Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Kujtimet e Kazanovës, vol. 1, Jacque Casanova de Seingalt
  • Kujtimet e Kazanovës, vol. 1, Jacque Casanova de Seingalt

Kujtimet e Kazanovës, vol. 1, Jacque Casanova de Seingalt

Helga's Secrets

Tani mosha m'i ka qetësuar pasionet duke i bërë ato të flashkëta e të pafuqishme, por zemra nuk më është plakur ende dhe kujtesa e ka ruajtur të gjithë freskinë e rinisë. Dhe duke mos i quajtur këto lloj punësh vogëlsira e gjepura, e vetmja keqardhje imja, i dashur lexues, lind nga fakti se nuk kam më fuqi ta vë në jetë, deri në ditën që do të vdes, atë që ka qenë puna kryesore e jetës sime.

11,10 GBP
9,99 GBP Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Kujtimet e Kazanovës, vëllimi i parë
Origjinali: The memoiris of Jacque Casanova de Seingalt
Gjinia: Kujtime
Autori:Jacque Casanova de Seingalt
Shqipëroi: Nikolla Langore
Shtëpia botuese: Helga's Secrets
Viti: 2014
Fq. 768
Pesha: 0.649 kg
ISBN: 978-9928-09-023-2

Koment nga Alfred Cako

Kazanova, i lindur si Giacomo Giralomo Casanova, më vonë i vetëquajtur si Jacque Casanova de Seingalt ka qenë një udhëtar aventurier dhe shkrimtar i shquar italian nga Republika e Venecies. Libri i tij "Kujtimet e Kazanovës" është një autobiografi e padyshimtë e tij, vepër e cila është parë si një nga burimet e vërteta të normave zakonore dhe jetës shoqërore europiano – perëndimore përgjatë shekullit të XVIII.

Kjo është periudha e humanizmit evropian si dhe periudha e ngjizjes së ngjarjeve të mëdha, siç ishte Revolucioni Borgjez Francez, në të cilën edhe Kazanova me rrethin e tij – si një frimason i lozhave të Lionit dhe si një rosikrucian – kishte dhënë padyshim kontributin e vet, së bashku me njerëzit e shquar të letrave dhe miqtë e tij frimasonë si B. Franklin, alkimistë e shkrimtarë të shquar si Count de Saint – Germain, Volterin, d'Alembertin dhe Jean Jacque Rousseau.

Kazanova ka qenë gjithashtu mik me Gëten dhe Mozartin. Ai ka takuar Xhorxhin lll të Anglisë, Luigjin XV, Frederikun e Madh të Prusisë, Katerinën e Madhe të Rusisë, Papa Klementin XIII si dhe ishte anëtar i Urdhrit Papal "Èperon d'or". Gjatë Luftës 7 vjeçare kundër Prusisë, Kazanova përfitoi shuma të mëdha financiare nga disa veprime me tregun e Bursës në Amsterdam, e si pasojë hapi një fabrikë tekstili.

Femrat që punonin në këtë fabrikë tekstili ishin si një harem për Kazanovën, deri sa ai falimentoi dhe u shkatërrua nga borxhet. Vitet e fundit të jetës, Kazanova i kaloi në Bohemi (Çeki) si një bibliotekar në shtëpinë Waldstein, ku ndërroi edhe jetë më 1798 në moshën 73 vjeçare, një vit pasi ishte prishur Republika e Venecies nga Napoleoni. Pikërisht, për shkak të mërzisë në tre vitet e fundit në Bohemi, Kazanova filloi të shkruante "Kujtimet", këtë margaritar të rrallë në periudhën e humanizmit.

Fragmente nga libri

Tani mosha m'i ka qetësuar pasionet duke i bërë ato të flashkëta e të pafuqishme, por zemra nuk më është plakur ende dhe kujtesa e ka ruajtur të gjithë freskinë e rinisë. Dhe duke mos i quajtur këto lloj punësh vogëlsira e gjepura, e vetmja keqardhje imja, i dashur lexues, lind nga fakti se nuk kam më fuqi ta vë në jetë, deri në ditën që do të vdes, atë që ka qenë puna kryesore e jetës sime.

Dashuria është një ndjenjë që nuk mund të shpjegohet! Është Zoti i të gjithë natyrës! Është një ndjenjë e hidhur dhe e ëmbël njëkohësisht! Dashuria! Një përbindësh i bukur që është e pamundur ta kuptojmë! Zot, që në mes të gjithë gjembave që na shpojnë e na shkaktojnë dhembje, ti shtron kaq shumë trëndafila në rrugën ku ecim, dhe pa të cilën ekzistenca dhe vdekja nuk do të kishin më dallime e do të ishin një!

Pashë një plakë të rrudhur e të rrëgjuar, tualeti i së cilës më habiti po aq sa edhe ajo vetë. Përkundër rrudhave, fytyrën e kishte bërë të bardhë e të kuqe me anë të pudrës, dhe vetullat ia detyronin ngjyrën e zezë bojës së Indisë.

Jashtë fustanit i dukej gjysma e gjoksit të lëshuar e të shëmtuar dhe nuk kishte asnjë dyshim se dhëmbët i kishte të vënë. Kishte vënë një parukë që i rrinte shumë keq dhe që linte të dukeshin ca fije floku të thinjur që i kishin mbijetuar kohës. Duart që i dridheshin e bënë të dridhej edhe dorën time kur e takova.

Binte erë parfumi që njëzet metra larg dhe sjellja e saj e shtirë më bëri për të qeshur e më neveriti njëkohësisht. Fustani i saj mund të kishte qenë në modë njëzet vjet më parë. Po e shikoja me tmerr rrënimin e një fytyre që, përpara se koha e pamëshirshme ta shkatërronte kishte qenë e bukur, por ajo që më zbaviti ishte paturpësia me të cilën kjo monstër e njerëzimit e tharë nga vitet luftonte ende me ndihmën e bukurisë së saj të perënduar.

Kristina ishte vërtet e çiltër, por kjo çiltërsi nuk buronte nga mendja, por vetëm nga zemra e saj. Çiltërsia e mendjes nuk është veçse budallallëk, kurse ajo e zemrës është vetëm padije dhe pafajësi. Kjo e fundit është një cilësi që vazhdon të ekzistojë edhe kur shkaku që e lind atë pushon së ekzistuari.

Kjo vajzë e re, pothuaj fëmijë nga natyra, ishte e thjeshtë për nga sjellja, por e këndshme në një mijë gjëra të vogla që nuk mund të përshkruhen. Ishte e çiltër se nuk dinte që fshehja e disa ndjenjave përbën një prej rregullave të suksesit dhe, duke qenë se mendimet e saj ishin të pastra, ajo ishte më e fortë se ai turpi i shtirë e ajo thjeshtësia e rremë që e bën çiltërsinë e gënjeshtërt të skuqet nga një fjalë a nga një lëvizje e thënë a e bërë shpesh pa ndonjë qëllim të keq.

Pa dyshim që do të vijë një kohë kur shoqëria, duke qenë më e përndritur e për pasojë edhe më e arsyeshme, do ta pranojë se ndjenjat fisnike, nderi dhe heroizmi mund të gjenden te të gjitha shtresat po aq sa edhe te një klasë, gjaku i së cilës nuk është mbajtur përherë i panjollosur nga martesat me klasa të ulëta.

Detajet e librit
Helga's Secrets
9789928090232
9789928090232
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Argeta LMG

Jeta ime, L. D. Trockij

"Jeta ime" e Trockit, vëllimi i të cilit po i jepet sot lexuesit shqiptar, përmban veprimtarinë e Trockit prej fillimit të vitit 1917 e deri në fund të jetës së tij. Pa dyshim, kjo është edhe pjesa më interesante dhe më përfaqësuese e jetës së tij.
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Jeto për ta treguar, Gabriel Garcia Marquez

Në këtë vëllim të parë të trilogjisë së planifikuar, Gabriel García Márquez, nis të tregojë historinë e jetës së tij. Jeto për ta treguar, përfshin jetën e Márquez, nga lindja në vitin 1927, te fillimi i karrierës si shkrimtar, e më pas në vitet 50', kur i propozoi gruas e cila do të bëhej bashkëshortja e tij.
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Në gjendje

Kush ishte Esat Pashë Toptani, Xhemal Kusi

Një liber ku ndërthuren kujtimet e një personi i cili ka njohur drejtpërdrejtë ose indirekt protagonistët e kohës, me analizën dhe kritikën historiografike. Intelektual është ai që guxon dhe Xhemal Kusi ka guxuar të thotë të vërtetën pas dy burgimesh dhe në një gjendje të vështirë shëndetësore, ekonomike dhe familjare.
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Adrenalina, Zlatan Ibrahimovic

Në ekuilibër të vazhdueshëm, me Adrenalinë dhe Balance, shpaloset një rrëfim me zemër të hapur dhe anekdota, ku edhe frika gjen hapësirë në thellësinë e këtij kampioni të padiskutueshëm, bashkë me ëmbëlsinë dhe brishtësinë, ndjenjat që i shtohen forcës, vendosmërisë dhe kurajës, që e ngritën djaloshin e Rosengorit në majën e botës, nga ku tani na flet për...
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000883

Botuesi: Onufri

Deri ne oren e fundit, Traudl Junge

Shkrimet e Traudl Junge, që u përkasin viteve 1947-1948, përbëjnë kujtime subjektive dhe këtu janë dhënë në versionin origjinal. Në bashkëpunim me zonjën Junge, teksti është ndryshuar shumë pak, aty ku shiheshin dobësitë, që i ka të vetat një dorëshkrim.
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001582

Botuesi: Skanderbeg Books

Rrëfim për dashurinë dhe errësirën, Amos Oz

"Rrëfim për dashurinë dhe errësirën" është një sagë familjare dhe një nga librat autobiografikë më të bukur të shkruar ndonjëherë në historinë e letërsisë. Është historia e një fëmije që rritet në një qytet të ndarë nga lufta, siç Jeruzalemi i mesit të shekullit të kaluar, në një apartament të ngushtë.
16,65 GBP 18,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Volter, Andre Maurois

Ai ka qenë mrekullisht i gjallë dhe njerëzit, të cilët i tremben më shumë mërzitjes se shqetësimeve, u janë mirënjohës atyre që i bëjnë të jetojnë me një ritëm më të shpejtë dhe më të fortë.
4,16 GBP 4,63 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

Tropikë të trishtë, Claude Levi-Strauss

Libër përmbi udhëtimin më fort sesa libër udhëtimi, Tropikë të trishtë është njëkohësisht edhe një autobiografi inte- lektuale, ku përveç dëshmive piktoreske nga jeta e një shoqërie nga më primitivet e rruzullit, trajtohet raporti ndërmjet botës së vjetër e botës së re, vendi i njeriut në natyrë, kuptimi i zhvillimit dhe i qytetërimit njerëzor.
3,75 GBP 4,16 GBP
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Helga's Secrets

Kujtimet e Kazanovës, vol. 2, Jacque Casanova de Seingalt

Unë i këshilloj të gjithë të rinjtë prej familjesh fisnike të cilët synojnë të bëjnë udhëtime që të bëhen frimasonë. Por, njëkohësisht do t'i këshilloja ata që të jenë të kujdesshëm kur të zgjedhin lozhën, se ndonëse shoqëria e keqe nuk mund të ketë asnjë ndikim ndërsa janë brenda lozhës, kandidati duhet të ruhet nga njohjet e papërshtatshme.
8,66 GBP 9,62 GBP
More
Ka mbaruar