Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
8,65 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
12,98 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
12,36 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • I ri
Të Drejtët, Jan Brokken
  • Të Drejtët, Jan Brokken

Të Drejtët, Jan Brokken

Dituria

Dhjetë ditë e dhjetë net aktiviteti të ethshëm për të përfunduar një mision që më vonë ra në harresë të çuditshme, por që u siguroi lirinë më shumë se tetë mijë hebrenjve.

18,54 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli:Të Drejtët
Kategoria: Roman
Autori:Jan Brokken
Përktheu:Xhimi Lazri
Botues:Dituria
Viti: 2024
Fq. 496
Pesha: 0.560 kg
ISBN:978-9928-816-06-1
Ky libër është në gjuhën shqipe


Mbi librin

1940. Europa tronditet nga Lufta e Dytë Botërore, qindra mijëra hebrenj kërkojnë strehim nga furia naziste në ato pak vende që janë ende neutrale. Kur Bashkimi Sovjetik pushton Lituaninë, refugjatët që kishin gjetur azil atje e që nuk kishin më asnjë mundësi shpëtimi, u mblodhën masivisht në portat e konsullatave të ndryshme, me shpresën për të marrë një vizë. Në atë vit, holandezi Jan Zvartendajku, drejtor i degës së Philipsit në Lituani, emërohet konsull nderi në Kaunas, kryeqyteti i vendit. Po çfarë nënkuptonte saktësisht për një biznesmen të bëhej konsull nderi?

“Pothuajse asgjë,” i thanë. “Ndoshta do t’ju duhet të nënshkruani disa copa letre.” Por falë tij mijëra hebrenj gjetën shpëtimin. Ai nënshkroi vizat për largimin e tyre dhe garantoi hapjen e rrugës së fundit drejt lirisë: hekurudha transiberiane për në Japoni dhe më pas Curaçao, një ishull holandez në Karaibe. Duke gjurmuar në burime të përpikta, me përkushtim dhe dëshmi të drejtpërdrejta nga familjet e të mbijetuarve, Jan Brokkeni rrëfen me hollësi një nga operacionet më të jashtëzakonshme të shpëtimit në histori, duke rindërtuar me një prozë dinamike e magnetike dhjetë ditët që Jan Zvartendajku pati në dispozicion për të shpëtuar sa më shumë jetë. Dhjetë ditë e dhjetë net aktiviteti të ethshëm për të përfunduar një mision që më vonë ra në harresë të çuditshme, por që u siguroi lirinë më shumë se tetë mijë hebrenjve.


Në vitin 1997, Jan Zvartendajkut iu dha, pas vdekjes, titulli i nderit “Të Drejtët mes Kombeve”.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928816061
ean13
9789928816061
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Mediaprint

Të fshehtat e Xhaipurit, Alka Joshi

Pushteti dhe paratë ende lëvizin pa probleme mes klasës së pasur, e cila për favore nga pallati mbretëror, por vetëm nëse disa të fshehta mbeten të varrosura.
17,30 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Kamila, si flutur, Sophie Daull

Ky është romani i përballimit të padurueshmes, ku fjalët zënë vendin e një plani mbijetese: "krijimin e një pike panoramike prej së cilës unë dhe Kamila të vijojmë sërish, së bashku, të soditim botën." Ky është romani i parë i Sophie Daull-it dhe është nderuar me Çmimin e Debutimit nga Lauriers Verts de La Foret des Livres.
9,89 
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Hajdutja e librave, Markus Zusak

1939. Gjermania naziste. Vendi mban frymën. Vdekja kurrë nuk ka qenë më e zënë me punë se tani. Lizeli, një vajzë nëntë vjeçare, jeton në rrugën Himel me familjen që e birësoi. Prindërit ia dërguan në një kamp përqendrimi. Lizeli vidhte libra. Kjo është historia e saj dhe historia e banorëve të asaj rruge kur nisën të binin bombat.
12,36 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Albas

Lidhëse, Domenico Starnone

Çfarë lëmë pas kur braktisim dikë? Shtëpinë, familjen, të shkuarën, idenë e së ardhmes, fotografinë tonë më të keqe të ngulitur në sytë e njeriut që kemi dashur? Na shkon jeta duke thyer vazo e duke ua ngjitur copat, për të gënjyer veten se janë të reja xixë.
8,65 
More
Në gjendje

Referenca: 2550

Botuesi: Toena

Shkretetira, J. M. G. Le Clezio

Lala e vogël është pasardhëse e "burrave blu", luftëtarëve të Shkretëtirës së Saharasë. Pas vdekjes së nënës, ajo shkon të jetojë te halla e saj në një lagje të varfër të qytetit, por Lala nuk mund t'i harrojë ata.
9,89 
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

I ndërruari i shejtanit, Kenzaburo Oe

Brezat do t'i rikthehen veprave të Oe – së... duke besuar se vepra e tij i ka të gjitha mundësitë që të ndikojë në psikologjinë e të gjithë atyre që duan ta ndriçojnë të ardhmen.
12,36 
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Kafka në breg, Haruki Murakami

Kafka Tamura, një i ri pesëmbëdhjetëvjeçar, largohet nga shtëpia me dëshirën edhe t'i shmanget profecisë edipiane të të atit, edhe të kërkojë motrën dhe nënën e tij të humbur prej kohësh.
22,25 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

E gjora vajzë e pasur, Lesley Lokko

Tri shoqe të lidhura nga një miqësi e vërtetë që në bankat e shkollës. Niki është vajza e një miliarderi, e cila kërkon dashuri dhe vëmendje nga i ati; Tori, e mbytur nga pesha e kujtimeve, është në kërkim të vetvetes; Kerin është e varfër, me një familje të çoroditur, por me një inteligjencë dhe vullnet të përkryer.
14,83 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Policia e Kujtesës, Yoko Ogawa

“Policia e Kujtesës” është një distopi e bukur dhe përndjekëse për fuqinë e kujtesës dhe për traumën e humbjes, nga njëra prej shkrimtareve më të mëdha të Japonisë.
14,83 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000840

Botuesi: OMSCA-1

Bija e heshtjes, Kim Edwards

Kim Edwards ka shkruar një roman kaq intrigues, që e përpin me një frymë. Personazhet e saj do t’ju lënë pa fjalë.Në romanin “Bija e heshtjes”, Kim Edwards-i ka krijuar një tregim për keqardhjen dhe shpëtimim, për ndjenjat e ndershme të personazheve që jetojnë në varësi të së kaluarës së tyre. I shkruar me një gjuhë sh
12,36 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

I dyshuari X, Keigo Higashino

Si në një lojë shahu ku çdo lëvizje është një vëzhgim i hollë i psikologjisë së kundërshtarit, romani “i dyshuari X” është një thriller me një suspensë dhe një finesë unike.
12,36 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Pse e rrëmbyem makinën, Wolfgang Herrndorf

Nëna në klinikën e rehabilitimit, babai që shkon me shërbim me sekretaren. Maik Klingenbergut i mbetet t'i kalojë pushimet e mëdha vetëm në pishinën e shtëpisë prindërore. Po pastaj shfaqet Tiku.
10,51 
More
Ne gjendje

Botuesi: Morava

Të katra motrat mbretëresha, Sherry Jones

Familja është gjithçka. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Të gjitha lidhjet e tjera mund të thyhen miqësia, martesa, edhe mbretërimi përvec lidhjeve familiare. Ky është mësimi i dytë që iu mësova vajzave të mia: familja vjen e para. Për fatin tim të keq, fjalet e mia nuk iu benë dot vathë në vesh dhe i mori era, si farat e hedhura mbi token e gurtë.
12,36 
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Dituria

Shpirti baltik, Jan Brokken

Jan Brokkeni përshkon Letoninë, Lituaninë dhe Estoninë, duke rindërtuar jetët e jashtëzakonshme të njerëzve të famshëm dhe atyre të zakonshëm, për të rizbuluar vitalitetin e një toke, që gjithmonë ka qenë e pushtuar dhe e diskutueshme, ku dhuna e historisë  është përballuar nëpërmjet  artit, poezisë dhe muzikës.
15,45 
More
Në gjendje