• Ka mbaruar
Mjerimi i historicizmit, Karl Popper
  • Mjerimi i historicizmit, Karl Popper

Mjerimi i historicizmit, Karl Popper

SKU001281
Onufri

Karl Popperi e freskoi mendimin filozofik. Risia e ideve që hodhi në qarkullim ai është jashtë çdo dyshimi. Ato prekën çështje kardinale, prishën qetësinë e doktrinave hijerënda, që ushtronin një ndikim jo të vogël dhe me pasoja të dëmshme. 

6,25 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Mjerimi i historicizmit
Origjinali: The poverty of histocism
Gjinia: Filozofi
Autori: Karl Popper
Shqipëroi: Aleko Minga
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2003
Fq. 160
Pesha: 0.213 kg
ISBN: 978-99927-53-47-1

Koment nga përkthyesi

Mjerimi i historicizmit, sigurisht, nuk është kryevepra e Karl Popper – it. Sidoqoftë ajo mbetet një vepër përfaqësuese e mendimit popperian dhe e stilit të papërsëritshëm të arsyetimeve të tij. Libri ka një vëllim të vogël; mëgjithatë, në ato pak faqe të tij shpalosen mjeshtërisht qëndrimet e Popperit si studiues.

Një lexues serioz, i vëmendshëm dhe disi i familjarizuar me problematikën filozofike e veçanërisht metodologjike, jo vetëm krijon një përfytyrim të përafërt pak a shumë autentik për personalitetin e autorit, por nuk i shpëton dot ngasjes për të njohur edhe vepra të tjera të tij. Karl Popperi e freskoi mendimin filozofik.

Risia e ideve që hodhi në qarkullim ai është jashtë çdo dyshimi. Ato prekën çështje kardinale, prishën qetësinë e doktrinave hijerënda, që ushtronin një ndikim jo të vogël dhe me pasoja të dëmshme. Popperi përpunoi dhe përsosi një sistem argumentesh të mprehta dhe të goditura, i cili me konsekuencën e vet i mbërthen teoritë false në darën e hekurt të logjikës. Kjo ndjehet më së miri edhe te Mjerimi i historicizmit.

Nuk është vendi këtu dhe as është e arsyeshme të nënvizonim disa prej tyre. Megjithëkëtë nuk mund të mos e zëmë në gojë atë "kod" të paqortueshëm etik, të cilit i përmbahet Popperi në polemikën intelektuale. Në çdo fjali a formulim të Popperit pulson një arsyetim i hollë dhe shumë i zhdërvjellët, të cilin përkthyesi e ka të vështirë ta transmetojë.

Në qoftë se guxova të përkthej Mjerimin e historicizmit, për këtë ka pak "faj" edhe Popperi ose, më saktë, metoda e provave dhe e gabimeve që ai e ka për zemër. Dikush duhet të provojë dhe natyrisht të gabojë. Këto gabime duhen përgjuar me kujdes për të parë ku kemi lajthitur me qëllim që të tjerët të mos i përsëritin ato dhe të na japin kryeveprat e Popperit në shqipërime gjithnjë e më dinjitoze.

Shqipja i ka të gjitha vetitë për t'i dhënë me tërë pasurinë e ngjyresave veprat më madhore të mendimit shkencor e filozofik.

Mbi autorin

Karl Popperi u lind në Vjenë në vitin 1902. Formimin e vet e kreu në Universitetin e Vjenës, në të cilin mori edhe gradën shkencore të Doktorit në vitin 1928. Një vit përpara se Hitleri të pushtonte Austrinë, Popperi u largua nga Vjena për të marrë përsipër një detyrë në Universitetin e Kristçërçit (Christchurch) të Zelandës së Re. Por një njeri si Popperi nuk mund të humbiste i përthithur në një periferi të largët për veprimtarinë e ethshme kërkimore e shkencore.

Më 1946, Shkolla e Ekonomisë e Londrës, që i përket yllësisë së institucioneve mësimore – shkencore më të famshme dhe më me prestigj të botës, e thirri në gjirin e vet dhe i besoi vendin e Profesorit të Logjikës dhe Metodës Shkencore. Popperi me veprimtarinë e tij të shquar u bë pa mëdyshje autoriteti më i madh për metodologjinë e shkencës, fushë në të cilën dha një ndihmesë të tillë që është tepër e vështirë t'ia përvijosh caqet, aq e gjerë dhe e pafund është ajo.

