Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • I ri
Vajza prej një kohe tjetër, Felicia Kingsley
  • Vajza prej një kohe tjetër, Felicia Kingsley

Vajza prej një kohe tjetër, Felicia Kingsley

Megjithatë, ajo tërheq vëmendjen e mashkullit më pak të rekomandueshëm në Londër: Reedlan Knox, një individ me sharm të errët dhe reputacion skandaloz, me pak fjalë, lloji i burrit me të cilin një zonjë e re, e respektuar nuk duhet të takohet.

1 400 Lekë
1 260 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vajza prej një kohe tjetër

Origjinali: Una ragaza d'altri tempi

Autori: Felicia Kingsley

Shqipëroi: Yllka Hasani

Kategoria: Roman

Botues: Jozef

Specifikimi: Kapakë të hollë

Viti i botimit: 2024

Pesha: 0.690 kg

Faqe: 592

Përmasat:  20.5x14.5 cm

ISBN: Albanian

Ky libër është në gjuhën shqipe

1. Letërsia italiane 2. Romane 3. Felicia Kingsley 4. Yllka Hasani

Mbi librin

Kush nuk do të donte të jetonte në Londrën e fillim-shekullit të 19-të, me ballo dhe festa? Rebeka Sheridan do ta pëlqente, sepse shekulli i njëzet e një-të është shumë i ngushtë për të: jetë plot tension, hapësirë vetjake dhe të dashur: zero. A është e mundur që askush të mos dijë të tërheqë një vajzë? Asaj i pëlqen të marrë pjesë në evente ku rijetohen zakonet e aristokracisë angleze të shekullit XIX.

Gjatë njërit prej tyre, ndodh diçka e pashpjegueshme: Rebeka e gjen veten në Londrën e vitit 1816. Pasi tronditja fillestare kalon, ajo e kupton se ka një mundësi të vetme: të jetë pretendente për martesë me të rinjtë e shoqërisë së lartë. Megjithatë, ajo tërheq vëmendjen e mashkullit më pak të rekomandueshëm në Londër: Reedlan Knox, një individ me sharm të errët dhe reputacion skandaloz, me pak fjalë, lloji i burrit me të cilin një zonjë e re, e respektuar nuk duhet të takohet. Por kur Rebeka zbulon sekrete dhe komplote të dyshimta të aristokracisë, ndjenja e saj e drejtësisë e detyron atë të hetojë. Por, i vetmi që tregohet i gatshëm të rrezikojë për të është Reedlan Knox. Po sikur, korsari të jetë më interesant se zotëria për të cilën ka ëndërruar gjithmonë? 

Detajet e librit
9789928940230
9789928940230
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Aleph

Mishi është i butë, Agustina Bazterrica

Mishi është i butë është një roman distopik horror nga shkrimtarja argjentjnase Augustina Bazterrica, i botuar fillimisht më 2017. Romani paraqet një shoqëri në të cilën një virus ka kontaminuar të gjithë mishin e kafshëve. Për shkak të mungesës së mishit të kafshëve, kanibalizmi bëhet i ligjshëm.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Gruaja, Jumpa Lahiri

Të lindur me pesëmbëdhjetë muaj diferencë, në periferi të Kalkutës në vitet e tmerrshme të luftës për pavarësi, vëllezërit Subash e Udajan ngjajnë si dy pika uji sa dhe të afërmit i ngatërrojnë, por janë po aq të ndryshëm nga njëri-tjetri. Subashi është i heshtur dhe mendimtar, ndërkohë që Udajani është rebel dhe i hedhur.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: K1R3P3

Botuesi: Bota Shqiptare

Vajza e letrës, Guillaume Musso

I mbërthyer në krizën e frymëzimit, fillikat dhe pa një dysh në xhep shkrimtari Tom Bojd nuk po arrinte ta fuste në hulli të mbarë romanin e tij të fundit. Ndihej si i zënë në çark, një kurth që rrezikonte ta shkatërronte.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Eja me mua, Roberto Saviano

Tetë kapituj, tetë histori, një portret unik të Italisë së sotme të nënshkruar nga autori i bestseller-it ndërkombëtar Gomorra. Roberto Saviano gërmon brenda disave prej plagëve të vjetra dhe të reja që brengosin Italinë: njohja e munguar e vlerës së Bashkimit kombëtar, mekanizmi i pabesë i makinës së baltës.
675 Lekë 750 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Shtëpia e fundit para malit, Monika Helfer

Një ditë, në derën e Marisë troket Georgu, një i huaj që flet një gjermanishte shumë ndryshe nga ata. Sapo gruaja mbetet shtatzënë, nisin të gëlojnë thashethemet dhe xhelozia, që përhapen me shpejtësi. Çfarë do të ndodhë kur Jozefi të kthehet nga fronti?
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Shtatori, Rosamunde Pilcher

Është një kohë pothuajse e turbullt, kaotike, me mbrëmje kur madje edhe skocezët e heshtur, fjalëpakë, londinezët dhe ame-rikanët që pinë pak si shumë, vallëzojnë deri natën vonë.
1 530 Lekë 1 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

E shoqja e tigrit, Tea Obreht

Në një vend ballkanik, që po shëron plagët e luftës, Natalia, një doktoreshë e re, përpiqet të zbulojë rrethanat e mistershme të vdekjes - që ndodhi së fundmi - të aq të dashurit gjysh të saj. Teksa kërkon gjurmët, ajo i kthehet kopjes së vjetruar të Librit të xhunglës dhe rrëfimeve të vetë gjyshit për takimet me Njeriun-që-nuk-vdiste-dot.
720 Lekë 800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2795

Botuesi: Dritan Tirana

Pesedhjete hije te cliruara, E. L. James, vol. 3

E tmerruar nga sekretet e errëta që torturojnë biznesmenin e ri, Kristian Grei, Ana Stilli e ka shkëputur marrëdhënien mes tyre për të filluar një karrierë pune me një shtëpi botuese amerikane. Por, dëshira për Grein dominon akoma çdo mendim të sajin dhe kur ai i propozon një marrëveshje të re, ajo nuk reziston dot.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001544

Botuesi: OMSCA-1

Të martat me Morin, Mitch Albom

Një histori e vërtetë për domethënien e jetës, e rrëfyer në këto faqe libri, mund të duket e paimagjinueshme, por Mitch Albom-i, shkrimtar bashkëkohës amerikan, e ka realizuar këtë.
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Provimi, Julio Cortazar

Huani dhe Klara vendosin ta kalojnë vigjiljen e provimit të tyre të fundit në shoqërinë e disa miqve duke u endur në një Buenos Ajres surreal, mes kultesh pagane, vegimesh misterioze. Në mjegullën e çuditshme që mbështjell qytetin, shquajnë vazhdimisht fantazmën e një miku të vjetër...
1 260 Lekë 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Analfabetja, Agota Kristof

Njëmbëdhjetë kapituj për njëmbëdhjetë momente të jetës së saj, nga vajza e vogël që përpin libra në Hungari në shkrimin e romaneve të parë në frëngjisht. Fëmijëria e lumtur, mjerimi i pasluftës, vitet e vetmisë në konvikt, vdekja e Stalinit, gjuha e nënës dhe gjuhët armike që janë gjermanishtja dhe rusishtja, arratisja në Austri dhe mbërritja në Lozanë,...
360 Lekë 400 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001423

Botuesi: OMSCA-1

Streha, Wm Paul Young

Maku është një njeri i paqetë, i tronditur nga humbja e vajzës së tij. Një ditë gjen në kutinë postare një letër misterioze, të nënshkruar nga dikush me emrin Papi, emërtim me të cilin gruaja e tij i drejtohej Zotit. Në letër i kërkohej që të shkonte te "Streha", pikërisht në vendin ku vajza e tij e vogël Misi u gjet e vrarë nga një maniak.
630 Lekë 700 Lekë
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Dy zemra me qira, Felicia Kingsley

Ai është një shkrimtar me miliona kopje dhe librat e tij janë gjithmonë në listën e librave më të shitur. Summer është fejuar me një burrë shumë më të madh se vetja, ndërsa Blake është beqar profesionist.
1 260 Lekë 1 400 Lekë
More
Në gjendje