Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Sojliu mendjemprehtë, Don Kishoti i Mançës, vol.2, Miguel de Cervantes
  • Sojliu mendjemprehtë, Don Kishoti i Mançës, vol.2, Miguel de Cervantes

Sojliu mendjemprehtë, Don Kishoti i Mançës, vol.2, Miguel de Cervantes

Pasi marrin vesh se bëmat e tyre janë botuar, Don Kishoti dhe shqytari i tij besnik, Sanço Pança, nisen për një aventurë të re. Ky vëllim i dytë përqendrohet në konfliktet e Don Kishotit me studentin Samson Karrasko, kohën e kaluar me Dukën dhe Dukeshën dhe përpjekjet e tij për të çmagjepsur Dulqinjën.

153,99 SEK
138,59 SEK Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli:Sojliu mendjemprehtë, Don Kishoti i Mançës, vol.2

Origjinal:Il Ingenioso Hidalgo Don Quichote De La Mancha

Kategoria:Roman

Autori:Miguel de Cervantes

Përktheu:Bajram Karabolli

Botues:Albas

Viti: 2023

Fq.800

Pesha: 0.610 kg

ISBN:978-9928-811-44-8

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Sojliu mendjemprehtë, Don Kishoti i Mançës është në mënyrë të padiskutueshme pjesë e kanonit letrar botëror. Është shembulli tipik i veprës klasike dhe universale që i ka rezistuar kohës. Dhjetë vjet pas botimit të vëllimit I të Don Kishotit, të shkruar në vitet e fundit të jetës së Servantesit, u botua vëllimi II i tij. Kjo pjesë është pjesërisht përgjigje e botimit “Apokrif i Don Kishotit” nga Alonso Fernández i Avellanedës, për të cilin Servantesi shkruan me ironi te prologu. Në fakt, disa nga personazhet që do të shfaqen në këtë vëllim, e kanë lexuar librin dhe i njohin personazhet tona kaq të famshme.

Pasi marrin vesh se bëmat e tyre janë botuar, Don Kishoti dhe shqytari i tij besnik, Sanço Pança, nisen për një aventurë të re. Ky vëllim i dytë përqendrohet në konfliktet e Don Kishotit me studentin Samson Karrasko, kohën e kaluar me Dukën dhe Dukeshën dhe përpjekjet e tij për të çmagjepsur Dulqinjën.

Ky botim në shqip i vëllimit II të Sojliu mendjemprehtë, Don Kishoti i Mançës, – veprës së konsideruar si romani i parë modern dhe polifonik, një ndër kryeveprat e letërsisë, – e bën të plotë ripërkthimin në shqip pas 100 vjetësh.

Detajet e librit
9789928811448
9789928811448
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Shtëpia e Librit

Projekti Dekameron, 29 rrëfenja të reja nga pandemia

Këto 29 tregime, nga autorë që përfshijnë Margaret Atwood, Tommy Orange, Kamila Shamsie, Colm Tóibín, Rachel Kushner dhe David Mitchell, ndryshojnë shumë në përmbajtje dhe frymë. Puna e tyre do të mbahet mend si një kontribut historik i një kohe dhe vendi si asgjë tjetër në jetën tonë, dhe do të ofrojë perspektivë e ngushëllim për lexuesin, tani dhe në...
149,25 SEK 165,83 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Ndërhyrje 2020, Michel Houellebecq

Jam përpjekur t’i klasifikoj “ndërhyrjet” në rend kronologjik, për aq sa mbaja mend datat. Ekzistenca qoftë edhe në dukje e kohës ka qenë gjithmonë acaruese për mua; por është bërë zakon të shihen gjërat në këtë mënyrë. Pra, për këtë herë, e pranoj.
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Mos u dorëzo, Harlan Coben

Ti nuk rron më. Unë të dua dhe gjithmonë do ta ndiej mungesën tënde, por ti ke pesëmbëdhjetë vjet i ikur nga kjo jetë. Kaq është një kohë e gjatë për të mbajtur zi, apo e kam gabim? Ndaj kam vendosur të të lejoj të shkosh tani dhe unë vetë të kapem në diçka më të qëndrueshme.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

10 minuta e 38 sekonda në këtë botë të çuditshme, Elif Shafak

Kujtimet e Tekila Leilës na kthejnë në fëmijërinë e saj, në provincë, një mjedis tepër ndrydhës për shkak të fesë dhe traditës, një fëmijëri ku ka lënë gjurmë familja poligamike me dy nëna dhe një baba që sa vinte e bëhej më autoritar. Pasi u arratis drejt Stambollit, Leila përfundoi ne industrinë e pisët të trafikimit seksual, duke gjetur strehë në...
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Zhurma e bardhë, Don DeLillo

Xhek Gledni, një profesor universiteti dhe shef i Katedrës së Studimeve për Hitlerin, bën një jetë të qetë në një qytezë të quajtur Bleksmith, bashkë me të shoqen, Babetën, dhe me katër fëmijët që ka kanë nga martesat e tyre të mëparshme.
117,27 SEK 130,30 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Ligjërata, Jorge Luis Borges

Kështu ndodhi që në moshën 47 vjeç, para meje u hapën perspektivat e një jete të re dhe pasionuese. Udhëtova në veri e në jug të Argjentinës dhe Uruguait, duke mbajtur ligjërata për Swedenborg – un, Blake – un, për mistikët persianë dhe kinezë, për budizmin dhe poezinë gauço, për Martin Buber – in, për Kabalën.
85,28 SEK 94,76 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001381

Botuesi: Botimet Dudaj

Edhe një ditë më shumë, Fabio Volo

Problemi nuk është sa pret, por kë pret. Zgjimi, kafeja, tramvaji, zyra, palestra, pica-kinemaja-shtrati (nëse është me fat, jo vetëm)... Ditë gjithmonë të ngjashme, të shënjuara nga takime që, në fund të fundit, i shëmbëllejnë njëra-tjetrës, të humbura nën qiellin ngjyrë gri të një metropoli që ka harruar të buzëqeshë.
95,94 SEK 106,61 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Njëmbëdhjetë minuta, Paulo Coelho

Në këtë odise vetëzbulimi, Maries i duhet të zgjedhë midis rrugës së errët të kënaqësisë seksuale si qëllim në vetvete apo të rrezikojë gjithçka për të gjetur “dritën e saj të brendshme” dhe të seksit të shenjtë, pra të seksit në kontekstin e dashurisë.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Abel Sançez, një histori pasioni, Miguel De Unamuno

Kjo temë, që i përket trashëgimisë së kulturës dhe që është trajtuar prej letërsisë në të gjitha zhanret, merr një trajtim të dyfishtë në këtë vepër, pasi mund të lexohet si varianti tjetër i historisë së Kainit dhe Abelit – një histori pasioni – ose si analiza e brendisë së një personazhi – historia e një pasioni.
85,28 SEK 94,76 SEK
More
Në gjendje

Referenca: K1R3P3

Botuesi: Bota Shqiptare

Vajza e letrës, Guillaume Musso

I mbërthyer në krizën e frymëzimit, fillikat dhe pa një dysh në xhep shkrimtari Tom Bojd nuk po arrinte ta fuste në hulli të mbarë romanin e tij të fundit. Ndihej si i zënë në çark, një kurth që rrezikonte ta shkatërronte.
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Një xhentëlmen në Moskë, Amor Towles

"Një xhentëlmen në Moskë" na fut në një epokë tjetër, plot hijeshi dhe elegancë, personazhi kryesor i së cilës është konti Aleksandër Rostov i Rusisë. Në vitin 1922, konti tridhjetëvjeçar paraqitet para një gjykate bolshevike dhe nuk pendohet për të shkuarën e tij aristokrate.
138,59 SEK 153,99 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Melankolia e qëndresës, Laszlo Krasznahorkai

 Romani i tij 'Melankolia e qëndresës' është një komedi e apokalipsit, një libër për një zot që jo vetëm deshton, por edhe nuk kthehet të bëjë llogaritë. Më pak maniak, më pak i ngërthyer se romani "Luftë dhe Luftë', 'Melankolia e qëndresës' ka elemente të romanit tradicional social.
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje