• Banner

Shpirti baltik, Jan Brokken
  • Shpirti baltik, Jan Brokken

Shpirti baltik, Jan Brokken

Jan Brokkeni përshkon Letoninë, Lituaninë dhe Estoninë, duke rindërtuar jetët e jashtëzakonshme të njerëzve të famshëm dhe atyre të zakonshëm, për të rizbuluar vitalitetin e një toke, që gjithmonë ka qenë e pushtuar dhe e diskutueshme, ku dhuna e historisë  është përballuar nëpërmjet  artit, poezisë dhe muzikës.

1 250 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shpirti baltik
Kategoria: Roman
Autori: Jan Brokken
Shqipëroi: Xhimi Lazri
Botuesi: Dituria
Viti: 2022
f: 400
Pesha: 0.45 kg
ISBN: 978-9928-366-34-4
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin
Mark Rothko, Hannah Arendt, Roman Gary, Gidon Kremer. Ka një lidhje midis emrave të mëdhenj të kulturës botërore: vendet baltike ku ata lindën dhe shpirti i të cilëve i shoqëroi në arratisjen përtej kufirit. Pikërisht në gjurmët e këtij shpirti, Jan Brokkeni përshkon Letoninë, Lituaninë dhe Estoninë, duke rindërtuar jetët e jashtëzakonshme të njerëzve të famshëm dhe atyre të zakonshëm, për të rizbuluar vitalitetin e një toke, që gjithmonë ka qenë e pushtuar dhe e diskutueshme, ku dhuna e historisë  është përballuar nëpërmjet  artit, poezisë dhe muzikës. Midis pallateve Jugendstil të Rigës dhe mureve të Talinit, midis rrugicave hebreje të Vilniusit, kështjellave të Courlandit dhe Königsbergut të Kantit, rijetojnë filmat e Ėjzenštejnit, që u bashkua me bolshevikët kundër babait carist; mijëra jetët e Roman Garysë, që në letërsi gjeti strehë prej kampeve naziste, pa pranuar kurrë që ishte një i mbijetuar; dhimbja që përshkon të gjitha kanavacat e Rothkos, të grisura nga perëndimet e kuqe të diellit të Daugavpilsit; por edhe Revolucioni i kënduar prej Loretës, vajzë e re, kundër tankeve sovjetike, apo diaspora e fshehtë e baronëve baltikë, përfshirë gruan e Tomaso di Lampedusës. E shkuara dhe e tashmja si në një simfoni, ku çdo detaj tregon për një pasion, një iluzion të humbur ose një nostalgji të thellë. Udhëtim në një pjesë të rëndësishme, por të harruar të Europës, Shpirti baltik lë gjurmën e një romani të madh për të kuptuar shekullin e njëzetë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928366344
ean13
9789928366344
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dritan Tirana

E ka radhën tjetri, Karen M. McManus

Ka kaluar një vit që kur Simon Kelleheri u nda nga jeta. Mejvi ndjek klasën e njëmbëdhjetë në Gjimnazin Bejvju. Zorr se flitet më për vdekjen e Simonit. Mirëpo shfaqet një lojë anonime: "Të Vërtetën apo Sfidën", që mban pezull gjithë nxënësit. Kushdo që nuk pranon të luajë, do të dalë zbuluar. Kur vjen rradha e Mejvit, ajo refuzon të marrë pjesë dhe bien...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Duke dhënë shpirt, William Faulkner

Veprimi ndodh në 10 ditë, fillon ditën kur Edi vdes dhe mbaron pas varrimit të saj, por kthimet pas te ngjarje të mëhershme përbëjnë episode të rëndësishme në të kaluarën. Folkneri fsheh informacion të rëndësishëm, duke e detyruar lexuesin të ndërtojë historinë e familjes Bandren nisur nga ligjërimi fragmentar i monologëve të rrëfimtarëve të ndryshëm.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Nga rëra dhe hiri, Amy Harmony

Megjithatë, duket se thirrja e Anxhelos në jetë është kisha dhe pavarësisht nga ndjenjat e forta për Evën, ai zgjedh të bëhet prift. Pas më shumë se një dekade, Anxhelo është prift katolik, ndërsa Eva një grua e mbetur fillikat. Kur Gestapo i shtrin kthetrat më gjerë, Anxhelo e strehon Evën brenda mureve të një kuvendi. Por ajo nuk mund të qëndrojë e...

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Kurthi i pushtetit, Carlo Martigli

Nëpërmjet mjeshtërisë së tij, Martigli gërsheton historinë dhe trillimin, duke shkruajtur një roman të madh, me skena mbresëlënëse, të pasur me pasione dhe të papritura, duke rrëfyer me detaje lind jen e këtij rendi ekonomik që vazhdon edhe sot duke e drejtuar botën.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Berk

Antologji e poezisë bashkëkohore greke

Poetët e përfshirë në të janë të rinj, shumica prej tyre nën dyzetë, por ata bartin me vete bagazhin e një tradite të pasur të poezisë greke, duke u bërë kështu pjesë e periudhës post-moderne të shkruar pas konsolidimit shtetëror të viteve ’70. Vëzhgimi i mprehtë e i thellë i këtyre poetëve të rinj, krahas disa prej patriarkëve të poezisë greke është i...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Redona

Plaku dhe deti, Ernest Heminguei

“Plaku dhe deti” është një tregim që flet për forcën dhe dinjitetin e shpirtit të njeriut. Plaku i detit na tregon se arriti atë që nuk e kishte bërë tjetërkush dhe nuk ka rëndësi se nuk e solli edhe mishin e peshkut për ta ngrenë.

Çmimi 300 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: K1R2P21

Botuesi: Fan Noli

Dukesha, Danielle Steel

Gjatë atyre gjashtëmbëdhjetë muajve ajo kishte parë me sytë e saj se sa kollaj njerëzit tradhtonin njëri-tjetrin dhe sa e vështirë ishte të mbijetoje në këtë botë. Prej tri vjetësh nga vdekja e të atit ajo kishte marrë shumë mësime. 

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Lepuri kthehet, John Updike

Por, kur ajo fton mikun e saj të jetojë me ta, një zezak i ri dhe radikal, i quajtur Skitër, harmonia e brishtë e çiftit prishet në mënyrë të pakthyeshme. “Lepuri kthehet” është i dyti nga katër romanet e John Updike, që përqendrohet te personazhi qendror, Herri “Lepur” Engstrëm. Duke rrëfyer se si Lepuri i zgjidh ose i ndërlikon më tej problemet e tij,...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Dashnorët poshtë Danubit, Federico Andahazi

Nazistët kanë pushtuar qytetin dhe ndjekin hebrenjtë. Bora, një aristokrat piktor dhe diplomat, strehon në bodrumin e shtëpisë së tij një çift hebrenjsh: ish-gruan dhe burrin e saj aktual, me të cilin ajo e ka tradhëtuar. Historia zhvillohet në dy plane: ai i nëntokës dhe ai i shtëpisë, ku Bora jeton me Margën, gruan e tij të dytë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Papirus

Lustrum, Robert Harris

Një orator, një sociopat, një oligark, një pasunar i pacipë që merr përsipër të flasë për drejtësi shoqërore, ndihmë për të varfrit dhe bukë falas në një qytet që po transformohet brenda natës nga pasuritë e pabesueshme të akumuluara në grabitjen e vendeve të tjera.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)