Titulli: Hije të Njëbrirëshit
Origjinali: Sombras de unicornio
Gjinia: Roman
Autori: Raquel Martinez
Shqipëroi: Lorida Demiraqi
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2016
Fq. 256
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-9928-205-39-1
Mbi librin
Klaudia, një gazetare e lindur në Oviedo, por rritur në Argjentinë, kthehet në Spanjë me qëllim për të filluar një jetë të re. Vendoset në Madrid dhe fillon të punojë te Njëbrirëshi. Aty njihet me Edgarin, një meksikan nga një shtresë e lartë sociale, i cili kërkon, gjithashtu, të largohet nga një e kaluar e trazuar.
Ashtu si ajo qenia e trilluar që banon në imagjinatën dhe dëshirat tona, edhe protagonistët e këtij romani kalojnë përmes të njëjtit dualitet dhe jetojnë midis asaj që dëshirojnë të jenë dhe asaj që janë në të vërtetë. Hije të Njëbrirëshit – një roman mbi kuptimin e jetës, edhe nëse duhet ta nisësh atë nga e para.