Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,93 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
10,41 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Hakmarrja e faljes, Eric-Emmanuel Schmitt
  • Hakmarrja e faljes, Eric-Emmanuel Schmitt

Hakmarrja e faljes, Eric-Emmanuel Schmitt

Toena

Mes luftës dhe paqes, dy motra binjake por krejtësisht të kundërta, kanë një marrëdhënie dashuri-urrejtje që zgjat gjithë jetën. Xhelozia apo toleranca, hakmarrja apo falja, cila do të fitojë në fund?

10,41 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Hakmarrja e faljes
Origjinali: La vengeance du pardon
Gjinia: Tregime dhe novela
Autori: Eric-Emmanuel Schmitt
Shqipëroi: Blerta Hyska
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2022
Fq. 312
Pesha: 0.384 kg
ISBN: 978-9928-348-66-1
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Në këtë vepër janë 4 tregime që flasin mbi dashurinë, hakmarrjen dhe faljen. Mes luftës dhe paqes, dy motra binjake por krejtësisht të kundërta, kanë një marrëdhënie dashuri-urrejtje që zgjat gjithë jetën. Xhelozia apo toleranca, hakmarrja apo falja, cila do të fitojë në fund? Ngjarja zhvillohet në një shtëpi të largët në Alpe, ku niveli i jetesës është i lartë. Një burrë hedonist dhe pa ndjenja abuzon me një vajzë të dashur, naive dhe i merr fëmijën.

Çfarë mësimi humanizmi mund të nxirret nga një melodramë kaq tragjike? Askush nuk e kupton qëndrimin e Marie Marinier: një grua, vajza e vetme e dashur e së cilës vritet nga një psikopat, i cili dënohet për përdhunimin dhe vrasjen e pesëmbëdhjetë grave. Megjithatë ajo e viziton rregullisht vrasësin në burg, arrin të ndërtojë një komunikim me të dhe përpiqet ta nxjerrë nga izolimi. Pse duhet t’i bëjë këto gjëra, ndërsa e përçmon atë? Një burrë i fortë, introvert zbutet përmes një vajze të vogël, ndërsa ata zhyten në leximin e “Le Petit Prince”. Ai gjithashtu mëson të jetojë dhe të dashurojë. Më pas, një ditë, mësohet se ai ishte ndoshta piloti i avionit që rrëzoi aeroplanin e Saint Exupéry-t.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928348661
ean13
9789928348661
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pema

Prejardhja e llojeve, Charles Darwin

Një nga librat më të debatuar në histori, "Prejardhja e llojeve" nga Çarlz Darvini rivjen në këtë botim të ri duke risjellë afër lexuesve një vepër thelbësore të shkencës.
15,62 
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Biblioteka futuriste, Arben Dedja

Ky libër i disatë i Arben Dedjes (që rreket gjithmonë – nuk e dimë se me sa sukses – të mos bëhet i mërzitshëm) i referohet pritshmërisë: është cit vetëm me tekste për t’u përdorur si të pasme kopertinash librash imagjinarë, që mbase nuk do të shkruhen kurrë – bile më e mundshme është të mos shkruhen kurrë – po ku i dihet?
8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Drita e largët, Antonio Moresco

Pipi, emri me të cilin thirret Purity Tyler, një vajzë e re në krye të të njëzetave të saj, punon si shitëse telefonash dhe po përpiqet fort që të paguajë kredinë e majme që ka marrë për të kryer studimet e saj universitare. Ajo ka përplasje të shpeshta me të ëmën, Penelopën, e cila ia mban larg së bijës së shkuarën prej fëmije...
8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Në mbretërinë e së vërtetës, Klajdi Thaçi

Të kërkosh të vërtetën në Absurd nuk është fare punë e lehtë. Milordi dhe Eleonor, megjithatë, vendosin të guxojnë dhe të mos i ndalin përpjekjet për të shpjeguar dukuritë e jetës dhe për ta zhveshur atë sadopak prej mistereve.
8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Përdhunimi një histori dashurie, Joyce Carol Oates

Gratë u druhen burrave. Jo të gjithëve, jo gjithmonë, por ato e dinë se burrat janë të aftë të përziejnë seksin me dhunën. Ndonjëherë burrat bëjnë atë që gratë rrallë e bëjnë, nëse e bëjnë përdhunojnë.
10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Heshtja e ultësirave, Gerald Murnane

Thellësisht misterioz, por bazuar në detaje të prekshme, përditshme, është mrekulli alkimike, që kthen vizionin në rrëfim kulluar. Romani 'Ultësirat mahnitëse e letërsisë që shkruhet sot kudo, çdo gjuhë.
9,37 
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Çudia në mendjen time, Orhan Pamuk

Kush vendos për dashurinë dhe ndjenjat tona: ajo çfarë dëshirojmë ne apo ajo që fati na ka caktuar? A e përcaktojnë zgjedhjet tona lumturinë që ëndërrojmë apo forca të tjera jashtë nesh na e diktojnë atë, edhe fatin tonë?
20,82 
More
Në gjendje

Botuesi: Berk

Ditare: 1914-1920, Shuk Gurakuqi

Ditaret e Shuk Gurakuqit mbase nuk janë histori në kuptimin e një doracaku orientues, ama kanë një vlerë historike të pamohueshme, pasi autori i tyre ka fiksuar en détail skena të jetës së përditshme të Shkodrës së para një shekulli. "Ashtu si Mnemosine (kujtesa) i paraprin Klios, muzës së historisë, edhe këto ditare i shërbejnë historishkrimit dhe...
10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Puthja e Amazonës, Mira Meksi

Një thriller fantastik ku bashkohet e shenjta e tatuazhit të Alefit dhe brirëve të demit të Kretës, magjia e një varëseje kamé të stërlashtë me kumte pellazge, mugujt e mitologjisë greke dhe tmerri i pandemisë Covid-19 – gjithçka për të zbuluar përjetësinë e thelbit të ekzistencës njerëzore, nga pena mjeshtërore e autores së romanit të suksesshëm “Kutia e...
9,37 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Burri pa cilësi, Robert Musil

Vetëm se mungon gjithçka dhe asgjë; sikur të kishe pasur një ndryshim gjaku apo ajri, një sëmundje e mistershme ka kapërdirë farën e gjenialitetit të kohëve të shkuara, por gjithçka vezullon të renë, dhe në fund nuk dihet më, nëse bota është e përkeqësuar vërtet, apo thjesht jemi plakur ne. Vetëm atëherë fillon realisht një epokë e re.
20,82 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Living

Vajza e re, Daniel Silva

Mbushur me humor të zi, kthesa të papritura, komplote dhe me personazhe që të mbeten gjatë në kujtesë, libri “Vajza e re” është një triller emocionues dhe një analizë e sofistikuar e aleancave politike dhe rivaliteteve të fuqive të mëdha, në një botë të rrezikshme.
14,57 
More
Në gjendje