Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,84  7,60 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,66  16,29 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,77  10,86 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Qyteti i magjepsur, libri i dyte, Ransom Riggs
  • Qyteti i magjepsur, libri i dyte, Ransom Riggs

Qyteti i magjepsur, libri i dytë, Ransom Riggs

Pegi

3 shtator, 1940. Dhjetë Fëmijë të Veçantë arrijnë t'i shpëtojnë një ushtrie shpirtzbrazëtish. Vetëm një njeri mund t'i ndihmojë fëmijët, por ajo ka mbetur e bllokuar në trupin e një zogu.

10,86 
9,77  Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Qyteti i magjepsur, libri i dytë
Origjinali: Hollow City
Gjinia: Roman
Autori: Ransom Riggs
Shqipëroi: Agim Doksani
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2015
Fq. 400
Pesha: 0.481 kg.
ISBN: 978-9928-200-34-1

Mbi librin

3 shtator, 1940. Dhjetë Fëmijë të Veçantë arrijnë t'i shpëtojnë një ushtrie shpirtzbrazëtish. Vetëm një njeri mund t'i ndihmojë fëmijët, por ajo ka mbetur e bllokuar në trupin e një zogu.

Udhëtimi i jashtëzakonshëm që zuri fill në librin "Sekreti i shtëpisë në ishull" vazhdon teksa Xhejkob Portman dhe shokët e tij marrin rrugën drejt Londrës, qyteti i veçantë i botës. Atje, ata shpresojnë të gjejnë shërim për njeriun më të dashur për ta, zonjushën Fajkoi.

Por në këtë qytet të shkatërruar nga lufta, në çdo cep fshihen të papritura të tmerrshme. Përpara se Xhejkobi t'i shpjerë fëmijët e veçantë në një vend të sigurt, ai duhet të marrë një vendim të rëndësishëm në lidhje me dashurinë e tij për Ema Blumin.

"Qyteti i magjepsur" i tërheq lexuesit në një botë e pasur imagjinare të telepatisë dhe ndërthurjes së rrathëve të kohës, me personazhe me aftësi të jashtëzakonshme, trajtëndryshuese, me fantazma, qenie të mbinatyrshme e kafshë që flasin.

Njësoj si romani i mëparshëm, edhe ky libër i dytë i serisë së Fëmijëve të Veçantë, përzien fantazinë drithëruese me fotografi të vjetra të pabotuara kurrë më parë, me qëllimin për të krijuar një përvojë leximi të papërsëritshme.

Koment nga School Library Journal

Për lexuesit e rinj të serisë, ky libër do të jetë kënaqësi e madhe... Për dashamirësit e librit të parë do të jetë thesar. I vetmi cen: duhet të presim librin e tretë për të mësuar se çfarë ndodh me Xhejkobin dhe shokët e tij të Veçantë.

Mbi autorin

Ransom Riggs ka lindur në Florida, është diplomuar në Kolegjin Kenyon dhe në Fakultetin e Kinemasë dhe Televizionit në Universitetin e Kalifornisë së Jugut. Jeton në Los Anxheles, ku xhiron filma me metrazh të shkurtër, shkruan libra dhe ka një blog të vetin. Është edhe fotograf, sidomos udhëtimesh. Është koleksionist i pasionuar fotografish.

Detajet e librit
9789928200341
9789928200341
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Mediaprint

Me dashuri nga Londra, Sarah Jio

Vali fluturon përtej Atlantikut, duke shpresuar të mësojë se kush ishte në të vërtetë nëna e saj, ndërsa vajton për marrëdhënien që nuk kishin pasur kurrë.Hap pas hapi, Valinis të bashkojë copëzat e jetëssë Eloizës në Mbretërinë e Bashkuar, duke u dashuruar me banesën e saj ngjyrë pastel, lagjen komode dhelibrarinë në katin përdhes, si dhe duke njohur...
12,71  14,12 
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Dashnoret, Elfriede Jelinek

Duhet t'i kesh nervat e çelikta të lexosh romanin e Elfriede Jelinek "Dashnoret". Pse? Sepse sintaksa nuk është si zakonisht, por e shkruar me një sintaksë rruge, që në fakt edhe nuk është aspak sintaksë, por një mori informacioni, e cila vjen në formën e shkrimit.
5,86  6,52 
More
Ne gjendje

Botuesi: Buzuku

Aksident natën, Patrick Modiano

Çfarë strukture familjare keni njohur? Nuk dhashë asnjë përgjigje. A mbani mend ndonjë pamje mbresëlënëse nga ati apo nga nëna juaj? Isha përgjigjur: të mjegullt. E gjykoni veten djalë (apo vajzë) të mirë? Nuk kam qenë kurrë djalë.
9,29  10,32 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Skanderbeg Books

Kafsha që jep shpirt, Philip Roth

Gjithçka shkon fjollë deri ditën kur ai njihet në mënyrë intime me një vajzë kubane, me të cilën do të krijojë një lidhje që me kohën do të dalë krejtësisht jashtë përllogaritjeve të tij. Për Kepeshin, kjo do të jetë mundësia e artë për të kuptuar veten, rrjedhën e ngjarjeve që e kanë shënjuar, por edhe për ta shtyrë drejt një analize më të thellë të...
7,82  8,69 
More
Në gjendje

Referenca: 2190

Botuesi: Dituria

Fari lundrues i Bllekuotërit, Colm Toibin

Në fillim të vitit 1990, tri gra: Dora Devëro, e bija e saj Lili dhe mbesa e saj Helena, takohen pas vitesh me mosmarrëveshje dhe arrijnë një armëpushim të pasigurtë. Vëllai i adhuruar i Helenës, Dikleni, po vdes. Dy shokë bashkohen me të dhe me gratë në një shtëpi të shkatërruar, të vjetër, pranë detit.
6,35  7,06 
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Testamentet, Margaret Atwood

Te “Testamentet” na zbulohet ana e saj më intime, më e fshehtë dhe  autentike. Falë retrospektivës në të shkuarën, shohim të rindërtohet origjina e  Galaadit. Nuk bëhet më fjalë për mungesën e grave pjellore si shkak i parë i  distopisë, sesa për mbizotërimin meskin të një gjinie mbi tjetrën.
14,66  16,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Ishulli i shpirtrave, Piergiorgio Pulixi

Mara nuk e harron dot padrejtësinë që i bënë në punë, që i kushtoi transferimin ndëshkues, kurse Eva, përkundrazi, dëshiron me gjithë shpirt të harrojë tragjedinë që e shtyu të linte Milanon dhe të nisej për në Sardenjë, me një biletë pa kthim.
13,68  15,20 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Qëllo, tashmë jam i vdekur, Julia Navarro

Mariana është ngarkuar nga një organizatë joqeveritare që të hartojë një raport për vendbanimet e hebrenjve në territoret palestineze. Për ta kryer këtë detyrë në mënyrë të paanshme, ajo beson se është e rëndësishme që të dëgjojë të dyja palët, ndaj vendos të takojë, në Jerusalem, Aron Zukerin, një nga liderët shoqërorë të Izraelit, përkrahës i guximshëm...
17,59  19,55 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Gruaja e Kolonelit, Rosa Liksom

Himleri e vetë Hitleri, tmerret në kampet e përqendrimit dhe në Poloninë e pushtuar më 1939. E keqja parakalon para syve të saj naivë të së kaluarës dhe na vjen ashtu siç ka ndodhur, e përshkruar nga një grua që po përpiqet të kuptojë plagët e saj dhe ato të një kombi.
7,82  8,69 
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2716

Botuesi: Pegi

Sekreti i shtëpisë në ishull, Ransom Riggs

Të gjithë presin të zbulohen në librin "Sekreti i shtëpisë në ishull", një roman i paharrueshëm, ku fantastikja bashkohet me fotografinë, të rrëmben e të detyron ta lexosh me një frymë. Historia jonë çelet me një fatkeqësi në familje, e cila e nis Xhejkobin gjashtëmbëdhjetëvjeçar në një udhëtim drejt një ishulli të larg
7,82  8,69 
More
Ne gjendje