Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Afrikani, J.M.G. Le Clezio
  • Afrikani, J.M.G. Le Clezio

Afrikani, J.M.G. Le Clezio

K4R1

Sipas Le Clézio, duke e memorizuar Afrikën, ai është i mendimit se njeriu nuk lind në ditën që del në dritë, por në ditën dhe vendin kur bëhet, kur kupton se ekziston.

5,55 GBP
5,00 GBP Ruaj 10%
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Afrikani
Origjinali: L'Africain
Gjinia: Kujtime
Autori: J.M.G. Le Clézio
Shqipëroi: Urim Nerguti
Shtëpia botuese: Skanderbeg Books
Viti: 2009
Fq. 112
Pesha: 0.132 kg.
ISBN: 978-99927-817-1-5

Mbi librin

Sipas Le Clézio, duke e memorizuar Afrikën, ai është i mendimit se njeriu nuk lind në ditën që del në dritë, por në ditën dhe vendin kur bëhet, kur kupton se ekziston. "Mua nuk më bënë vetëm kujtimet e Afrikës, por edhe pasuria mendore dhe lumturia e prindërve të mi në Afrikë". Le Clézio në këtë libër i bën një parakalim kujtimeve të tij në Afrikë.

Koment nga autori

Për një kohë të gjatë, kam ëndërruar që nëna ime të ishte zezake. Kisha sajuar një histori, një të kaluar, për t'i ikur realitetit pas kthimit tim nga Afrika, në këtë vend, në këtë qytet ku nuk njihja askënd, ku isha kthyer në një i huaj. Pastaj, kur im atë, në moshën e pensionit, erdhi të jetojë me ne në Francë, kam zbuluar se ishte ai Afrikani. Kjo ka qenë e vështirë për ta pranuar. Më është dashur të rikthehem prapa, të rifilloj, të përpiqem të kuptoj. Dhe në kujtim të kësaj, kam shkruar këtë libër të vogël.

Fragment nga libri

Më kujtohet gjithçka që mora kur erdha për herë të parë në Afrikë: një liri aq të thellë, saqë më digjte, më dehte, saqë i ngazëllehesha deri në dhimbje. Nuk dua të flas për ekzotizëm: fëmijët janë krejt të huaj ndaj këtij vesit.

Jo ngaqë ata shohin përmes qenieve dhe gjërave, por, pikërisht, ngaqë nuk shohin tjetër, veç këtyre: një pemë, një gropë në tokë, një mizëri milingonash nëpër trarë, një grup djemsh çamarrokë në kërkim të një loje, një plak me sy të mjegullt duke zgjatur një dorë kockë e lëkurë, një rrugë në një fshat afrikan në një ditë tregu, këto ishin të gjitha rrugët e të gjitha fshatrat, të gjithë pleqtë, të gjithë fëmijët, të gjitha pemët dhe të gjitha milingonat.

Ky thesar ishte përgjithmonë i gjallë thellë brenda meje, nuk mund të shkulet më. Shumë më tepër sesa me kujtime të thjeshta, ai është i përbërë me të vërteta...

Prindërit e mi ishin të shtrirë në shtretërit e tyre fushorë, nën rrjetat e mushkonjave, duke dëgjuar tingujt e trumpetave, të akorduara në një ritëm konstant dhe ekstremisht të fortë, si një zemër plot nxit. Ata janë të dashuruar. Egërsia, dhe në të njëjtën kohë, Afrika njerëzore, është nata e tyre e martesës. Dielli dogji gjithë ditën trupat e tyre, ata janë të mbushur me një fuqi ektreme elektrizuese.

Komente mbi librin

"Roli i tij autobiografik është shndërruar në thjeshtësinë e shprehjeve. Pra, jo konfuzion apo rrëfim, por thjesht një gjest intimiteti... Le Clézio nuk jep leksione morali. Delikat dhe bujar, dhe në të njëjtën kohë, tejet i mençur... I gjithë arti i tij është përkushtim ndaj dhimbjes, por dhe rebelim."

Le Monde

"Le Clézio ka perfeksionuar një stil me një shprehi të hapur, të shpejtlëvizshme. Me kohën, ambicia e tij mbisunduese që të mund të arrijë transparencën e mitit, e ka drejtuar atë në një lloj hapjeje që sheshon ndikimin emocional të prozës së tij."

The Washington Post

Mbi autorin

Shkrimtari 68-vjeçar u lind në Francë, jetoi në Nigeri për një kohë të shkurtër, kur ishte fëmijë dhe ka dhënë mësim në universitete në Tailandë, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara. Ai është një udhëtar i përhershëm dhe i palodhshëm.

Me romanin e tij të parë, "Procesverbali", të cilin e shkroi kur ishte tepër i ri, ai fitoi menjëherë çmimin "Ranaudot". Përfaqësuesit ideal të një vizioni harmonik të botës janë për Le Clézio-n indianët e Amerikës, për të cilët ai ka shkruar "Ëndrra amerikane" (1988).

Një tjetër vepër e rëndësishme e shkrimtarit francez është edhe "Ekstazë dhe materie" (1967), përmbledhja e tregimeve "Mondo et autres histoires", tregimi biografik "Diego e Frida" (1993, kushtuar Frida Kahlos dhe Diego Rivera-s), romanet e shumtë mes të cilëve "Shkretëtirë: (1980), "Onitsha" (1991), "Ylli gabon" (1992), "Dy jetët e Lailas" (1999), romani autobiografik "Révolutions" (2003) dhe "Afrikani" (2004).

Detajet e librit
K4R1
9789992781715
9789992781715
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Living

Kurora e mesnatës, Sarah J. Maas

Të fshehtat që kanë mbajtur secili prej tyre do të çojnë në një tragjedi të paimagjinueshme. Kur bota e Selenës të tronditet, ajo do të detyrohet të vendosë përfundimisht se kujt duhet t’i qëndrojë besnike... dhe përse ia vlen të luftojë.
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Xhelati i dashurisë, Irvin D. Yalom

Në këtë libër, rrëfehen historitë e dhjetë pacientëve që iu drejtuan terapisë, gjatë së cilës u përleshën me dhimbjen e ekzistencës. Kjo nuk ishte arsyeja për të cilën ata iu drejtuan për ndihmë psikoterapisë; përkundrazi, që të dhjetë ata ishin duke vuajtur nga probleme të zakonshme të jetës së përditshme.
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Xhemilja, Orhan Kemal

Lajmi i keq që solli Xhemilja, ishte ai që të gjithë e prisnin qysh prej mëngjesit. Tani, më në fund, kishte mbërritur. Frika u përhap si zjarri në gjithë lagjen. Duke ndier se fëmijët dhe të dashurit e tyre ishin në rrezik, banorët u futën nëpër shtëpi dhe morën ç'tu zinte dora: copa druri, hunj, gurë dhe shkuan pas Malikut e Mujit.
4,16 GBP 4,63 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: K1R2P39

Botuesi: Pegi

Mos harro të më puthësh ose Zebra, Alexandre Jardin

Gaspar Egërshani, i martuar prej 15 vjetësh me Kamilën, gëzon nofkën "Zebra". Rutina ka zëvendësuar tashmë prej kohësh zjarrin e dashurisë së viteve të para; "çiftet vdesin nga heshtja" mendon ai. Zebrës kjo i duket e papranueshme, prandaj ai vendos ta bëjë përsëri për vete Kamilën e tij... por si?
6,66 GBP 7,40 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Burri me pardesy të bardhë, Oguz Atay

Tregimet e paraqitura në këtë përmbledhje nga autori i shquar turk Oğuz Atay sjellin një qasje ndryshe, duke i trajtuar personazhet në një mënyrë gati-gati kafkiane dhe duke i veshur me tiparet e fuqishme të ironisë ndaj tipareve negative të njerëzimit.
4,66 GBP 5,18 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Gjysmëmollë, Matteo Bussola

Çfarë ndodh kur kupton, për herë të parë, që dikush të pëlqen? Viola e kuptoi se po e shihte Markon me tjetër sy një pasdite tetori, ditë e hënë, në oborrin e shkollës, teksa ai luante futboll dhe retë e mëdha të bardha vraponin në qiell; njëra prej tyre i ngjasonte një ariu.
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001888

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Testamentet e tradhtuara, Milan Kundera

 Sepse mbërthimi i botës reale bën pjesë në përcaktimin e vetë romanit; por si të kapet dhe të jepet përmes një loje magjepsëse të fantazisë? Si të jetë e rrefkët në analizën e botës dhe, në të njëjtën kohë, papërgjegjshmërisht e çlirët në ëndërrimet zbavitëse?
9,99 GBP 11,10 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001521

Botuesi: Pegi

Shkrimi sekret, Sebastian Barry

Ky roman rrëfen për një histori epike të dashurisë, tradhtisë dhe tragjedisë së pashmangshme. Në rininë e saj, Rozanë MekNalti, ishte një nga vajzat më të bukura të Sligos. Në prag të të njëqindtave, ajo shkruan për të kaluarën e saj dhe dorëshkrimin e ruan nën dyshemenë e drunjtë të dhomës.
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Një ballkon në pyll, Julien Gracq

Sa vjeçe je ti? – e pyeste ndonjëherë Granzhi duke i lëmuar vetullat me gisht, i befasuar nga bukuria e saj shumë më tepër sesa nga një shakullinë e papritur, duke kapsallitur sytë para një drite tejet të fortë, ndërsa ajo qeshte me atë zë gryke dhe ia prishte flokët me gishtërinjtë e lehtë.
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Kështjella prej xhami, Jeannette Walls

Kur është esëll, babai karizmatik dhe brilant i Xhanetës, u kushton shumë kohë fëmijëve dhe madje u mëson atyre fizikën, gjeologjinë dhe se si t’i bëjnë ballë jetës pa iu trembur syri. Ama kur është i dehur, ai kthehet në një mashtrues dhe shkatërrimtar. 
9,99 GBP 11,10 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2550

Botuesi: Toena

Shkretetira, J. M. G. Le Clezio

Lala e vogël është pasardhëse e "burrave blu", luftëtarëve të Shkretëtirës së Saharasë. Pas vdekjes së nënës, ajo shkon të jetojë te halla e saj në një lagje të varfër të qytetit, por Lala nuk mund t'i harrojë ata.
6,66 GBP 7,40 GBP
More
Ka mbaruar