- Ka mbaruar

Banner
Ne kemi përshkruar realitetin njerëzor duke u nisur nga veprimet negative dhe nga cogito. Duke ndjekur këtë fill rrëfyes, kemi zbuluar se realiteti njerëzor është për – vetja. A është gjithçka e saj e tillë? Pa dalë nga kornizat e përshkrimit reflektiv, ne mund të takojmë mënyra ndërgjegjeje që duket se duke ndenjur në vetvete rreptësisht "për – vete".
Titulli: Qenia dhe hiçi, vëllimi i dytë
Origjinali: L'Être et le néant est un essai d' ontologie phénoménologique
Gjinia: Filozofi
Autori: Jean Paul Sartre
Shqipëroi: Rexhep Hida
Shtëpia botuese: Fan Noli
Viti: 2011
Fq. 579
Pesha: 0.701 kg.
ISBN: 978-99956-86-65-9
Ne kemi përshkruar realitetin njerëzor duke u nisur nga veprimet negative dhe nga cogito. Duke ndjekur këtë fill rrëfyes, kemi zbuluar se realiteti njerëzor është për – vetja. A është gjithçka e saj e tillë? Pa dalë nga kornizat e përshkrimit reflektiv, ne mund të takojmë mënyra ndërgjegjeje që duket se duke ndenjur në vetvete rreptësisht "për – vete", na tregojnë një tip strukture ontologjike që dallohet në mënyrë radikale.
Kjo strukturë ontologjike është imja, pikërisht në subjektin tim, unë shqetësohem, por ky shqetësim "për mua" më zbulon mua një qenie që është qenia ime pa qenë "për – mua". Le të mendojmë, për shembull, për turpin. Këtu është fjala për një mënyrë vetëdije, struktura e së cilës është identike me të gjitha ato që i kemi përshkruar më parë.
Ai është vetëdije e palejuar e vetvetes si turp dhe si i tillë është shembull i asaj që gjermanët e quajnë Erlebnis, ai është i pranueshëm për reflektim.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: SKU000440
Botuesi: Koha Ditore
Tregimi "Muri" i Zhan Pol Sartrit është një raport i shkruar në vetën e parë i protagonistit Pablo Ibieta mbi një situatë ekstreme njerëzore. Para ekzekutimit ai rrëfen mbi përshfaqjet psikologjike dhe fiziologjike, të cilat te ai i shkakton vetëdija e vdekjes së afërt.
Botuesi: Fan Noli
Pra, pak më parë ndodhesha te Kopshti Publik. Rrënja e gështenjës futej thellë në tokë, nën bankinë. Nuk më kujtohej më se ishte rrënjë. Fjalët ishin zhdukur dhe, bashkë me to, kuptimi i sendeve, mënyrat e përdorimit të tyre, shenjat e dobëta të njohjes që njerëzit kanë përvijuar mbi sipërfaqet e tyre.
Botuesi: Fan Noli
Kisha njoftuar se sonte do të sqaroja vendin për situatën ndërkombëtare, por u pengova pasdite nga një ftesë e qeverisë gjermane për të takuar nesër, në Mynih, kancelarin Hitler, zotin Musolini dhe Chamberlaine – in. Unë e pranova këtë ftesë.
Botuesi: Fan Noli
E Vërteta ngrihej përreth, mbi muret e larta, shponte të gjitha vijat e horizontit. Këtu nuk ka asnjë të vërtetë; edhe unë si këta jam... Sozia e Gomezit kishte hipur në autobus, kishte lexuar gazetën, i kishte buzëqeshur Rar – on – it, kishte folur për Pikason, kishte kundruar Mondrianin.
Botuesi: Fan Noli
Gjithë këto vështrime që po më hanë... (Kthehen papritmas) Ha! Ju jeni vetëm dy? Unë ju pandehja shumë më tepër. (Qesh.) Atëherë, ky na qenka ferri. S'kisha për ta besuar kurrë... Ju kujtohet squfuri, turra e druve, zgara... Ah, ç'shaka! S'ka nevojë për zgarë: ferri janë të tjerët.
Botuesi: Fan Noli
Nganjëherë ndiej përkëdheljen e kohës që ikën, por herë të tjera – në shumicën e rasteve – e ndiej që ajo s'kalon. Minutat e dridhshme shtrihen sa gjatë gjerë më përpijnë dhe s'mbarojnë së dhëni shpirt; të ndenjura, por ende të gjalla, ato i mbledh fshesa, të tjera ua zënë vendin, më të freskëta, po aq të kota.
Botuesi: Fan Noli
Do të ishte më mirë që shprehja "shkak i vetvetes" që lejon raportin shkak në vetvete – pasojë në vetvete të bëjë njëfarë progresi, të mos shpërdorohej. Mase do të ishte më mirë të thuhej thjesht: ndërgjegja ekziston nëpërmjet vetvetes.
Referenca: 2707
Botuesi: Plejad
Tregohet se veprat e Aristotelit u ruajtën nga studenti i tij, Theophrastus, ai që vijoi Aristotelin në udhëheqje të shkollës shëtitëse. Libraria e Theophrastusit i kaloi nxënësit të tij Neleus. Për ta mbrojtur nga hajdutët, trashëgimtarët e Neleusit i fshehën ato në një qilar, ku shumica e veprave u prishën nga lagështia, moli dhe krimbat.
Botuesi: Tirana Times
Zoti Hickman shkon, ashtu siç kanë shkuar shumë njerëz më përpara, atje ku e çon penisi dhe gjatë këtij procesi iu përgjigjet një vargu pyetjesh. "Shkarravina e Zotit" është një vepër themelore.
Botuesi: Logos A
Pikërisht Baudrillard analizon rrezikun që e has njerëzimi. Libri iu rekomandohet studiuesve të sociologjisë e filozofisë por edhe të gjithë atyre që duan të njihen me Baudrillardin dhe kritikën që ia bën epokës konsumeriste!
Botuesi: Aeditions
Cila është zanafilla e gjithësisë? Çfarë është e vërteta? Si mund të bëjmë një jetë të mirë? Këto dhe shumë pyetje të tjera të mëdha për natyrën e jetës dhe të ekzistencës, njerëzimi i ka bërë gjatë gjithë historisë. Dhe mendimtarët e mëdhenj kanë dhënë zgjidhje, të cilat vazhdojnë ta formësojnë botën tonë.
Referenca: SKU001181
Botuesi: UEGEN
Princi, vepra më e lexuar dhe e diskutuar e Niccolo Machiavelli-t, shkruar në verën e vitit 1513, trajton se si merret pushteti, si konsolidohet dhe se duhet të sillet një sundimtar me armiqtë, aleatët dhe nënshtetasit e tij.
Botuesi: Shtëpia e Librit
Shkrimtari i madh, një kont që kundërshtonte pronën private, vegjetarian, pacifist dhe kundërshtar i dënimit me vdekje dhe dhunës shtetërore, përshkruan në këtë libër kërkimin e tij për kuptimin e jetës.
Botuesi: Dritan Tirana
Duke përdorur një sasi të konsiderueshme materiali prej letërsisë së lashtë dhe mesjetare gnostike, alkimike dhe të okultit, ai diskuton simbolizmat fetarë të proceseve të pavetëdijes dhe vazhdimësinë e mundshme të formave fetare, që janë shfaqur dhe rishfaqur gjatë shekujve.
Botuesi: Pika pa Siperfaqe
Shkruar në kulmin e stalinizmit në Poloni, teksa autori ishte arratisur nga vendlindja, "Mendja e robëruar" analizon me mprehtësi marrëdhënien komplekse me regjimin e ri të pasluftës të disa figurave kyçe të letrave polake, joshjen e ideologjisë së pushtetit, suksesin, rënien e tyre.
Referenca: SKU000916
Botuesi: IDK
Titulli: LiberalizmiGjinia: FilozofiAutori: John GrayShqipëroi: Altin RaxhimiShtëpia botuese: IDKViti: 2009Fq. 146Pesha: 0.181 kgISBN: 978-99956-750-7-3
Botuesi: Fan Noli
Me vlerësim duhet të kuptojmë (në të gjitha rastet përveç atyre ku shprehet qartë ose nënkuptohet diçka tjetër), vlerësimin praktik të një dukurie që mund të ndikohet nga veprimet tona, dukuri që meriton qortimin ose miratimin tonë.
Referenca: SKU000288
Botuesi: Te tjere
Titulli: Kështu foli Zarathustra, pjesa e tretë dhe e katërtOrigjinali: Also sprach ZarathustraGjinia: FilozofiAutori: Friedrich NietzscheShqipëroi: Lluka QafokuShtëpia botuese: PhoenixViti: 2001Fq. 160Pesha: 0.164 kg
Botuesi: Dituria
Krizë e ideologjive, krizë e partive, individualizëm i shfrenuar. Ky është mjedisi, mjaft i njohur, ku lëvizim: një shoqëri e lëngshme, ku jo gjithnjë është e lehtë të gjesh një yll polar (edhe pse fare lehtë mund të gjesh yje dhe yllka).
Botuesi: Botimet Dudaj
Çfarë është e vërteta? Nga e di unë, se kush jam unë? Përse duhet të jem i mirë? Libra mbi filozofinë ka shumë. Por libri i Richard David Precht: "Kush jam unë? Dhe nëse po, sa shumë?" është krejt i ndryshëm nga librat e tjerë prezantues të filozofisë.
Ne kemi përshkruar realitetin njerëzor duke u nisur nga veprimet negative dhe nga cogito. Duke ndjekur këtë fill rrëfyes, kemi zbuluar se realiteti njerëzor është për – vetja. A është gjithçka e saj e tillë? Pa dalë nga kornizat e përshkrimit reflektiv, ne mund të takojmë mënyra ndërgjegjeje që duket se duke ndenjur në vetvete rreptësisht "për – vete".