Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Tete malet, Paolo Cognetti
  • Tete malet, Paolo Cognetti

Tetë malet, Paolo Cognetti

Botimet Dudaj

Pietroja është një djalë qyteti, vetmitar e paksa idhnak. E ëma punon në një konsultore periferie dhe dhuntia e saj është të shqetësohet për të tjerët. I ati është kimist, një njeri sedërmadh e magjepsës, që kthehet nga puna në shtëpi çdo ditë i xhindosur.

10,70 CHF
9,63 CHF Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Tetë malet
Origjinali: Le otto montagne
Gjinia: Roman
Autori: Paolo Cognetti
Shqipëroi: Mimoza Hysa
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2018
Fq. 232
Pesha: 0.221 kg.
ISBN: 978-99943-0-530-8

Mbi librin

Pietroja është një djalë qyteti, vetmitar e paksa idhnak. E ëma punon në një konsultore periferie dhe dhuntia e saj është të shqetësohet për të tjerët. I ati është kimist, një njeri sedërmadh e magjepsës, që kthehet nga puna në shtëpi çdo ditë i xhindosur.

Prindërit e Pietros i lidh një pasion i përbashkët, themeltar: janë njohur, dashuruar, madje dhe janë martuar në mal, në rrëzë të Tri Majave të Lavaredos. Mali i ka lidhur ngaherë, edhe në tragjedi, e vija e horizontit të Milanos i ngjall herë keqardhje e herë mall.

Kur zbulojnë fshatin e Granës, në rrëzë të Malit Roza, e ndiejnë se kanë gjetur bash atë që kërkonin: Pietroja do t'i kalojë të gjitha verat në atë vend "të mbyllur nga mali prej kreshtave ngjyrë hiri të metalizuar dhe nga lugina prej një shkëmbi të thepisur që nuk linte shteg për të hyrë", por i përshkuar prej një përroi që e magjeps Pietron sa e sheh.

Pikërisht aty e pret Brunoja, me flokë të verdhë si kashtë e qafë të djegur prej diellit: ka po të njëjtën moshë me të dhe në vend që të jetë me pushime, kullot lopët.

Fillojmë kështu verëra kërkimesh dhe zbulimesh, mes shtëpive të braktisura, mullirit dhe shtigjeve gjithnjë e më të ashpra. Janë edhe vitet kur Pietroja zë të ngjitet maleve me të atin, "si një lloj edukimi që ka marrë prej tij".

Mbi autorin

Paolo Cognetti lindi në Milano, 1978. Ka botuar për minimum fax "Doracak për vajza të suksesshme" (2004), "Një gjë e vogël që është gati të shpërthejë" (2007), "Sofia vishet gjithnjë me të zeza" (2012) dhe "Për peshkim në honet më të thella" (2014). Mbi temën e malit ka botuar "Djali i egër", (2013). Është kujdesur për botimin e antologjisë New York Stories (Einaudi 2015).

Detajet e librit
9789994305308
9789994305308
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Përshpirtja, Anne Enright

Nëntë fëmijët e klanit Hegarti mblidhen në Dublin për përshpirtjen e vëllait të tyre të pashtruar, Liamit. Nuk ishte pija ajo që solli vdekjen e tij – ndonëse edhe ajo nuk ishte pa ndikim. Në të vërtetë, ishte ajo çka i ndodhi në shtëpinë e gjyshes, kur ishte ende djalë i vogël.
7,22 CHF 8,03 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: 9789928323668

Botuesi: Aleph

Muri, Marlen Haushofer

Me një mace, një qen dhe një lopë si shoqëruesit e saj të vetëm, ajo shpejt mëson se si të mbijetojë dhe të përballojë vetminë totale. Alegorik, por tepër vetjak dhe tërheqës, ‘Muri’ është njëkohësisht një kritikë therrëse e qytetërimit modern, një portret plot nuanca dhe i dashur i një marrëdhënieje mes një gruaje dhe kafshëve të saj, një histori...
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Mëngjarashja, Peter Handke

Ajo ishte tridhjetë vjeçe dhe jetonte në një koloni shtëpish tip bungalow të ndërtuar në formë tarracash në shpatin jugor të një malësie qendrore, pikërisht mbi tisin prej mjegulle të një qyteti të madh.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Unë e di pse këndon zogu në kafaz, Maya Angelou

Maja mëson se dashuria për veten, mirësia ndaj të tjerëve, shpirti i saj i fortë dhe leximi i shkrimtarëve të mëdhenj do ti japin mundësinë të jetë e lirë dhe jo më e robëruar. Ky roman, poetik dhe i fuqishëm, do të prekë zemrat dhe do të ndryshojë mendjet për sa kohë që njerëzit do të vazhdojnë të lexojnë.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Enigma e Qaf-it, Alberto Mussa

Kjo enigmë është vetë gjuha dhe kultura arabe: që nga origjina, traditat, mënyra nomade e jete-sës, haremet, simbolika, shkrimi si dhe variantet e shumta të një rrëfimi që në kohë të ndryshme duket i pamundur, duke e bërë në këtë mënyrë edhe më magjepsës.
5,78 CHF 6,42 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 9789928816528

Botuesi: Dituria

Gjërat njerëzore, Karine Tuil

Farelët janë një çift i pushtetshëm. Zhani, gazetar i respektuar, prezanton prej më shumë se tridhjetë vjetësh një program të famshëm politik në televizion; Klera është intelektuale, e njohur për angazhimin e saj feminist; djali i tyre, Aleksandri, studion në një universitet prestigjioz amerikan. Gjithçka duket se shkon në mënyrë të përsosur për ta. Por...
12,04 CHF 13,38 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Veriti, Colleen Hoover

Louen Eshli është një shkrimtare e re, e cila përballet me vështirësi financiare. Papritmas, i vjen një ofertë që nuk mund ta refuzojë, sepse do t’i sjellë të ardhura që nuk i ka imagjinuar kurrë.
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Stoneri, John Williams

Duket sikur s'është veçse thjesht një roman që flet për jetën e një djali që shkon në universitet, ku bëhet pedagog. Por në të vërtetë, është një ndër librat më magjepsës që mund t'iu rastisë të keni lexuar.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Qëllo, tashmë jam i vdekur, Julia Navarro

Mariana është ngarkuar nga një organizatë joqeveritare që të hartojë një raport për vendbanimet e hebrenjve në territoret palestineze. Për ta kryer këtë detyrë në mënyrë të paanshme, ajo beson se është e rëndësishme që të dëgjojë të dyja palët, ndaj vendos të takojë, në Jerusalem, Aron Zukerin, një nga liderët shoqërorë të Izraelit, përkrahës i guximshëm...
17,33 CHF 19,26 CHF
More
Në gjendje