Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Rrugëtimi im, Pashk Përvathi
  • Rrugëtimi im, Pashk Përvathi

Rrugëtimi im, Pashk Përvathi

Toena

Në rrugën për t’u ngjitur jam rrëzuar disa herë, por nuk jam dorëzuar. Kjo ngjitje ka qenë e mundimshme, por drita, më në fund, është parë... Në këtë rrëfim të jetës sime, të hedhur në këtë libër, mos prisni penën e shkrimtarit. Unë nuk di të shkruaj si ata. Madje, as pretendimin nuk e kam të tillë, sepse për mua kjo është e pamundur. Por një gjë di t’jua them me siguri, jeta ime në këtë libër është ashtu siç ajo ka rrjedhur në të vërtetë, e pasajuar dhe pa truke.

18,50 GBP
16,65 GBP Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli:Rrugëtimi im
Original:Rrugëtimi im
Kategoria:Biografi
Autori:Pashk Përvathi
Botues: Toena
Viti: 2023
Fq. 576
Pesha: 1.210 kg
ISBN: 978-9928-376-78-7
Ky libër është në gjuhën shqipe


Mbi librin

Dita për të shkruar kujtimet e mia më dukej gjithnjë e largët. Heraherës kam qenë dyshues nëse do të ndodhte ndonjëherë. Ndoshta sepse këtë punë e imagjinoja si profesion të shkrimtarëve. Ndoshta sepse mendoja që në Shqipëri ende nuk është bërë traditë që krijuesit figurativë të shkruajnë për veten e tyre. Gjatë viteve të studimeve në Akademinë e Arteve, fillova të mbaj shënime për ngjarje që përbënin rëndësi në jetën time, duke krijuar edhe një skedar të shkurtër për ngjarjet kryesore të kohës së kaluar. Në vitin 2011 kam qenë i ftuar në dy-tri televizione të rëndësishme të vendit për të folur për krijimtarinë time në tërësi.

Në këto biseda të gjata televizive e kam prekur edhe zanafillën e lindjes tek unë të pasionit për pikturën. Shumë miq të mi, kur u njohën me jetën time krijuese nëpërmjet këtyre emisioneve televizive, më shtynë më tej që këto kujtime t’i hidhja në letër. Por, thellë-thellë, e ndieja se një ditë do të ulesha dhe do ta prishja tabunë: do ta shkruaja vetë jetën time, me mbresat e kujtimet, ashtu siç i kam provuar vetë... Fundja, më mirë se unë nuk e njeh askush tjetër jetën time! Ajo është e pasur, por edhe e brishtë. Është jeta e një fëmije fshati që ka provuar gjithçka, vuajtje e hidhërime të shumta, por edhe gëzime, gjithashtu.

Në rrugën për t’u ngjitur jam rrëzuar disa herë, por nuk jam dorëzuar. Kjo ngjitje ka qenë e mundimshme, por drita, më në fund, është parë... Në këtë rrëfim të jetës sime, të hedhur në këtë libër, mos prisni penën e shkrimtarit. Unë nuk di të shkruaj si ata. Madje, as pretendimin nuk e kam të tillë, sepse për mua kjo është e pamundur. Por një gjë di t’jua them me siguri, jeta ime në këtë libër është ashtu siç ajo ka rrjedhur në të vërtetë, e pasajuar dhe pa truke. Të vërtetat e jetës sime krijuese dua t’i ndaj me Ju, miqtë e mi, me Ju artdashësit që e keni mbështetur veprën time dhe më keni dhënë forcë për të kërkuar më shumë. Ndoshta edhe të afërmit dhe vetë fëmijët e mi nesër do të më njohin pak më tepër. Prandaj desha të shkruaj dhe shkrova. Rrëfimi im është për të gjithë Ju.

Detajet e librit
9789928376787
9789928376787
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000860

Botuesi: IDK

Kujtime 1885-1925, Eqrem bej Vlora

Padyshim një zbulim! Një libër magjepsës! Një nga dëshmitë më interesante për këdo që dëshiron të njohë të shkuarën tonë, atë çka s'e gjen dot në librat e historisë. Që të ndihmon të kuptosh shumëçka sot në kundërshtitë e dritëhijeve të jetës shqiptare.
10,82 GBP 12,03 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Nocturn, Bamir Topi

Qëllimi për të sjellë përgjithësisht rrethana, ngjarje apo marrëdhënie, të cilat më kanë shoqëruar në angazhimin tim publik, kanë orientuar mendjen dhe penën pikërisht në momentet e spikatura, kur ngjarjet, ndonëse janë thënë, ato nuk janë rrëfyer plotësisht, ose akoma edhe më keq, ato shpesh janë deformuar apo shprehur vetëm nga ana e errët e historisë.
9,99 GBP 11,10 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pema

Historia ime, Edward Snowden

Historia ime është rrëfimi i jashtëzakonshëm i një të riu gjenial që u rrit në internet – i një njeriu që u bë spiun, denoncues publik dhe u arratis në ekzil, duke u kthyer në ndërgjegjen e internetit. Është shkruar me zgjuarsi, hir, pasion dhe një sinqeritet të palëkundur. 
11,66 GBP 12,95 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Drita brenda nesh, Michelle Obama

 Për mua, kjo është baza e çdo gjëje. Një dritë ushqen tjetrën. Një familje e fortë, u jep forcë të tjerave. Një komunitet i bashkuar mund të ndriçojë ata që ka përreth. Kjo është fuqia e dritës që mbartim.
14,15 GBP 15,73 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dritëro

Ky është Dritëroi im, Grup Autorësh

Shtatorin që erdhi nisa studimet me korrespodencë. Përvoja e hidhur e viteve të gjimnazit dhe gjithë ato vite më kishin dhënë mjaft mend për të vlerësuar mësimet. Librat e shkollës i merrja gjithnjë me vete gjatë udhëtimeve të shërbimit nëpër Shqipëri. 
14,99 GBP 16,65 GBP
More
Në gjendje