Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Historia e masakrës së Nankinit, Zhang Xianwen, Zhang Lianhong, Wang Weixing
  • Historia e masakrës së Nankinit, Zhang Xianwen, Zhang Lianhong, Wang Weixing

Historia e masakrës së Nankinit, Zhang Xianwen, Zhang Lianhong, Wang Weixing

Dituria

Nga rënia e qytetit, mizoritë, përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të shpëtuar refugjatët e deri te gjyqet e kriminelëve të luftës, libri ofron një histori të plotë të masakrës nga këndvështrimi kinez, japonez e perëndimor.

1 250 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Historia e masakrës së Nankinit
Kategoria: Histori
Autori: Zhang Xianwen, Zhang Lianhong, Wang Weixing
Perktheu: Iljaz Spahiu
Botues: Dituria
Viti: 2023
Fq: 463
Pesha: 0.520 kg
Ky libër është në gjuhën shqipe



Mbi librin

Historia e Masakrës së Nankinit njihet si një nga faqet më të errëta në historinë botërore të shekullit XX.  Sidoqoftë, për arsye të ndryshme, kjo tragjedi historike mbeti relativisht e panjohur për publikun e gjerë në Perëndim deri më 1997, kur u botua libri popullor i Iris Chang-ut, "Përdhunimi i Nankinit: Holokausti i harruar i Luftës së Dytë Botërore". Qysh atëherë, kjo temë ka tërhequr më shumë vëmendje. Njëkohësisht, mohimi i vazhdueshëm i Masakrës nga studiuesit dhe politikanët japonezë të së djathtës, e bën këtë çështje jo thjesht një ngjarje historike, por edhe pjesë të diskursit politik, sidomos në shtetet e Azisë Lindore. 

Libri "Histori e Masakrës së Nankinit" është një vepër e rëndësishme, që meriton vëmendje. Është rrëfimi i parë gjithëpërfshirës i Masakrës, i shkruar nga një grup studiuesish kinezë nga Nankini. Nga rënia e qytetit, mizoritë, përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të shpëtuar refugjatët e deri te gjyqet e kriminelëve të luftës, libri ofron një histori të plotë të masakrës nga këndvështrimi kinez, japonez e perëndimor.

Libri bazohet në mënyrë të konsiderueshme në një përmbledhje burimesh të sapobotuar. Në fillim të vitit 2000, profesor Zhang Xianweni i Universitetit të Nankinit, së bashku me studiues në 20 universitete dhe institucione të kërkimit shkencor në Kinë dhe jashtë saj, udhëhoqi një ekip në mbledhjen e të gjitha burimeve historike rreth Masakrës së Nankinit në mbarë botën, përfshirë dokumente qeveritare të arkivuara, artikuj gazetash, kujtime vetjake të të mbijetuarve e pjesëmarrësve dhe shumë burime të tjera që lidhen me ngjarjen. Kjo përpjekje e jashtëzakonshme çoi në botimin e 72 vëllimeve histori - gati 40 milionë karaktere kineze - që tani përbëjnë përmbledhjen më gjithëpërfshirëse rreth kësaj çështjeje. Përmbledhja është një kontribut mjaft i madh në studimin e Masakrës së Nankinit në veçanti, por gjithashtu ofron njohuri të mëtejshme për mizoritë e luftës dhe gjenocidin në përgjithësi.


Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Dyshimi, Ashley Audrain

Një dramë psikologjike, e tensionuar, që ka në qendër krijimin dhe rrënimin e një familjeje – dhe një grua, përjetimi mëmësor i së cilës nuk ka të bëjë aspak me atë që ka shpresuar, por me gjithçka që i druhej.
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001582

Botuesi: Skanderbeg Books

Rrëfim për dashurinë dhe errësirën, Amos Oz

"Rrëfim për dashurinë dhe errësirën" është një sagë familjare dhe një nga librat autobiografikë më të bukur të shkruar ndonjëherë në historinë e letërsisë. Është historia e një fëmije që rritet në një qytet të ndarë nga lufta, siç Jeruzalemi i mesit të shekullit të kaluar, në një apartament të ngushtë.
2 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

I dyshuari X, Keigo Higashino

Si në një lojë shahu ku çdo lëvizje është një vëzhgim i hollë i psikologjisë së kundërshtarit, romani “i dyshuari X” është një thriller me një suspensë dhe një finesë unike.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Pafundësi, Masa Kolanovic

