Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • I ri
Elena e di, Claudia Piñeiro
  • Elena e di, Claudia Piñeiro

Elena e di, Claudia Piñeiro

Botimet Dudaj

Në një rrëfim shumë të arrirë, Claudia Piñeiro zbulon me një ndjeshmëri të fortë përditshmërinë e një gruaje me Parkinson, mes mijëra pengesash që duhet të kapërcejë, vështirësive të shkaktuara nga “mosbindja” e këmbëve për të lëvizur...

1 000 Lekë
900 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Elena e di

Origjinali: Elena sabe

Autori: Claudia Piñeiro

Shqipëroi: Agim Doksani

Kategoria: Roman

Botues: Dudaj

Specifikimi: Kapakë të hollë

Viti i botimit: 2025

Pesha: 0.23 kg

Faqe: 180

Përmasat: 14x22

ISBN: 9789994307531

Ky libër është në gjuhën shqipe

Kategoritë: 1. Letërsia botërore 2. Letërsia latinoamerikane 3. Roman 4. Claudia Piñero 5. Agim Doksani

Mbi librin

Në romanin e saj "Elena e di", autorja e njohur argjentinase Claudia Piñeiro përshkruan me mjeshtëri të rrallë historinë e një gruaje, Elenës, e cila niset në kërkim të së vërtetës mbi  vdekjen e vajzës së vet Rita. Pasi trupi i saj gjendet i varur në kambanoren e një kishe që frekuentonte, hetimet zyrtare mbi incidentin mbyllen shpejt. Nëna e saj, e sëmurë nga Parkinsoni, është e vetmja që mbetet e vendosur për të gjetur fajtorin. Duke rrëfyer një udhëtim të vështirë nëpër periferitë e Buenos Airesit, në kërkim të një gruaje tjetër, Isabelës, e cila, siç mendon Elena, i ka një borxh të vjetër mirënjohjeje dhe përmes një bisede zbuluese mes të dyjave, dalin sekretet e personazheve  dhe anët e fshehta të autoritarizmit dhe hipokrizisë në shoqërinë tonë. 

Në një rrëfim shumë të arrirë, Claudia Piñeiro zbulon me një ndjeshmëri të fortë përditshmërinë e një gruaje me Parkinson, mes mijëra pengesash që duhet të kapërcejë, vështirësive të shkaktuara nga “mosbindja” e këmbëve për të lëvizur, duke i dhënë një thellësi pafund personazhit stoik të Elenës, e cila nuk  dorëzohet kurrë. Elena e di është një reflektim i fuqishëm mbi sëmundjen, përkujdesin, trupin, besimin dhe lirinë personale – sidomos të grave. 

“Në pamje të parë duket sikur ky është një thriller rreth një protagonisteje të vetme. Por në të vërtetë trajton mprehtësht marrëdhëniet nënë-bijë, poshtërimin nga  burrokracia, barrën e përkujdesjes për një person me aftësi të kufizuara dhe imponimet e dogmave fetare mbi gratë.” 

Kathleen Rooney, New York Times

Nga e njëjta autore: "Vejushat e së enjtes". 

Detajet e librit
9789994307531
9789994307531
1 produkt tjetër në të njëjtën kategori:

Referenca: 9789994302314

Botuesi: Botimet Dudaj

Vejushat e së enjtes, Claudia Piñeiro

Pastaj janë Tanoja dhe Tereza Skalja, ai gjithnjë fitues në tenis, ajo kultivuese e jashtëzakonshme fidanësh, lehet artistike të së cilës janë më të kërkuarat në komunitet. Shumë familje, secila me veset e veta private dhe virtytet publike, por të gjitha të bashkuara nga një dëshirë e egër: të ndajnë një stil jetese të lartë dhe kurrë të rëndomtë, dhe...
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje