Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Arti i Luftes, Sun Zu
  • Arti i Luftes, Sun Zu

Arti i Luftes, Sun Zu

SKU001918
Zenit Editions

Nё tё gjitha idetё e tij duket kuptimi qёndror qё nuk ёshtё tjetёr pёrveç se qёllimit pёr tё shmangur luftёn dhe nё pёrgjithёsi tё arrijё tё jetё i suksesshёm pa u nevojitur tё pёrleshet. Thotё se nё tё vёrtetё lufta sjell pasoja shkatёrruese dhe shumё mё tepёr luftrat shumёvjeçare.

300 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Arti i Luftës
Origjinali: Bingfa
Gjinia: Filozofi
Autori: Sun Zu
Shqipëroi: Armand Dedej, Astrit Cani
Shtëpia botuese: Zenit Editions
Viti: 2010
Fq. 100
Pesha: 0.103 kg
ISBN: 978-99956-605-5-0

Mbi autorin

Emri i tij i vёrtetё ishte Sou Vou dhe lindi nё Lii An, tё mbretёrisё Chi(sot quhet Huming i krahinёs Shangtong). Nuk dihet me saktёsi dita dhe viti i lindjes, por thuhet se u lind nё mesin e shekullit tё 6 para erёs sonё. Shkruajti librin e famshёm "Arti i Luftёs", i cili pёrbёhet nga 13 kapituj.

Sipas kronikografit tё njohur Sou Ma Cien, ky libёr , ishte arsyeja qё tёrhoqi vёmёndjen e mbretit Ho Lou, i cili i ngarkoi nё vazhdim drejtimin e ushtrisё sё mbretёrisё sё tij. Pёr shumё vite me rradhё ushtria e kёtij mbretit fitonte vazhdimisht kundёrshtarёt e pёrhershёm tё tij dhe gjatё kёtyre luftrave vdiq edhe Gjenerali Sun Tzu. Edhe vetё mbreti vdiq rreth vitit 496 para erёs sonё.

Ata qё trashёguan Sun Tzunё ndoqёn kёshillat e librit tё tij, dhe si rezultat vazhduan tё kishin suksese vazhdimisht. Mё vonё udhёzimet e tij filluan tё harrohen dhe tё nёnvlerёsohen, dhe kёshtu erdhi dhe humbja e mbretёrisё Vou dhe kёshtu shteti u shpёrbё. Sun Tzu kishte pёrmbledhur tё gjithё diturinё e tij nё librin "ARTI I LUFTЁS". Ёshtё njё libёr i vogёl qё pёrbёhet nga 13 kapituj. Nёpёrmes kёtij teksti Gjenerali i madh, shpjegon sekretet e luftёs, me njё mёnyrё tё thjeshtё dhe tё qartё por edhe shumё tё ngjeshur gjithashtu.

Nё tё gjitha idetё e tij duket kuptimi qёndror qё nuk ёshtё tjetёr pёrveç se qёllimit pёr tё shmangur luftёn dhe nё pёrgjithёsi tё arrijё tё jetё i suksesshёm pa u nevojitur tё pёrleshet. Thotё se nё tё vёrtetё lufta sjell pasoja shkatёrruese dhe shumё mё tepёr luftrat shumёvjeçare. Çdo lider ushtarak, na thotё Sun Tzu, nёse do tё fitojё, duhet tё pёrdorё dinakёrinё, duhet tё njohё shumё mirё tё gjithё faktorёt qё influencojnё çdo situatё.

Kёto faktorё janё: qёllimi i misionit tё tij, gjёndja e ushtrisё, fuqia e ushtrisё sё armikut, terreni, moti dhe koha e disponueshme. Tek tё gjithё kёto faktorё duhet tё ketё njё vlerёsim objektiv, dhe tё mos influencohet nga opinionet e ndryshme dhe tё mos veproje me rregulla stereotipe. Ne çdo rast duhet tё funksionojё sipas elementeve qё ka pёrpara tij.

Gjithashtu duhet tё shmangё veprimet e influencuara nga ndjenjat e ndryshme , duhet tё ketё njё mendje gjithmonё tё qetё dhe njё vlerёsim tё qёndrueshёm.Mos tё zemёrohet, pa keqardhje apo turp, pa hakmarrje, akoma dhe pa entusiazёm. Gjithmonё nё çdo mision , tё japё rёndёsinё mё tё madhe manovrimeve dhe kurtheve, befasisё dhe lёvizjeve tё rrufeshme kur ti jepet mundёsia. Nёse nuk ka shumё mundёsi pёr tё fituar, ёshtё mё mirё tё braktisё luftёn. Thekson gjithmonё kёtё pjesё tё teksti tё tij " Gjenerali i mirё fiton pa u pёrleshur fare".

Vetёm kur tё mos kemi asnjё shpresё pёr tё marrё njё fitore tё tillё, vetёm atёherё jemi tё detyruar tё pёrplasemi detyrimisht. Nёse pёrfundimisht do tё vendoset pёr luftё, atёherё dy janё mёnyrat qё duhet tё veprojnё trupat. Mёnyra e parё ёshtё sulmimi i menjёhershёm qё quhet sulm i pёrballshёm dhe ёshtё Forca Cheng. Mёnyra e dytё ёshtё afrimi dinak. Atёherё kur armiku nuk e pret. Kёshilla e Sun Tzu ёshtё tё pёrdoret sidomos mёnyra e dytё, Forca e sё cilёs quhet Chi.

Sun Tzu ёshtё gjenerali i parё qё sistemoi Teknikat e Strategjikёs, duke futur nё tё gjithashtu edhe filozofi Taoiste. Kёto kёshilla tё Sun Tzu ёshtё baza e stёrvitjes e tё gjithё trupave ushtarakё, ashtu si edhe tё atyre qё janё drejtues njerёzish pёr çdo lloj veprimi njerёzor. Dhe pikёrisht aty gjendet edhe vlera e tij mё e madhe, pasi nё kёtё mёnyre ky libёr bёhet diakronik (pёrhershёm).

Njё vepёr qё u shkrua 2 500 vite mё parё dhe ёshtё njё udhёzues pёr njeriun e sotёm dhe pёr shumicёn e situatave tё qytetёrimit tonё. Janё tё shumtё ata qё e kanё si njё shembull Strategjie efektive, si pёr shёmbull ushtarakё, akademi ushtarake nё pёrgjithsi, por edhe njerёz tё letrave dhe tё Shkencave Bashkёkohore. Sun Tzu arriti tё fitonte atё qё tё tjerё e quanin krejt tё pamundur tё arrihet. Njё fakt i njohur ёshtё kur u kritikua nga gjeneralёt e tjerё, atёherё kur gjendej nё terren inferior dhe i nevojiteshin pёr ditёn tjetёr mbi 2 000 shigjeta, tё cilat nuk i kishin.

Atёherё Sun Tzu dёrgoi natёn dy anije tё mbushura me kashtё, tё lundronin nё lumin qё kishin afёr, kundёr armikut. Armiqtё tё cilet kujtuan se po i sulmonin natёn , qёlluan dhe i mbushёn varkat me shigjeta, tё cilat i mblodhёn ushtarёt e Sun Tzu, dhe ja dorёzuan gjeneralit tё tyre i cili ja u dha gjeneraleve tё tjerё, duke u thenё se asgjё nuk ёshtё e pamundur.

Fragmente nga libri

"Mendohuni mirё dhe me maturi para se tё bёni njё lёvizje"
"Mosbёrja e gabimeve ёshtё ajo qё themelon sigurinё e fitores"
"Nuk ekziston asnjё shembull i ndonjё shteti qё doli i fituar nga njё luftё qё zgjati shumё"
"Tё filloni me brohoritje luftёn dhe mё pas tё trembeni nga fuqia e armikut , kjo tregon njё mungesё tё madhe informacionesh"
"Zotёsia mё e madhe nё luftё ёshtё tё nёnshtrosh armikun pa luftuar"
"Qёllimi i luftёs ёshtё paqja".

Detajet e librit
Zenit Editions
SKU001918
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Njeriu dhe demokracia, Mikel D. Sopi

Libri "Njeriu dhe demokracia", i cili tashmë është në duart e lexuesve, është fryt i një pune disavjeçare të përqendruar në vëzhgime e përimtime të thelluara nëpër qendrat studimore të Perëndimit.
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000682

Botuesi: Ideart

Spinoza, Nje hyrje e shkurter, Roger Scuton

Me sintezën e tij të metodës gjeometrike, ndjenjës religjioze dhe shkencës shekullare, Spinoza u orvat të pajtonte nevojat e përkundërta morale e intelektuale të epokës së tij si dhe të paraqiste një përfytyrim të njerëzimit të lidhur njëkohësisht nga domosdoshmëria dhe përjetësisht të lirë.
600 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2575

Botuesi: Te tjere

Te jesh shkrimtar ne...

Në këtë vëllim janë përmbledhur ese nga Edmond Tupja, Milan Rakovac, Ardian Marashi, Alek Popov, Flutura Açka, Iolanda Malamen, Ermir Nika, Rudolf Marku, Arian Leka, Tom Sleigh, Vladimir Arsenijević, Mira Meksi, Francis Chenot, Tanja Bakić dhe Esad Babaćić.
490 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Koncepti i së drejtës, Herbert L. A. Hart

Koncepti i së drejtës, 1961, konsiderohet si vepra më e rëndësishme origjinale e shkruar ne shekullin XX – të në fushën e filozofisë të së drejtës dhe argumentet e saj ndezën debate të gjera dhe i dhanë hov studimeve të asaj larmie.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001981

Botuesi: Plejad

Parasokratiket, tekste dhe doksografi

Numri Shtatë të Urtët duket sheshit që është simbolik. Vetëm katër prej tyre figurojnë në të gjitha listat: Thalesi, Pitakosi, Biasi, Soloni. "Dikearku përmend gjashtë të tjerë, midis të cilëve ai zgjodhi tre: Aristodemin, Pamfilin, Lakedemonasin Kilon, Kleobulin, Anakarsisin dhe Periandrin. Disa të tjerë shtojnë Akusilaosin, Kabën ose Skalën, Argjian.
600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Dashuri dhe pleqëri, Francoise Rene de Chateaubriand

Dashuria dehet por dehja kalon. Ajo nuk jeton me poezi, nuk ushqehet me lavdi, duke zbuluar çdo ditë që idhulli që ajo ka krijuar humbet diçka në sytë e saj. Së shpejti ajo sheh të meta dhe koha vetë e kthen në të pabesë duke e zhveshur, objektin që ajo dashuroi, nga hiret e veta. Talentet nuk ndreqin aspak atë që koha fshin. Lavdia rinon vetëm emrin.
500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001067

Botuesi: Dituria

Gjuha e harruar, Erich Fromm

Autori na propozon një eksplorim në historinë e interpretimit të ëndrrave dhe të miteve në veprën e Frojdit e të Jungut, të shqyrtuara në pikat e tyre të takimit e të kundërshtisë. Të gjithë ne shohim ëndrra, por nuk i kuptojmë ato.
500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Në kulmet e dëshpërimit, Emil Cioran

Janë disa njerez ,që për çdo lloj fitimi nuk ka asnjë rëndësi, të cilët ndihen të pakënaqur dhe vetmitarë të pashërueshëm. Po të ishim aq të hapur sa të merrnim çdo gjë nga njëri-tjetri, ose të mund ta lexonim tjetrin deri në thellësi?
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 1000

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Dhuna, gjashtë përsihatje të tërthorta, Slavoj Žižek

Në këtë libër, Žižek analizon fenomenin e dhunës në të gjitha format që kjo merr në shoqëritë tona. Autori orvatet t’i kategorizojë këto forma (dhunë subjektive, objektive dhe sistemike) dhe, duke iu qasur këtyre nëpërmjet filozofisë, artit, studimit të rasteve historike, ai kërkon të nxjerrë në dritë ato zona të errëta, shpeshherë të fshehura, të...
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Njeriu i revoltuar, Albert Camus

Revolta nuk është kurrsesi një kërkesë për liri të plotë. Përkundrazi, revolta ngre padi ndaj lirisë së plotë. Ajo kundërshton pikërisht fuqinë e pakufizuar që i lejon një eprori të shkelë kufirin e ndaluar.
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001061

Botuesi: Dituria

Të thuash gati të njëjtën gjë, përvoja e përkthimit, Umberto Eco

Ç'do të thotë të përkthesh? Të thuash të njëjtën gjë në një gjuhë tjetër. Por çfarë do të thotë "të njëjtën gjë"? Përmes gjuhësh të ndryshme dhe eksplorimeve në botën e përkthimit, Ekoja shpjegon që përkthimi është së pari një proces negocimi, që paraprihet nga interpretimi.
1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Traktati i dytë për qeverisjen dhe shkrime të tjera, John Locke

Traktati i dytë për qeverisjen, ku Locke ndërton pozitivisht teorinë e tij politike, është themeli i filozofisë politike liberale, një apoteozë e lirisë individuale dhe një kontestim i palëkundur i autoritarizmit. Kjo vepër frymëzoi revolucionet që sollën një monarki kushtetuese në Britani, pavarësinë amerikane, si dhe Republikën e Parë Franceze.
500 Lekë
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001915

Botuesi: Zenit Editions

Arti i Luftes, Nikola Makiaveli

Titulli: Arti i LuftësOrigjinali: Dell' arte della gurraGjinia: FilozofiAutori: Nikola MakiaveliShqipëroi: Qemal VelijaShtëpia botuese: Zenit EditionsViti: 2010Fq. 62Pesha: 0.06 kgISBN: 978-9928-4005-3-6
300 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001916

Botuesi: Zenit Editions

Arti i Luftes tek romaket, Sharl Monteskje

Titulli: Arti i Luftës tek romakëtOrigjinali: Considèrations sur les causes de la grandeur des romains et de leur dècadenceGjinia: FilozofiAutori: Sharl MonteskjeShqipëroi: Qemal VelijaShtëpia botuese: Zenit EditionsViti: 2010Fq. 64Pesha: 0.06 kgISBN: 978-9928-4005-4-3
300 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001917

Botuesi: Zenit Editions

Arti i Luftes, Carl von Clausewitz

Titulli: Arti i LuftësOrigjinali: Vom kriegeGjinia: FilozofiAutori: Carl von ClausewitzShqipëroi: Armand DedejShtëpia botuese: Zenit EditionsViti: 2010Fq. 98Pesha: 0.09 kgISBN: 978-9928-4005-5-0
240 Lekë
More
Ka mbaruar