Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Gruaja e pilotit, Anita Shreve
  • Gruaja e pilotit, Anita Shreve

Gruaja e pilotit, Anita Shreve

K1R1
OMBRA GVG

Doli nga rruga kryesore, sipas udhëzimeve që i kishin dhënë dhe eci drejt pikës më veriperëndimore të Irlandës. Çuditërisht aty rruga ishte edhe më e ngushtë, pothuaj aq sa rrugica e makinave përpara shtëpisë së saj. Po si kishte mundësi që nuk i kishte shkuar asnjëherë mendja tek ndonjë lidhje e mundshme, pyeste veten.

9,25 GBP
8,33 GBP Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Gruaja e pilotit
Origjinali: The Pilot's Wife
Gjinia: Roman
Autori: Anita Shreve
Shqipëroi: Eliona Balilaj
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2015
Fq. 352
Pesha: 0.378 kg.
ISBN: 978-9928-06-113-3

Mbi librin

Jeta e Ketrinë Lajënsit kishte qenë e qetë dhe e kënaqshme. Duke qenë gruaja e një piloti, ajo ishte mësuar me periudhat e largësisë të të shoqit, por jo me atë çfarë do i duhet të përballet krejt pandehur kur dëgjon një të trokitur në derë në tre të mëngjesit.

Kur Ketrina, krejt papritur mëson se avioni i drejtuar nga i shoqi, ka shpërthyer pranë brigjeve të Irlandës, përballet me fakte të pabesueshme njëra pas tjetrës. E përfshirë në një vorbull të madhe publiciteti që nxitet nga thashethemet se i shoqi, Xheku ka pasur një jetë të fshehtë dhe duke luftuar me dhimbjen, Ketrina niset të mësojë kush ishte në të vërtetë ai, pa marrë parasysh koston.

Kërkimi i saj do ta çojë drejt fakteve shokuese duke dyshuar në të vërtetën rreth martesës së tyre, por edhe në kufijtë e aftësisë së saj për t'u përballur me të. Misteri që vë në lëvizje këtë roman tërë ankth e pasion të vendos përballë pyetjeve serioze: deri ku jemi në gjendje ne t'i njohim personat që na rrethojnë, veçanërisht ata që i kemi më të dashurit, sidomos ata me të cilët ndajmë jetën?

Fragment nga libri

Doli nga rruga kryesore, sipas udhëzimeve që i kishin dhënë dhe eci drejt pikës më veriperëndimore të Irlandës. Çuditërisht aty rruga ishte edhe më e ngushtë, pothuaj aq sa rrugica e makinave përpara shtëpisë së saj. Po si kishte mundësi që nuk i kishte shkuar asnjëherë mendja tek ndonjë lidhje e mundshme, pyeste veten.

Si kishte mundësi që një grua të jetonte me një burrë për kaq gjatë e të mos dyshonte kurrë? Më e pakta, dukej si një akt madhështor naiviteti, prirje për të harruar. Por mendoi që e dinte përgjigjen edhe pa e bërë fare pyetjen: Një tradhtar i përkushtuar nuk shkakton fare dyshim, kuptoi, pasi me të vërtetë që nuk do që të zbulohet.

Ketrinës as që i kishte shkuar ndonjëherë mendja të dyshonte, pasi nuk kishte ndjerë kurrë ndonjë gjurmë të një gruaje tjetër, nuk kishte gjetur kurrë ndonjë njollë buzëkuqi në këmishat e tij. Edhe në aspektin seksual nuk i kishte shkuar mendja kurrë. Kishte menduar se rënia e nivelit të seksit që kishin përjetuar ishte thjesht rrjedha normale e ngjarjeve për një çift që kishin një dekadë të martuar.

Komente mbi librin

"Anita Shreve ka përdorur një subjekt njerëzor duke e shndërruar në një roman emocionalisht të jashtëzakonshëm."

Los Angeles Times Sunday Book Review

"I detyrueshëm për t'u lexuar... Të krijosh personazhe tërheqës, por edhe subjekt mbresëlënës nuk është e thjeshtë, por Shrive arrin ta bëjë me mjeshtëri këtë."

Orlando Sentinel

"Kërkimi emocional i Ketrinës paraqitet me emocion. Shrive na çon me ankth tek rrjedha e ngjarjeve duke zbuluar me kujdes një marrëdhënie tronditëe."

San Diego Union Tribune

Detajet e librit
K1R1
9789928061133
9789928061133
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Makthet e një nate vere, Hakan Bicakci

Nuk mund ta kuptoja se si kisha humbur pas një ecjeje aq të shkurtër dhe të drejtë. Po endesha rreth e qark me manovrime të pavetëdijshme, hapa të shqetësuar dhe vështrime të hutuara rreth rrugëve anësore të ftohta dhe të zymta që i ngjasonin njëra – tjetrës.
3,33 GBP 3,70 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Bonavia, Dragan Velikić

Jeta është një këmishë force në çfarëdolloj dimensioni ku enden personazhet e tij: Beograd, Zemun, Vjenë, Boston, Kaliforni; ndërsa Vdekja krijon atë ekuilibër që jeta është e pazonja t’iu ofrojë të gjallëve në endjen e tyre.
7,49 GBP 8,33 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Flokë flakë të kuq, Kostas Mourselas

Një roman klasik karakteresh. Një roman psikologjik me skenë shoqërore të ngurtë dhe erotizëm të fortë. Një roman që ngjason me një pikturë të Hieronymus Bosch-it, por që mban në kopertinë fragmentin e një pikture të Helidon Halitit. Një roman nga shkrimtari dhe skenaristi i mirënjohur grek Kostas Mourselas që nuk përshkruhet.
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Melankolia e qëndresës, Laszlo Krasznahorkai

 Romani i tij 'Melankolia e qëndresës' është një komedi e apokalipsit, një libër për një zot që jo vetëm deshton, por edhe nuk kthehet të bëjë llogaritë. Më pak maniak, më pak i ngërthyer se romani "Luftë dhe Luftë', 'Melankolia e qëndresës' ka elemente të romanit tradicional social.
9,99 GBP 11,10 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 9789928348753

Botuesi: Toena

Brida, Paulo Coelho

Në fjalën e saj rreth zjarreve në pyll ku mbahet sabba e famshme, Wicca, kryeshtriga thotë: Shenjtorja Marie na kujton çdo moment se kemi qenë ne gratë që i kemi ndenjur pranë Krishtit në momentet kur burrat ikën dhe mohuan besimin e tyre. Që kemi qenë ne, që kemi derdhur lumenj me lot, ndërkohë që ai mbante kryqin; që kemi qenë ne, që jemi gjunjëzuar...
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Mjeku i oborrit, Per Olov Enquist

Historia në thelb të këtij romani është e jashtëzakonshme në vetvete: përpjekja, e një personazhi të armatosur vetëm me zgjuarsi dhe ideale iluministe, për të reformuar Mbretërinë e Danimarkës ku ka “diçka të kalbur”, duke zbatuar në mënyrë paqësore parimet që njëzet vjet më vonë do të ktheheshin në thelbin e Revolucionit Francez.
10,41 GBP 11,56 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Shtëpia e Librit

Papagalli i Floberit, Julian Barnes

Botuar fillimisht në vitin 1984, romani rrëfen kërkimin e studiuesit amator Geoffrey Braithwaite mbi disa elementë të jetës së gjeniut francez Gustave Flaubert dhe përballjet e tij me hilet e historisë dhe të kujtesës, disa prej të cilave janë kurthe të thurrur nga vetë Floberi për pasvdekjen.
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2112

Botuesi: Bota Shqiptare

Xhevahiri i Medines, Sherry Jones

Ajo ishte bota e Aishes, bijë e Ebu-Bekirit. Kur ajo u lind në vitin 613, gratë konsideroheshin pronë, zotërim i burrave, dhe ishin aq pa vlerë, saqë prindërit mund t'i groposnin të gjalla, nëse në atë vit do të kishin lindur shumë vajza.
9,99 GBP 11,10 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000285

Botuesi: Cabej

Thuaji zemres po, Susanna Tamaro

Atë natë, papritur kisha kuptuar një gjë: mes shpirtit dhe trupit ka shumë e shumë dritare të vogla: së andejmi, në qofshin të hapura, kalojnë emocionet, në qofshin gjysmë të mbyllura pikojnë pak e nga pak; vetëm dashuria, porsi një shkulm ere mund t'i çelë të gjitha tok, sa hap e mbyll sytë.
4,66 GBP 5,18 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Living

Përroi i korbave, Emilia Hart

Keti largohet nga Londra për t’u strehuar në shtëpizën e trashëguar nga halla. E mbuluar nga lule kacavjerrëse, dhe me një kopsht të mbingarkuar, ajo kthehet në një Parajsë për ta mbrojtur Ketin nga bashkëshorti abuziv. E megjithatë, Keti ndien se shtëpiza mbart një sekret….
11,66 GBP 12,95 GBP
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: K3R5

Botuesi: Skanderbeg Books

Gruaja e mesdites, Julia Franck

Helene kërkon të lërë pas krahëve shumë gjëra, kujtimin e një nëne të sëmurë që i ka shkaktuar një fëmijëri të trazuar, një jetë tejet të vështirë, një dashuri të lënë përgjysmë nga fati i keq, një martesë të marrë fund pa shumë shpjegime, një motër me të cilën i ka humbur prej kohësh lidhjet, dhe punën e sa j si infermiere mes dhjetëra të plagosurëve.
9,99 GBP 11,10 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2551

Botuesi: Toena

Shpresa, Andre Malraux

Libri flet për 8 muajt e parë të Luftës Civile në Spanjë midis fashistëve të udhëhequr nga Gjenerali Franko dhe republikanëve. Është një roman që flet për luftën, një roman polifonik (me shumë zëra) sepse Malraux refuzon të ndalet tek psikologjia e personazheve.
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Keini dhe Abeli, Jeffrey Archer

Duke huazuar titullin e këtij romani nga Bibla, nga historia e vëllezërve Kain dhe Abel (Cain and Abel), britaniku Jeffrey Archer na risjell nëpërmjet një drame njerëzore, historinë e dy djemve që lindin në dy anë të ndryshme të botës.
11,66 GBP 12,95 GBP
More
Në gjendje