Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Kafshët, Miguel Torga
  • Kafshët, Miguel Torga

Kafshët, Miguel Torga

Pegi

 Historitë e tyre përfaqësojnë dilema shumë njerëzore. Në këtë libër, njeriu është një kafshëz më shumë mes të tjerave e nuk zë një vend të privilegjuar në krijim. 

5,95 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kafshët

Origjinali: Bichos

Gjinia: Tregime

Autori: Miguel Torga

Shqipëroi: Suadela Balliu

Shtëpia botuese: Pegi

Viti: 2021

Fq. 132

Pesha: 0.176  kg

ISBN: 978-9928-310-74-3

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

"Kafshët" e Miguel Torga-s është një univers i skicuar ne 14 tregime, ku njerëz e kafshë bashkëndajnë karakteristikat dhe peripecitë e jetës, duke ngritur pyetje thelbësore mbi shoqërinë dhe vetë ekzistencën. Ky klasik i letërsisë portugeze u botua për herë të parë më 1940-n. Secili nga tregimet ka një personazh: një kafshë të humanizuar apo një njeri që është thuajse kafshë dhe të gjithë jetojnë në luftë me natyrën, Zotin apo me veten.

Të ndryshme mes tyre, këto "bishëza", kafshë e njerëz, janë të gjitha në të njëjtën "Barkë të Noes", toka amë, të vëllazëruara në një luftë të njëllojtë për jetën e për lirinë. Historitë e tyre përfaqësojnë dilema shumë njerëzore. Në këtë libër, njeriu është një kafshëz më shumë mes të tjerave e nuk zë një vend të privilegjuar në krijim. Për Miguel Torga-n, evolucioni e largoi Njeriun nga natyra, duke e dënuar me humbje dhe ai udhëton me "kafshëzat" në kërkim të thelbit të tij të pazbutur, të pastërtisë së instinktit, duke vendosur në pikëpyetje Zotin, lirinë, shoqërinë dhe marrëdhënien e individit me to.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928310743
ean13
9789928310743
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Në emër të Atit (e të Birit), Immanuel Mifsud

Immanuel Mifsud ka lindur në Maltë në vitin 1967. Ai ka botuar disa vëllime me tregime të shkurtra e poezi dhe është fitues i Çmimit Malta Libri Kombëtar për prozë. Ai ka botuar gjithashtu tregime të shkurtra për fëmijë dhe një përmbledhje me ninulla në gjuhën malteze.
3,40 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Mbretëresha e festës së madhe, Adriana Trigiani

Ferma e Kasteluçave ndodhet në periferi të Rosetos. Nela, vajza e mesme e pesë fëmijëve të familjes, është inteligjente dhe dëshiron që një ditë të bëhet mësuese dhe të jetojë larg mundimeve të fermës.
8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Horizont i lëvizshëm, Daniele Del Giudice

Ndërkohë që rrëfen ekspeditën e tij në Antarktikë, Daniele Del Giudice ripërshkon itineraret sipas blloqeve të shënimeve të atyre ekspeditave të panjohura, me anije të mbytura, të bllokuara për muaj e muaj në mes të akujve, me ekuipazhe të papërkulur e marinarë në buzë të dëshpërimit apo të katandisur deri në çmenduri.
8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Autiku dhe pëllumbi, Rodaan Al Galidi

Gereti është biri autik i një nëne të alkoolizuar, Zhaninës. Ajo nuk e di kush është babai i tij, kështu që bëhet për të nënë, baba, gjyshe e gjysh, ndërsa ai kthehet në qendrën e jetës së saj. Djali ka një mendje të jashtëzakonshme, të dëlirë e të pafajshme, si dhe një zhvillim gjuhësor të habitshëm: ai e merrte gjithçka fjalë për fjalë, sikurse i thuhej.
5,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Një brengë përtej ëndrrave, Peter Handke

Një grua që, për ta bërë me baba djalin që pret prej një burri të martuar, heq dorë nga buzëqeshja, martohet me një nënoficer të Vermahtit dhe transferohet me të në Berlin. Në fund të luftës, kur kthehet në vendlindje, zbulon letërsinë - Hamsunin, Dostojevskin, Folknerin - por nuk arrin ta gjejë ngushëllimin e dëshiruar
5,95 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Pasi kam thënë natën e mirë, Pierre J. Mejlak

Ajo i kishte thënë atij, pikërisht pak minuta pasi ishin takuar në bar, që tashmë ajo kishte një të dashur në shtëpi, i cili ishte i përsosur për të. Por kur tha ato fjalë, nuk ishte e vetëdijshme se sytë e saj po e largonin që andej. Ai filloi një histori tjetër, të katërtën që u fol atë natë në bar. Të dytën për të.
5,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Vita, Melania G. Mazzucco

Mes miliona italianëve që zbarkuan në Nju – Jork më 1903 – in, me ëndrrën e një të ardhmeje më të ndritur ndodheshin dhe dy fëmijë: Diamanti, dymbëdhjetë vjeç, dhe Vita, nëntë.
8,93 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Ashtu si dashuritë, Javier Marias

Në një kafe në Madrid, çdo ditë Maria Dolz vëzhgon dy të panjohur, një burrë e një grua, dhe mahnitet nga lumturia që ata rrezatojnë. Si të ishin personazhet e dashur të një romani, uron çiftit"gjithe të mirat e botes" e shpreson që historia e tyre te jetoje përherë në lumturi.
10,20 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000836

Botuesi: OMSCA-1

Dashnorja, Janush Vishnjevski

Libri "Dashnorja" i Janush Vishnjevskit, të bën dëshmitar të gjashtë historive mbresëlënëse dashurie; ndër të tjera të njeh me sindromin e "Mallkimit të Undinës" dhe me të fshehtat e çasteve të fundit të Magda Gebelsit, natën e martesës së Hitlerit me Eva Braunin.
4,25 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: ACFOS-Albania

Palltoja qëndron ende varur, Ali Mustafa el-Misrati

“Palltoja qëndron ende varur” - tregime të shkurtra, nga autori libian me origjinë shqiptare (Arnaut), Ali Mustafa el-Misrati. Libri përmban disa tregime të shkurtra, të këndshme dhe të cilat nuk e lënë lexuesin të mërzitet. Ato tregime janë marrë nga jeta e popullit në Libi.
6,80 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Botart

Aroma e lumturisë është më e fortë nën shi, Virginie Grimaldi

Nëse ndjenjat e Benit janë zhdukur, mjafton t´i gjallërojmë. Kështu, çdo ditë, ajo do t’i shkruajë një kujtim të historisë së tyre. Por kjo zhytje në të shkuarën mund të nxjerrë edhe sekretet e varrosura thellë. Me ndjeshmëri ekstreme dhe shumë humor, Virginie Grimaldi arrin të na bëjë të rijetojmë çastet e jetës dhe dashurisë, duke kaluar nga e qeshura...
10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Poezi të zgjedhura, Jorge Luis Borges

Hapet dera për në kopshtMe dëgjesën e një fleteQë përshpirtërinë e ngahershme vë në dyshimDhe brenda, vështrimi imS'ka pse të bjerë më mbi sendeQë tashmë ekzistojnë, sak, në mendje.
5,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Vrasësja, Aleksandros Papadiamantis

"Vrasësja" është një gur themeli i letërsisë së re greke. Edhe para saj, më të rrallë, ku u jepej rasti ta takonin, njerëzit e letrave, pavarësisht paraqitjes së tij të thjeshtë gati – gati prej oshënari, i drejtoheshin me nderim zoti Aleksandër; ishte pranuar, thënë ndryshe, prej shumëkujt si një zë me mjaft peshë në letërsinë greke të kohës.
5,10 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Papirus

Udhëtime me Herodotin, Ryszard Kapuscinski

Edhe pse më mirë udhëtohet vetëm, mendoj se nuk e kemi penguar njëri – tjetrin – na ndante largësia e 2500 vjetëve, por edhe një lloj distance që buron nga ndjenja ime e respektit – sepse, ndonëse në raport me të tjerët Herodoti ka qenë përherë i thjeshtë, dashamirës dhe i butë, gjithmonë kam pasur ndjesinë se jam me një gjigand.
8,50 GBP
More
Ne gjendje

The Undomestic Goddess, Sophie Kinsella

Asking for directions at a big, beautiful house, she’s mistaken for an interviewee and finds herself being offered a job as housekeeper. Her employers have no idea they’ve hired a lawyer–and Samantha has no idea how to work the oven.
9,78 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Buzuku

Kupidët kokëkrisur, Jennie Dorny

Ndoshta nuk e dini, por mbi kokat tuaja, retë e llojeve dhe madhësive të ndryshme janë të banuara nga kupidët,këto qenie të përkushtuara ndaj dashurisë që, prej mijëvjeçarësh, i lëshojnë shigjetat e tyre në zemrat njerëzore.
5,95 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje