Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Si ndryshojne shoqerite, Daniel Chirot
  • Si ndryshojne shoqerite, Daniel Chirot

Si ndryshojne shoqerite, Daniel Chirot

2643
Tirana Times

Ky libër, i vetmi tekst i përmbledhur i makro – sociologjisë në dispozicion të studentëve të universitetit, tregon se si kanë ndryshuar shoqëritë gjatë 5000 viteve të shkuara. Ai fokusohet tek ideja se shoqëritë industriale, pavarësisht nga sukesi i tyre i madh, kanë krijuar një varg të ri problemesh të përsëritura dhe të pazgjidhura.

1 000 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Si ndryshojnë shoqëritë
Origjinali: How societies change
Gjinia: Sociologji
Autori: Daniel Chirot
Shqipëroi: Jorgji Qirjako
Shtëpia botuese: Tirana Times
Viti: 2012
Fq. 276
Pesha: 0.351 kg
ISBN: 978-99956-809-5-4

Mbi librin

Si kanë ndryshuar shoqëritë gjatë 5000 viteve të shkuara? Ky tekst i përmbledhur i makro – sociologjisë, i shkruar nga Daniel Chirot, profesor i studimeve ndërkombëtare dhe i sociologjisë në Universitetin e Uashingtonit në Siatëll, i çon studentët në një udhëtim të gjatë për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje. Ky libër, i vetmi tekst i përmbledhur i makro – sociologjisë në dispozicion të studentëve të universitetit, tregon se si kanë ndryshuar shoqëritë gjatë 5000 viteve të shkuara.

Ai fokusohet tek ideja se shoqëritë industriale, pavarësisht nga sukesi i tyre i madh, kanë krijuar një varg të ri problemesh të përsëritura dhe të pazgjidhura, që do të shërbejnë si shtysë kryesore për ndryshimet e ardhshme shoqërore. Ky libër nxjerr në dritë zhvillimin nëpërmjet përshkrimit historik dhe shqyrton paradoksin e globalizmit/zhvillimit nëpërmjet rasteve të studiuara në thellësi.

Ai ka për qëllim t'u japë studentëve nisjen në një rrugë të drejtë për të kuptuar shoqërinë e tyre, duke e krahasuar atë më shoqëritë e të tjerëve, si me ato bashkëkohore, ashtu edhe nga pikëpamja historike. Ky libër do t'i frymëzojë lexuesit e tij të mësojnë më shumë vetë rreth kësaj historie të rëndësishme dhe magjepsëse.

Detajet e librit
Tirana Times
2643
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Tao Te Ching, Shtegu dhe virtyti i tij, Lao Tzu

Tao Te Ching është libri më i rëndësishëm i mënyrës së të menduarit dhe filozofisë Taoiste. Ky libër, sipas legjendës, ishte shkruar pak a shumë rreth vitit 600 para Krishtit dhe autor i tij qe Lao Tzu, Mjeshtri i Vjetër, për të cilin thuhet se ishte një arkivist i Oborrit Perandorak gjatë Dinastisë Zhou.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001980

Botuesi: Plejad

Dialogje, Seneka

Në këtë situatë të sundimit tiranik e të pafuqisë politike, për Senekën ashtu si dhe për Ciceronin kohë më parë, filozofia u shndërrua në një rrugë shpëtimi. Është pikërisht kjo periudha ku Seneka kompozon shkrimet e tij më të rëndësishme, të përfshira në vëllimin "Dialogje" me natyrë etike dhe filozofike.
600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Papirus

Gazetaria shqiptare në tranzicion, Jonila Godole

Ky libër u drejtohet studiuesve të medias, studentëve të gazetarisë dhe komunikimit, gazetarëve, si dhe kujtdo që ka interes për procesin transformues të sistemit politik dhe mediatik në vend pas vitit 1990, dhe ndikimet mbi kulturën profesionale të gazetarisë shqiptare.
800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Historia dhe utopia, Emil Cioran

Historia dhe utopia, tundimi për të ekzistuar, demiurgu mortje, padobia e të qenit lindur apo silogjizma të hidhërimit. Inkursioni tij nuk është as prej shenjti as prej antishenjti, pikërisht se mungon rrugëtimi shënjues.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2118

