Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Doktrina Shok, Naomi Klein
  • Doktrina Shok, Naomi Klein

Doktrina Shok, Naomi Klein

OMBRA GVG

Libri "Doktrina Shok" është një sipërmarrje masive e kurajoze, që shpreh kritikën pasionante të Naomi Klein ndaj dhunës që shoqëron imperializmin ekonomik amerikan. Kritikë kjo, që jo vetëm konsiderohet e nevojshme, por është tepër urgjente.

2 000 Lekë
1 800 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Doktrina Shok, lartësimi i kapitalizmit të shkatërrimit (kopertinë e trashë)
Origjinali: The Shock Doctrine: The Rise of Disaster Capitalism
Gjinia: Ekonomi
Autori: Naomi Klein
Shqipëroi: Luan Kola
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2015
Fq. 684
Pesha: 1.201 kg.
ISBN: 978-9928-06-109-6

Komente mbi librin

"Libri "Doktrina Shok" është një sipërmarrje masive e kurajoze, që shpreh kritikën pasionante të Naomi Klein ndaj dhunës që shoqëron imperializmin ekonomik amerikan. Kritikë kjo, që jo vetëm konsiderohet e nevojshme, por është tepër urgjente."

Eric Klinenberg, "BookForum"

"Vepra e Klein po taton pulsin e gjeneratës sonë dhe ka gjasa të çjerrë maskën e rrezikut që ekziston në të ardhmen që na pret pas periudhës së Bushit junior."

Julie Wheelwright, "The Independent [UK]"

"Një stil tejet pasionant i të shkruarit, me përmasa gjigante infor-macioni, me ide kontraverse të mahnitshme dhe njëkohësisht të frikshme si një ferr."

John Le Carre

"Në këtë terren gjithnjë në rrëshqitje e rrokullisje drejt greminës së Revolucionit Ekonomik të "Tregjeve të Lira" të Milton Fridmanit, Alternativa Historike e Naomi Klein na paraqitet si një kundërshti e atij miti të krijuar, realizuar nëpërmjet një lëvizjeje triumfuese madhështore dhe paqësore.

Që nga Kili i vitit 1973 e deri në Irak, madje edhe më gjerë, Klein na tregon sesi doktrina e Fridmanit dhe e pasuesve të tij ka shkaktuar goditje shokuese të tmerrshme, të shoqëruara me violenca, me qëllim implementimin e politikave të tyre radikale.

Ka qenë tejet i saktë John Grey në shkrimin e tij në 'The Guardian', kur ka konkluduar: 'Kemi shumë pak libra të tillë, që na ndihmojnë për të kuptuar kohërat e shkuara dhe të tashmen. Doktrina Shok është njëri nga këto libra të pakët. Një stil i frikshëm dhe një ndërthurje brilante... Klein na shfaqet më së miri si një mjeshtër i madh i narrativës së kohës sonë."

William S. Kowinski, "San Francisco Chronicle"

"Naomi Klein me këtë libër radhitet në traditën më të mirë të I.F.Stone dhe Apton Sincler. Ajo është një analiste që gërmon aty ku të tjerët shikojnë anën sipërfaqësore, pa u thelluar. Unë e dua dhe e vlerësoj punën e saj, dhe si një burrë i shekullit XX unë e përshëndes punën e një gruaje që i përket shekullit XXI."

Studs Terkel

"Një studim bindës i skutave të errëta të kapitalizmit të sotëm... Nga epoka postkomuniste e Rusisë dhe Polonisë, në epokën e postaparteidit në Afrikën e Jugut, ku aspiratat demokratike të njerëzve të çliruar ishin shkatërruar nga "Djemtë e Çikagos", shpesh herë në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore."

Stephen Amidon, "Nju Jork Tajms"

Mbi autoren

Naomi Klein është autore e shquar librash dhe skenarësh të filmave, si dhe fituese e shumë çmimeve në gazetari. Ajo është mjaft e njohur për veprimtarinë intensive letrare, artistike, publicistike dhe shoqërore për afro tre dekada.

Libri i saj i parë, bestselleri ndërkombëtar "No logo" (Pa simbole) është përkthyer në 28 gjuhë dhe është quajtur "Bibla e lëvizjes" nga gazeta "New York Times". Klein shkruan në rubrikën për sindikatat ndërkombëtare, në "The Nation" dhe "The Guardian", si dhe ka shkruar në "Harper's Magazine", duke raportuar nga Iraku gjatë luftës atje.

Klein është dalluar për kritikat e saj rreth luftës së SHBA – ve në Irak, si dhe për kriticizmin e argumentuar ndaj politikave të shtetit të Izraelit. Ajo është një aktiviste e shquar e Lëvizjes Ambientaliste lidhur me ndryshimet e klimës globale, si dhe aktiviste në lëvizje të tjera sociale, siç janë ato të Okupimit të "Wall Sreet".

Detajet e librit
9789928061096
9789928061096
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pema

Fjalimet TED, Chris Anderson

Ky libër është jo vetëm më i ploti në fushën e të folurit në publik, por edhe i shkëlqyer në perceptimin e mënyrës se si duhet të komunikojmë dhe të paraqitemi. Nëse keni planifikuar të artikuloni edhe një fjalë të vetme me zë të lartë, ky është libër që duhet të lexoni. Libri më mbush me shpresën se fjalët munden, në ditët tona, të ndryshojnë botën.
990 Lekë 1 100 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

E ardhmja e kapitalizmit, Paul Collier

Populistët i shmangen madje edhe analizës rudimentare të një ideologjie, duke u hedhur drejtpërsëdrejti në zgjidhje, që për dy minuta të duken të vërteta. Prandaj strategjia e tyre është që, nëpërmjet një kaleidoskopi argëtimesh t’ua heqin vëmendjen votuesve, për të mos i lënë të mendojnë thellë.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: CUNEOS

Kushtetuta e lirisë, F. A. Hayek

Një nga filozofët më të rëndësishëm të ekonomisë, me këtë libër kontribuoi në valën e madhe të liberalizmit ekonomik të njohur si epoka Thatcher-Reagan dhe që duket se përfundoi me kolapsin financiar të vitit 2008. 
1 170 Lekë 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Titanic

Baba i pasur, Babai i varfër, vol.1, Robert T. Kiyosaki, Sharon Lehter

"Babai i pasur, babai i varfër" do :-t'ua rrënojë mitin se keni nevojë për të ardhura më të mëdha për t'u bërë të pasur, ta sfidojë besimin se shtëpia juaj është burim financiar, t'u tregojë prindërve pse ata nuk mund të mbështeten në sistemin shkollor për t'i mësuar fëmijët e tyre për paratë, t'u mësojë si t'i definoni burimet dhe shpenzimet financiare,...
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001541

Botuesi: Papirus

Historia e mendimit ekonomik, Henri Denis

Mund të thuhet, me sa duket, se ekonomia politike është vërtet një shkencë si të tjerat. Duke u lidhur me interpretimin e fakteve njerëzore, ajo ka një pavarësi të plotë nga sistemet filozofike, e cila është ambicja (mbase e tepruar) e shkencave ekzakte.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: OMBRA GVG

Doktrina Shok, Naomi Klein

Libri "Doktrina Shok" është një sipërmarrje masive e kurajoze, që shpreh kritikën pasionante të Naomi Klein ndaj dhunës që shoqëron imperializmin ekonomik amerikan. Kritikë kjo, që jo vetëm konsiderohet e nevojshme, por është tepër urgjente.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ka mbaruar