Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Bastardja e Stambollit, Elif Shafak
  • Bastardja e Stambollit, Elif Shafak

Bastardja e Stambollit, Elif Shafak

SKU001482
Bota Shqiptare

Ky është një roman nga një nga shkrimtaret më të njohura dhe më të sinqerta të Turqisë, një roman mbi historitë e komplikuara të dy familjeve me një sekret të fshehur prej gati një shekulli.

8,50 GBP
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Bastardja e Stambollit
Origjinali: The bastard of Istanbul
Gjinia: Roman
Autori: Elif Shafak
Shqipëroi: Adrian Belo
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2010
fq. 412
Pesha: 0.48 kg
ISBN: 978-99956-11-97-2

Mbi librin

Ky është një roman nga një nga shkrimtaret më të njohura dhe më të sinqerta të Turqisë, një roman mbi historitë e komplikuara të dy familjeve.

Në këtë roman të dytë të shkruar në anglisht, Elif Shafak konfronton të shkuarën e dhunshme të vendit të saj në një rrëfenjë të gjallë dhe plot ngjyra të vendosur në Turqi dhe në Shtetet e Bashkuara. Në qendër të saj është "bastardja" e titullit, Asia, një nëntëmbëdhjetëvjeçare që dashuron Xhoni Keshin, një ekzistencialist francez, si dhe katër motrat e familjes Kazanxhi, të cilat jetojnë sëbashku në një oborri të madh në Stamboll. Vëllai i tyre i vetëm dhe i shkëputur nga familja jeton në Arizona me bashkëshorten e tij dhe me vajzën e bashkëshortes, një armene me emrin Armanush. Kur Armanushi fluturon fshehtazi në Stamboll në kërkim të identitetit të saj, ajo zbulon motrat Kazançi dhe bëhet mikeshë me Asijën. Një sekret i zbuluar lidh dy familjet me epokën e deportimeve dhe masakrave të armenëve të vitit 1915. Ky është një libër që konfirmoi Shafak si një yll në ngritje në letërsinë botërore.

Komente mbi librin

"Tek Kazanxhitë, turq stambolli, gratë janë prush dhe me humor të trazuar, u pëlqen dashuria dhe flasin me xhindet, ndërsa burrat shkojnë shumë herët në botën e përtejme apo në Amerikë. Tek Çakmaçianët, armenas të emigruar në Shtetet e Bashkuara në vitet 1920, pavarësisht ç'seksi i përkasin, janë të lidhur ngushtë pas identitetit dhe traditave të tyre.

Divorci mes Barsamit dhe Rozës, dhe, mandej, martesa e dytë e kësaj me një turk me emrin Mustafa, ngrenë një stuhi zemërate të përgjithshme. Kur vajza e Barsamit dhe e Rozës, tashmë njëzetenjë vjeçe, ia beh fshehtas në Stamboll nga dëshira për të kuptuar popullin e saj, e strehon aty me ngrohtësi familja e njerkut të saj. Miqësia që lind ndërmjet Armanush Çarkmaçianit dhe Asia Kazanxhiut, "bastardja", do të nxjerrë në dritë të fshehta të ndryra më së thelli..."

Susan Isaac

"Sikur të kishim një botë ideale, shkrimtarja turke Elif Shafak do të merrte shumë më tepër vëmendje për të shkruarin e saj të zellshëm e imagjinativ, e më pak debat për komplikimet politike të veprës... Një vështrim i gjallë mbi familjen dhe Stambollin bashkëkohës nga dy gra të reja, njëra turke e tjetra armeno – amerikane."

USA Today

"I gjallë e shumëngjyrësh... Ky roman i ri i mrekullueshëm më pushtoi të tërin. Dhe kur mbaroi, realiteti ishte ndryshe." Chicago Tribune "Shkrimtarja më e madhe turke këta dhjetë vitet e fundit."

