Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,93 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
10,41 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Ylber hene, Emmanuelle Pagano
  • Ylber hene, Emmanuelle Pagano

Ylber hëne, Emmanuelle Pagano

Pegi

Adela është shoferja e autobusit të shkollës; çdo ditë ajo sfidon pllajën e lartë malore duke shoqëruar në shkollë disa fëmijë që jetojnë në shtëpi të izoluara. Shtëpi që ngjajnë me "fermën e fundit", ku ajo është rritur, e që një liqen artificial e ka fshirë nga faqja e dheut së bashku me fëmijërinë e saj.

6,25 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ylber hëne
Origjinali: Les adolescents troglodytes
Gjinia: Roman
Autori: Emmanuelle Pagano
Shqipëroi: Edmond Tupja
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2017
Fq. 176
Pesha: 0.227 kg.
ISBN: 978-99928-228-58-1

Mbi librin

Adela është shoferja e autobusit të shkollës; çdo ditë ajo sfidon pllajën e lartë malore duke shoqëruar në shkollë disa fëmijë që jetojnë në shtëpi të izoluara. Shtëpi që ngjajnë me "fermën e fundit", ku ajo është rritur, e që një liqen artificial e ka fshirë nga faqja e dheut së bashku me fëmijërinë e saj.

Atëherë, Adela ishte një djalë i vogël ose më saktë "një vajzë në trupin e një djali". Kur u kthye në qytezë, pas operacionit të saj, askush nuk e njohu. Njerëzit e mirëpritën dhe i dhanë punë. Ajo tashmë punon si shoferja e autobusit të shkollës, merr e çon rreth dhjetë fëmijë e adoleshentë, disa vëllezër e motra, historitë e të cilëve përzihen me të sajën.

Vajzat e reja që ajo shoqëron me autobus janë një pasqyrë e dhimbshme: njëra ngjason shumë me adoleshenten që Adela do të kishte dashur të ishte, gazmore, sensuale, e dashuruar; një tjetër është një motër e madhe, shumë e kujdesshme ndaj vëllait të vogël.

Adela nuk ka qenë kurrë motra e madhe. Akseli, vëllai i vogël, nuk e kupton. U bënë dhjetë vjet që ai nuk pranon ta takojë e as t'i flasë, derisa një aksident në punë e detyron të shtrohet në spital. Bashkë me dorën, edhe diçka tjetër brenda tij është thyer e dialogu mes tyre nis sërish.

Ky roman është analizuar edhe nga akademikë të ndryshëm ndërkombëtarë, që studiojnë përfaqësimet e transgjinorëve në kulturë. Ai është fitues i Çmimit Europian të Letërsisë (2009), i çmimit Télérama / France Culture, i Çmimit Lavinal të Pranverës së Lexuesve, i Çmimit të Librarëve Francezë, i çmimit Marguerite Audoux, i çmimit Rosine Perrier e të tjerë.

Fragment nga libri

Unë e dija çfarë më priste kur vija në shtëpi, por s'prishte punë, isha aq mirë, thuajse e lumtur. Kurat me hormone, të lodhshme por të dobishme, më kthenin trupin tim përmes një shkrirjeje muskujsh të shkallëshkallshme që e vlerësoja para pasqyrës së madhe të korridorit.

Ato ma kthenin atë trup, pikërisht atë trup për të cilin më kishte marrë aq shumë malli, saqë ndieja një dhimbje të gëzueshme midis këmbëve, te shpatullat pa mish (shtrembërohesha për t'i parë se si më në fund u dukeshin kockat), midis gjinjve të mi fillestarë.

Im vëlla e shtynte me vrazhdësi atë trup femre që shpalosej në korridor. Për atë trup më kishte marrë malli prej aq shumë kohësh, saqë edhe sot, nganjëherë, ndiej mall, herë pas here, me jehona.

Komente mbi librin

"Me "Ylber hëne", Emmanuelle Pagano rrëshqet brenda gjarpërimeve të jetës familjare, fshikullimave sentimentale, dhe zbulon duelin e përjetshëm midis dashurisë absolute dhe keqkuptimeve."

Tèlèrama

"Një trup i vetëm për disa jetë... Pamjaftueshmëria e mbështjellës trupore rrëfehet si një dëshmi përvëlluese."

Le Temps

"Autorja ngre pyetje mbi vëllezërit dhe vëllazërinë, mbi dashurinë dhe gënjeshtrën, mbi jetën që na ikën dhe të rinjtë që janë plot jetë. Rrëfen për trupat që ndryshojnë, stinët që kalojnë dhe kujtesën që nuk shuhet kurrë. Ky roman i ndjeshëm dhe delikat gjen një epilog domethënës në një skenë mallëngjyese..."

Livre et Lire

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928228581
ean13
9789928228581
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000285

Botuesi: Cabej

Thuaji zemres po, Susanna Tamaro

Atë natë, papritur kisha kuptuar një gjë: mes shpirtit dhe trupit ka shumë e shumë dritare të vogla: së andejmi, në qofshin të hapura, kalojnë emocionet, në qofshin gjysmë të mbyllura pikojnë pak e nga pak; vetëm dashuria, porsi një shkulm ere mund t'i çelë të gjitha tok, sa hap e mbyll sytë.
5,83 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Në flakët e Izmirit, Dinos Koubatis

Një familje e pasur dhe fisnike e Smirnit (Izmirit), me origjinë nga Kreta, përjeton në vitin 1922 shkatërrimin e qytetit ku ajo jeton. Nga ajo rrëmujë e përgjithshme që mbizotëroi, familja del dhjetëfish e zvogëluar në numër; ata që arritën të mbijetojnë pas një udhëtimi të stërmundimshëm, do të përfundojnë në Kretë dhe në Pire.
10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Parehatia e mbrëmjes, Marieke Lucas Rijneveld

Fitues i Çmimit International Booker Prize për vitin 2020, romani i jashtëzakonshëm debutues i shkrimtares holandeze Maricke Lucas Rijneveld, na paraqet një botë gjuhe si askush tjetër e duke ardhur me vërtetësi dhe bukuri ne gjuhën shqipe
12,49 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001697

Botuesi: Morava

Agimi, Stephenie Meyer

POR KUR DASHUROJE VRASËSIN TËND, ATËHERË NUK KISHE RRUGËDALJE.  Si mund të vrapoje, si mund të luftoje,  kur një  veprim i tillë do ta lëndonte atë person të dashur?  Nëse jeta jote ishte  gjithçka mund t'i falje njeriut të dashur, si mund të mos ia falje? Po sikur të ishte ai një njeri që e doje me të vërtetë?
15,62 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000763

Botuesi: Onufri

Dashuri e vonë, Isaac Bashevis Singer

Kam vënë re dhe jam i kënaqur që novela mbahet prapë e gjallë sot. Kjo tregon përsëri sfidën më të madhe të një prozatori dhe arritjen më të madhe të tij, nëse ai ia del mbanë të shkruajë shkurt dhe me imagjinatë.
9,37 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Kafe e hidhur, Simonetta Angello Hornby

Maria është vetëm pesëmbëdhjetë vjeçe, Pietroja tridhjetë e katër; ai është një qejfli i pasur, të cilit i pëlqejnë udhëtimet, bixhozi dhe femrat; ajo rrjedh nga një familje socialiste me ideale të mëdha, por me mjete të kufizuara.
10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Nazisti dhe berberi, Edgar Hilsenrath

Me sa duket, romancieri Edgar Hilsenrath ka arritur të pamundurën me romanin e tij 'Nazisti dhe berberi' - një satirë për hebrenjtë dhe SS-ët... një roman aventurash, i përgjakur, grotesk, i çuditshëm dhe njëkohësisht me një lakonikë mizore, që rrëfen me një humor të zi për kohë të errëta.
10,41 
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Këpucët e klounit, Rebecca F. John

Kjo përmbledhje me tregime na servir një koleksion mrekullisht të larmishëm karakteresh, ndër të cilët një garues qensh, pronarin e një dyqani muzike, këngëtarë, interpretues cirku dhe dy motra në moshë të njomë në Varshavën e Luftës së Dytë Botërore.
7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Vera kur ime më i kishte sytë jeshilë, Tatiana Ţîbuleac (E-Book)

Aleksit i kujtohet ende vera e fundit që kaloi me të ëmën. Kanë kaluar shumë vjet që atëherë, por, kur psikologu e këshillon ta rijetojë atë periudhë, në mënyrë që të arrijë të kapërcejë bllokimin krijues që po përjeton si piktor, Aleksi nis një udhëtim që do ta përballë me emocionet e verës kur ai dhe mamaja e tij mbërritën në një fshat pushimi në Francë...
5,83 
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Pavdekësia, Milan Kundera

Në Francën bashkëkohore, Anjeza, e martuar dhe me një vajzë të rritur, ndihet e tëhuajësuar nga i shoqi, e bija dhe motra e saj. Në Vajmarin e shekujve 18-19, Gëtja, tashmë i martuar prej kohësh dhe drejt pleqërisë, përjeton një histori të ngatërruar me Betina Brentanon, njëzet vjet më e re se ai dhe e sapomartuar.
12,49 
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Jetë pas jete, Kate Atkinson

Po sikur të të jepet mundësia ta jetosh jetën përsëri e përsëri, deri sa, më në fund, ta bësh ashtu siç duhet? Po sikur të kemi një mundësi të dytë për gjithçka? Po sikur të kemi një pafundësi mundësish për ta jetuar jetën? A do të ishe gati ta shpëtoje botën nga fati i pashmangshëm? A do të doje?
12,49 
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2906

Botuesi: Pegi

Delikatesa, David Foenkinos

Natalia dhe Fransuai janë çifti i përkryer dhe janë përsosmërisht të lumtur. Por, kur Fransuai vdes papritur, pas shtatë vjetësh martese të bekuar, vejusha Natali ngre një kala rreth emocioneve te saj, ku askush nuk mund të hyjë më. Derisa kandidati më i paimagjinueshëm shfaqet.
8,33 
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Zigzage takimesh, David Foenkinos

Alisa dhe Frici duhen, por e shtyjnë jetën mes ndarjesh të arsyeshme dhe rastësish që i bashkojnë sërish. Shkaqet: ciklet pasionale, prindërit dhe krushqit, puna dhe kolegët, miqtë e fëmijërisë, xhelozia dhe... fati.
8,33 
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Sharlota, David Foenkinos

Ky roman i veçantë rrëfen historinë e artistes Sharlotë Salomon, e lindur në prag të Luftës së Dytë Botërore në Berlin, në një familje hebraike dhe të traumatizuar nga disa tragjedi të brendshme. E dashuruar pas artit dhe vetë jetës, Sharlota rritet, edukohet dhe dashurohet marrëzisht në Gjermaninë e fillimit të nazizmit.
8,33 
More
Në gjendje