Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,93 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
10,41 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Syri, Vladimir Nabokov
  • Syri, Vladimir Nabokov

Syri, Vladimir Nabokov

 Historia ka si protagonist një borgjez të vogël i torturuar psikologjikisht, i cili po kërkon, por nuk arrin të lërë gjurmën e tij, te njerëzit e një klase me të lartë mes të cilave ai është përfshirë.

7,29 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi


Titulli: Syri
Origjinali: Syri
Gjinia: Novela
Autori: Vladimir Nabokov
Shqipëroi: Korab Hoxha
Shtëpia botuese: Skanderbeg
Viti: 2022
Fq. 80
Pesha: 0.112 kg
ISBN: 978-9928-221-58-2
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Vetë autori e quajti këtë novelë “një roman i vogël” dhe pavarësisht se vepra ka shumë nga veçoritë e tregimeve të tij të shkurtra, ai kombinon në një sërë temash të preferuara të tij e të njohura prej lexuesit. Historia ka si protagonist një borgjez të vogël i torturuar psikologjikisht, i cili po kërkon, por nuk arrin të lërë gjurmën e tij, te njerëzit e një klase me të lartë mes të cilave ai është përfshirë. Personazhi ynë, Smurovi, është mësuesi privat i djemve të një familjeje emigrante ruse në Berlin, një punë që e bën të ndjehet i poshtëruar. Por nuk mjafton kjo, pasi, edhe pse i lidhur me një grua të martuar, Matildën, ai është i mërzitur me të dhe e përshkruan si “zonja e shëndoshë, e pafrenuar, me sy lope e me gojë të madhe”. I gjendur kështu, një lloj antiheroi maniakal gogolian, i cili, nga përpjekja për vetëvrasje, hyn në një krizë ekzistenciale, Smurovi zë e përfytyron veten e tij të shumtë të parë përmes szyve të njerëzve të tjetë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928221582
ean13
9789928221582
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001675

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Gruaja e se dieles, Fruttero & Lucentini

Udhët e Carlo Fruttero-s (Torino, 1926) dhe Franco Lucentini-t (Romë, 1920 - Torino, 2002) kryqëzohen për herë të parë diku në fund të viteve '40 në një hotel, në Paris.  Fruttero ishte transferuar në kryeqytetin francez për të gjetur punë, kurse Lucentini ishte laureuar në filozofi dhe kishte dhe kishte marrë pjesë në Luftën e Dytë.
10,41 
More
Ne gjendje

Botuesi: Living

Zjarre të vogla, Celeste Ng

Nuk kalon shumë dhe Mia me të bijën bëhen më tepër se qiramarrëse: të katër fëmijët e Riçardsonëve mahniten nga dyshja joshëse nënë-bijë. Sidoqoftë, Mia nuk pranon kurrsesi të pajtohet me rregullat, bindje që kërcënon të shkatërrojë këtë komunitet të planifikuar deri në hollësi.
13,53 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Dhoma e endëses, Cristina Caboni

Këtë herë, me romanin e saj të ri, Cristina Caboni hyn në fushën e modës, për të treguar me emocion historinë e Kamilës, Marianës dhe sidomos Katerina Fraut, të vetëquajtur Maribela, një stiliste që gjatë Luftës së Dytë Botërore njihej si “Endësja e ëndrrave”.
10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Rasti i çuditshëm i vrasjes së qenit në mesnatë, Mark Haddon

Ky libër ka në qendër të tij një mister, por ndryshon nga gjithë librat e tjerë të këtij lloji. Sepse ai që përpiqet të zgjidhë misterin është Kristofer Bun, një djalosh pesëmbëdhjetë vjeçar që vuan nga sindroma e Aspergerit, një formë autizmi, e që për pasojë, ka një raport mjaft problemor me botën.
9,37 
More
Në gjendje