Orhan Pamuk

Mbi autoren

Bijë diplomati, Elif Shafak, ka lindur në Strazburg të Francës më 1971. Rininë e parë e kaloi në Spanjë, para se të kthehej më pas në Turqi. Është autore e shtatë romaneve dhe vepra e saj është përkthyer në mbi njëzet gjuhë. Në Turqi, ajo ka fituar Çmimin e Letërsisë "Mavlana" dhe Çmimin e Romanit Turk. Gjithashtu ka fituar një sërë çmimesh ndërkombëtare.

 

Detajet e librit
Bota Shqiptare
SKU001482

Referencat specifike

isbn
9789995611972
ean13
9789995611972
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2695

Botuesi: OMBRA GVG

Princesha, Jean Sasson

Magjepsës... Një udhëtim i vërtetë, edhe pse i pabesueshëm në një nga kulturat më të izoluara të botës... Pasi fillon ta lexosh këtë libër, nuk mund ta lëshosh nga dora, kërkon të lexosh edhe një faqe më shumë, pastaj edhe një kapitull tjetër, derisa t'i shkosh në fund kësaj ëndrre të frikshme arabe.
8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Muza e errët, Armin Ohri

Berlin, 1865. Qyteti rënkon nën peshën e vapës dhe qytetarët ndjekin me frike dhe kërshëri rastin e fundit kriminal: thuhet se profesori Boto Golc paska vrarë në mënyrë barbare një prostitutë të rastit.
6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Qiell nën flakë, Simon Sebag Montefiore

Në fillim të verës 1942, ushtria italiane në Rusi numëronte 235'000 trupa të dërguara nga Musolini si përforcime të gjermanëve, pasi nuk donte që të mbetej pas në një fitore të gjermanëve.
15,30 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Çmimi i tundimit, Johanna Lindsey

Duke pyetur veten pse një vajzë e pavarur si Vanesa pranon të shndërrohet në kukull e të martohet me një batakçi arrogant, Monti vendosa ta ndihmojë për t’ia realizuar këtë ëndërr. Por asnjë veprim i mirë nuk kalon pa u ndëshkuar, sapo përballet me probleme më të ngutshme, përfshi tundimin për të penguar planet e Vanesës për martesë, me qëllim që të...
10,20 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Onufri

Bota sipas Anës, Jostein Gaarder

Ana përndiqet nga imazhe të botës së shkretë të vitit 2082. Sheh stërmbesën e saj, Nova, në një shkretëtirë të banuar nga të mbijetuar të rreckosur, pasi kafshët dhe bimët janë zhdukur.
8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Marrëzitë e liqenit, Andrea Vitali

Një dashuri e kundërshtuar, një kryekomunar ambicioz, një ëndërr aeronautike: komizëm molepsës dhe ndërthurje gjithë pasion e një rrëfimtari të vërtetë. Belanoja është në rrëmujë të madhe.
8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Hotel “Silence”, Auður Ava Ólafsdóttir

Gjendur në këto rrethana, vendos ti bëjë një vizitë nënës në azilin e pleqve. Në kokën e tij vërtitet mendimi se vetëm me largimin nga nga kjo jetë, i vjen edhe fundi kalvarit të vuajtjeve. Blen një biletë vetëm vajtje, pa kthim, larg, për në një vend të humbur dhe të rrënuar nga lufta, si vendi më i mirë për t’i dhënë fund gjithçkaje. 
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001490

Botuesi: Bota Shqiptare

Ditari i vampirit: Zgjimi, L. J. Smith

Elena është një vajzë e mrekullueshme, është e bukur, brilante, ka gjithçka në jetë. Por ditët e saj nuk janë aspak interesante. Kështu, duke kërkuar atë drithërimë të veçantë, fillon një marrëdhënie me stefanin misterioz.
8,50 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Mysafirë me pagesë, Sarah Waters

