• Banner

Kujtime 1885-1925, Eqrem bej Vlora

Padyshim një zbulim! Një libër magjepsës! Një nga dëshmitë më interesante për këdo që dëshiron të njohë të shkuarën tonë, atë çka s'e gjen dot në librat e historisë. Që të ndihmon të kuptosh shumëçka sot në kundërshtitë e dritëhijeve të jetës shqiptare.

1 300 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kujtime 1885 – 1925
Origjinali: Lebenserinnerungen
Gjinia: Kujtime
Autori: Eqrem bej Vlora
Shqipëroi: Afrim Koçi
Shtëpia botuese: IDK
Viti: 2010
Fq. 620
Pesha: 0.885 kg.
ISBN: 978-99927-780-6-7 

Komente mbi librin

Padyshim një zbulim! Një libër magjepsës! Një nga dëshmitë më interesante për këdo që dëshiron të njohë të shkuarën tonë, atë çka s'e gjen dot në librat e historisë. Që të ndihmon të kuptosh shumëçka sot në kundërshtitë e dritëhijeve të jetës shqiptare. Një rrëfim ku ndjen drithërimat e jetës së trazuar të një njeriu që në muzg të tij, i syrgjynosur diku larg në mërgim të detyruar, i vihet punës për të ndërtuar copëza, tablo, fytyra, emocione, ngjarje të së shkuarës së tij.

Një vepër që do të hyjë në fondin e artë të letrave shqipe, duke shtuar aty diçka që na mungonte. Pinjolli i një prej familjeve të mëdha të Shqipërisë e të Perandorisë Osmane, kushëri i afërt i Ismail Qemalit, dëshmitar dhe protagonist i disa dekadave tepër të rëndësishme të historisë së Shqipërisë, një nga njerëzit më të kulturuar të kohës, me një ndjeshmëri që e bën të tingëllojë aq modern, Eqrem bej Vlora na ka dhënë një ndër dëshmitë më interesante e më të ndershme për një nga periudhat më të trazuara të historisë sonë.

Dëshmi dramatike të përmbysjes së madhe të një Perandorie, çka shënon fillimin e dhimbshëm e kaotik të transformimit të shqiptarëve dhe, njëkohësisht, të lindjes së Shqipërisë moderne. Dëshmi dramatike e shembjes së një bote të tërë, që merr me vete teposhtë ata që deri atëherë qëndronin në majat e hierarkisë së shoqërisë, duke "i humbur nën gërmadhat dhe nën pluhurin e marrëzisë së barazimtarisë", siç shprehet autori, që tek kupton pashmangshmërinë e ndryshimeve, i përjeton si një dramë personale.

Pra, një libër nga ata që s'ka nevojë për komente, që mjafton ta lexosh." Piro Misha "Burri që gjithnjë shprehej se nuk i pëlqente t'i rikthehej të kaluarës dhe se u besonte teorive se ajo gjithnjë mund të trazojë të tashmen, u ul të shkruante duke besuar se fijet e holla të kujtesës që ai e mendonte të dobët, do të zgjoheshin, për hir jo vetëm të historisë së jetës së tij, por të një historie që i kalonte përmasat e një historie vetjake, ku përmes përshkrimeve qoftë të ditëve të tij të para si foshnja e derës "Vlora", do të jepte gjendjen reale të familjeve të pasura shqiptare në ato vite, të atyre shtresave, për të cilat historia jonë ende nuk ka shkruar... "Dashuria për vendin nuk humbi, ajo vetëm sa ndryshoi trajtë".

Ky ishte i vetmi motiv që ia bëri më të lehtë jetën në vende të ndryshme të huaja, ndërsa vendi i tij ishte duke jetuar një nga periudhat më totalitare në Ballkan, atë komuniste. Pinjolli i një familjeje të njohur feudale shqiptare, Eqrem Bej Vlora, nuk mund të bënte gjë tjetër, vetëm të vazhdonte filozofinë me të cilën ishte mësuar ta shihte jetën deri në atë moshë, kur pushteti komunist e la jashtë hapësirës së tokës shqiptare, edhe pse e dinte që ato udhëtime drejt rrugëve të ngushta që të çojnë drejt Vlorës, vendit të tij të lindjes do të humbnin përjetësisht. Për vite me radhë do t'i shihte gjërat me syrin e dashurisë, asaj dashurie që shpesh e robëronte sa herë kthente sytë nga e kaluara, derisa një ditë do të çlirohej krejtësisht nga ajo. Dhe si të gjithë njerëzit që arrijnë të çlirohen nga sëmundja e dashurisë, ai do t'i shihte gjërat më kthjelltësisht dhe vetëm atëherë mund të provonte atë çfarë miqtë e tij ia kishin këshilluar gjithnjë të shkruante, kujtimet.

"Unë u zgjova nga ëndërrimet, mbase ca si vonë dhe zbrita në tokë: u çlirova nga dashuria ime e tepruar, por edhe nga urrejtja tjetërsuese kundrejt gjithçkaje dështake. Sot unë i kuptoj gjërat më mirë dhe gjykoj më drejt. Tani, mbase mund të shkruaj", rrëfen ai.

Alda Bardhyli

Fragment nga libri

U zgjova nga ëndërrimet, mase ca si vonë, dhe zbrita në tokë: u çlirova nga dashuria e tepruar, por edhe nga urrejtja tjetërsuese kundrejt gjithçkaje dështake. Sot unë i kuptoj gjërat më mirë dhe gjykoj më drejt. Tani, mbase edhe mund të shkruar.  

Detajet e librit
SKU000860
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001620

Botuesi: Toena

Kujtime, Ismail Qemali

U linda në muajin janar 1844 në Vlorë (ose Aulona), qytet shqiptar, ku shumë kohë më pas do të shpallja pavarësinë e atdheut tim. Im atë ishte Mahmud bej Vlora, kurse ime më, Hedie Hanëmi, nga Gjirokastra. Po vija në jetë pas epokës më të rëndësishme që Perandoria Osmane, ku bëntë pjesë edhe Shqipëria, kishte përshkuar në krejt historinë e saj.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2216

Botuesi: Onufri

Shkrime per historine e Shqiperise, Ali Kelcyra

Në Antologjinë historike që po i paraqitet lexuesit përfshihen materiale, të cilat i kushtohen historisë së periudhës 1912-1945, shkruar prej Ali Këlcyrës për RFE; të dhënat e periudhës 1944 - 1945 i kam hulumtuar në faqet e shtypit të refugjatëve politikë, pas vitit 1944, me autor Aliun; ndërsa lëndën që rrok lakun kohor 1925-1959 e kam qëmtuar ndër akiva.

Çmimi 2 500 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Naimi

Kisland, roman me fëmini, Ardian-Christian Kycyku

Një linjë më vete e romanit është përndjekja që Gined Enkelana ushtron ndaj Inës dhe ndaj paqartësive të vetvetes. Në fakt, njëherësh me vendosjen e së ashtuquajturës epokë moderne, racat e fuqishme dhe të lashta si ajo shqiptare hyjnë në një betejë të heshtur me veten ose më saktë: me kanosjen e vetëshkatërrimit.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botart

Im atë Pablo Eskobar, Huan Pablo Eskobar

Historitë familjare janë histori heshtjeje dhe vetëm rrjedha e kohës i jep hapësirë të vërtetës. Deri sot besonim se ishte thënë gjithçka për Pablo Eskobarin, një nga kriminelët më të egër të Amerikës Latine, por të gjitha kanë qenë versione të treguara nga jashtë dhe asnjëherë nga brenda intimitetit të vatrës familjare.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Rrugetimi i nje ambasadori ne Lindjen e Mesme, Dr. Faruk Borova

Edhe pse kanë kaluar mëse 20 vjet nga përfundimi i asaj detyre fisnike , ndërmori nismën të shkruajë një libër tjetër për atë rajon të Lindjes së Mesme, i cili i paraqitet tashmë lexuesit. Nxitje për këtë libër, u bënë ngjarjet tepër tragjike të Lindjes së Mesme në këto vitet e fundit, që pasuan ngjarjet e ashtuquajtura ‘’Pranvera Arabe’’.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Pleshti Jeta e Lionel Mesit, Gijem Balagè

Historia e Pleshtit është e jashëzakonshme. Është si një legjendë grerëzash. Mesi, me atë trup imcak, me ato këmbë të vogla, gjoksin e vogël, me gjithë ato probleme të rrijtjes, nuk mund të luante në futbollin modern muskuloz, të rënde tënde të fortë. Vetëm se Mesi nuk deshi t’ia dinte. Ndaj është dhe më i miri i të gjithëve.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000271

Botuesi: Botimet Dudaj

Detyre mbreterore, Paul Burrell

Ai ishte maxhordomi i preferuar që krijoi një marrëdhënie të rrallë me Mbretëreshën. Ishte kryeshërbëtori të cilin Princesha e Ueilzit e quante "shkëmbi im" dhe "i vetmi njeri të cilit mund t'i besoj". U akuzua për vjedhje dhe, pas ndërhyrjes shumë të rëndësishme të sovranes, u shpall i pafajshëm.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Jetët e artistëve, Giorgio Vasari

Vazari i shihte fillesat e shekullit XIII dhe XIV, të përfaqësuara nga Çimabue dhe Xhioto, si fëmijërinë e artit, e pasuar nga një energji rinore, e cila do të merrte trajtë në vepra të atilla si ato të Donatelos, Bruneleskit, Gibertit dhe Mazaçios, dhe më pas në periudhën e pjekurisë së përsosmërisë, e sunduar nga figurat titaneske të Leonardos, Rafaelos...

Çmimi 3 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.

Çmimi 1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Mitrush Kuteli

Me Mitrush Kutelin, Petraq Kolevica

Isha nja njëzet e tetë vjeç, ndërsa Mitrushi rreth të pesëdhjetë e pesave, kur po ngjiteshim nëpër rrugën "Katër Dëshmorët", për të shkuar te shtëpia e tij. Ishte një mbasdite fundvjeshte e vrenjtur dhe e ftohtë. Fjalët na ishin mbaruar.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botime Franceskane

Rrno vetëm për me tregue, botim i plotë, At Zef Pllumi

Ndryshe qëndrojnë punët në rastin e kujtimeve të At Zef Pllumit, këtij famullitari të thjeshtë të aksh famullie, i cili nuk pretendon as të "dëshmojë për historinë", as të rrëfejë heroizma revolucionesh me "na ishte një herë" e as të trillojë "vegime e mirazhe" të ndonjë Shqipërie joekzistuese...

Çmimi 2 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Të bëhesh, Michelle Obama

Kur ishte vetëm një vajzë e vogël, e gjithë bota e Michelle Robinson-it ishte e mbyllur brenda Anës Jugore të Çikagos, aty ku ajo dhe i vëllai, Craig-u, ndanin së bashku një dhomëz në apartamentin e vogël të familjes dhe luanin ekakusheka në park.

Çmimi 1 800 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)