Ka dymbëdhjetë histori me një sërëtemash mbërthyese. Një teze e moshuar që i druhet varrosjes për së gjalli, vendos të marrë celularin e sajnë varr dhe u kërkon familjarëve ť'i telefonojnë një ditë pas funeralit. 
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Lojëra, Ana Huang

Truprojën e saj. Mbrojtësin e saj. Shkatërrimin e saj përfundimtar. E paparashikueshme dhe e ndaluar, dashuria e tyre mund të shkrumbojë një mbretëri të tërë... dhe t’i dënojë të dy.
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001115

Botuesi: Botimet Dudaj

Rregulla e Katrës, Ian Caldwelet, Dustin Thomason

Një dorëshkrim misterioz i koduar, një vrasje e dhunshme dhe sekretet e një njeriu të shquar të Rilindjes përplasen në një labirint tradhtie, çmendurie dhe gjenie në librin "Rregulla e Katrës". 
900 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001178

Botuesi: Morava

Muzgu, Stephenie Meyer

Ashtu si na ka mësuar edhe Shekspiri, dashuria lartësohet dhe përvëlon shpirtin kur has në pengesa. Te Muzgu, libri me fantazi të jashtëzakonshme i Stephenie Meyer, lexuesit zbulojnë një çift të dashuruarish me kokën mbi re. Bela adhuron Eduardin e pashëm dhe ai ia kthen dashurinë. 
1 250 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Skanderbeg Books

Dashnoret, Elfriede Jelinek

Duhet t'i kesh nervat e çelikta të lexosh romanin e Elfriede Jelinek "Dashnoret". Pse? Sepse sintaksa nuk është si zakonisht, por e shkruar me një sintaksë rruge, që në fakt edhe nuk është aspak sintaksë, por një mori informacioni, e cila vjen në formën e shkrimit.
600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001174

Botuesi: OMSCA-1

Ndihma, Kathryn Stockett

Tri femra të zakonshme tashmë janë gati të bëjnë një hap të jashtëzakonshëm. Njëzetedyvjeçarja Skiter sapo është kthyer në shtëpi pas mbarimit të kolegjit "Ol – Mis". Ajo ka një diplomë, por nëna e saj nuk do të jetë e lumtur, derisa Skiteri të ketë një unazë në gisht.
1 100 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Vajzat e princeshës Sulltana, Jean Sasson

Aishja ishte fëmija i njëmbëdhjetë në familje. Nëna e saj, që ishte e vetmja grua e ligjshme e të atit, ishte gjithmonë në luftë me të shoqin për shkak se ai përfitonte nga një zakon arab që praktikohet fare rrallë e që quhet mut'ha, "martesë për kënaqësi" ose "martesa e përkohshme".
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Alkimisti, Paulo Coelho

Asnjë prej tyre nuk e dinte se për çfarë thesari bëhej fjalë ose nëse Santiago do të mund të kapërcente pengesat që do të haste duke përshkuar shkretëtirën.
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Fundi i historisë së një dashurie, Graham Greene

Historia e një gruaje të humbur mes dy burrave, bashkëshortit dhe të dashurit, tregohet nga pikëpamja e të dashurit. Komploti është dramatik, karakteret janë krijuar me mjeshtëri dhe përfshihen në një histori njerëzore nga më të zakonshmet.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Fillon me ne, Collen Hoover

Mbreteresha e bestseller-it Colleen Hoover vetem pak javen pas botimit ne anglisht te vazhdimit te sages dramatike “Fillon me ne” vjen edhe ne gjuhen shqipe, perms botimeve Living.
1 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Rrethi i Princeshës Sulltana, Jean Sasson

Sulltana ishte ndryshe nga çdo anëtar i familjes mbretërore që kisha takuar. Ajo ishte e re dhe e bukur. Flokët e zinj i binin mbi supe dhe sytë i shkëlqenin nga kurioziteti. Buzët i çeleshin vazhdimisht nga të qeshurat e çlirëta. Me veshjet e kushtueshme, e stolisur me bizhuteri që të tërhiqnin menjëherë syrin, Sulltana merrte vëmendjen e çdo personi...
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001904

Botuesi: Dituria

Spastrimi, Sofi Oksanen

Romani "Spastrimi" i Sofi Oksanen, fitues i shumë çmimeve letrare, është një rrëfenjë jashtëzakonisht tërheqëse për dy gra, te të cilat është ngulitur thellë e shkuara e tyre dhe historia e patreguar dhe e errët e jetës së tyre.
800 Lekë
More
Ka mbaruar