Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,77 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
11,66 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,10 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Kancelarja, Kati Marton
  • Kancelarja, Kati Marton

Kancelarja, Kati Marton

Një histori intime dhe e thellë e ngrites së jashtëzakonshme dhe shkëlqimit politik të gruas më të fuqishme -dhe të pa arritshme - në botë.

22,20 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kancelarja
Origjinali: The Chancellor
Kategoria:Biografi
Autori: Kati Marton
Perktheu: Arian Starova
Botues: AIIS
Viti: 2022
Fq: 389
Pesha: 0.550 kg
ISBN: 978-9928-195-42-5
Ky libër është në gjuhën shqipe


Mbi librin

Një histori intime dhe e thellë e ngrites së jashtëzakonshme dhe shkëlqimit politik të gruas më të fuqishme -dhe të pa arritshme - në botë.

Angela Merkel ka qënë gjithmonë një e huaj. Një bijë pastori, e rritur në Gjermaninë Lindore, të kontrolluar nga sovjetikët, ajo i kaloi të njëzetat si një studiuese në shkencën e kimisë, për të hyrë në politikë vetëm pas rënies së Murit të Berlinit. Dhe megjithatë, brënda pesëmbëdhjetë vitësh, ajo u bë kancelare e Gjermanisë dhe ,shpejt, udhëheqësja jozyrtare e Perëndimit.

Autorja e vlerësuar Kati Marton tregon misterin e kësaj ngjitjeje të pamundur. Me qasjen më të pashëmbullt në rrethin e brëndshëm të kancelares dhe me një grumbull dëshmish të nxjerra në pah, vetëm kohët e fundit, ajo tregoi gjeninë e veçantë politike që është edhe sekreti i suksesit të Merkelit. Asnjë udhëheqës tjetër modern nuk ka treguar kaq aftësi për t’u përballur me agresionin e autoritarizmit ;për të miratuar politika sociale të guximshme dhe për të bashkuar me qetësi një kontinent të tërë - - në një kohë kur vendet po ndahen gjithmonë e më tepër. Përsëri dhe përsëri, Merkel manovroi me zgjuarsi me udhëheqës të tillë si Putin e Trump dhe maturoi në mënyrë të habitshme marrëdhëniet e vështira me aleatë të tillë si Obama dhe Macron.

E përmendur për privatësinë e vet, gruaja që shfaqet në faqet e këtij libri përbën një model për këdo që është i interesuar për të fituar e mbajtur pushtetin, duke qëndruar, në të njëjtën kohë, edhe besnik ndaj bindjeve morale personale. Njëherësh një biografi politike tërheqëse, një portret njerëzor intim dhe një vështrim zbulues për udhëheqjen e sukseshme në veprim libri “Kancelarja” nxjerr në dritë një nga gratë më të jashtëzakonshme të kohës sonë.ë kohës sonë

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928195425
ean13
9789928195425
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Shkretëtira e Tartarëve, Dino Buzzati

Shkretëtira e Tartareve, botuar për herë të parë në vitin 1940, është një roman monumental letërsisë italiane, me ngjarje intensive dhe sureale, dhe renditet në listën e nëqind romaneve më të bukura, të shekullit të 20 të.
11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Gjinj dhe vezë, Mieko Kawakami

Historia e tre grave, shkruar nga një shkrimtare që vlerësohet prej Haruki Murakami-t si romancierja bashkëkohore më e rëndësishme e Japonisë, FITUESE E ÇMIMIT AKUTAGAWA.
16,65 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Putzi - Pianisti i Hitlerit, Thomas Snégaroff

Tregtar arti në Nju Jorkun bohemian të viteve 1910, muzikant kur mundej, Ernst Hanfeshtengel u bë dhjetë vjet më vonë njeri i afërt dhe pianist i Hitlerit. Ky burrë ekstravagant që ngjalli xhelozinë e nazistëve, ishte magjepsur nga shefi i tyre të cilit i fali para, familje dhe meloditë e Vagnerit ditë e natë.
11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Unë jam e tradhtuara (Historia e Dorës), Iva Musaraj

Unë jam gjithçka e njëkohësisht nuk jam asgjë. Nuk jam e lumtur. Në këtë botë anoreksikësh dhe bulimikësh, unë nuk e gjej dot veten. Në këtë botë të mbushur me veshje lëkure, stringa e tanga, silikon, selfie, instagram, unë nuk kam asgjë. Në këtë botë ku bukuria vlen më shumë se inteligjenca dhe në këtë botë ku bëhet garë për veshje dhe dukje, unë jam një...
7,77 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Burri pa cilësi, Robert Musil

Vetëm se mungon gjithçka dhe asgjë; sikur të kishe pasur një ndryshim gjaku apo ajri, një sëmundje e mistershme ka kapërdirë farën e gjenialitetit të kohëve të shkuara, por gjithçka vezullon të renë, dhe në fund nuk dihet më, nëse bota është e përkeqësuar vërtet, apo thjesht jemi plakur ne. Vetëm atëherë fillon realisht një epokë e re.
22,20 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Heshturazi, dashuri, Elisa Shua Dusapin

“Heshturazi, dashuri” rrëfen për dy jetë krejtësisht të ndryshme, që cekin njëra-tjetrën dhe, për pak kohë, ndajnë bashkë një pjesëz udhe.
8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Muza

Fuqia e zemrës, Baptist de Pape

Që nga fillimi i historisë, mjeshtërit e mëdhenj të traditave shpirtërore botërore e kanë përshkruar zemrën si një burim mirëkuptimi dhe fuqie të vërtetë. Tani, në librin     Fuqia e zemrës, me ndihmën e liderëve shpirtërorë më të rëndësishëm të aktualitetit, do të zbulosh si të lidhesh me potencialin tënd maksimal.
13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Mbi budallallëkun, Robert Musil

Ç’është në të vërtetë budallallëku? ...s’duhet të lë pa e vënë në dukje që unë si shkrimtar ka kohë tashmë që e njoh budallallëkun mjaft mirë, bile mund të them me gojën plot se në shumë raste kam pasur edhe marrëdhënie kolegjiale me të.  
4,44 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Sekreti i Parisit, Natasha Lester

"Sekreti i Parisit" është një histori zemërthyese, ngjarjet e të cilit zhvillohen në Parisin e luftës dhe të modës së lartë, në Angli dhe në Australi. Një sagë tronditëse dashurie, dhe mistere të mëdha përfshin "Sekreti i Parisit". I ndërtuar në dy periudha kohore të ndryshme, ky roman zbulon një sekret të madh të personazheve të jashtëzakonshëm, ngjarje...
16,65 
More
Në gjendje