Referenca: 2974

Botuesi: Poeteka & Ideart

Gur i zhvendosur, Nikola Madzirov

Përsa i përket cilësisë, poezitë e Madzirovit janë të ngjashme me ato të novelistit Tomas Tranströmer. Ato janë të hapura dhe përçojnë individualitetin e autorit; nuk sjellin pengesë përgjatë përjetimit dhe përqendrimit në to. Nikola Madzirov është në kërkim të ndjesisë së shtëpisë, kërkim ky që nuk i duhen muret.
7,29 
More
Ne gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Liria, Jonathan Franzen

Peti dhe Uollter Berglundi janë banorët e parë të Sent-Polit, njerëz me prirje borgjeze, prindër praktikë dhe pararoja e brezit të ushqimeve integrale. Peti, kjo fqinjë ideale, kjo nënë e përsosur sa për t'u pasur zili, dhe burri i saj, një jurist ambientalist, i cili shkon në punë me biçikletë, një familjar i përkushtuar, po bëjnë të dy pjesën e tyre të...
18,74 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000586

Botuesi: OMSCA-1

Maska e nje tjetri, Aleksandra Marinina

Titulli: Maska e një tjetriGjinia: RomanAutori: Aleksandra MarininaPërktheu nga origjinali: Sokrat GjerasiShtëpia botuese: OMSCA-1Viti: 2003Fq. 372Pesha: 0.34 kg.  
7,29 
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Peizazhe të pikturuara me çaj, Milorad Pavic

Libri është një sfidë për një lexim të pazakontë, pasi e jashtëzakonshme është historia e vendit të përshkruar që nuk ekziston më. Libri na ngërthen në një histori ballkanike për jetën e njerëzve të kryqëzuar në mes të së shkuarës që ata nuk mund ta zotërojnë dhe "titizmit", që ata nuk mund t'i shpëtojnë.
10,41 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000992

Botuesi: Dituria

Hija e erës, Carlos Ruiz Zafon

Jeta e Danielit, djalë i një librari, do ndryshojë pas vizitës që do bëjë me të atin në varrezën e Librave të Harruar. Nga ky çast, ngjarjet e mistershme të së kaluarës do të pasqyrohen në të tashmen.
13,01 
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Tuneli, Ernesto Sabato

Buenos Aires ka prodhuar tre shkrimtarë madhështorë: Borges, Cortázar dhe madhështorin largpamës; Sabato.
7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Fillon me ne, Collen Hoover

Mbreteresha e bestseller-it Colleen Hoover vetem pak javen pas botimit ne anglisht te vazhdimit te sages dramatike “Fillon me ne” vjen edhe ne gjuhen shqipe, perms botimeve Living.
13,53 
More
Në gjendje

Referenca: K1R3P7

Botuesi: Bota Shqiptare

Central Park, Guillaume Musso

Alisa dhe Gabrieli nuk kanë asnjë kujtim nga nata e shkuar... por as e kanë harruar atë. Nju Jork, ora 8 e mëngjesit. Alisa, një vajzë e re parisiane, dhe Gabrieli, pianist xhezi amerikan, zgjohen të prangosur me njëri-tjetrin në një stol në Central Park.
10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Shtëpia e Librit

Nivele jete, Julian Barnes

Te Nivele jete, Julian Barnes na jep ne Nadarin, balonistin dhe fotografin ajror pionier; na jep kolonelin Fred Burnaby, adhurues me ngurrim i ekstravagantes Sarah Bernhardt; pastaj, në fund, na jep historinë e pikëllimit të tij, të vëzhguar hollësisht.
7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Klara dhe Dielli, Kazuo Ishiguro

Po mire, zëre se u fute në njërën prej ketyre dhomave, - tha, - dhe zbulove një tjetër dhomë brenda saj. E brenda kesaj dhome, një tjetër serish. Dhoma brenda dhomave pareshtur. A mund të ndodhë po kështu me zemrën e Xhosit? Sado të endeshe nëpër keto dhoma, a nuk do të gjeje prapë dhoma të tjera, ku nuk je futur ende?
12,49 
More
Në gjendje