Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
E vetmja grua ne dhomë,  Marie Benedict
  • E vetmja grua ne dhomë,  Marie Benedict

E vetmja grua ne dhomë, Marie Benedict

Mediaprint

Një roman për një grua të jashtëzakonshme, arritjet e së cilës mbeten në hije. Një libër i fuqishëm i bazuar në historinë e vertetë dhe të jashtëzakonshme të aktores magjepsëse dhe shkencëtares Hejdi Lamar, e cila shpiku kodin e parë radiofonik që mundësoi krijimin e ëi-fi.

1 200 Lekë
1 080 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi


Titulli: E vetmja grua ne dhomë
Origjinali: The only woman in the room
Gjinia: Roman
Autori: Marie Benedict
Shqipëroi: Mainela Sota
Shtëpia botuese: Mediaprint
Viti: 2022
Fq. 278
Pesha: 0.443 kg
ISBN: 978-9928-08-581-8
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Vjenë, viti 1933. Per Hejdi Kisllerin, aktore e re hebreje, bukuria e saj qe shpëtim dhe vuajtje: ajo e mbrojti nga nazistët, por e çoi në një martese tiranike me trafikantin e armëve të Hitlerit dhe Musolinit. E nënvlerësuar nga i gjithe rrethi i saj, ajo dëgjonte planet sekrete të Rajhut të Tretë kur shoqëronte të shoqin në festa dhe ballo. Vendosi të ikte në Hollivud me një emër të ri: Hejdi Lamar. Shumë shpejt u be ikone e kinemase amerikane.
Askush në jetën e saj të re nuk dyshonte se ajo kishte informacione konfidenciale per nazistët apo se ajo vetë mbante një sekret edhe me të madh: ajo ishte një shkencetare e aftë për të zhvilluar teknologjinë e nevojshme për t'i dhënë fund menjeherë luftës. Nëse do ta degjonin, sigurisht.
Një roman për një grua të jashtëzakonshme, arritjet e së cilës mbeten në hije. Një libër i fuqishëm i bazuar në historinë e vertetë dhe të jashtëzakonshme të aktores magjepsëse dhe shkencëtares Hejdi Lamar, e cila shpiku kodin e parë radiofonik që mundësoi krijimin e ëi-fi. "Gruaja e vetme ne dhome eshtë një nga romanet qe lartëson rolin e grave në shkencë, te cilat shpesh historia i ka anashkaluar.

Detajet e librit
Mediaprint
9789928085818
9789928085818
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Skanderbeg Books

Nagasaki, Éric Faye

Të jetë fantazmë? Halucinacion? Duke mos mundur ta përballojë këtë situatë të çuditshme, Shimura vendos një ueb-kamera për të parë se çfarë ndodh në shtëpinë e tij. Por, ndonëse është i etur për të mësuar se çfarë fshihet pas kësaj situate, a është ai vërtet gati ta zbulojë misterin?
540 Lekë 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Dimri i njerëzve, Lionel Duroy

Marku, personazhi – shkrimtar pas të cilit fshihet vetë autori, ndërmerr një udhëtim në skutat më të errëta të Europës për të hetuar vetëvrasjen e para gjashtëmbëdhjetë vjetëve të Ana Mlladiçit, vajzës së dashur të Rado Mlladiçit, gjeneralit të ushtrisë serbe të Bosnjës, njeriut të rrethimit të Sarajevës, përgjegjës për mijëra të vdekur.
720 Lekë 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 9789928816603

Botuesi: Dituria

Bija kubane, Soraya Lane

Një udhëtim që fillon në Havanë, në Kubë, në një shtëpi të madhe e hijerëndë, të pabanuar që nga vitet ’50. Fillimisht i ngjan sikur ka përballë një fotografi  bardhezi, një imazh i mbetur pezull në kohë. Por Klaudia e kupton që, pas atyre tullave të zverdhura e të mbuluara me myshk, ai vend fsheh histori të rëndësishme: dashuri, pasione, zhgënjime e...
1 125 Lekë 1 250 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Kur mbylla sytë, Linda Green

