Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Refleksione, Montesquieu
  • Refleksione, Montesquieu

Refleksione, Montesquieu

Zenit Editions

Tre fletore të trasha, të cilat mund të emërtohen me titullin e shkruar në krye të së parës: "Disa refleksione apo mendime të shkëputura që nuk i kam përfshirë në veprat e mia", ishin ndër letrat e pabotuara të Monteskjesë, të cilat, me vdekjen e tij, në vitin 1755, i kaluan si trashëgim të birit Zhan-Baptist.

16,05 CHF
14,45 CHF Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli:  Refleksione
Original: Cahiers
Kategoria: Filozofi
Autori: Montesquieu
Perktheu: Qemal Velija
Botues: Zenit
Viti: 2023
Fq. 242
Pesha: 0.380 kg
ISBN: 978-9928-293-46-6
Ky libër është në gjuhën shqipe


Mbi librin


Tre fletore të trasha, të cilat mund të emërtohen me titullin e shkruar në krye të së parës: "Disa refleksione apo mendime të shkëputura që nuk i kam përfshirë në veprat e mia", ishin ndër letrat e pabotuara të Monteskjesë, të cilat, me vdekjen e tij, në vitin 1755, i kaluan si trashëgim të birit Zhan-Baptist.

Prej këtyre, disa u bënë të njohura mjaft shpejt (ndoshta në vitin 1759), përmes një transkriptimi me ngut dhe jo besnik të jezuitit piemontez Xhuzepe Ceruti, dhe u rishtypën disa herë; por një botim që të ofronte garancitë e vërtetësisë askush nuk e kishte ndërmend: i biri i Monteskjesë, i përthithur tërësisht në kërkimet e tij mbi shkencën natyrore dhe agronominë, e duke u druajtur se njohja e veprave të paplota mund t’i sillte dëm famës së àtit të tij, la të kalonin pothuaj tridhjetë vite përpara se të nxirrte në dritë rrëfimin e papërfunduar "Arsaku dhe Izmenia", dhe as nuk e shtroi çështjen nëse do t’i botonte apo jo shkrimet fragmentare.

Është e njohur se asokohe, skicës apo hedhjes së lëndës në dorë të parë të shkrimtarëve të mëdhenj, nuk i mvishej ajo rëndësi që u shfaq më pas prej romantizmit, dhe që ka ardhur gjithnjë në rritje; megjithatë, në vitin 1766 baroni Holbah i ankohej Aleksandër Verit për këtë shpërfillje, e cila atij i dukej se merrte shkas prej xhelozisë.

Erdhi Revolucioni francez, dhe në janarin e vitit 1794 Zhan Baptisti, àti i një të mërguari, qe burgosur dhe pasuritë e tij qenë vënë nën sekuestro; e, ndonëse ishte liruar pas më pak se një muaji dhe iu rikthyen pasuritë para fundit të vitit, ai mendoi menjëherë të fshehë letrat e të atit pranë një miku, që t’i ruante ato për të birin, i cili sipas ligjit ishte i përjashtuar, si i mërguar, prej trashëgimisë.

Kur Zhan-Baptisti kishte ndërruar jetë më 1795, gjurmët e dorëshkrimeve, të cilat pak kush i kishte parë, por ekzistenca e të cilave njihej tashmë, dukej se kishin humbur: botuesit parizienë Plassan, Règent-Bernard dhe Grégoire, të cilët po nisnin asokohe një përmbledhje të Veprave të Monteskjesë, u rrekën që të gjenin së paku diçka të pabotuar; por u detyruan të mjaftohen që të riprodhonin me saktësi më të madhe “Mendimet” e botuara prej Cerutit.

Letrat e çmuara, duke përfshirë tre fletoret e Refleksioneve, ishin në duart e një fqinji të feudit të Monteskjesë, Joakim Laîné, ministri i ardhshëm i Luigjit XVIII, i cili sigurisht ia dorëzoi ato të birit të Zhan-Baptistit, Sharl-Luis, kur ky, në fundin e vitit 1801, u kthye në Francë, edhe pse për një kohë të shkurtër.

Detajet e librit
Zenit Editions
9789928293466
9789928293466
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001259

Botuesi: Te tjere

Frika prej dijes, Paul Boghossian

"Frika prej dijes" ka fituar një Choice Award si libri më i mirë akademik i vitit 2006. Boghossian demonstron qartë se skepticizmi dhe mohimi relativist i së vërtetës objektive dhe dijes është i pakuptimtë, se filozofia ofron një logjikë të shëndoshë kundër pretendimit relativist që dija e arsyeja janë të bazuara në kulturat përkatëse apo që ato janë...
4,82 CHF 5,35 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: IDK

Apologjia e një matematikani, Godrey H. Hardy

"Apologjia e një matematikani" e shkruar nga G. H. Hardi, një ndër matematikanët më të shquar të shek. XX, është parashtrim emocionues i raportit të një shkencëtari të madh me disiplinën së cilës i kushtoi tërë jetën e vet.
5,78 CHF 6,42 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2575

Botuesi: Te tjere

Te jesh shkrimtar ne...

Në këtë vëllim janë përmbledhur ese nga Edmond Tupja, Milan Rakovac, Ardian Marashi, Alek Popov, Flutura Açka, Iolanda Malamen, Ermir Nika, Rudolf Marku, Arian Leka, Tom Sleigh, Vladimir Arsenijević, Mira Meksi, Francis Chenot, Tanja Bakić dhe Esad Babaćić.
4,72 CHF 5,24 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: 2963

Botuesi: Te tjere

Jam Evropë, Enis Sulstarova

Ideja e Evropës është artikuluar brenda ligjërimeve për identitetin kombëtar, duke qenë në shumicën e rasteve një simbol i fuqishëm i orvatjeve për konstituimin dhe modernizimin e shoqërive kombëtare. Në debatet politike kombëtare, "Evropa" më shpesh haset si një përmasë e identitetit kombëtar sesa një projekt për kapërcimin e tij.
6,16 CHF 6,85 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Vetja dhe tjetri, Vincent Descombes

Në këtë vepër, Descombes risjell në vëmendje temat dhe autorët kryesorë të filozofisë së shek. XX (që nga Sartre e Merleau – Ponty, deri te Althusser, Deleuze, Foucault, Lyotard e të tjerë), duke risjellë një pjesë të kontekstit historiko – politik të periudhës që mbulon, si dhe duke zhvilluar një "diskutim filozofik" mbi këto tema dhe autorë.
7,70 CHF 8,56 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2734

Botuesi: Onufri

Mesimet e mia, Jacques Lacan

Metoda e Lacan – it është që të niset nga çfarë dihet nga të gjithë. Pastaj, si pa e kuptuar, me shkathtësi, si duke luajtur, ai na shpalos para syve një ujëvarë konceptesh të habitshme: një mendim që nuk e mendon veten; një të pavetëdijshme që është gjuhë; një gjuhë që rri "në tru, si pezhizhkë merimange", një seksualitet që "hap një vrimë tek e vërteta".
4,82 CHF 5,35 CHF
More
Ka mbaruar