Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,93 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
10,41 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Long John Silver, Bjorn Larsson
  • Long John Silver, Bjorn Larsson

Long John Silver, Bjorn Larsson

Te tjere

Kur përkthimi në shqip i këtij romani po përgatitej për botim, i kërkova autorit, Björn Larsson, një rekomandim për ndonjë recension a kritikë që mund ta përdornim si parathënie. Në vend të këtyre, ai më dërgoi një libër të vetin me kujtime, një ditar të shkruar posaçërisht për publikun italian që e ka ndër autorët e preferuar suedezë.

11,45 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Long John Silver
Origjinali: Long John Silver: Den äventyrliga och sannfärdiga berättelsen om mitt fria liv och leverne som lyckoriddare och mänsklighetens fiende
Gjinia: Roman
Autori: Björn Larsson
Shqipëroi: Entela Tabaku Sörman
Shtëpia botuese: Pa
Viti: 2016
Fq. 416
Pesha: 0.484 kg.
ISBN: 978-9951-613-25-5

Koment nga përkthyesja

Kur përkthimi në shqip i këtij romani po përgatitej për botim, i kërkova autorit, Björn Larsson, një rekomandim për ndonjë recension a kritikë që mund ta përdornim si parathënie. Në vend të këtyre, ai më dërgoi një libër të vetin me kujtime, një ditar të shkruar posaçërisht për publikun italian që e ka ndër autorët e preferuar suedezë.

"Më kanë pyetur me qindra herë si më vajti mendja të shkruaja për jetën e Long John Silverit", shkruan autori në shënimet e veta. "Por nuk kam një përgjigje të kënaqshme. E vetmja gjë që di është se e kam lexuar me qindra herë "Ishullin e Thesarit" kur isha fëmijë. Dhe se më magjepste ai pirat me një këmbë, kaq i ndryshëm nga të tjerët. Ishte një magjepsje e mbushur si me neveri, ashtu edhe me joshje.

Po si mund të ndjesh njëkohësisht simpati dhe përbuzje për një maskara të pamëshirshëm si Long Johni? Ajo çfarë doja të kuptoja ishte se çfarë e bënte të veçantë. Doja të dija ç'kishte ndodhur para se ai të shfaqej si kuzhinier në bordin e anijes "Hispaniola"dhe çfarë ndodhi më vonë.

Pak gjëra mësojmë për të nga "Ishulli i thesarit": dimë se dinte latinisht, se kishte lundruar me Edëard Englandin dhe Flintin, se jetonte me një grua zezake, se kishte një tavernë në Bristol dhe se kishte humbur një këmbë. Por nuk dimë se ku dhe kur, as se pse e thërrasin Barbecue. Të gjitha këto boshllëqe të historisë e thërrisnin mendjen time prej shkrimtari", shkruan Björn Larsson.

Të gjitha këto boshllëqe i mbush autori. Dhe krijon të tjera njëkohësisht. Si çdo roman i mirë. Boshllëqe që i thërrasin mendjes prej shkrimtari në një fëmijë tjetër.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789951613255
ean13
9789951613255
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Zenit Editions

Mali i Vogël, Elias Khuri

"Mali i vogël" është emri popullor i lagjes së krishterë Eshrafija, në lindje të Bejrutit, ku u rrit tregimtari..., kohë para se pesë burra të kërcejnë në një xhip, me mitraloza në krahë, për të marrë në pyetje nënën e tij.
6,25 
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Nëse do të qëndroj, Gayle Forman

Ka nga ata që besojnë në jetën pas vdekjes, dikush mund të ndjejë praninë e shpirtrave ose të engjëllit të tij mbrojtës, ka nga ata që besojnë te mrekullitë e përtej jetës... Mia, shtatëmbëdhjetë vjeçe, vazhdon të ndjejë jetën e saj, arrin të shohë dhe të prekë me mendje njerëzit dhe botën reale, e shtrirë në koma brenda shtratit të spitalit.
10,41 
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Dona Flor dhe dy burrat e saj, Jorge Amado