Me ardhjen e Lilien dhe Leonard Barberit, një çift bashkëshortësh të rinj, rutina e shtëpisë dhe jeta e banorëve të saj do të tronditen papritur. Dhe ndërsa pasionet rriten dhe zhgënjimet bëhen mal, askush nuk mund të parashikojë se sa larg dhe sa shkatërruese do të bëhen ngjarjet.
10,63 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

E bardha dhe e zeza, Malorie Blackman

Kallumi, gjashtëmbëdhjetë vjeç, i bardhë, është një qeros, pra qytetar i dorës së dytë, në një botë të sunduar nga njerezit me ngjyre... Sefi, katërmbëdhjetë vjeç, e zezë, është një Kros, vajza e njërit prej burrave më të fuqishëm në vend...
7,65 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2968

Botuesi: Botimet Dudaj

Hija e tim vellai, Uwe Timm

Përse vëllai u regjistrua vullnetarisht në trupat SS? Ç'qëndrim mbajti ai në lidhje me detyrimin për të vrarë? Ç'mundësi iu dhanë apo nuk iu ofruan kurrë? Cila është pjesa e fajit dhe e veprimit të ndërgjegjshëm te prindërit që la pas? Një jetë e shkurtër që lë shumë pyetje të hapura.
5,95 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Aleph

Njerëz të pavarur, Halldor Laxness

Jo thjesht me krijimtarinë, por edhe me gazetarinë dhe eseistikën dhe qëndrimet politike, ai u ka dhënë formë dokeve të këtij kombi në ndryshim të shpejtë.
11,90 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Burri që këqyr, Alberto Morava

Personazhi kryesor i romanit quhet Dodo, një nofkë që shpreh pafuqi, një burrë i hijshëm rreth të tridhjetepestave, babai i të cilit është një “baron” universitar.
6,80 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2659

Botuesi: Skanderbeg Books

E dashura ime Sputnik, Haruki Murakami

Nje student i kolegjit, i identifikuar vetë si K., bie në dashuri me shoqen e klasës së tij, Sumiren. Devotshmëria ndaj një jete të çrregullt letrare e pengon atë nga ndonjë vetvrasje e mundshme, derisa ajo takon Miun, një grua biznesmene shumë më e vjetër dhe shumë më e sofistikuar se ajo.
7,65 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2814

Botuesi: Pegi

Revolta e Atlasit, Ayn Rand, vol. 2

Sa herë që qeveritë ndërhyjnë në treg, lexuesit nxitojnë të blejnë "Revoltën e Altasit". Pse? Arsyeja kuptohet, nga emri i një grupi të krijuar së fundmi në Facebook: "I lexuar lajmet sot? Duket sikur "Revolta e Altasit" po ndodh në jetën e vërtetë.
8,50 GBP
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001843

Botuesi: Bota Shqiptare

Dyzet rregullat e dashurisë, Elif Shafak

Ela Rubinsteini është dyzet vjeçe dhe martesa nuk duket e lumtur. Merr një punë nga një agjensi botimi, ku duhet të shkruajë një raport pasi të lexojë librin "Blasfemi e ëmbël", një roman i shkruar nga Aziz Zahara.
8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Nderi, Elif Shafak

I premtova vetes të mos e lija pa rrëfyer historinë e saj. Kështu e nis shtjellimin e historisë Esmaja, një grua e re kurde që jeton në Londër, per të treguar më pas krimin e tmerrshëm që kishte kryer i vëllai. Esmaja tregon historinë e familjes së saj nëpër tri breza, që nga gjyshja, te lindja e së ëmës dhe tezes në një fshat të humbur kurd buze Eufratit.
10,20 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Tri bijat e Evës, Elif Shafak

I vendosur mes Stambollit dhe Oksfordit, nga vitet 1980 deri në ditët e sotme, "Tri bijat e Evës" është një rrëfim i ndjerë besimi dhe miqësie, tradite dhe modernizmi, dashurie dhe tradhtie të papritur.
10,20 GBP
More
Në gjendje