Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Unë e di pse këndon zogu në kafaz, Maya Angelou
  • Unë e di pse këndon zogu në kafaz, Maya Angelou

Unë e di pse këndon zogu në kafaz, Maya Angelou

Pegi

Maja mëson se dashuria për veten, mirësia ndaj të tjerëve, shpirti i saj i fortë dhe leximi i shkrimtarëve të mëdhenj do ti japin mundësinë të jetë e lirë dhe jo më e robëruar. Ky roman, poetik dhe i fuqishëm, do të prekë zemrat dhe do të ndryshojë mendjet për sa kohë që njerëzit do të vazhdojnë të lexojnë.

115,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Unë e di pse këndon zogu në kafaz

Origjinali: I know why the caged bird sings

Gjinia: Biografi, Roman

Autori: Maya Angelou

Shqipëroi: Parid Teferiçi

Shtëpia botuese: Pegi

Viti: 2020

Fq. 326

Pesha: 0.370 kg

ISBN: 978-9928-310-17-0

Mbi librin

"Unë e di pse këndon zogu në kafaz" (1969), romani i parë autobiografik i Maya Angelou-t, është shndërruar tashmë në një klasik amerikan fort të dashur në mbarë botën. Është një roman i hareshëm dhe i dhembshëm, i mistershëm dhe i paharrueshëm siç është vetë fëmijëria. Ai përshkruan jetën e Margaritës (të cilën i vëllai e quan Maj, ose Maja), që nga mosha trevjeçare deri në shtatëmbëdhjetë dhe vuajtjet me të cilat përballet, sidomos racizmin, në Jugun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

"Unë e di pse këndon zogu në kafaz" është një histori rritjeje dhe formimi, që tregon se forca e karakterit kapërcimin e traumave dhe dashuria për letërsinë mund të ndihmojnë në kapërcimin e traumave dhe racizmit. Përgjatë librit, ashtu si dhe në jetën e saj të vërtetë, Maja shndërrohet nga viktimë e racizmit me një kompleks të theksuar inferioriteti, në një vajzë të re, të vendosur, me dinjitet, e zonja për t'iu kundërvënë çdolloj paragjykimi. Maja mëson se dashuria për veten, mirësia ndaj të tjerëve, shpirti i saj i fortë dhe leximi i shkrimtarëve të mëdhenj do ti japin mundësinë të jetë e lirë dhe jo më e robëruar. Ky roman, poetik dhe i fuqishëm, do të prekë zemrat dhe do të ndryshojë mendjet për sa kohë që njerëzit do të vazhdojnë të lexojnë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928310170
ean13
9789928310170
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: IDK

Nga ana e princeshës së vdekur, Kenize Mourad

Kjo mund të ishte fillimi i një përralle; por është një histori e vërtetë, që nis më 1918 në oborrin e sulltanit të fundit të Perandorisë otomane. Selma është shtatë vjeçe kur sheh të shembet kjo Perandori që i kishte futur dridhmat Europës.
172,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Autiku dhe pëllumbi, Rodaan Al Galidi

Gereti është biri autik i një nëne të alkoolizuar, Zhaninës. Ajo nuk e di kush është babai i tij, kështu që bëhet për të nënë, baba, gjyshe e gjysh, ndërsa ai kthehet në qendrën e jetës së saj. Djali ka një mendje të jashtëzakonshme, të dëlirë e të pafajshme, si dhe një zhvillim gjuhësor të habitshëm: ai e merrte gjithçka fjalë për fjalë, sikurse i thuhej.
69,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Shtëpia e fëmijëve në Reindeer Woods, Kristin Omarsdottir

Historia zhvillohet në një vend të humbur, në një shtëpi, diku larg në një fermë. Aty jeton edhe njëmbëdhjetëvjeçarja Billi, e cila një pasdite zbulon se gjendet në një fushë lufte. Çdo gjë ndryshon kur papritmas shfaqen tre ushtarë të armatosur...
80,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Sharlota, David Foenkinos

Ky roman i veçantë rrëfen historinë e artistes Sharlotë Salomon, e lindur në prag të Luftës së Dytë Botërore në Berlin, në një familje hebraike dhe të traumatizuar nga disa tragjedi të brendshme. E dashuruar pas artit dhe vetë jetës, Sharlota rritet, edukohet dhe dashurohet marrëzisht në Gjermaninë e fillimit të nazizmit.
92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Mario dhe Magjistari, Tristani, Thomas Mann

Dy ndër kryeveprat e shkrimtarit më të madh gjerman Thomas Mann, një ndër figurat më madhore të gjithë letërsisë dhe kulturës evropiane të shekullit të XX – të.
74,75 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: IDK

Zjarret e vjeshtës, Irene Nemirovsky

Një roman tjetër magjepsës, rrëqethës dhe i mrekullueshëm i Irène Némirovsky-t... Subjekti i romanit fillon me Luftën e Parë Botërore dhe mbaron me të Dytën, pak përpara se vetë autorja të rrëmbehet nga kthetrat e çmendurisë njerëzore.
78,20 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Bota sipas Garpit, John Irving

Xheni Fillds ishte feministe, para se feminizmi të kthehej në modë. Ajo është infermiere, s'ka asnjë fije interesi ndaj burrave, e megjithatë, dëshiron të bëhet nënë. Një ushtar i plagosur, shtruar në spitalin ku punon ajo, do të bëhet "preja" dhe "dhuruesi i spermës" për djalin e ardhshëm të paligjshëm të Xhenit, Garpin.
110,40 SEK
More
Në gjendje

Referenca: K4R1

Botuesi: Skanderbeg Books

Afrikani, J.M.G. Le Clezio

Sipas Le Clézio, duke e memorizuar Afrikën, ai është i mendimit se njeriu nuk lind në ditën që del në dritë, por në ditën dhe vendin kur bëhet, kur kupton se ekziston.
69,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001591

Botuesi: Poeteka & Ideart

Kalda - histori nën lëkurë, Edo Popovic

Kritika e cilëson Edo Popović si një romancier- përfaqësues autentik të 'realitetit të pisët' ku jetojmë, falë stilit të tij të zhdërvjellët, të kursyer, lakonik dhe të ashpër, fjalës së saktë dhe personazheve të besueshëm që krijon.
80,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Gaid Margot

Libri i shqetësimit nga Bernardo Soares, Fernando Pessoa

Dhe kështu u zhdukën drejt shatërvaneve, gjithnjë e më tok dhe të ndarë, dhe zhumhuri i i shiut të vagtë që prân është zhumhuri i çurkave kah sosnin. Unë jam dashnia që ishte dashnia e tyre, ja pse mundem me i ndie natën kur vigjiloj, ja pse mundem me jetue i palumtur...
92,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2112

Botuesi: Bota Shqiptare

Xhevahiri i Medines, Sherry Jones

Ajo ishte bota e Aishes, bijë e Ebu-Bekirit. Kur ajo u lind në vitin 613, gratë konsideroheshin pronë, zotërim i burrave, dhe ishin aq pa vlerë, saqë prindërit mund t'i groposnin të gjalla, nëse në atë vit do të kishin lindur shumë vajza.
138,00 SEK
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Pegi

Mami, unë dhe mami, Maya Angelou

Në këtë libër autobiografik, autorja e njohur rrëfen marrëdhënien më kuptimplotë të jetës së saj: atë me të ëmën. Për herë të parë, Angelou zbulon vështirësitë dhe gëzimet e të qenit bija e Vivian Baxter-it, një shpirt i paepur në një trup të vogël.
92,00 SEK
More
Në gjendje