Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • I ri
Midis zotimit dhe tradhtisë, Shain Rose
  • Midis zotimit dhe tradhtisë, Shain Rose

Midis zotimit dhe tradhtisë, Shain Rose

Bota Shqiptare

Një vit martesë e stisur. Një vit jetesë e përbashkët. Një vit që të shtirem sikur i përkas mënyrës së tij luksoze të të jetuarit.Por kushtet nuk janë asnjëherë aq të thjeshta sa duken në fillim.

1 300 Lekë
1 170 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Midis zotimit dhe tradhtisë

Origjinali: Between Commitment and Betrayal

Autori: Shain Rose 

Shqipëroi: Nikolla Langore

Kategoria: Roman

Botues: Bota Shqiptare

Specifikimi: Kapakë të hollë

Viti i botimit: 2025

Pesha: 0.570 kg

Faqe: 428

Përmasat: 20.5 cm

ISBN: 9789928007407

Ky libër është në gjuhën shqipe

1. Letërsia amerikane 2. Romane 3. Shain Rose  4. Nikolla Langore

Mbi librin

ORTAKU I BABAIT NË BIZNES DO TË BËNTE GJITHÇKA PËR PERANDORINË QË ATA E NGRITËN SË BASHKU... EDHE TË MARTOHEJ ME MUA.

Deklan Hardi, idhulli i amerikanëve dhe miliarderi ish-lojtar i NFL-së, është krejtësisht e kundërta ime. Ai është imponues atje ku unë jam bashkëpunuese. Spontan, ndërsa unë e matur. Zëlartë kur unë tregohem e qetë. E vetmja gjë që kemi të përbashkët, është se emrat tanë i përmban testamenti i babait tim. Ai do të trashëgojë perandorinë e fitnesit e të akomodimit dhe unë do të mbaj të vetmen gjë që për mua është e shtrenjtë. Me kushtin që të martohem me të.

Një vit martesë e stisur. Një vit jetesë e përbashkët. Një vit që të shtirem sikur i përkas mënyrës së tij luksoze të të jetuarit.Por kushtet nuk janë asnjëherë aq të thjeshta sa duken në fillim. Sidomos, kur nuk mund të them se puthjet e tij janë të shtirura, ose se po ia kthej ato vetëm se jam e detyruar. Dhe sa më shumë shtohen kushtet, aq më e qartë bëhet se zotimin me tradhtinë e ndan vetëm një vijë fare e hollë.... dhe se asnjë nga ne të dy nuk e di ku gjendet saktësisht ajo vijë.

Detajet e librit
Bota Shqiptare
9789928007407
9789928007407
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Lista e Shindlerit, Thomas Keneally

Romani i Keneally-t nuk është thjesht një akt i zbardhjes së dëshmive tronditëse apo i kronologjisë së ngjarjeve në geton naziste në Krakov... por një vepër monumentale, që dëshmon me sinqeritet mbi personalitetin e industrialistit nazist Oskar Shindler, që i ktheu fabrikat e tij të emalimit në Poloni, në uzina për prodhimin e municioneve për makinerinë e...
1 260 Lekë 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Berk

Qeni i Giovanni Falcone-s, Dario Levantino

Në një qytet të errët, të tronditur nga bombat, Uçi dhe Giovanni Falcone bëhen të pandarë. Uçi nuk është hero, por historia e tij është e vrullshme dhe përfshirëse, sepse nga Giovanni ai mëson të guxojë. Mes dashurisë fatkeqe të qenit për Kelin dhe ‘Palermos poetike dhe të përbindëshme’ shfaqen Maxiprocesi, sistemi i drejtësisë, jeta e Giovanni Falcone-s...
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Zemra vërtitëse, Donal Ryan

Në një fshat të humbur irlandez, menjëherë pas krizës së rëndë ekonomike, fillojnë të dalin në sipërfaqe tensione të rrezikshme. Lupa zmadhuese e Donal Ryan përqendrohet në tablonë e ngjarjeve që zhvillohen rreth falimentimit të një ndërmarrjeje ndërtimi.
540 Lekë 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Udhëtimi i jashtëzakonshëm i fakirit që kishte ngecur në një dollap të Ikea – s, Romain Puertolas

Azhatashatru Lavash Pateli, një indian me profesion "fakir" e që jeton duke bërë truke, çohet një mëngjes dhe vendos se ka ardhur çasti për të blerë një shtrat të ri me gozhdë. Hap gazetën dhe gjen një ofertë joshëse: një shtrat me gozhdë (plot 15.000, për të qenë të saktë), për 99.99 euro. Një çmim me të vërtetë bindës, sidomos nëse paguhet me një...
810 Lekë 900 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Bonavia, Dragan Velikić

Jeta është një këmishë force në çfarëdolloj dimensioni ku enden personazhet e tij: Beograd, Zemun, Vjenë, Boston, Kaliforni; ndërsa Vdekja krijon atë ekuilibër që jeta është e pazonja t’iu ofrojë të gjallëve në endjen e tyre.
810 Lekë 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Mos mbill urrejtje, Angie Thomas

Stari jeton në dy botë: lagjia e varfër ku ka lindur dhe është rritur, dhe shkolla e saj për të pasurit në periferi. Ekuilibri i vështirë ndërmjet dy botëve të saj prishet, kur Stari bëhet e vetmja dëshmitare për vrasjen fatale nga një polic e shokut të saj të ngushtë, Khalilit.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Grataçela, Tahsin Yucel

Ngjarjet e romanit fillojnë në mëngjesin e 17 shkurtit 2073 dhe personazhi kryesor i tij, Xhan Tezxhani, është ndër avokatët më të famshëm dhe më të rëndësishëm të Turqisë.
540 Lekë 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Prapatoka, Gerald Murnane

Prapatoka është rrëfim i ngjeshur – apo një tog rrëfenjash, secila bën fole brenda tjetrës – që hapet në një gjeografi të thyer në dukje e pafundme, ku prapatoka e Australisë, preritë amerikane dhe Ultësira e Madhe Hungareze shkrihen, shkëmbejnë dhe mbështjellin njëra-tjetrën në mendjen e një  njeriu që rri i vetëm në një odë plot me libra.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Perandori ose syri i erërave, Baltasar Porcel

Në atë verë të vitit 1809, ujërat e qeta dhe të kthjellëta të gjirit të Kabrerës ndriçojnë me një dritë të keqe zbarkimin e nëntë mijë ushtarëve të ushtrisë perandorake. Ata janë syrgjynosur, pas kapitullimit në Baleare, në atë ishull të vogël të shkretë, pa ligje, pa shpresë, pa rrugëdalje, të robotizuar në copëza të hedhura në zbrazëtinë kozmike.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Nusja e virgjër, Sonia Topazio

Sonia Topazio ka lindur në Potencë më 8 shtator 1969. Është e martuar dhe banon në Romë. Në vitin akademik 2000-2001 u diplomua për letërsi moderne pranë Universitetit të Romës "La Sapienza". Gjithashtu ka kryer kurse menaxhimi në Universitetin Politeknik të Milanos, si dhe për gazetari investiguese.
450 Lekë 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2191

Botuesi: Dituria

Gratë, T. C. Boyle

A është e lehtë të jetosh me një gjeni? Këtë do t'jua tregojë romani i ri i mrekullueshëm i T. C. Boyle, i cili përvijon një karakter të gjallë e plot ngjyra: arkitektin e famshëm Frank Lloyd Wright. Rrëfimi i vërtetë dhe trillimi janë ndërthurur me mjeshtëri për të treguar jetën e një njeriu si Wright – i.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Aleph

Mëngjarashja, Peter Handke

Ajo ishte tridhjetë vjeçe dhe jetonte në një koloni shtëpish tip bungalow të ndërtuar në formë tarracash në shpatin jugor të një malësie qendrore, pikërisht mbi tisin prej mjegulle të një qyteti të madh.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 9789928844040

Botuesi: Trishtil

Kleopatra dhe Frankenshtajni, Coco Mellors

Secili kapitull lexohet me një frymë. Në ta shpaloset jeta e Kleos, Frankut dhe gjithë miqve e familjarëve të tyre, mes të cilëve bien në sy personazhe si miku i ngushtë i Kleos që po përpiqet të përqafojë identitetin e tij gjinor pas martesës së saj apo motra e vogël e Frankut që, e lënë pa ndihmë financiare, planifikon takime me “sugar daddy” për të...
1 260 Lekë 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Gjëra që i lamë pas, Lucy Score

Burrat e këqij i prishin gratë. Ky është besimi i Lusienit që ai e ka vërtetuar mbi shpinën e tij dhe që nuk e lë të provojë shansin me Sloanën. Do të pranonte më parë që të jetonte i vetmuar se sa ta vinte atë në rrezik. Por pastaj mëson se qëndrimi larg saj do të thotë ta lërë atë të pambrojtur nga të tjera rreziqe.
1 260 Lekë 1 400 Lekë
More
Në gjendje