Askush nuk habitet kur sharmanti e kokëforti Vadinjo dos Gimaraes, një kumarxhi i famshëm për humbjet e tij, vdes gjatë Karnavaleve. Vejusha e tij e përvuajtur, i kushtohet gatimit në shkollë dhe miqve të saj, të cilët e nxisin të rimartohet.
15,62 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Dhoma e fluturave, Lucinda Riley

Pastaj dikush shfaqet nga e kaluara - Fredi, dashuria e saj e parë, që e braktisi dhe e la zemërthyer pesëdhjetë vite të shkuara. Tashmë, duke luftuar për të përballuar dështimet e herëpashershme në biznes të djalit të saj, Semit, dhe kthimin e beftë të birit më të vogël, Nikut, pas dhjetë vjetësh në Australi, Pozi nuk ka kurajë të besojë në dashurinë e...
14,57 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Të droguar tek luksemburgasit, Jacques Steiwer

Koloneli Moulinar, është duke hetuar rrjetin e shpërndarjes së drogës në luksemburg,i cili ka filluar të marra përmasa shqetësuese. Droga dhe ngjarjet e tjera kriminale që po ndodhin njëra pas tjetrës e kanë prishur qetësinë e Dukatit të Madh, i cili tashmë ka rënë edhe nën ndikimin e rrjetit ndërkombëtar të ilaçeve. 
10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Keini dhe Abeli, Jeffrey Archer

Duke huazuar titullin e këtij romani nga Bibla, nga historia e vëllezërve Kain dhe Abel (Cain and Abel), britaniku Jeffrey Archer na risjell nëpërmjet një drame njerëzore, historinë e dy djemve që lindin në dy anë të ndryshme të botës.
14,57 
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Vajza më e bukur e qytetit, Charles Bukowski

Të gjitha rrëfenjat e Bukovskit janë sa të vërteta, aq dhe të ndyra, dhe si të tilla e nderojnë letërsinë: ai tregon ato gjëra që të tjerët i zbukurojnë e i fshehin: dallimin e njerëzve për shkak të gjinisë, varfërinë e përditshme, dhunën dhe ndjenjat e atyre që kruajnë hundët.
15,62 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Paula, Isabel Allende

Kështu fillon romani i Isabel Allende – s, kushtuar vajzës së saj. Paula, lindur më 22 tetor 1963, është e lumtur, e dashuruar, jeton në Madrid, punon... Një jetë e thjeshtë, ndryshe nga ajo e së ëmës që, tashmë, është e famshme. Dy gra, dy fate të ndryshme.
12,49 
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Valis, Philip K. Dick

Në mars të viti 1974, pas vetëvrasjes së një mikeshe dhe një vetëvrasjeje të dështuar, Kaladon Boli goditet nga një rreze kozmike që i transferon informacion mbi natyrën e gjithësisë.
8,33 
More
Në gjendje

Referenca: K1R2P8

Botuesi: Bota Shqiptare

Magjia e dashurisë, Nicholas Sparks

Por kur dukej se jeta po i sillte vetëm gëzime, një e-mail misterioz, me përmbajtje shqetësuese do të shkaktojë një varg ngjarjesh që do të ndryshojnë rrjedhën e martesës së këtij çifti. Sa mirë e njohim ne atë që dashurojmë? Si të reagojmë ndaj dyshimeve të paevitueshme, frikërave që kanë lidhje me fëmijërinë, që na ngrenë pengesa që ndonjëherë na zënë...
10,41 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Morava

Stuhi shpatash 2, George R. R. Martin

"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
12,49 
More
Në gjendje

Dezhavu, Klaudia Foreman

Samanta fillimisht dyshon se ka të bëjë me një maniak,i cili ka dobësi për të si femër e bukur, çka e shtyn në kërkesa absurde.
10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Zhurma e bardhë, Don DeLillo

Xhek Gledni, një profesor universiteti dhe shef i Katedrës së Studimeve për Hitlerin, bën një jetë të qetë në një qytezë të quajtur Bleksmith, bashkë me të shoqen, Babetën, dhe me katër fëmijët që ka kanë nga martesat e tyre të mëparshme.
11,45 
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe