Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Manifest për lumturinë, Stefano Bartolini
  • Manifest për lumturinë, Stefano Bartolini

Manifest për lumturinë, Stefano Bartolini

Te tjere

Në këtë libër unë mbështes tezën se nuk ekziston një kapitalizëm i vetëm, por një sërë kapitalizmash, disa prej të cilëve u bëjnë mjaft keq relacioneve dhe mirëqenies së njerëzve, kurse të tjerë funksionojnë goxha mirë, po qe se i nënshtrohen rishikimit dhe kontrollit të vazhdueshëm.

138,00 SEK
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Manifest për lumturinë, Si të kalohet nga shoqëria e kamjes në atë të mirëqenies (kopertinë e trashë)
Origjinali: Manifesto per la felicitá, come passare dalla societá del ben – avere a quella del ben - essere
Gjinia: Ekonomi, shkenca sociale
Autori: Stefano Bartolini
Shqipëroi: Elia Botka
Shtëpia botuese: Botime Përpjekja
Viti: 2014
Fq. 326
Pesha: 0.495 kg
ISBN: 978-99956-78-63-0

Koment nga autori

Në këtë libër unë mbështes tezën se nuk ekziston një kapitalizëm i vetëm, por një sërë kapitalizmash, disa prej të cilëve u bëjnë mjaft keq relacioneve dhe mirëqenies së njerëzve, kurse të tjerë funksionojnë goxha mirë, po qe se i nënshtrohen rishikimit dhe kontrollit të vazhdueshëm.

Gjatë një udhëtimi që kam bërë në Shqipëri, kam takuar njerëz të mrekullueshëm, të gjendur, të sjellshëm, kureshtarë, me ndjenjë humori, të drejtpërdrejtë dhe të ndjeshëm (empatikë) më shumë sesa në vende të tjera ballkanike dhe të Europës Lindore.

Por kam parë edhe se cili është problemi aktual i këtij vendi. Shqiptarët nuk besojnë se aksioni kolektiv është i mundshëm, madje as se është i nevojshëm. Pasqyrimi më evident është brutaliteti i agresionit ndërtimor ndaj territorit.

Pasi mbaroi komunizmi, njerëzve iu tha se, më në fund, ata do të ishin vetë përgjegjës për fatet e tyre ekonomike individuale. Por harruan t'u thoshin se duhet të ishin përgjegjës edhe për ato kolektive, për të mirën e përbashkët. Mungesa e këtij ndërgjegjësimi më është dukur veçanërisht e mprehtë në Shqipëri, në krahasim me vendet e tjera ish – socialiste.

Mbi autorin

Stefano Bartolini jep ekonomi politike dhe sociale në Universitetin e Sienas. Është autori artikujsh të shumtë të botuar në revistat më prestigjioze ndërkomëbtare. Libri i tij "Manifest për lumturinë" është botuar në Itali për herë të parë më 2010; ribotuar më 213 si dhe është botuar së fundi në Francë dhe në SHBA.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789995678630
ean13
9789995678630
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Utopia për realistët, Rutger Bregman

Progresi i vërtetë nis me diçka që as njohuria ekonomike nuk mund ta prodhojë: njohja e kuptimit se çfarë do të thotë të jetosh mirë. Ne duhet të bëjmë atë që shpallën përpara 100 vitesh mendimtarët e mëdhenj, si: John Stuart Mill, Bertrand Russell dhe John Maynard Keynes: "Vlerëso rezultatin mbi mjetet dhe zgjidh të mirën mbi të dobishmen."
138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Doktrina Shok, Naomi Klein

Libri "Doktrina Shok" është një sipërmarrje masive e kurajoze, që shpreh kritikën pasionante të Naomi Klein ndaj dhunës që shoqëron imperializmin ekonomik amerikan. Kritikë kjo, që jo vetëm konsiderohet e nevojshme, por është tepër urgjente.
172,50 SEK
More
Ka mbaruar

Kontabiliteti Financiar, Grup autoresh

 Përgjatë çdo kapitulli, materiali i librit është i integruar përreth fokusimit të një shoqërie të njohur, vendimeve të saj, si dhe pasqyrave të saj financiare. Kjo metodë krijon kushtet e përshtatshme për të diskutuar rëndësinë e kontabilitetit dhe mënyrën sesi e përdorin bizneset informacionin e kontabilitetit.
345,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Veprimi njerëzor, Ludwig von Mises

