Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Dora tjeter, Chris Cleave
  • Dora tjeter, Chris Cleave

Dora tjetër, Chris Cleave

Pegi

Ky është rrëfimi me dy zëra i një drame personale, njerëzore dhe shoqërore që ka ndodhur e do të vazhdojë të ndodhë për sa kohë në botë ka varfëri, padrejtësi e luftë. E megjithatë, ky roman lexohet edhe si një rrëfim intim i domethënies së emigrimit, mallit, frikës dhe etjes për liri.

9,25 GBP
8,33 GBP Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Dora tjetër
Origjinali: The other hand
Gjinia: Roman
Autori: Chris Cleave
Shqipëroi: Alina Karaulli
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2017
Fq. 304
Pesha: 0.334 kg.
ISBN: 978-9928-228-85-7

Mbi librin

Ky është rrëfimi me dy zëra i një drame personale, njerëzore dhe shoqërore që ka ndodhur e do të vazhdojë të ndodhë për sa kohë në botë ka varfëri, padrejtësi e luftë. E megjithatë, ky roman lexohet edhe si një rrëfim intim i domethënies së emigrimit, mallit, frikës dhe etjes për liri.

Kjo është historia e një refugjateje dhe e përmasës gjithëpërfshirëse që përmban ky status, që i rrafshon të gjitha dritëhijet e një jete, duke e shndërruar individin në një copë letre, në një dokument, nga i cili varet e drejta e ekzistencës së tij.

Fragment nga libri

... ju kërkoj menjëherë të bini dakord me mua, ju lutem, se një shenjë nuk është kurrë e shëmtuar. Ja, damkosësit kështu duan që të mendojmë ne. Por ju dhe unë duhet të bëjmë një marrëveshje për t'i sfiduar ata.

Ne duhet t'i shohim të gjitha shenjat si bukuri. Mirë? Ky do të jetë sekreti ynë. Sepse, ta keni prej meje, shenja nuk krijohet tek i vdekuri. Shenja do të thotë: "Mbijetova".

Komente mbi librin

"Në një botë plot me turpe dhe padrejtësi, zgjedhjet e guximshme dhe instinktive të personazheve sfidojnë dëshpërimin e pashmangshëm, duke shndërruar një roman politik në një histori triumfuese prekëse dhe njerëzore."

The New York Times

""Dora tjetër" është nga lloji më i mirë i romaneve politike: je pothuajse tërësisht i pandërgjegjshëm për politikën në të, pasi ky libër nuk ka të bëjë me gjëra abstrakte, por me qenie njerëzore."

The Washington Post

""Dora tjetër" është një kalërim ambicioz dhe guximtar nga xhunglat e Afrikës, te një takim tronditës në një plazh, te disa zyra mediatike në Londër dhe te jeta shtëpiake në rrethinat e saj të gjelbra. Pjesërisht thriller, pjesërisht një sagë multikulturore, ky libër i kredh personazhet e tij në çështje si migrimi, globalizmi, dhuna politike dhe përgjegjësia personale."

The Guardian

"Përveç dialogëve me një zgjuarsi të mprehtë, një fabule të ngarkuar me emocione dhe betejave etike të personazheve tejet të gjalla, "Dora tjetër" paraqet edhe një sfidë për të ripërtërirë pikëpamjet tona rreth mirësjelljes njerëzore."

The Independent

Detajet e librit
9789928228857
9789928228857
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Living

Kur mbylla sytë, Linda Green

Një lojë symbyllazi me vajzën do të kthehet në makthin më të keq për një prind. Ela, vogëlushja e shkathët dhe e zgjuar zhduket pa lënë gjurmë. Policia, media dhe familja kujtojnë se e dinë kush mund ta ketë rrëmbyer, por po sikur krimineli i vërtetë të mos jetë një i huaj?
9,99 GBP 11,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Gjysmëvëllai, Lars Saabye Christensen

Jeta e katër brezave të një familjeje të rëndomtë në Oslo, figura e Fredit, boksierit, ngjizur pas një përdhunimi të së ëmës në papafingon e shtëpisë dhe e vëllait të tij më të vogël, Barnumit, që do të bëhet më pas një skenarist i njohur i kinemasë norvegjeze, janë emocionues dhe me një forcë ngazëllimtare.
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Zgjimi i Tokës, Knut Hamsun

Zgjimi i tokës është gjithashtu edhe një portret i mrekullueshëm i gruas: Ingeri është arsyeja e jetës së Isakut, por, njëkohësisht, edhe ajo çka e kërcënon më shumë. Ingeri është parimi i sfidës: asaj i duhet t’i jetojë të gjitha jetët e mundshme para se të rikthehet sërish tek ai, Isaku, që nuk ndryshon kurrë.
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Syri, Vladimir Nabokov

 Historia ka si protagonist një borgjez të vogël i torturuar psikologjikisht, i cili po kërkon, por nuk arrin të lërë gjurmën e tij, te njerëzit e një klase me të lartë mes të cilave ai është përfshirë.
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2974

Botuesi: Poeteka & Ideart

Gur i zhvendosur, Nikola Madzirov

Përsa i përket cilësisë, poezitë e Madzirovit janë të ngjashme me ato të novelistit Tomas Tranströmer. Ato janë të hapura dhe përçojnë individualitetin e autorit; nuk sjellin pengesë përgjatë përjetimit dhe përqendrimit në to. Nikola Madzirov është në kërkim të ndjesisë së shtëpisë, kërkim ky që nuk i duhen muret.
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Hah, Birgul Oguz

Hah rrëfen udhëtimin shpirtëror të një gruaje të re të brengosur për humbjen e idealeve të saj të vendlindjes. Solide, krijuese, e zhurmshme si një stuhi, çdo histori është një meditim i fuqishëm në aktin e zisë, duke fiksuar imazhe mbresëlënëse në mënyra të ndryshme dramatike, zemërim, dashuri, frustrim, kapriço, butësi dhe mall.
3,33 GBP 3,70 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Largësi shpëtimi, Samanta Schweblin

Një grua e re e quajtur Amanda, dergjet në spitalin e një fshati. Një djalë me emrin David, qëndron pranë saj. Ajo nuk është mamaja e tij dhe ai nuk është djali i saj. Së bashku, ata tregojnë një histori të paharrueshme shpirtrash të thyer, toksinash, të forcës dhe dhimbjes së familjes.
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2081

Botuesi: OMBRA GVG

Deti, deti, Iris Murdoch

Kritika vë në dukje se këto romane shquhen për inteligjencën dhe elegancën e lartë me të cilin shkrimtari i ndërton personazhet dhe strukturat e veprës. Këto cilësi, shpesh përshkohen nga ndjenja e humorit të hollë dhe therës.
9,99 GBP 11,10 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Amatori, Jean Back

Shiu binte litar mbi pemët e pafajshme tëKrishtlindjeve të qytetit! Vij këtu nga qielli atjeLart. Largohuni që këtej! Harro, eja! Eja pra!Hungërima të rregullta qeni mbi beton.
5,00 GBP 5,55 GBP
More
Në gjendje