Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Viljevo, Luka Bekavac
  • Viljevo, Luka Bekavac

Viljevo, Luka Bekavac

Pegi

Viljevo është një roman për kujtesën, traumën dhe ndërkomunikimin: një triptik me tri zëra, që lidh fort historiografinë, romanin modern dhe prozën e përpunuar me kujdes, në të cilën janë shtuar tekste jashtëletrare e teknike.

94,76 SEK
85,28 SEK Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Viljevo
Origjinali: Viljevo
Gjinia: Roman
Autori: Luka Bekavac
Shqipëroi: Ben Andoni
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2018
Fq. 224
Pesha: 0.332 kg.
ISBN: 978-9928-233-23-3

Mbi librin

Viljevo është një roman për kujtesën, traumën dhe ndërkomunikimin: një triptik me tri zëra, që lidh fort historiografinë, romanin modern dhe prozën e përpunuar me kujdes, në të cilën janë shtuar tekste jashtëletrare e teknike.

Pjesa hyrëse e fton lexuesin të ndjekë arratinë e dy motrave në një të shkuar të çuditshme, në fshatin slloven me emrin Viljevo. Kohën dhe hapësirën e saktë nuk di ta thotë kurrkush, ashtu sikurse vite më vonë asnjeri nuk do të dijë të shpjegojë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.

Në pjesën e dytë, të titulluar "Në pasmesnatë", tregohet vijimësia e fatit të personazheve të pjesës së parë, shkruar në trajtën e një transkripti të copëzuar bisedash, plot me korrigjime, ku mes germave të ftohta ngrihen dyshimet e mëdha të boshtit të veprës.

Ngjarjet e pjesës së tretë, që vendosen në Osijekun e vitit 1943, ndjekin zhurmat e një radiostacioni ilegal antifashist. Pengesat e mistershme teknike aq sa shpjegojnë tërësinë e veprës, aq edhe hapin rrugë të reja për interpretim.

Komente mbi librin

"Në romanin Viljevo, kategoria e kohë-hapësirës thërrmohet e bluhet në mes të fjalive, sekuencave binare dhe transkripteve të bisedave, shpeshherë fragmentare e të ndërprera me ca sekonda, duke krijuar një lloj të ri të letërsisë, që do ta bëjë lexuesin aktiv e të përfshirë në vepër."

Marijo Glavaš, mvinfo.hr

"Kjo është një histori krejtësisht e stilizuar (...). Bekavaci në këtë roman tregon zë të veçantë autorial, që kurrë nuk humbet vëmendjen e lexuesit në labirintet e historisë e të kujtesës."

Gordan Duhachek, tportal

"Në këtë vepër me tematikë sa sllave, aq edhe botërore, lexuesit i është lënë në dorë çelësi i interpretimit, e ai duhet të gjejë të shkuarën e të zhbirojë në një kohë të pakohë."

Jagna Pogačnik, Jutarnji list

Detajet e librit
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Efekos

Trashëgimia, Hannah Fielding

Përkundrazi, ai i shfaqet si një burrë i pashëm, i çiltër dhe i ndershëm, me të cilin dashurohet marrëzisht. Por, si t’i dorëzohet pasionit me një identitet të rremë, në një situatë ku secila lëvizje e gabuar mund të ishte shkatërruese? Por, nuk është vetëm Luna që mbante sekrete…
149,25 SEK 165,83 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Fëmijët e mesnatës, Salman Rushdie

Selim Sinai ka lindur fiks në orën 00 të datës 15 gusht 1947, pikërisht në çastin kur India u bë shtet i pavarur. Lindja e tij u prit me fishekzjarrë dhe brohoritje të turmave dhe u përshëndet nga vetë Kryeministri Nehru. Më pas, tek rritet, Selimi kupton pasojat ogurzeza të kësaj rastësie.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Në gjendje

E shtrejnta jetë, Alice Munro

Ja, kjo është gjithçka mbetet për t’u thënë, kjo është gjithçka që mund të gjejë lexuesi tek “E shtrenjta jetë”: gjurmët e një materiali radioaktiv, i rrezikshëm e i pushtetshëm, që ka përshkuar e dritësuar të gjitha historitë.
117,27 SEK 130,30 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Tradhëtia, Danielle Steel

Talli Xhouns, personazhi kryesor i romanit është grua e përsosur, regjisore e fulmit “Njeriu i rërës”, që rritet para syve tanë me thjeshtësinë dhe devtshmërinë për punë. Ajo është e bindur se e rrethojnë njerëz besnikë dhe të përkushtuar në punë, njësoj si ajo. Të tillë janë Hanter Llojd dhe Brixhitë Parker.
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Shuma e ditëve, Isabel Allende

Vitet që pasuan vdekjen e së bijës, Paulës, Isabel Alende i përshkruan në formë ditari, duke bërë një kronikë të familjes, të cilën e ka mbledhur me mund në Kaliforni. Kujtimet ndërthuren me reflektimet mbi jetën, mbi veprën e saj dhe mbi botën bashkëkohore.
117,27 SEK 130,30 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Horizont i lëvizshëm, Daniele Del Giudice

Ndërkohë që rrëfen ekspeditën e tij në Antarktikë, Daniele Del Giudice ripërshkon itineraret sipas blloqeve të shënimeve të atyre ekspeditave të panjohura, me anije të mbytura, të bllokuara për muaj e muaj në mes të akujve, me ekuipazhe të papërkulur e marinarë në buzë të dëshpërimit apo të katandisur deri në çmenduri.
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Mediaprint

E vetmja grua ne dhomë, Marie Benedict

Një roman për një grua të jashtëzakonshme, arritjet e së cilës mbeten në hije. Një libër i fuqishëm i bazuar në historinë e vertetë dhe të jashtëzakonshme të aktores magjepsëse dhe shkencëtares Hejdi Lamar, e cila shpiku kodin e parë radiofonik që mundësoi krijimin e ëi-fi.
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 9789928816597

Botuesi: Dituria

Barmeni i Ritzit, Philippe Collin

Në Ritz, vendi magjik ku lufta duket se ka mbetur pezull, një mikrobotë që pasqyron pushtimin nazist të Parisit, luhet drama e burrave dhe grave që përballen me një pushtet të ri dhe me instinktin më të thjeshtë të vetëmbrojtjes. Fati i Mejerit, i çirakut të tij dhe i të parezistueshmes Blanshë Ozelo e mban lexuesin në ankth, dhe qëndrimi i barmenit,...
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Në gjendje

Vartësit, Olga Ravn

Tashmë po botohet në 25 vende, teksa janë shitur të drejtat për t’u kthyer në film. Ndërkohë romani My Work, fitoi Politikens Literature Prize më 2021 dhe solli ndryshimet e ligjeve vendase mbi amësinë. Në shtator 2023 u botua në anglisht dhe u prit mirë nga kritika. Ka shkruar gjithashtu pjesë të shkurtra letrare për muze dhe podcast-e. Një pjesë e gjatë...
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Neveria, Jean-Paul Sartre

Pra, pak më parë ndodhesha te Kopshti Publik. Rrënja e gështenjës futej thellë në tokë, nën bankinë. Nuk më kujtohej më se ishte rrënjë. Fjalët ishin zhdukur dhe, bashkë me to, kuptimi i sendeve, mënyrat e përdorimit të tyre, shenjat e dobëta të njohjes që njerëzit kanë përvijuar mbi sipërfaqet e tyre.
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Ne gjendje