Akademitë më të njohura në botë si Shoqëria Mbretërore e Anglisë, Akademia Britanike, Akademia Amerikane e Arteve dhe e Shkencave dhe një numër akademish të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare e patën për nder ta kishin Karl Popperin anëtar të vetin. Më 1972 atij iu dha një titull fisnikërie dhe dhjetë vjet më vonë u ngrit në rangun e Shoqëruesit të Nderit. U shua fizikisht më 1995 në moshën 93 vjeçare.

Thuhet, dhe jo pa arsye, se racën e dijetarëve universalë e zhduku diferencimi i madh i shkencave të kohës sonë. Përmendim disa emra tepër të rralë si "ekzemplarë" të fundit të kësaj race. Popperi, po të përdorim një term shumë të parapëlqyer të tij, ishte një "përgënjeshtrim" i këtij pohimi.

Formimi i tij bazë ishte matematik dhe që këtej u shtri në tërë spektrin e shkencave fundamentale natyrore dhe më posaçërisht në fizikë. Interesimi i Popperit për shkencat shoqërore është i mëvonshëm, por njohja e tyre prej tij ishte aq e thelluar saqë e renditi ndër specialistët më të spikatur të harkut të së ashtuquajturës kulturë humanitare. Puna e Popperit ka qenë themelvënëse në shkencat natyrore, por një reputacion të ngjashëm ka kontributi i tij i rëndësishëm në lëmin e teorisë politike dhe të sociologjisë.

Trashëgimi i vyer që la Popperi do të jetë me siguri objekt analizash të imta të studiuesve dhe të duhet një kohë e gjatë që ai të ndriçohet në aspektet e tij të panumërta. Lufta për njohjen e botës dhe të vetvetes është mbase aventura më e madhe shpirtërore e njerëzimit. Kuptohet sa tërheqëse në të gjitha kohët ka qenë për mendjet më të ndritura zbërthimi i mekanizmit të kësaj aventura të madhërishme.

Çdo nivel i ri i arritur prej dijes njerëzore krijon një pikë më të lartë soditëse, nga e cila shihet një pamje me horizonte shumë më të shtrira. Në qoftë se përparimi i dijes në rrafshin logjistik e lehtëson studiuesin sepse i ofron një pozitë soditëse më të privilegjuar se ajo që patën pararendësit e tij, një dialektikë e pamëshirshme, ia rrit eksponencialisht vështirësinë e studimit në rrafshin strategjik.

Kjo do të mpinte edhe mendjen me guximin më të krisur ngaqë një sipërmarrje e tillë mund të krahasohet me atë që populli ynë e ka skalitur në theniën "t'i futesh detit me këmbë". Sfidën e pranoi Popperi dhe tani që hedhim sytë pas dhe shohim veprën që kreu, na duket se ishte fat që një punë si kjo e mori përsipër një mendje aq e fuqishme, por edhe origjinale. Fjalën "fat" na e shtiu ndër mend Njutoni, i cili thoshte se pati fat që botën e soditi mbi supe gjigandësh. Një "sup" i tillë është vepra e Popperi.

Detajet e librit
SKU001281

Referencat specifike

isbn
9789992753471
ean13
9789992753471
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pema

Mbi kohën e lirë, Mbi dorën hyjnore, Seneka

Përbërja e veprës është e vështirë për t’u përcaktuar. Pas një hyrjeje që i thur lavde menjëherë kohës së lirë (I, 1-3), e pastaj ia jep fjalën Serenusit i cili tronditet që po e sheh mjeshtrin e vet “duke u dorëzuar” (I, 4-5), vjen divisio (II), ku Seneka pohon se nuk po i tradhton aspak stoikët dhe paraqet “dy palët”: nga njëra anë, do të vërtetojë se...
7,29 
More

Botuesi: ISP & DITA 2000

Personae Seksuale, Camila Paglia

Personæ Seksuale ndërtohet mbi pikëpamjen se qytetërimi perëndimor është shfaqja e frikës së mashkullit nga femra në letërsi, art, politikë, fe dhe institucione. Paglia vëren se besimet më të lashta në perëndim lidheshin me kultin e tokës-mëmë, pra femrës; ndaj mashkulli kthehet për t'u mbrojtur drejt qiellit, drejt Apollonit, dhe realizohet si projeksion...
12,49 
More

Referenca: SKU001067

Botuesi: Dituria

Gjuha e harruar, Erich Fromm

Autori na propozon një eksplorim në historinë e interpretimit të ëndrrave dhe të miteve në veprën e Frojdit e të Jungut, të shqyrtuara në pikat e tyre të takimit e të kundërshtisë. Të gjithë ne shohim ëndrra, por nuk i kuptojmë ato.
5,21 
More

Pandemic, Covid 19 shakes the world, Slavoj Zizek

We live in a moment when the greatest act of love is to stay distant from the object of your affection. When governments renowned for ruthless cuts in public spending can suddenly conjure up trillions. When toilet paper becomes a commodity as precious as diamonds.
20,30 
More

Botuesi: Dukagjini

Truri i fëmijës, Daniel J.Siegel, Tina Payne Bryson

"Truri i sipërm”, i cili merr vendime dhe vlerëson emocionet, është në ndërtim e sipër deri në mesin e të njëzetave. Dhe veçanërisht të  fëmijët e vegjël, truri i djathtë dhe emocionet e tij priren të sundojnë mbi logjikën e trurit të majtë. Nuk është e çuditshme që fëmijët të shpërthejnë me inat, të grinden ose të rrinë buzëvarur në heshtje.
15,62 
More

Botuesi: Plejad

Njeriu njëdimensional, Herbert Marcuse

"Njeriu njëdimensional" u kritikua ashpër nga marksistët ortodoksë dhe teoricienët e angazhimeve të ndryshme politike dhe teorike. Prandaj ajo u bë vepra standarde për lëvizjen e fuqishme studentore të fundit të viteve 1960 në SHBA dhe në RFGJ.
7,29 
More

Referenca: SKU001426

Botuesi: LIRA

Perandoria e së Keqes kundër Djallit të Madh, Claude Liauzu

Ky libër analizon marrëdhëniet ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes. Libri nis me ngjarjen famëkeqe të 11 shtatorit dhe pasojat e tij në mendësinë e intelektualëve dhe tërë shoqërisë perëndimore. Aurorët shpjegojnë rrënjët e konflikteve ndërmjet dy kulturave: perëndimore dhe asaj islame dhe mënyrën si e shohin njëra-tjetrën pas 11 shtatorit.
12,49 
More

Botuesi: Te tjere

Tema të filozofisë të së drejtës, Raffaele De Giorgi

Pas botimit në shqip të "Teoria e shoqërisë" (Niklas Luhmann, Raffaele De Giorgi), ky libër sjell një vështrim depërtues mbi çështje të mëdha të së tashmes, vrojtime që copëzojnë domethënien e përgjithshme, duke shtruar një sërë pyetjesh: A është e mundur të përshkruhet kompleksiteti i shoqërisë moderne?
8,33 
More

Botuesi: Pema

Arti i luftës, Sun Tzu

Arti i luftës përbën librin më të mirë dhe më të shquar të strategjisë ushtarake të të gjitha kohërave. Libër që i kishte shërbyer si burim frymëzimi për bëmat e mëtejshme ushtarake të Napoleon Bonapartit, si inspirim dhe shembull edhe vetë Nikola Makiavelit, si yll polar Mao Ce Dunit dhe shumë e shumë figurave të tjera të rëndësishme përgjatë historisë.
7,29 
More

Botuesi: Papirus

Shoqëria Piramidale, Artan Fuga

- Nëse do t’u përmbahemi përcaktimeve të Aristotelit, shoqëria shqiptare sot është më shumë demokraci, tirani apo oligarki? - Pse shoqëria shqiptare e shekullit XXI është në transformim nga modeli i shoqërisë periferike në atë piramidale? Kur ndodhi saktësisht ky transformim?
12,49 
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2664

Botuesi: Plejad

Mendime për historinë dhe politikën, Karl Popper

"Demokraci" në sensin e "sundimit të popullit" nuk ka patur pothuajse kurrë dhe nëse ekzistoi ndonjëherë, ajo qe një diktaturë e papërgjegjshme e arbitraritetit. Një qeveri mund dhe duhet të jetë përgjegjëse kundrejt popullit. Një sundim i popullit nuk mundet ta bëjë këtë dhe është i papërgjegjshëm.
7,29 
More