Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Jete pas jete, Kate Atkinson
  • Jete pas jete, Kate Atkinson

Jetë pas jete, Kate Atkinson

Morava

Po sikur të të jepet mundësia ta jetosh jetën përsëri e përsëri, deri sa, më në fund, ta bësh ashtu siç duhet? Po sikur të kemi një mundësi të dytë për gjithçka? Po sikur të kemi një pafundësi mundësish për ta jetuar jetën? A do të ishe gati ta shpëtoje botën nga fati i pashmangshëm? A do të doje?

1 200 Lekë
1 080 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Jetë pas jete
Origjinali: Life After Life
Gjinia: Roman
Autori: Kate Atkinson
Shqipëroi: Taulant Hatia
Shtëpia botuese: Morava
Viti: 2017
Fq. 412
Pesha: 0.451 kg.

Mbi librin

Po sikur të të jepet mundësia ta jetosh jetën përsëri e përsëri, deri sa, më në fund, ta bësh ashtu siç duhet? Po sikur të kemi një mundësi të dytë për gjithçka? Po sikur të kemi një pafundësi mundësish për ta jetuar jetën? A do të ishe gati ta shpëtoje botën nga fati i pashmangshëm? A do të doje?

Një natë të ftohtë, me dëborë, lindi Ursula Todi, fëmija i tretë i një bankieri të pasur dhe gruas së tij. Fatkeqësisht, vdiq para se të merrte frymën e parë. Të njëjtën natë të ftohtë e me dëborë, Ursula Todi lindi, lëshoi një të qartë të thekshme dhe nisi jetën e saj të pazakontë.

Ndërkohë që rritej, vdiq shumë herë, në një varg mënyrash të ndryshme. Sigurisht që historia dhe autorja kishin plane për të. Në fatin e Ursulës qëndron vetë fati i njerëzimit. Kështu nis jeta e jashtëzakonshme e Ursula Todit, një jetë që, me kalimin e viteve, copëzohet shumë e shumë herë, ndërkohë që njerëzimi zhytet pa u ndalur në tragjedinë e luftës. A do ta gjejë Ursula jetë pas jete, forcën të ndryshojë fatin e saj, të njerëzve që takon dhe të gjithë njerëzimit?

Me zgjuarsi dhe dhembshuri, Kate Atkinson-i arrin të gjejë ngrohtësi edhe në çastet më të errëta të jetës, duke shfaqur një aftësi të jashtëzakonshme për të na rikthyer të shkuarën.

Në këtë libër, ajo na shfaqet në formën e saj më të thellë dhe krijuese, me një roman që nxjerr në pah më të mirën dhe më të keqen e njeriut.

Detajet e librit
Morava
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UEGEN

Bungalow, Danielle Steel

Lexuesit besnikë të Danielle Steel do të mrekullohen me historinë e këtij libri – një grua e një nënë e dedikuar përballë aventurave dehëse të jetës hollivudiane.
810 Lekë 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Bota sipas Anës, Jostein Gaarder

Ana përndiqet nga imazhe të botës së shkretë të vitit 2082. Sheh stërmbesën e saj, Nova, në një shkretëtirë të banuar nga të mbijetuar të rreckosur, pasi kafshët dhe bimët janë zhdukur.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Merilini në tri kocka, Isabelle Wery

Merilin Tërki shkruan një roman. Qysh në fëmijëri, tek ajo, u shfaq tërheqja për takimet romantike dhe zunë vend idetë e dyshes, bashkëpunimit, pakteve, "veprimeve dashurore" dhe partneriteteve miqësore. Gjatë kohës që shkruan këtë roman, ajo riviziton fragmente të jetës së vet dhe zhytet në kujtimet e takimeve të saj intime dhe të qarta.
810 Lekë 900 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Kafshët, Miguel Torga

 Historitë e tyre përfaqësojnë dilema shumë njerëzore. Në këtë libër, njeriu është një kafshëz më shumë mes të tjerave e nuk zë një vend të privilegjuar në krijim. 
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001066

Botuesi: Dituria

Gosti gënjeshtrash, Amin Zaoui

Një djalë i ri kallëzon si i hapen sytë mes seksualitetit të vet të shfrenuar, në krahët e grave të pjekura. Në një botë të mbyllur ku dëshira shtypet, në Algjerinë e viteve '60, ai kalon nga njëra histori në tjetrën.
450 Lekë 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dituria

Për dashurinë dhe demonë të tjerë, Gabriel Garcia Marquez

Më 1942, gjatë punimeve në një kuvend të Amerikës Latine, dolën në dritë eshtrat e një adoleshenteje, Sierva Maria de Todos los Angeles. Floknaja e saj e mahnitshme arrinte 22 metra gjatësi... Romancieri i Gjenerali në labirintin e tij e ka nxjerrë vallë këtë zbulim të çuditshëm nga imagjinata e tij flakëruese?
450 Lekë 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Zoti Guajn, Alessandro Baricco

Xhesper Guajni është shkrimtar. Jeton në Londër dhe me gjasë është një njeri që e do jetën. Krejt papritur, ka dëshirë të pushojë. Ndoshta të reshtë së shkruari, por ajo e tija nuk është kriza që prek shkrimtarët pa frymëzim. Xhesper Guajni duket se do të ndryshojë perspektivë, të arrijë në thelbin e një magjie.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Qyteti bri lumit, V. S. Naipaul

Libri është një lloj autobiografie e një shkrimtari që la vendin e tij Indinë, për t'u shkolluar e më pas për t'u bërë një nga autoritetet e mendimit në Britaninë e Madhe. Është një përplasje e kulturave, mentaliteteve, botëve të vjetra që kanë dominuar fatet e njerëzimit.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Living

Kurorën e mesnatës, Sarah J. Maas

Të fshehtat që kanë mbajtur secili prej tyre do të çojnë në një tragjedi të paimagjinueshme. Kur bota e Selenës të tronditet, ajo do të detyrohet të vendosë përfundimisht se kujt duhet t’i qëndrojë besnike... dhe përse ia vlen të luftojë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2450

Botuesi: Botimet Dudaj

Rrefim per nje djale, Nick Hornby

Një roman mbi beqarët, baballarët, nënat dhe fëmijët të cilët ndonjëherë nuk e kanë të lehtë, por gjithsesi nuk e lënë veten të dorëzohen. Humori i hollë i Hornby – it dhe dashuria e tij e prekshme për kulturën pop e shndërrojnë "Rrëfim për një djalë" në një kënaqësi të vërtetë leximi.
576 Lekë 640 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Shtëpia e Librit

Nivele jete, Julian Barnes

Te Nivele jete, Julian Barnes na jep ne Nadarin, balonistin dhe fotografin ajror pionier; na jep kolonelin Fred Burnaby, adhurues me ngurrim i ekstravagantes Sarah Bernhardt; pastaj, në fund, na jep historinë e pikëllimit të tij, të vëzhguar hollësisht.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Znj. Osmond, John Banville

Izabela udhëton në Paris, Romë dhe Firence, në kërkim të vetvetes dhe lirisë së saj. Më në fund takohet me Osmondin për t’u përballur me të. Përpara alternativave të ndryshme për të ardhmen, Znj. Osmond ka ndër mend ta përdorë pasurinë “për të blerë lirinë e saj”.
1 260 Lekë 1 400 Lekë
More
Në gjendje