Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Askund, J M Coetzee
  • Askund, J M Coetzee

Askund, J.M. Coetzee

K4R3

I ndrydhur në jetën e plogështisë koloniale dhe i zënë në grackën e një rrjete trysnish, një fermer i pafuqishëm e vetmitar, gjen prehje në krahët e nje dashnoreje me ngjyrë, që është shërbyesja e tij. Por kur e bija, Magda, një beqare e dëshpëruar, nis të ndiejë turp nga kjo, përplasja i jep fund paqes mes tyre.

115,00 SEK
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Askund
Origjinali: In the heart of the country
Gjinia: Roman
Autori: J.M. Coetzee
Shqipëroi: Zymber Elshani
Shtëpia botuese: Skanderbeg Books
Viti: 2010
Fq. 200
Pesha: 0.252 kg.
ISBN: 978-99943-51-54-1

Mbi librin

I ndrydhur në jetën e plogështisë koloniale dhe i zënë në grackën e një rrjete trysnish, një fermer i pafuqishëm e vetmitar, gjen prehje në krahët e nje dashnoreje me ngjyrë, që është shërbyesja e tij. Por kur e bija, Magda, një beqare e dëshpëruar, nis të ndiejë turp nga kjo, përplasja i jep fund paqes mes tyre.

Protagonistja e këtij romani të fuqishëm të J.M. Coetzee fillon ta shohë jetën prej vendit, nga kur gjer atë kohë ka qenë e përjashtuar. E shpërfillur nga një baba i pashpirt, e ndrojtur prej shërbëtorëve të saj, ajo, një grua e zgjuar por e zemëruar, prej neverisë dhe dëshpërimit, vendos të mos jetë më  "një e harruar nga historia".

Prej flirit të të atit me shërbëtoren, ky vendim precipiton në një akt hakmarrjeje, që shpjegon reaksionin kimik që ndodh mes kolonizatorëve dhe të kolonizuarëve, mes joshjes evropiane dhe vetmisë afrikane. Ajo çka ndodh më pas, është rrëfimi pasional i një gruaje dhe pergjigjia e dhunshme e një Afrike përjashtuese. Ky është një roman me fuqi të papërmbajtshme, me një siguri eterne dhe të pagabueshme, ku romanca dhe jeta familjare janë kthyer në një pasqyrë të përvojës koloniale.

 

Detajet e librit
K4R3

Referencat specifike

isbn
9789994351541
ean13
9789994351541
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Violeta, Isabel Allende

Që në fillim jeta e saj shënohet nga ngjarje të jashtëzakonshme, me jehonën e Luftës së Parë Botërore ende të fortë dhe virusin e gripit spanjoll që zbarkon në brigjet e Kilit pothuajse pikërisht në çastin e lindjes së saj.
172,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Dera, Magda Szabo

Ajo është kujdestarja e shtëpisë së Magdës dhe ndaj bëhet e pazëvendësueshme për të. Edhe Emerenca, në mënyrën e saj, bëhet e varur nga Magda.
138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Aleksandri, Valerio Massimo Manfredi

Aleksandri u praktikua që në fëmijëri me dijetarë të urtë dhe ushtarë trima dhe shumë shpejt zotëroi artin e luftës, forcën mahnitëse të trupit, shpirtit dhe mendjes. Si pasardhës i Herakliut dhe Akilit, siç e quante veten, synoi t'i kalojë bëmat, heroizmin dhe nderin e tyre dhe e ndau bashkë me shokët e zgjedhur fatin e tij hyjnor.
287,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001970

Botuesi: Botart

Gruaja e perlyer, Francoise Sagan

Te "Gruaja e përlyer", muzika e vogël bëhet simfonike dhe ajri i detit të hapur i jep stilit të tij një erë të lehtë, që e bën librin të lundrojë deri te faqja treqind pa u ndalur për asnjë çast.
80,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Si çokollatë e hidhur, Lesley Lokko

Laura, shtatëmbëdhjetë vjeçe, e bukur, por tashmë dy herë e braktisur: një herë nga nëna e saj dhe një herë nga një ushtar i ri, i cili e la shtatzënë dhe pa përkrahje. Amelina - punon për familjen e privilegjuar të Laurës. Ajo nuk ka njerëz të afërt dhe nuk di asgjë për të kaluarën e saj.
138,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Karnavalet e M. M. Bahtinit, Lao Ma

Në këtë libër lexuesit i jepen tri drama të pazakonta të shkrimtarit kinez Lao Ma: “Karnavalet e M. M. Bahtinit”, “Sokrati”, “Ushtari i mirë Shvejk”. Heronjtë e këtyre dramave, të vendosur në titullin e secilës prej tyre, përgjithësisht janë të njohur për lexuesin.
69,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Dashuri, Ana Huang

Dashuria mes tyre nuk duhej të kishte ngjarë kurrë… po kur ajo lind, nxjerr në dritë sekrete që mund t’i shkatërrojnë të dy… dhe gjithçka që kanë të shtrenjtë.
161,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Vajzat e Uellslit, Elizabeth Percer

Roman që nuk të shlyhet nga kujtesa: vepra e Elizabeth Percer portretizon një vajzë inteligjente që ballafaqohet me caqet e veta, me frikën e humbjes së njerëzve të shtrenjtë dhe me tradhtinë. Çdo faqe e kësaj vepre zbulon të vërtetat e fuqishme që e prekin dhe habisin lexuesin.
138,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Trainspotting, Irvine Welsh

I furishëm, vulgar, përqeshës, romani Trainspotting rrëfen jetën e një grupi djemsh nga Edinburgu, mes seksit e drogës, grindjeve, vërdallosjeve dhe inateve. Rentoni, Sik Boi, Spudi dhe Begbi janë të mallkuarit e një modernizmi dhe një ferri kimik, që jetojnë një jetë të çatrafiluar dhe në arrati, në kërkim të vazhdueshëm të shpëtimit, për t'i dhënë një...
115,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001581

Botuesi: Skanderbeg Books

Platforma, Michel Houellebecq

Michel, një nëpunës i administratës shtetërore franceze, vendos të marrë një udhëtim të zakonshëm pushimesh në Tailandë. Në këtë rastësi të tij, ai do të gjendet, herë si spektator, e herë si aktor, në rrjetin e turizmit seksual botëror.
103,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Mashtruesi, Javier Cercas

Ky është një roman i mahnitshëm pa fiksion dhe i mbingopur me fiksion. Fiksionin nuk e sjell autori; e sjell Enrik Marko, një nëntëdhjetë vjeçar nga Barcelona, i cili e paraqiti veten sikur i kishte mbijetuar Holokaustit, gjersa më 2005 u demaskua, pasi kishte kryesuar vite me radhë shoqatën spanjolle të të mbijetuarve dhe kishte arritur të bëhej hero.
138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Edukimi i stoikut, Fernando Pessoa

"Edukimi i stoikut" është e vetmja vepër që na ka mbërritur nga baroni i Teives, më "i rrezikshmi" nga heteronimet e Pessoa – s, të cilin vetë Pessoa nuk do ta përmendë e as do ta përdorë më gjëkundi në veprat e tjera të njohura.
57,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Lavanderia e madhe, Sophie Daull

Një burrë mbetet i tronditur teksa e sheh: shkrimtarja është e bija e gruas që ai ka vrarë tridhjetë vjet të shkuara.
92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Kështu thua ti!, Connie Palmen

Ted Hughesi dhe Sylvia Plathi, çifti “i mallkuar” i letërsisë moderne, mbi të cilin la vragë të thellë vetëvrasja e Silvias vetëm tridhjetë vjeçe më 1963, ka frymëzuar gjithfarë spekulimesh dhe mitesh rreth martires së brishtë dhe xhelatit të saj të pashpirt.
103,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001115

Botuesi: Botimet Dudaj

Rregulla e Katrës, Ian Caldwelet, Dustin Thomason

Një dorëshkrim misterioz i koduar, një vrasje e dhunshme dhe sekretet e një njeriu të shquar të Rilindjes përplasen në një labirint tradhtie, çmendurie dhe gjenie në librin "Rregulla e Katrës". 
103,50 SEK
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000604

Botuesi: Skanderbeg Books

Turpi, J.M. Coetzee

Pasi ka dhënë mësime për vite me radhë në Universitetin Teknik të Kejp Taunit, David Luri, një burrë rreth të pesëdhjetave, dy herë i shkurorëzuar, ka një lidhje të zjarrtë dashurie me një studenten e tij.
115,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001580

Botuesi: Skanderbeg Books

Jeta dhe koha e Majkëll K, J.M.Coetzee

Në mes të një vendi të shtrënguar në darën e luftës, Majkëll K., një tridhjetë e një vjeçar me një shëmti fizike dhe një defiçencë mendore, bashkë me të ëmën, një grua e sëmurë dhe e thyer në moshë, i ngjitet turmës së të dëshpëruarëve në përpjekje të mbërrijë në vendin e origjinës, në fermën ku e ëma ka lindur dikur.
115,00 SEK
More
Ne gjendje