme për t'u lexuar.

Çmimi 5,95 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Të edukohet qytetari, Patrice Canivez

Titulli i kësaj eseje nuk është menduar rastësisht. Ideja për të edukuar qytetarët është problematike dhe ndërmarrje e mëdyshtë. Kjo ndodh, së paku, për dy arsye. Së pari, ngase nocioni qytetar ndërlidhet me kohët heroike, siç janë Revolucioni ose Republika e Tretë.

Çmimi 5,95 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Zambaku

Republika, Platoni

Kjo vepër e shkruar me qëllimin se si duhet të jetë një republikë ideale, për vite me radhë ka qenë burim i pashtershëm për shumë sisteme dhe bazë në formimin e strukturës së republikës moderne.

Çmimi 3,96 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: UEGEN

Lindja e Tragjedisë, Friedrich Nietzsche

Sa libër i pamundur doli për shkak të detyrës aspak të volitshme për moshën, që kuturisi të mbante mbi shpatulla të njoma, ai që mori penën ta shkruante! I ngritur mbi ca përjetimë të  parakohshme, që s’u ishte  tatuar sa dhe si duhet pulsi, të formuluara me zor më fjalë, i ngritur mbi bazën e artit, sepse problemi ishkencës nuk ka si ngrihet mbi bazën e...

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Shtëpia e Librit

Mbi komplotet dhe ese të tjera, Niccolò Machiavelli

Niccolò Machiavelli, një nga analistët më famëkëqij, që politika ka njohur, shpjegon në këtë ese një numër temash, përfshirë se si të organizojmë një komplot të suksesshëm, ose se si të ruhemi prej tij, se si një popull i korruptuar e ka shumë të vështirë të ruajë lirinë dhe se si një popull i pakorruptuar është i aftë të refuzojë dhuratat nga politikanët...

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)