Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,93 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
10,41 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Kujtimet e nje gazetari, Dr. Zoi Xoxa
  • Kujtimet e nje gazetari, Dr. Zoi Xoxa

Kujtimet e nje gazetari, Dr. Zoi Xoxa

SKU000450
TitulliKujtimet e një gazetariAutoriDr. Zoi XoxaShtëpia botuese55, 2007F. 314Pesha: 0.49 Kg.Mbi librin Në fillim të "Kujtimeve të një gazetari", autori shkruan: "Sot jam 65 vjeç dhe, po e lashë p&

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 9,86  Up to 29,57 
9,98 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi
TitulliKujtimet e një gazetariAutoriDr. Zoi XoxaShtëpia botuese55, 2007F. 314Pesha: 0.49 Kg.Mbi librin Në fillim të "Kujtimeve të një gazetari", autori shkruan: "Sot jam 65 vjeç dhe, po e lashë për më vonë, ose nuk do të jem në gjendje fizike dhe mendore, ose nuk do të jem fare në këtë botë". Ndërsa në hyrjen e librit Kostaq Xoxa nënvizon se "Zoi ishte liberal". "Me mua fliste hapur,dhe interpretimin e vërtetë të ngjarjeve e kam përmbledhur në një mori skedash 'deshifrimi'. Si të thuash, Kujtimet janë shkruar me gjuhën e Ezopit. Është pak: janë shkruar në kod". Ky libër e pati fillesën në vitin 1967: Gjashtëmbëdhjetë vite më parë (në shkurtin e vitit 1951), ndodhi ngjarja tragjike e ekzekutimit pa gjyq (ose me një gjyq 'përligjës' të mëpasëm, pas ekzekutimeve), të 22 intelektualëve të pafajshëm: një masakër, si pasojë e asaj që u quajt "Bomba në ambasadën sovjetike", me mjaft pika misteri, të pazbardhura ende deri sot."Zoi Xoxa ndodhej në Kavajë dhe u arrestua atje për ta bërë hetuesinë në Durrës", vijon Xoxa. Ngjarja e kësaj masakre në Tiranë, në vorbullën e së cilës u përfshinë persona që s'kishin të bënin aspak me 'Bombën', tronditi jo vetëm opinionin publik shqiptar.Gjatë diktaturës……nuk shkroi asnjë rresht në organet e shtypit. Në këtë kohë punoi për një kohë thuajse 20-vjeçare për një Fjalor frazeologjik dygjuhësh, të cilin studiuesi Jup Kastrati e ka përcaktuar, në një revistë gjuhësore, si fjalorin më të madh të këtij lloji në Shqipëri. Ka lënë si dorëshkrim edhe një Fjalor të vogël të gjuhës arbëreshe. Disa përkthime librash të A. Manxonit, të V.Durantit, të V. Hygoit ruhen në arkivin e familjes. Ka bashkëpunuar me përkthyes të talentuar për bashkëpunim, në përkthime (natyrisht pa emrin e tij) të disa librave të Zh. Vernit, për biografinë e Volterit, për përkthime skenarësh të operave. Disa libra letrarë ia ka dhënë ndonjë plagjiari, profan në letërsi, por që ka marrë, megjithatë, tituj honorifikë në atë kohë të mbrapshtë. Familja ruan një "Ditar", në dorëshkrim.Në shkurt të vitit 1951, u arrestua në Kavajë, ku ishte shpërngulur nga Tirana. Kjo ndodhi me rastin e së ashtuquajturës "bombë në ambasadën Sovjetike". U lirua si i pafajshëm, pas 9 muaj hetimesh. Pavarësisht se "i pafajshëm", bëri disa kohë në kampin e Bedenit (Kavajë), në sajë të një "mobilizimi" vendor, kur ishte me banim në Fier. Vdiq në qershor të vitit 1987. 
Detajet e librit
SKU000450
0
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001223

Botuesi: OMBRA GVG

Burrat e vërtetë nuk thonë kurrë më fal, Jim Belushi

Fëmija i tretë i katër fëmijëve, ai u rrit në Wheaton, Illinois. Ishte një mësues ai që vërejti tek Xhimi aftësitë improvizuese dhe më pas u bë pjesë e klubit të dramës në shkollë. Në 1979-ën Garry Marshall pa Xhimin duke interpretuar për "Second City" dhe bëri të mundur që Belushi të shkojë në Hollivud dhe të interpretojë në filmin "Who's watching the...
8,33 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2083

Botuesi: Helga's Secrets

Mein Kampf (Lufta ime), vol. 1, Adolf Hitler

Kemi dëgjuar sugjerime që këtij libri duhet t'i vendosim ngado shënime ku të kundërshtojmë idetë e autorit. Kjo do të dukej një shaka nga ato që i ndodhnin dikur shtëpisë botuese "8 Nëndori" para viteve 90'. Shoqëria e hapur nuk njeh asnjë kufi censure. Nëse diksush ka ide të ndryshme nga ky libër, natyrisht që ka të drejtë t
12,49 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000356

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Histori kurrë e shkrueme, At Zef Pllumi

Të botuara veçmas ose në organe si revista "Hylli i Dritës", gazeta "55" etj., të pesë "veprat" e kësaj përmbledhjeje të re, - Historia kurrë e shkrueme, Franceskanët e mëdhaj, Ut heri dicebamus, Frati i pashallarëve Bushatli dhe Njerz fisnikë, - vijnë tani jo thjesht të puqura në këtë botim.
20,82 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Niçe, Stephan Zweig

"O vetmi! Ti, atdheu im, vetmi". Nga bota e akullt e qetësisë vjen kënga e mërzisë. Zarathustra këndon këngën e mbrëmjes, këngën e natës së fundit, këngën për kthimin e përhershëm. Vetmia!
6,25 
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Hakmarrja, Tom Bower

Të çoroditur nga publiciteti i shkëlqyer i Saseksëve, pak e kuptojnë Megan Markëllin e vërtetë. Çfarë e pret atë më pas? Dhe çfarë ka ndodhur me familjen në të cilën ajo u martua? A mund ta rikthejnë Uindsorët reputacionin e tyre?
13,53 
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Mari - Antuaneta, Stefan Cvajg

Biografinë e librit të tij për Mari - Antuanetën, i cila u kurorëzua mbretëreshë e Francës në moshën 15-vjeçare, Stefan Cvajgu e bazoi në dokumentet e korrespondencës së Mari-Antuanetës me nënën e saj.
12,49 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000068

Botuesi: Botimet Dudaj

Udhëheqja, Rudolph W. Giuliani

Duke shkruar me një stil familjar, me të folurën troç të një njujorkezi mbrujtur nga pasioni i tij për idetë, Rudolf Xhuliani tregon në librin "Udhëheqja" se si aftësitë drejtuese, që ka ndjekur mund të zbatohen me sukses nga çdokush që synon të bëjë diçka.
10,41 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Dostojevski, Stephan Zweig

Të flasësh për Fjodor Mihajlloviç Dostojevskin për rëndësinë që ai ka për botën tonë të brendshme me fjalë të denja e të përshtatshme për të, është një punë e vështirë dhe me shumë përgjegjësi sepse gjerësia dhe fuqia e këtij njeriu të papërsëritshëm kërkon njësi të reja matëse.
7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Volter, Andre Maurois

Ai ka qenë mrekullisht i gjallë dhe njerëzit, të cilët i tremben më shumë mërzitjes se shqetësimeve, u janë mirënjohës atyre që i bëjnë të jetojnë me një ritëm më të shpejtë dhe më të fortë.
5,21 
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Zgjedhja, Edith Eger

Në vitin 1944, gjashtëmbëdhjetëvjeçaren Edith Eger e dërgojnë në Aushvitz. Natën e parë e detyrojnë të kërcejë për të famshmin Josef Mengele, njohur ndryshe si “Engjëlli i vdekjes”. Më pas, shqetësimi kryesor është mbijetesa.
14,57 
More
Në gjendje