Një lojë symbyllazi me vajzën do të kthehet në makthin më të keq për një prind. Ela, vogëlushja e shkathët dhe e zgjuar zhduket pa lënë gjurmë. Policia, media dhe familja kujtojnë se e dinë kush mund ta ketë rrëmbyer, por po sikur krimineli i vërtetë të mos jetë një i huaj?
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Analfabetja, Agota Kristof

Njëmbëdhjetë kapituj për njëmbëdhjetë momente të jetës së saj, nga vajza e vogël që përpin libra në Hungari në shkrimin e romaneve të parë në frëngjisht. Fëmijëria e lumtur, mjerimi i pasluftës, vitet e vetmisë në konvikt, vdekja e Stalinit, gjuha e nënës dhe gjuhët armike që janë gjermanishtja dhe rusishtja, arratisja në Austri dhe mbërritja në Lozanë,...
360 Lekë 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Minerva

Gra të vështira, Roxane Gay

Libri "Gra të vështira" tregon për jetë stërmunduese, dashuri të zjarrta dhe marrëdhënie të pazakonta dhe problematike. Gratë në këto histori jetojnë në mes të privilegjeve dhe të varfërisë, gjenden në martesa të lumtura dhe të përndjekura nga krimet e së shkuarës ose shantazhet emocionalë.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Mater 2-10, Hwang Sok-yong

Romani “Mater 2-10” i njërit nga shkrimtarët më të mëdhenj të Koresë së Jugut, Hwang Sok-yong, ishte përfshirë në listën për Çmimin Ndërkombëtar Booker 2024, një nga çmimet letrare më prestigjoze në botë. Kjo është hera e dytë që Hwang është përfshirë në listën për fitimin e këtij çmimi. Në vitin 2019, romani “Në muzg”, ishte kandidati kryesor për fitimin...
1 260 Lekë 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Historia e Oliverit, Erik Segal

Oliveri kishte dashuruar Xhenin. Tani, pas dy vjetësh vetmi, Xheni ka humbur dhe Oliver Bereti IV ndihet sikur nuk do të dashurojë kurrë më – nuk duhet të dashurojë asnjëherë. Mirëpo një ditë, teksa ecte në Parkun Qendror, ndesh një grua të bukur dhe misterioze… 
450 Lekë 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Portret në sepje, Isabel Allende

Në romanin “Portret në sepje”, autorja e suksesshme kiliane rrëfen historinë e një gruaje të re që ka vendosur të zgjidhë të fshehtën e së kaluarës së saj të largët, nga e cila ajo nuk mund të kujtojë asgjë, për të hedhur dritë mbi një ankth të vjetër që nuk e lë të qetë.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Beti, tregime të zgjedhura

Përmbledhja me tregime të zgjedhura nga autorë të shquar, si: Alice Munro, Margaret Atwood, Joyce Carol Oates dhe Hart Wegner, synon të sjellë në vëmendjen e lexuesit një letërsi cilësore. Një ndër elementet më të rëndësishme që i bashkon këta autorë në një vepër të vetme, është fakti që të gjitha historitë mund të konsiderohen si "fëmijë të Çehovit".
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Zjarrvënësit, Jan Carson

Me një strukturë të ndarë në tri blloqe, një për secilin muaj të asaj vere, Carson alternon historinë e Semit dhe të Xhonatanit, peshën dhe frikërat e prindërimit të tyre, duke i lidhur rastet individuale me konfliktet ende të pazgjidhura dhe me plagët ende të pambyllura të konfrontimit politik dhe social.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Lojëra, Ana Huang

Truprojën e saj. Mbrojtësin e saj. Shkatërrimin e saj përfundimtar. E paparashikueshme dhe e ndaluar, dashuria e tyre mund të shkrumbojë një mbretëri të tërë... dhe t’i dënojë të dy.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje