• Banner

Artisja e kënasë, Alka Joshi

Plot jetë dhe tërheqës, në portretizimin e betejës së një gruaje për vetëpërmbushje, në një shoqëri që lëkundet mes tradicionales dhe modernes, libri “Artistja e kënasë” hap një derë drejt një bote sa të harlisur e magjepsëse, aq edhe të zymtë e mizore.

1 400 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Artisja e kënasë
Origjinali: The Henna Artist
Gjinia: Roman
Autori: Alka Joshi
Shqipëroi: Taulant Hatia
Shtëpia botuese: Mediaprint
Viti: 2022
Fq. 360
Pesha: 0.578 kg
ISBN: 978-9928-08-511-5
Ky libër është në gjuhën shqipe



Mbi librin

... Pasi arratiset nga një martesë me mblesëri dhe e dhunshme, shtatëmbëdhjetëvjeçarja Lakshmi largohet nga fshati i prapambetur i viteve 1950 drejt qytetit plot gjallëri të Xhaipurit. Atje, bëhet artiste e kënasë dhe njeri i besuar, e kërkuar së tepërmi nga gratë e pasura të shtresës së lartë. Por, megjithëse i besohen të fshehtat e pasanikëve, kurrë nuk mund t’ua zbulojë atyre të fshehtat e veta...


E njohur për vizatimet origjinale dhe këshillat e urta, Lakshmi duhet të veprojë me kujdes për të shmangur thashethemet ziliqare që mund t’i shkatërrojnë emrin e mirë dhe jetesën. Ndërkohë që ndjek ëndrrën për një jetë të pavarur, një ditë befasohet kur ndeshet me burrin, i cili e gjen pas aq shumë vitesh, i ndjekur nga një vajzë e vogël plot gjallëri - një motër që Lakshmi nuk e dinte që e kishte. Papritur, maturia që e kishte kultivuar me aq kujdes, i kërcënohet. Megjithatë, ajo këmbëngul, duke përfituar nga talenti dhe duke ndihmuar njerëzit që e rrethojnë.


Plot jetë dhe tërheqës, në portretizimin e betejës së një gruaje për vetëpërmbushje, në një shoqëri që lëkundet mes tradicionales dhe modernes, libri “Artistja e kënasë” hap një derë drejt një bote sa të harlisur e magjepsëse, aq edhe të zymtë e mizore.

Detajet e librit
Mediaprint
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Krijesa të bukura, Kami Garcia, Margaret Peterson

Lina Dukein është ndryshe nga të gjithë njerëzit e qytezës jugore Getlin. Ajo po mundohet t'i mbajë të fshehta fuqitë e saj, si dhe mallkimin që e ka përndjekur familjen e saj për gjenerata me radhë. Por, edhe në lulishtet e egra, moçalet e thella dhe varrezat e rrënuara të një vendi të harruar, një sekret nuk mund të rrijë i fshehur për shumë kohë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001130

Botuesi: Dituria

Loja e engjëllit, Carlos Ruiz Zafon

Në Barcelonën e trazuar të viteve '20, djaloshi Martin ushqen një ëndërr: të bëhet shkrimtar. Kur papritur fati i jep mundësinë të botojë një tregim, suksesi më në fund i troket në derë. Nga ai moment jeta do e vendosë para pyetjeve për të cilat nuk ka përgjigje të menjëhershme.

Çmimi 1 250 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001696

Botuesi: Toena

Ne emer te te gjithe njerezve, Martin Gray

Tetëdhjetë e dy vjeçari Martin Gray është kujtesa e gjallë e tragjedisë së shekullit XX dhe mishërimi i shpresës te jeta. I arratisur nga kampi i shfarosjes në Treblinka, luftëtar i getos së Varshavës, ai hyn në triumfues në Berlin me ushtrinë ruse. Në shtetet e Bashkuara bëhet i pasur. Në Francë ku jeton tashmë, tragjedia e g

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Numri zero, Umberto Eco

Një redaksi që mbledh lajme dhe që përgatit një gazetë të përditshme, e cila më shumë sesa informacionit i kushtohet shantazhit, hedhjes baltë ndaj të tjerëve, për interesat e ulëta të botuesit të saj.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Arka e Noes

Kallocain, Karin Boye

Me idealin për një botë të qashtër, pa ligësi dhe cene, e ndërkohë edhe me dyshimet që e brejnë përbrenda për fuksionimin e një sistemi tërësor, e gjer në drithmat e një xhelozie të verbër ndaj së shoqes, Leo Kall rrëfen një rrugëtimim personal, i cili shkërmoqet përballë të vërtetës me të cilën haset dhe që është krejt e papërfytyrueshme.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Treni i jetimëve, Christina Baker Kline

Moli është vetëm shtatëmbëdhjetë vjeç, por ka një dhunti të veçantë për t'u futur në telashe. Në kujdestarinë e dy prindërve që e shohin si mish të huaj, pasi vodhi Xhejn Ejrin nga biblioteka e shkollës, si ndëshkim, është e detyruar të shkojë çdo pasdite në shtëpinë e zonjës moshëthyer Vivian, për ta ndihmuar që të pastrojë.

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001527

Botuesi: Skanderbeg Books

Festa e Cjapit, Mario Vargas Llosa

Dyzetenëntëvjeçarja, Urani Kabral, një grua e ftohtë dhe ngurtë, por që dikur ka qenë një vajzë e brishtë dhe ndjeshme, është rikthyer të vizitojë atdheun e saj, Republikën Domenikane. E gjurmuar gjithë jetën nga ndjenja e terrorit, e zbrazëtisë dhe e humbjes, Urania e gjen veten duke u endur rrugëve të qytetit të saj të lindjes dhe duke përsjellë në...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Pasi kam thënë natën e mirë, Pierre J. Mejlak

Ajo i kishte thënë atij, pikërisht pak minuta pasi ishin takuar në bar, që tashmë ajo kishte një të dashur në shtëpi, i cili ishte i përsosur për të. Por kur tha ato fjalë, nuk ishte e vetëdijshme se sytë e saj po e largonin që andej. Ai filloi një histori tjetër, të katërtën që u fol atë natë në bar. Të dytën për të.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)