Botuesi: Te tjere

Laboratori i Lirise, Beqe Cufaj

Legjendat krijojnë luftërat! Luftërat krijojnë legjendat! E këto të dyja së bashku shkruajnë historinë. Po kush e përcjell këtë më mirë sesa letërsia. "Laboratori i Lirisë" i Beqë Cufajt mëton që në mënyrë krejt personale dhe pa pretendime për të dhënë përgjigjen e fundit të përshkruajë dekadën politike, historike e gjeografike të Kosovës, Ballkanit dhe...
1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2494

Botuesi: Botimet Dudaj

Filozofia e aktualitetit, Servet Pellumbi

Në këtë libër, lexuesi do të gjejë një formë të filozofisë së aktualitetit, që bazohet në vlerat e dialogut, në aftësinë intuitive për të rrokur aktualen, si dhe në shpirtin luftarak të debatit dhe në vlerën instrumentale të analizës së dilemave të ditëve tona.
800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Një nomos për tokë, Damiano Aliaj

Ky vëllim është përpjekja për të analizuar mendimin e Carl Schmitt-it, por edhe për të menduar dialektikisht bashkë me të, apo nisur prej tij në zhvillime virtuale tematike dhe konceptuale, duke u ballafaquar me sprovimin kritik të mendimit të tij si një domosdoshmëri teorike dhe historike.
800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001884

Botuesi: Te tjere

Metodika per estetiken e te folurit, Sonila Kapidani

"Të rrokësh kompleksitetin e qënies në botën moderne në një libër të vetëm. Të shkosh gjithmonë drejtpërdrejt në zemër të gjërave". Ky citim nga Milan Kundera, ka qenë pikënisje e këtij materiali për estetikën e të folurit. Nevoja e një libri të thjeshtë që të përmbledhë atë që është esenciale dhe e nevojshme për të udhëhequr procesin e përsosjes së të...
600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Mbi televizionin, Pierre Bourdieu

Unë mendoj në fakt se televizioni, përmes mekanizmave të ndryshme që kam munduar t'i shpjegoj me shpejtësi – sepse një analizë më e thellë dhe më sistematike do të kishte marrë më shumë kohë – paraqet një rrezik shumë të madh për sferat e prodhimit kulturor, artin, letërsinë, shkencën, filozofinë, drejtësinë.
500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000161

Botuesi: Ideart

Gjurmë Karmike, Eliot Weinberger

Gjatë njëzetë vjetëve të fundit, Eliot Weinberger e ka shtyrë esenë tepër larg kufijve të kritikës letrare apo gazetarisë personale, drejt mbretërisë së poezisë dhe rrëfimit artistik. Plot intrigë, e megjithatë të shkruara me një gjuhë të ngjeshur dhe filmike, esetë e tij janë vepra të imagjinatës, ku prapë të gjitha faktet janë të verifikueshme.
600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Qenia dhe hiçi, vëllimi i dytë, Jean Paul Sartre

Ne kemi përshkruar realitetin njerëzor duke u nisur nga veprimet negative dhe nga cogito. Duke ndjekur këtë fill rrëfyes, kemi zbuluar se realiteti njerëzor është për – vetja. A është gjithçka e saj e tillë? Pa dalë nga kornizat e përshkrimit reflektiv, ne mund të takojmë mënyra ndërgjegjeje që duket se duke ndenjur në vetvete rreptësisht "për – vete".
2 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Moderniteti i lëngët, Zygmunt Bauman

Tranzicioni nga moderniteti "i ngurtë" në atë "të lëngët" është zhvendosja nga një botë në të cilën njerëzit përpiqen të krijojnë struktura të ngulitura e të mirërenditura, në një botë ku vetë idetë e rendit dhe stabilitetit nuk kanë më kuptim, një botë në të cilën ndryshimi është e vetmja qendrueshmëri dhe pasiguria e vetmja siguri.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: CUNEOS

Miti, një hyrje e shkurtër, Robert A. Segal

Në këtë libër të vogël, njeriu gjen shumë më shumë se sa mendon se një libër i tillë mund të përmbajë. Lista e gjatë e pamjeve të shkurtra për mitin do t’i shërbejë mjaft shumë studentit fillestar.
700 Lekë
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001988

Botuesi: Botimet Dudaj

Liberale dhe komunitare, Stephen Mulhall, Adam Swift

Duke u përqendruar kryesisht mbi elemente filozofike dhe metafizike të varianteve liberale rreth drejtësisë, këta kritikë kanë argumentuar se variantet liberale hamendësohen mbi një koncept të mangët rreth individit dhe marrëdhënies së tij me komunitetin, gjë që ka rezultuar në një shikim të ngushtë për rolin e shtetit.
1 200 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje