Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Kusherira K, Yasmina Khadra
  • Kusherira K, Yasmina Khadra

Kusherira K, Yasmina Khadra

2712
Bota Shqiptare

Mbyllur në vetminë e tij dhe i përhumbur nga kujtimet e dhimbshme të fëmijërisë, një njeri kujton. Fëmijëria nuk është gjithmonë një parajsë e humbur. Përkundrazi, ajo mund të jetë një botë e përbërë nga padrejtësia dhe makthet.

4,25 GBP
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kushërira K
Origjinali: Cousine K
Gjinia: Roman
Autori: Yasmina Khadra
Shqipëroi: Nonda Varfi
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2012
Fq. 112
Pesha: 0.16 kg
ISBN: 978-9928-00-076-7

Mbi librin

Mbyllur në vetminë e tij dhe i përhumbur nga kujtimet e dhimbshme të fëmijërisë, një njeri kujton. Fëmijëria nuk është gjithmonë një parajsë e humbur. Përkundrazi, ajo mund të jetë një botë e përbërë nga padrejtësia dhe makthet. Dhe ku ka gjë më të tmerrshme për një fëmijë se lënia pas dore nga një nënë që adhuron vëllanë e madh.

Një roman prekës dhe shqetësues në të cilin lexuesi dëshmon nga brenda një mekanizëm që e shtyn drejt çmendurisë fatale qenien e thjeshtë njerëzore. Kur më në fund takohet me një grua, një qenie fatkeqe dhe e dobët si ai, vendos ta ndihmojë. Por deri në ç'pikë?

Një vëzhgues i madh i thellësisë së shpirtit njerëzor, Yasmina Khadra eksploron burimet e fshehta të çmendurisë, sesi vetmia, mungesa e dashurisë, mbyllja në vetvete, janë forma të tilla vuajtjeje që mund të të çmendin. Dhe faktin se si një rrethanë e veçantë, një zhurmë, një portë që vajton, një diell që të verbon si të huajin e Kamysë, mund të bëhet shkas për një akt të pariparueshëm. I vetëm në shtëpinë e nënës së tij, ai kujton sesi kishte zbuluar babain e vrarë në stallë kur ishte pesë vjeç.

Magjepsjen me varrimin e të vdekurve në varreza. Ngathtësinë e tij. Heshtjen e tij të përhershme. Dashurinë e çmendur të nënës për vëllain e madh dhe indiferencën ndaj tij, më të voglit. Dhe kushërirën K, kaq të bukur, kaq të shkëlqyer dhe kaq mizore, një fëmijë, dëshmitar i mungesës së dashurisë nga ana e nënës. Torturuesi i tij. Tani zor se i ka mbetur ndonjë shpresë, askush prej nga mund të shpresojë për pakëz dashuri.

Jeton pa e ditur pse erdhi në këtë botë e pse do të duhet ta lërë një ditë. Nuk ka më shpresa. Deri mbrëmjen kur sheh një grua me flokë të çrregullt, të mbytur në lot, të cilën e ka hedhur një burrë nga makina. Më në fund, një krijesë më e pakënaqur, më e dobët se ai, së cilës mund t'i vijë në dihmë. Ai duhet të bëjë diçka për të. E ndjen si të domosdoshme.

 

Detajet e librit
Bota Shqiptare
2712
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000194

Botuesi: Ideart

Siciliani, Mario Puzo

Është viti 1950. Majkëll Korleone është afër fundit të dëbimit dyvjeçar në Siçili dhe po përgatitet të kthehet në Amerikë.Ndërkohë, i ati, Kumbari, i dërgon urdhërin të marrë me vete në Amerikë një bandit të ri siçilian të quajtur SalvatoreXhuliano, për ta shpëtuar nga vdekja që po përgatitet për të.
6,38 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Nusja e re, Alessandro Baricco

Jemi në fillim të shekullit të shkuar. Nusja e ardhshme është e re, e ardhur nga larg, dhe Familja e pret, thuajse hutimthi, në banesën elegante jashtë qytetit. Biri nuk është, ndodhet larg, duke u kujdesur për mbarëvajtjen e ndërmarrjes së begatë tekstile.
6,80 GBP
More
Në gjendje

Referenca: K3R5

Botuesi: Skanderbeg Books

Dashamirëset, Jonathan Littell

"Unë jam një njeri si të tjerët, unë jam një njeri si ju", kështu thotë për veten, duke rrëfyer historinë e tij rrëqethëse oficeri SS, Max Aue, pjesmarrës në togat lëvizëse në Frontin Lindor, të ngarkuar për të vrarë hebrenj, partizanë dhe çfarëdo qenieje të padëshirueshme.
21,25 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

L’Alchimiste, Paulo Coelho

Et Santiago, jeune berger andalou, vendit ses brebis pour rejoindre les pyramides d’Egypte qu’il avait vues en reve. Son Chemin sera long, peuple d’embuches et de rencontes inattendues. Parfois, il seraa pret d’abandonner, mais trouvera toujours la force de continuer.
7,65 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Një mashtrim i shkëlqyer, Andrea Fazioli

Ky është një roman atipik, pa vrasje dhe vrasës për t'u zbuluar, por fakti mbetet se ai është shkruar me një ironi therëse për racën njerëzore së cilës ne i përkasim.
6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Gruaja në pasqyrë, Eric-Emmanuel Schmitt

Ana, Hana dhe Ani janë tre personazhet qendrore të këtij romani, të cilat, mjeshtëria e autorit, i lidh me një fije fati të përbashkët në kërkim të shtegut për t'i shpëtuar vetë imazhit që u ofron pasqyra e epokës në të cilën jetojnë.
8,50 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2459

Botuesi: Toena

Tinguj dhe plumba, Giuseppe Scelsi

Kur muri i fortë i ideologjive thyhet e bëhet copa, mijëra shqiptarë bien në një dëshpërim të thellë. Sistemi shkërmoqet, idetë dhe ndjenjat tronditen, ndërsa ngurtësia e një regjimi me dhjetëra vite i mbyllur në vetvete shpie në egërsimin e njerëzve.
5,95 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Treni i fëmijëve, Viola Ardone

Bazuar në ngjarje të vërteta, një histori mallëngjyese për dashurinë, familjen, shpresën dhe mbijetesën, e vendosur në Italinë e pas Luftës së Dytë Botërore - e shkruar me zemër dhe penë të fortë nga Viola Ardone.
7,65 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Transatlantiku, Witold Gombrowicz

I shkruar si parodi e një stili të moçëm rrëfimi, "Transatlantiku" shtron me shaka të hidhur dhe me seriozitet thelbësor problemin urgjent të identitetit të njeriut bashkëkohor, flakur midis dallgëve të historisë dhe ngjeshur mes kontradiktash të pazgjidhshme.
8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Korrigjimet, Jonathan Franzen

Lambertët, një familje gati tradicionale e mesperëndimit amerikan, po shpërbëhet diku mesit të shekullit të njëzetë. Të tre fëmijët e Alfredit dhe Enisdës, largohen dhe nisin secili një jetë të re në lindje të vendit.
13,60 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Burri me pardesy të bardhë, Oguz Atay

Tregimet e paraqitura në këtë përmbledhje nga autori i shquar turk Oğuz Atay sjellin një qasje ndryshe, duke i trajtuar personazhet në një mënyrë gati-gati kafkiane dhe duke i veshur me tiparet e fuqishme të ironisë ndaj tipareve negative të njerëzimit.
4,76 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Agim, Eli Vizel

Gjatë një nate tipike të Palestinës nën sundimin britanik, Elisha i ri mediton për vrasjen që duhet të kryejë në mëngjes.Elisha, i mbijetuar i Aushvicit dhe Buhenvaldit, ka humbur gjithçka, përfshi edhe familjen, mësuesin e Kabalës dhe një pjesë të fëmijërisë.
4,25 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Living

Kur mbylla sytë, Linda Green

Një lojë symbyllazi me vajzën do të kthehet në makthin më të keq për një prind. Ela, vogëlushja e shkathët dhe e zgjuar zhduket pa lënë gjurmë. Policia, media dhe familja kujtojnë se e dinë kush mund ta ketë rrëmbyer, por po sikur krimineli i vërtetë të mos jetë një i huaj?
10,20 GBP
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001169

Botuesi: Bota Shqiptare

Dallëndyshet e Kabulit, Yasmina Khadra

Drithërues... I fuqishëm, surreal... Një meditim i sakrificës së fundit të dashurisë... Khadra me mjaft mjeshtëri zbulon shkatërrimin e marrëdhënieve njerëzore në një shoqëri mbytëse.
5,95 GBP
More
Ne gjendje