Veprimi njerëzor, një traktat mbi ekonominë është vepra madhore e Ludwig von Mises. Duke e konsideruar sistemin ekonomik si rezultat të veprave, veprimeve, zgjedhjeve, konkurrencës e shkëmbimit ndërnjerëzor, Mises – i i shpjegon fenomenet e ndërlikuar të tregut.
57,50 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001672

Botuesi: UET Press

Hyrje ne biznes, Gaspar, Bierman, Kolari, Hise, Smith, Arreola-R

Hapja e dyerve ndaj botës së biznesit përmban shumë sfida, si për pedagogët,ashtu dhe për studentët. Qëllimi i këtij teksti është të sigurojë çelësin e suksesit që do të çojë në një përvojë shpërblyese edukative dhe do të krijojë mjedisin e duhur për të bërë karrierë në biznes.
172,50 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000990

Botuesi: Dituria

Makroekonomia, Rudiger Dornbusch, Stanley Fisher

Ky botim me autorë profesorë të njohur të Universitetit të Çikagos, studion sjelljen e ekonomisë si një e tërë, pra rritjet dhe rëniet ciklike të prodhimit, produktin total të të mirave e shërbimeve dhe rritjen e tij.
143,75 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2827

Botuesi: UET Press

Economicus, Tregjet financiare, nr. 5

Në mënyrë të veçantë revista "Economicus" synon krijimin e një forumi aktiv të mendimit ekonomik në Shqipëri, synon angazhimin më të gjerë e më konkret të gjithë komunitetit të ekonomistëve e financierëve shqiptarë në Shqipëri apo jashtë saj në trajtimin e problematikës së zhvillimit ekonomiko – social, financave publike dhe tregjeve financiare në...
57,50 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: UET Press

Kurthet e papunësisë, Kosta Barjaba

Libri "Kurthet e papunësisë" i studiuesit të njohur të çështjeve sociale Kosta Barjaba vjen në një moment kur në Shqipëri, por dhe në botë, diskutimet, analizat, propozimet dhe zgjidhjet për çështjen e punësimit dhe papunësisë janë në fokus më shumë se kurrë.
103,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Mbi marrëdhëniet ekonomiko – tregtare, eksport – importin dhe bilancin valutor të Shqipërisë, Eqrem Beci

Punimi që po i paraqitet lexuesit është një përpjekje serioze për të dhënë në mënyrë të përmbledhur, nëpërmjet dokumenteve, shifrave dhe fakteve, një pamje të përgjithshme të ecurisë dhe marrëdhënieve ekonomiko – tregtare, eksport – importin dhe bilancin valutor të Shqipërisë për periudhën 1945 – 1990.
115,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001705

Botuesi: OMBRA GVG

Iluzionet Monetare, Adrian Civici

Isaac Newton, mbasi kishte humbur gjithë kursimet e tij si pasojë e shpërthimit të flluskës financiare të vitit 1720 deklaronte me dëshpërim se "unë mund të parashikoj lëvizjen e trupave qiellorë, por jo çmendurinë e njerëzve".
172,50 SEK
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001117

Botuesi: Botimet Dudaj

Zhvillimi si liri, Amartya Sen

Sen propozon një teori të zhvillimit ekonomik global, që është e fuqishme, madhështore, dhe në të njëjtën kohë shumë e thjeshtë... Një punim frymëzues i njërit prej mjeshtërve të mëdhenj të shkencave shoqërore.
92,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU002009

Botuesi: Papirus

Ekonomia ne shekullin XXI, Pierre Calame

Si do të mundet njerëzimi në kushtet e globalizmit të pajtojë nevojat ekonomike me faktin e pashmangshëm se burimet natyrore janë të kufizuara? Kjo është pyetja që Pierre Calame shtron në këtë vepër.
138,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2485

Botuesi: IDK

E nxehte, e rrafshet dhe e mbipopulluar, Thomas Friedman

Bazuar në një punë kërkimore të hollësishme, godet vazhdimisht në shenjë. Përmban mjaft fakte tepër të rëndësishme... por, ç'është më e rëndësishmja merret me çështjen më të rëndësishme të kohës sonë.
115,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: IDK

Triumfi i parasë, Niall Ferguson

Një libër mjaft aktual për çastin që po kalon sot bota. Niall Ferguson na tregon se si në të vërtetë historia e financës qëndron në sfond të gjithë historisë së njerëzimit. Që nga Babilonia e Lashtë, te dinastia e bankierëve që hodhi themelet e Rilindjes Italiane, tek flluska e tregut të obligacioneve që shkaktoi Revolucioni Francez.
138,00 SEK
More
Ka mbaruar