Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Të pavdekshmit, Chloe Benjamin
  • Të pavdekshmit, Chloe Benjamin

Të pavdekshmit, Chloe Benjamin

Botart

Simoni, djaloshi flokëverdhë, ia mbath për në West Coast në kërkim të dashurisë në San Franciskon e viteve ‘80-të; ëndërrimtarja Klara bëhet një magjistare në Las Vegas dhe është e fiksuar me përzjerjen e realitetit dhe fantazisë; djali i madh Danieli përpiqet për të ruajtur sigurinë si mjek ushtarak; dhe Varya, e dhënë pas librave, ia ka kushtuar veten hulumtimeve mbi jetëgjatësinë ku teston kufirin midis shkencës dhe pavdekësisë.

13,91 CHF
12,52 CHF Ruaj 10%
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Të pavdekshmit

Origjinali: The immortalists

Gjinia: Roman

Autori:  Chloe Benjamin

Shqipëroi: Besnik Rika

Shtëpia botuese: Botart

Viti: 2020

Fq. 400

Pesha: 0.534 kg

ISBN: 978-9928-286-80-2

Mbi librin

Nëse e dinit datën e vdekjes tuaj, si do ta jetonit jetën tuaj?

Është viti 1969 në Zonën e Ulët Lindore të qytetit të Nju Jorkut dhe janë përhapur fjalë për ardhjen e një gruaje mistike, një shtegëtuese me fuqi të mbinatyrshme, e cila pretendon se është në gjendje t'i tregojë kujtdo ditën se kur do të vdesin. Fëmijët e familjes Gold - katër adoleshentë në pragun të vetëndërgjegjësimit - shkojnë fshehurazi për të dëgjuar fatin e tyre.

Profecitë paraprijnë pesë dekadat e tyre të ardhshme. Simoni, djaloshi flokëverdhë, ia mbath për në West Coast në kërkim të dashurisë në San Franciskon e viteve ‘80-të; ëndërrimtarja Klara bëhet një magjistare në Las Vegas dhe është e fiksuar me përzjerjen e realitetit dhe fantazisë; djali i madh Danieli përpiqet për të ruajtur sigurinë si mjek ushtarak; dhe Varya, e dhënë pas librave, ia ka kushtuar veten hulumtimeve mbi jetëgjatësinë ku teston kufirin midis shkencës dhe pavdekësisë.

Duke qenë i dyfishtë, një histori dashurie familjare verbuese dhe një roman gjithëpërfshirës i ambicies dhe thellësisë së jashtëzakonshme, libri “Të Pavdekshmit” merr në shqyrtim konturin midis fatit dhe zgjedhjes, realitetit dhe iluzionit, kësaj bote dhe asaj tjetrës. Ai është një testament thellësisht prekës i fuqisë së tregimit, natyrës së besimit dhe tërheqjes së paepur të lidhjeve familjare.

Detajet e librit
9789928286802
9789928286802
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Hah, Birgul Oguz

Hah rrëfen udhëtimin shpirtëror të një gruaje të re të brengosur për humbjen e idealeve të saj të vendlindjes. Solide, krijuese, e zhurmshme si një stuhi, çdo histori është një meditim i fuqishëm në aktin e zisë, duke fiksuar imazhe mbresëlënëse në mënyra të ndryshme dramatike, zemërim, dashuri, frustrim, kapriço, butësi dhe mall.
3,85 CHF 4,28 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Shtëpia e takimeve, Martin Amis

Libri flet për historinë e pazakontë të dy vëllezërve të cilët bien në dashuri me të njëjtën grua. Një "trekëndësh dashurie" siç e quan autori që në fillim. Dilema është: Kë do të zgjedhë Zoja, një femër e bukur hebreje, vëllain e madh, ish-partizan, i pashëm, i fuqishëm, me emër apo vëllain tjetër Leon, më të vogël në moshë, thatanik, i shëmtuar dhe pa...
8,19 CHF 9,10 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Të ndriturit, Eleanor Catton

Sa herë në kaq kohë të bie të lexosh një roman, i cili të ngrin përtej gjërave të rutinës së përditshme, të heq mënjanë, të mbledh dhe të lë të ndihesh sikur ke kaluar fundjavën me një gjeni. Eleanor Catton me këtë roman mahnitës bën thjesht këtë...
17,33 CHF 19,26 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Zambaku i detit, Andre Pieyre de Mandiargues

Është verë. Dy vajza franceze, Vanina dhe Zhuljeta shkojnë në jug të Sardenjës për pushime. E kalojnë kohën në plazh, not, diell dhe rërë. Një djalosh italian, i zeshkët dhe i bukur, i sheh nga larg, çdo ditë, pa u afruar. Është Vanina që do t'i flasë atij...
3,85 CHF 4,28 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000181

Botuesi: Ideart

Largesia mes nesh, Fiona Sampson

Ky roman në vargje i shestuar bukurisht, hapet me një histori dashurie në krizë, shtillet përmjet humbjes, rrezikut dhe sfidës ekzistenciale, dhe përfundon me një akt dashurie në një rrafsh njëherazi sensual dhe të imagjinuar. Kjo dykuptimësi të fton t'i përjetosh dilemat e të dashuruarve si të ishin të tuat: A mund të përjetohet afërsia vetëm përmes...
4,82 CHF 5,35 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Pema

451 Farenhajt, Ray Bradbury

451 farenhajt është tashmë një klasik i letërsisë botërore ku ngjarja zhvillohet në një të ardhme distopike. Sot, mesazhi që përçon kjo vepër ka fituar rëndësi më shumë se kurrë më parë.
8,67 CHF 9,63 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Në kohën e fluturave, Julia Alvarez

Më 25 nëntor të vitit 1960, tri motra të bukura u gjetën pranë Jeep-it të tyre të shkatërruar në fund të një humnere në bregdetin verior të Republikës Dominikane. Gazeta zyrtare shtetërore e raportoi vdekjen e tyre si aksidentale. Por nuk përmendi që motra e katërt jetonte ende.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Në jug të kufirit, në perëndim të diellit, Haruki Murakami

Haxhime, një personazh flegmatik, i paqtë, i mbyllur në vetvete, si shumë prej heronjve në veprat e Murakamit, po i afrohet pa ngjarje të bujshme mesomoshës së tij. Ai ka një jetë të sigurtë, biznese të suksesshme, një familje të mrekullueshme, dhe i zhytur në rutinën e administrimit të bareve të tij të xhazit, nuk i kupton vitet që po i ikin pa ndjerë.
8,67 CHF 9,63 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Odiseja nga Bagdadi, Erich-Emmanuel Schmitt

"Odiseja nga Bagdadi" është historia e Saad Saadit që rrjedh nga një familje e mesme e shoqërisë irakiane dhe që përjeton peripecitë e vendit të tij nga Sadami te lufta civile dhe pushtimi amerikan. Njerëzit e tij më të afërt i ka humbur një nga një për shkak të konflikteve, varfërisë dhe sëmundjeve.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Të ishim bashkë, vetëm kaq, Anna Gavalda

Tre të rinj, dy djem dhe një vajzë, tre fate që kryqëzohen papritur, kur ndihen të humbur, të braktisur, të përbuzur. Parisi, me rrugët, baret, dritat, mundësitë, historinë, joshjen është një shkretëtirë e pamatë për këta tre të rinj, që përballen me një jetë të vështirë e të vetmuar, aspak për faj të tyre, por për shkak të rrethanave dhe situatave...
12,52 CHF 13,91 CHF
More
Ne gjendje